Memento mori ose: kur atë që nuk e bën dot teatri e bën kinemaja (“Grass” – film

1 Like

e habitshme vertet me Sang-soo prodhimtaria, nga ana tjeter e kuptueshme (me sa shpjegove kur fole per filmin me te fundit te tij). Dhe aq e habitshme s’do thene, kush tha (pervec holliwoodit) se paska nje mase ne kete gje kur eshte frymezimi per motorr.

faleminderit edhe per ket review tjeter sh te mire, zere se e pashe me sy filmin deri diku tek u lexua.
Nje gje, me ‘Yourself and yours’ pata nje problem, nuk arrita ta specifikoja cili ishte nga grupi i 6 titujve (me duket) te 3 viteve te fundit por kjo eshte per faj tim jo te prodhuesit te tij, lidhur me menyren si i shoh qe eshte shkaku.

Nuk kam bere review per “Yourself and yours” ne blog

Ndersa, sa per te parin e filmit, kesaj rradhe eshte çik edhe me e ngaterruar se kaq (pra, te parit me syte e mendjes) sepse, per mendimin tim, siç e kam thene dhe ne titull, filmi evokon (vetem evokon, ok?) teatrin (pra jo se behet fjale per ndonje trupe teatrale qe ve ne skene nje drame, si psh tek “Opening night” i Cassavetes).

Në sensin :

raporti i kinemase me teatrin eshte rast tipik i kalimit te nje te Vertete nepermjet tre niveleve (teze, antiteze, sinteze):

  1. Pohimi i pare: po, kinemaja afërine më te madhe e ka me teatrin (ky eshte dhe pohimi qe ndeshet me se shpeshti, meqe te dy i lidh fuqishem akti i aktrimit).

  2. pohimi i dyte : jo, kinemaja nuk ka te beje me teatrin, perderisa ka te beje me imazhin. Dhe, duke mos qene nje shumatore reduktuese e arteve (piktures, muzikes, teatrit,… ) por nje kuntesence e tyre, nuk ka se si ta kete aferine me te madhe me teatrin, perderisa ky i fundit eshte veçse njëri prej ‘komponenteve’ te tij

  3. Po, although it looks simple, po ta mendosh mire, siç thote Jacques Rivette (ndergjegja morale e “Vales se Re” franceze te viteve '60!), “subjekti i vertete i gjithe fiksioneve te botes nuk eshte veçse teatri (ne sensin e lojes). Nuk mund te kete tjeter subjekt” (ne sensin: filmat rrefejne para se gjithash se si luhet, si (sa?) “behet sikur”, si aktrohet).

Pra, jo se kinemaja eshte teater i filmuar. Kurrsesi. Por se nje fiksion, gjithsesi, ka per subjekt te parë, te vertete, aktrimin.

Ne kete sens, “Grass” eshte i nje pasurie akoma më te papare deri me sot per nga mizaskena, gjithe duke qene, “paradoksalisht”, nga me te thjeshtet (minimalistet) e regjizorit.

1 Like

po ishte ne toplisten e 1-2 viteve te fundit dhe duhet ta kem pare

flm sh. eddheper kete
:pray:

ps. e “pashe” keshtu sic thua ti, si evokim, besoj kam pak eksperience me filmat e tij permes kinoditar blogut :slight_smile:
ne fakt me shume se ceshtje ekperience do thene review-ja me se e qarte (s’mund te citosh nga permbajtja se behet fjale per fjali te tera), megjithate te dyja bashke.

Nje nga gjerat me te mira ne ate film eshte fakti qe Beny-n, regjizori nuk e paragjykon: në asnje te vetem plan filmik (as tek shtepia e tij) ai nuk e filmon me perçmim. Never !

1 Like

regjisori beri qe Benny te mbetet ai qe mban kycur enigmat qe kerkon Jongsu, madje dhe vete faktin nese ai e posedon nje kyc te tille apo jo. Ekuacion me shume te panjohura, por ndoshta as fare ekuacion, sepse ne te dy anet e barazimit ka vec te panjohura.

eh, atë që ta bën Telemaku, nuk ta bën as Uliksi, thuaj!

i hodha nje sy trailerit, ne bardh e zi, te kujton vizualisht vivre sa vie te godard. Sa ngjashmeri ka permbajtja pastaj, duhet pare :smirk:

1 Like

Ka të beje mbi të gjitha me faktin qe, ashtu si dhe Godard, Hong Sang-soo refuzon kategorikisht ‘shot reverse shot’ (qe eshte ‘normalisht’ teknika më e perhapur kur behet fjale për të filmuar dy personazhe qe bisedojne më njeri-tjetrin). Shto dhe zoom, qe në nje fare menyre eshte konsideruar keto 30-40 vitet e fundit si teknike démodé (dhe qe Hong e perdor me aq élégance)

1 Like

te skena me siper ka nje zoom te perdorur mjaft bukur

Exactemõ, ate kisha parasysh :blush: