Marveshja e Mukjes

Kuvëndi i Mukjes, 1-3 Gusht 1943…

Në hapjen e Konferencës e merr fjalën Hysni Lepenica (Komandant i përgjithshëm i fuqive operative të “Ballit Kombëtar” të jugut) dhe thotë:

–Në fund të fundit c’farë na ndan? Mos emri që mbajmë ne “Balli Kombëtar” që ju e keni italisht “Fronti Nacional-clirimtar”? A nuk është i njëjti emërtim? Apo mos na ndajnë simbolet që mbajmë: ne simbolin kombëtar me shiponjën dy krenore, ndërsa ju yllin e kuq të huazuar?
Është turp për ne që të vemë në diskutim cështjen më të shenjtë, fatin e Atdheut! Hajde të bashkohemi në këtë luftë të clirojmë vendin e t’i kthejmë popullit lirinë, pastaj të mendojmë dhe të diskutojmë për sistemin që e ka në dorë populli t’a vendosë me votën e tij të lirë!

Po në të njëjtin vit në 1 mbedhje dypalëshe në jug merrte pjesë edhe Dushan Mugosha, i cili merr fjalën dhe thotë:
–Balli Kombëtar dhe gjithë shqiptarët duhet të lenë cështjen e Kosovës në duart e Nacional-clirimtares së Jugosllavisë. Ajo do të përpiqet për të. Po na dhatë këtë dokument në dorë, atëherë mund të merremi vesh!
Hysni Lepenica i përgjigjet:
–Zoti Dushan!
Ne as mund të përfillim 1 akt të tillë. Po t’a lëmë ne, me anën e 1 dokumenti Kosovën në duart e Nacional-clirimtares jugosllave, zotria jote mund t’a përdori fare mirë nesër atë dokument në parlamentin jugosllav dhe gjetkë. Ne për marrëveshje ju drejtohemi komunistëve shqiptarë e jo të huajve të pa dëshiruar dhe të dyshimtë.
Po në atë mbedhje kur komunistët mundoheshin të shpjegonin pse nuk duhej kërkuar Kosova duke thënë:
–Të kërkosh Kosovën është tradhëti, sepse atë e kërkojnë edhe fashistët!
Përgjigja qe:
–Po mirë, fashistët hanë edhe bukë, pinë edhe ujë. Atëherë të mos hamë bukë e të mos pimë ujë, meqë e bëjnë fashistët?

Në Kuvëndin e Mukjes delegacionet përbëheshin nga 12 anëtarë kryesorë prej sejcilës palë dhe të tjerë:

Balli Kombëtar: Hasan Dosti, Mit’hat Frashëri, Thoma Orollogaj, Skënder Muco, Hysni Lepenica, Isuf Luzaj, Kadri Cakrani, Major Reif Fratari*, Nexhat Peshkëpia, Halil Mëniku*, Ismail Petrela, Vasil Andoni. (*nuk duket mirë emri).
Fronti Nacional-clirimtar: N/Kolonel Jahja Caci, Myslym Peza, Abaz Kupi, Ymer Dishnica, Mustafa Gjinishi, Gogo Nushi, Omer Nishani, Sulo Bogdo, Medar Shtylla, Haki Stërmilli, Spiro Koleka, Shefqet Beja.

Pika që u diskutua më gjatë qe kundër kujt duhej luftuar dhe komunistët ngulnin këmbë “Luftë okupatorit fashist e nazist”, deri sa me këmbënguljen e ballistëve u vendos: “Luftë cdo okupatori që cënon kufijtë e Shqipërisë Etnike”. Në përfundim të Mukjes (3 Gusht 1943), ndër të tjera, u krijua Komiteti i Përkohshëm për Shpëtimin e Shqipërisë me 6 anëtarë nga sejcila palë dhe vendosën parrullën e përbashkët “Ja vdekje, ja liri”.

Por të gjitha vendimet e Mukjes F.N.C.-ja i hodhi poshtë në Labinot dhe pas tij nuk zbatoi as1 nga vendimet që kishin nënshkruar vetë.

P.S. Të gjitha këto janë në proces-verbale që ndodhen në A.Q.Sh. (Arkivi Qëndror i Shtetit dhe i P.P.Sh.-së)

Mirë atëjerë,po tani kush i pengon të bashkpunojnë?? Tani kanë edhe një avantazh tjetër! Të gjitha kanë të majta ndërkombëtariste !! Kombëtarizmi mungon në skenën politike shqiptare.

Po ku ka tani të djathtë në Shqipëri?
PPSH vazhdon emisionin e ndare në PS dhe PD!

Kjo Marrrëveshje ishte një shans i humbur për një Shqipëri demokratike, por dhe i zhvilluar shumë vonë. Dëmi ishte bërë. Komunistët kishin fituar terren dhe popullaritet te populli i thjeshtë. Ballistët, të përçarë, nuk mund të sfidonin komunistët, kundrejt pretendimeve të tyre për meritat që u takonin për luftën. Kapitullimi i Italisë ua lehtësoi ehde më shumë punën komunistëve.
Pas 1 muaji, në shtator, komunistët anulluan vendimet. Në tetor, Balli deklaroi se nuk e do i luftonte më gjermanët, por vetëm komunistët. Ishte një lëvizje shumë e gabuar e Ballit dhe kjo ia bëri më të lehtë marrjen e pushtetit komunistëve.
Ndryshe, të paktën moralisht, do qëndronte kjo çështje, nëse balli do vazhdonte, të paktën zyrtarisht, luftën ndaj gjermanëve.

Historia e Luftes se Dyte eshte shume e ideologjizuar dhe jo vetem ne Shqiperi. Marreveshja e Ballit mund te ishte edhe optimalja per kohen, duke e ditur qe gjermani nuk kishte interesa gjeopolitike ne Shqiperi. E njejta mungese e interesit gjeopolitik nga ana e angloamerikaneve i shpetoi partizanet shqiptare nga fati i partizaneve greke. Po historia eshte ajo qe eshte dhe eshte e kote te besh sugjerime hipotetike gjysem shekulli me vone.

Ora la liberta della parola la liberta sessuale ce l’abbiamo, ci vorrebbe anche le due coglioni destra e sinistra që trokëllijne në mes tyre si jasht shtetit, ma per ora si accontentiamo con un solo coglione che cambia la posizione da sinistra a destra, e viceversa.