Matura “eksperiment” 2016

Para një muaji u afishuan notat e fundit të provimeve të maturës shtetërore.Shqetësimet, problemet dhe ankesat këtë vit ishin të shumta nga ana e maturantëve.Më tepër se vitet e kaluara, kjo maturë kishte shumë paqartësi dhe “eksperimente”.Si një pjesë e rëndësishme për ti dhënë drejtimin e jetës, maturantët kanë përjetuar shumë ankth si pasojë e ndryshimeve të shumta në sistemin e arsimit dhe mosinformimit për këto ndryshime.Eksperiment mund ta quajmë edhe për faktin se ata u ndjenë se u luajt me të ardhmen e tyre në mënyrë krejtësisht të padrejtë.
Problematikat ishin të gjera.U vu re se kishte pasur ngatërresa përsa i përket notave dhe lëndëve me zgjedhje.Problem tjetër përsa i përket administrimit dhe menaxhimit, nga mënyra se si u zhvilluan provimet, ka patur parregullsi sepse në disa klasa është lejuar kopjimi, madje tezat kanë qarkulluar në kohë reale në rrjetet sociale.Provimi i anglishtes ishte një problem më vete, pasi nuk ishte përcaktuar qartë mënyra se si do të zhvillohej.Për shkak të numrit të madh të nxënësve dhe zhvillimit të pjesës “listening” me magnetofon, kishte qenë e pamundur të dëgjohej qartë dhe kjo gjë u bë shkak për uljen e notës.Ndër të tjera, u desh shumë kohë për sistemimin dhe ndarjen e testeve, saqë e gjitha kjo u kthye në një torturë për ta.Provimi nuk u realizua në orarin e caktuar dhe vlerësimet nuk ishin të sakta duke u bazuar tek skema e vlerësimit e publikuar nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve në faqen e saj zyrtare.Këto na i pohon edhe Anxhela M. ,Kristina Gj. ,Aurel K. ,Megi Sh. ,nxënës të gjimnazit “Sami Frashëri”,duke u shprehur qartë në intervistat e tyre.Kauza qëndron sepse si këta ishin edhe shumë të tjerë që dolën edhe në protestë,por askush nuk denjoi të dëgjojë zërin e tyre duke e lënë situatën problematike në heshtje totale.Problematikë kryesore ishin dhe llogaritja e pikëve, sepse nuk mund të përcaktoheshin saktë nga mungesa e një formule specifike.Gjithashtu mungonin udhëzimet e duhura zyrtare për hapat që nxënësit duhet të hidhnin dhe plotësimin e preferencave online.
Të mbetur në udhëkryq,atyre nuk u ngelej gjë tjetër përveçse të prisnin…
Këto ishin disa nga shkaqet që çuan edhe në boshatisjen e auditorëve të shumicës së degëve,duke përfshirë edhe ato më të kërkuara,si rezultat i “mirëfunksionimit” të kompetencave të ministrisë . Mund të ketë patur edhe të tjera por që nuk u konkretizuan dukshëm,pasi reforma e maturës shtetërore këtë vit la shumë për të dëshiruar…

2 Likes