Merre me lëng se mishi u mbaru! (Pjesë e tretë)

image

Sipas Schmitt nuk ekzistojnë forma të ndërtuara mbi impiantë logjikë që nuk i referohen hapsirës toksore dhe as teori politike në hava të palidhura me entitete tokësore (tellurike). “Nomos (norma) i tokës” themelohet mbi struktura shtetrore dhe të drejtën juridike lidhur me konceptin e tokës. Hapsira toksore është e copëzuar në hapsira të ndara pastërt midis tyre, qofshin këto kufijtë e shënuar prej njerzve, qoftë barrierat e mëmës natyrë. Pra toka implikon rregullin, përpjekjen për harmoni, prandaj edhe përpjekja për të bërë shtet. Tokë do të thotë konstante, stabilitet, gravitet, jerarki, rregull.

Përkundrazi “nomos i detit” është mbretëri e kaosit ku nuk ekzistojnë kufi dhe ndalesa, as ligje e as shtërngesa. Deti është një hapsirë e hapur që është e të gjithëve, nuk i përket askujt dhe nuk i nënështrohet asnjë lloj autoriteti shtetror. Logjika e detit është e baticë-zbaticë, pra i nënështrohet një koncepti politik më të hapur, më liberal, dhe një ekonomie të bazuar mbi tregun e lirë. Deti është mohim i diferencave, njeh vetëm uniformitetin; nuk ka kufij te vetin, është një i vetëm kudo. Deti është lëvizshmëri permanente, progres, fluks, fluid, kaos dhe çrregullim.

Njeriu është një qënie toksore, pra elementi natyror i njeriut është toka. Deti kufizon hapsirën jetsore të njeriut që është toka. Deti është i huaj dhe kundështar, një rrezik dhe kërcënim i vazhdueshëm për njeriun (“me ujët, zjarrin dhe qeverinë mos u kruj!”). Ky është me pak fjalë edhe vizioni që jep Bibla në Zanafillë: Zoti krijoji tokën e kufizuar nga deti, dhe njeriun si qënie tokësore që i ndruhet rrezikut dhe misterit të hapsirave ujore.

Megjithkëtë dihet që jeta ka lindur në det, dhe të gjitha gjallesat kanë nevojë të domosdoshme jetësore për ujë. Gjithashtu dihet që prej kohëve që nuk mbahen mend ekzistojnë shëmbuj shoqërish që jetojnë mbi ujë (psh qytetërimi i palafiteve), dhe toka ishte vetëm kufiri i hapsirës së tyre ekzistenciale. Në këtë rast është toka elementi i huaj, i panjohur, misterioz dhe kërcënues.

Pra përbën problem përcatimi se cili është elementi fatal për njeriun. Sipas Schmitt njeriu është i ndikuar nga mjedisi dhe hapsira ku jeton, por jo i kushtëzuar prej tyre. Pra nuk ka hapësirë të destinuar në mënyrë fatale për njeriun, sepse, ndryshe nga të gjitha gjallesat e tjera, ai ka “potencialin historik” të tejkalojë shtërngesat mjedisore nëpërmjet aftësive të tij. Pra ekziston një histori e elementëve për njeriun, e në vija të përgjithshme, njeriu në mënyrë progresive ka lëvizur prej tokës, elementi i tij origjinal, drejt detit nëpërmjet dialektikës tokë-det, që në histori vazhdimisht ka marrë forma konflikti. Në vija të përgjithshme: bash konflikti det-tokë përkatësisht Athinë-Spartë, pastaj Kartagjenë-Romë, në Mesjetën e vonë Republika e Venecias (“sundimtarja e detrave”) kundër froneve të botës mbarë, e më pas Anglia (“mbretëresha e detrave”) kundër fuqive kontinentale Spanjë, Francë dhe Gjermani.

Eshtë pikërisht Anglia, jo rastësisht një ishull në oqean (megjithse pranë tokës), që kryen kalimin e plotë nga elementi tokë në elementin det, më saktë oqean (konfliktet e mëparshëm ishin vetëm brënda Detit Mesdhe). Ambicja e Perandorisë Britanike është të kontrollojë detrat, kontrolli i tokës prej saj është në funksion të kontrollit të detit. Me Anglinë elementi det fiton supremaci. Prototipi që mishëron i pari këtë tipar është gjuetari i balenave që më pas merr tiparet e piratit (arketipi është Moby Dick i Melville, libër i adhuruar prej Schmitt), shumica englezë, hollandezë dhe hugonotë francezë, të cilët janë autorët e eksplorimeve gjeografike në çdo cep të rruzullit që kryejnë “revolucionin hapsinor global”, i cili unifikoi botën në shek. 15-16.

