Media në funksion të luftës ndaj HIV/AIDS në Shqipëri

Opinion nga: HIV/AIDS Albania-Social Media Campaign

Kush është roli që Media, e shkruar, vizive apo elektronike luan në luftën ndaj HIV/AIDS në Shqipëri?

Sikurse shumë tematika të tjera sociale HIV-i dhe gjithçka lidhur me të, pëson një ofuskim mediatik përballë politikës apo kronikave të tjera.
Roli i Medias si faktor sensibilizues që lehtësisht arrin audiencën, është i vakët.
Në fakt, të pakta janë kronikat sensibilizuese apo shkrimet të lidhura me HIV/AIDS dhe për më tepër, këto janë të fokusuar vetëm në Ditën Botërore të Luftës ndaj HIV/AIDS.
Të pakta janë portalet që shpesh herë i dedikojnë hapsirën e tyre, duke e bërë të vështirë aksesin në informacion të një shoqërie e cila apriori për çështjet seksuale ka mangësi të thella.
Çdo vit në Shqipëri kemi një mesatare prej 80-100 rastesh të reja (vetëm 10 mujori i parë i 2017-s numëronte 85 raste) dhe 60% e tyre evidentohen në stade të avancuara.
Roli i medias si një pushtet i padiskutueshëm informues, duket se nuk e ka arritur mjaftueshëm potencialin e vet në sensibilizimin ndaj HIV/AIDS .
Mos vallë vet gazetarët e kanë të vështirë të trajtojnë një temë tillë ?
Vallë e mendojmë të largët si fenomen e “zgjohemi” vetëm në ditën e publikimit të statistikave të ISHP-së?
Arritjet e bëra deri më sot në trajtimin e HIV-it janë të panumërta dhe ja vlen të përmenden dhe të përgëzohen si një arritje e madhe e shkencës mjeksore.
Por çfarë po bëhet me “parandalimin”? Me elimininim e stigmatizimit e të diskriminimit?
Sa efiçente janë politikat sociale dhe mekanizmat e ndërtuar për të arritur synimin global 90-90-90?
“Deklarata Kombeve të Bashkuara që deri në vitin 2020 të arrihet qëllimi 90-90-90, përkatësisht 90% nga përqindja e pacientëve që jetojnë me HIV ta dinë statusin e tyre, 90% të vendosen në terapi antiretrovirusale dhe 90% nga ata që marrin terapi të kenë kontrollim të suksesshëm të infektimit”.
Shqipëria numëron deri më (Dhjetor 2017) 1090 persona të diagnostikuar me HIV, por sipas përllogaritjeve të ISHP-së dhe OJF-ve numri i personave të prekur mund të jetë deri në 1500 (sipas përllogaritjeve të sistemi kaskadë) dhe një përqindje tejet të ulët të testimeve vullnetare (2%).
Nëse mediat do të ishin më aktive në përcjelljen e informacioneve rreth HIV apo infeksioneve të tjera seksualisht të transmetueshme, nëse opinioni publik do ishte më në kontakt me rrezikun e marrëdhënieve të pambrojtura ndoshta ndërgjegjësimi do të vinte më lehtë.
Por roli i medias nuk do të duhej të ndalej vetëm në përcjelljen e informacioni të HIV si një çështje shëndetësore por edhe si një faktor kushtëzues social.
Jeta një personi të prekur nga HIV përtej të gjitha sfidave që mbart në vetvete në aspektin shëndetësor mbart një sërë sfidash të lidhura me sferën sociale.
Të shumta janë format e diskriminimit apo stigmatizimit, shpesh të lidhura nga pa-dija e shpesh nga ligësia.
Opinioni publik është kaq i pa-informuar ose i keq-informuar në këtë kontekst, sa shkakton një sërë vështirësish duke izoluar fenomenin dhe individët që jetojnë me HIV.
Nuk është HIV në vetvete më e keqja e gjithçkaje në këtë perspektivë, por fakti se ekziatojnë kaq shumë mite rreth tij sa personat HIV pozitiv nuk arrijnë të thyejnë të tilla barriera sociale dhe zgjedhin rrugën e heshtjes dhe të fshehjes.
Kjo përbën një vështirësi psikologjike të lartë për ta sikurse një vështirësi për të ndërtuar apo ruajtur marrëdhëniet sociale.
Të strukur e të frikësuar nga opinioni në përgjithësi, nga frika e pasojave se çdo të ndodhte nëse të tjerët do të dinin gjëndjen e tyre, jetesa kthehet në një gjëndje presioni psikologjik të vazhdueshëm.
Nëse në shumë vënde të botës tashmë personat me HIV jetojnë, përshtypja personale është se në Shqipëri NE mbijetojmë duke u përpjekur të mos identifikohemi asnjëherë.
Media në këtë aspekt, do të mund të luante një rol shumë më të madh dhe eficient, duke sjellë në pah se kush janë dinamikat reale të jetesës me HIV.
Si mund të bashkëjetohet me personat me HIV, të kthehej në një promotore të së drejtës për një jetë më të mirë për të gjithë, e duke thyher mite te mbrapshta që i kushtojnë shoqërisë jetë .

https://web.facebook.com/notes/hivaids-albania-social-media-campaign/media-në-funksion-të-luftës-ndaj-hivaids-në-shqipëri/560835684316174/

Ne mes te miteve dhe mosinformimit jane te semuret qe si te prekur nuk kane asnje shans te kene akses ne kujdesjen dhe mjekimin e pershtatshem e te vazhdueshem ne Shqiperi. Sado qe te protestoje shkaba…

1 Like

sa shume agresivitet ne keto paragrafe dhe sa pak informacion.

Nuk kuptoj se ku eshte agresiviteti e ndaj kujt per me teper?