Nuk është rastësi që pikërisht në këtë kohë ndodh një revolucion kulturor global (Rilindja, revolucioni kopernikian, Kepleri, Galileu, Njutoni), dmth që ndryshimi në konceptimin e hapsirës jetësore (për shkak të eksplorimeve detare planetare), ndryshon vizionin për botën në të gjitha nivelet. Njeriu për herë të parë në histori u gjend realisht në një hapsirë oqeanike të pakufizuar, njëkohësisht edhe kulturorisht në një univers pa kufi. Për herë të parë në histori, thënë shqip: njeriut “i mungoi toka nën këmbë”, ai humbi sigurinë e dikurshme. Toka si planet nuk ishte më si dikur qëndër e një universi që vinte rrotull saj (dmth rrotull njeriut) sipas ligjesh të krijuar enkas nga Zoti për të qenë njeriu qendër e universit, por rezultonte një trup qiellor çfardo, si miliona të ngjashëm me të, që vërsulej nëpër hapsira të pamatë dhe infinite të një universi gjithashtu infinit dhe të pamatë. Me pak fjalë njeriu për herë të parë përjetoi tmerrin kozmik, e për të tejkaluar këtë tmerr të pasigurisë ndodhi revolucioni shkencor, e më pas tij revolucioni industrial. Jo rastësisht revolucioni industrial lind në Angli, dhe akoma më pas po aty lind kapitalizmi modern me tipare industrialë, tregu i lirë etj (deti është elementi ujë, elementi lëng=likuid, likuidohet paraja, kapitali, tregu i lirë). Stafeta detare anglo-saksone më pas i kalon USA, sipas Schmitt një ishull njësoj si Anglia në shkallë më të gjërë, por që ka rimarrë, rirealizuar dhe përshpejtuar proporcianalisht në të njëjtën shkallë gjithçka që implikon si mision stafeta në fjalë në të gjitha rrafshet ideologjikë, politikë, ekonomikë, juridikë, artistikë. USA nxjerr në pah në mënyrë të shterruar thelbin e “Nomos të detit” si superfuqi detare (Pakti i Antlantikut), njësoj si BS nxjerr “Nomos të tokës” si superfuqi kontinentale (Pakti i Varshavës). Ndërsa Lufta e Ftohtë nxjerr në pah si konflikt tepër i nxehtë, më i nxehti në histori, në mënyrë të shterruar thelbin dialektik të dikotomisë det-tokë, të dëshmuar si konflikt total midis “Nomos të detit” dhe “Nomos të tokës”. Në këtë kuptim kihet të bëhet me një tjetër dëshmi domethënëse që po përjetohen Fundi i Historisë sipas terminologjisë laike, ose Kohët e Fundit sipas terminologjisë fetare.

Me ndodhjen e revolucionit industrial, Schmitt vë re një ndryshim esencial që shënon një epokë të re: lind anija me avull, dhe bashkë më të një mënyrë e re lundrimi. Nëse më parë anija me vela lundronte duke shfrytëzuar energjinë e erërave, tani shfytzohej energjia e zjarrit të motorave. Lundërtari ishte shndërruar në makinist.

Më pas lindi edhe areoplani, pushtimi i oqeanit pasoi pushtimin e qiellit me ndihmën e zjarrit të karburantit të motorave. Pra u kry bacë! përshkimi i historisë sipas renditjes jerarkike alkimike të elemeteve bazë në krijim të botës: dheu, uji, ajri, zjarri.

Fund i pjesës së tretë


pjesën e mëparshme e gjeni këtu

Ambicia e Anglisë nuk ishte kontrolli i detrave në vetvete, por Anglia qe shteti, e kushtëzuar kjo dhe nga pozita ishullore, që kuptoi rëndësinë e rrugëve ujore për të shkuar në destininacione që do i jepnin asaj përfitime ekonomike e fuqëzim politik nëpërmjet kolonive. Pra në thelb Anglia u bë zotëruese e rrugëve ujore, jo detrave. Rrugët tokësore tashmë ishin zënë, perandoritë kontinentale kishin zaptuar territore tokësore. Anglia ishte e paaftë në rrugë tokësore, nuk arriti të çajë dot as deri në Francën fqinje. Shkurt muhabeti, Anglia zhvilloi atë që dinte të bënte më mirë, lundrimin dhe tregtinë.

Pablo Picasso ishte i pa afte te pikturonte si rilindasit italiane, prandaj pikturonte shtrema-shtrema femna kubiste qe kishin i sy n’sahon i sy n’tavon. :stuck_out_tongue:
(shiko fundin e shkrimit se kam shtuar diçka, qe stafeten e Anglise, si e pazote te pushtoje dhe mbaje rruge toksore, e merr USA me areoplanmbajtese)

image

Merre me mish, se lengu u mbarua. Te ka ngel thate thote poplli

Edhe një tjetër

Si e do me toke apo me det?
Dmth si e do: nje gjermon-rus-francez qe di me vizatu ne menyre toksore, apo nje anglo-amerikan qe s’di me vizatu ne menyre ujore?

varik,
populli i do te dyja, edhe longun edhe mishin. Por vete populli thote qe nuk mbahen dy kunguj ne nje sqetull.

Water

Water is cooling, cleansing, healing. Water is responsive to the environment, it humbly goes to the lowest ground and settles into perfect tranquility, it also collects all the debris and garbage and can become stagnant. Water can be a patient trickle of water that eventually carves out a canyon, it can be a powerful glacier, or a life-giving spring or river.

Tests of water relate to our ability to adapt to situations, to be rich, poor, exalted or humble without preferring to just give up. Being adaptable and able to change with circumstances purifies our element of Water.

Earth

Earth is stable, solid, related with structure and values, both material and otherwise. Earth gives us homes, food, clothing, it provides the basic substance of existence in this world.

Tests of Earth feel that we are trapped in between two terrible mountains, some difficult decision where there seems no good solution. To find the wisdom in dealing with adversity purifies our element of Earth

As me tokë, as me det. As mish, as lëng.

Ta gje lala jot ty, si ma do: