Metafizikë e metafizikës (Pjesë e dytë)

Me sa poshtë vijon jepet një faqe nga romani policor Një studim në të kuqërremtë i Arthur Conan Doyle, ku shpjegohet se si funksjonon kujtesa e dedektivit të famshëm Sherlok Holmes, i cili nga kjo pikpamje është fela komplementare e Funes el memorioso të përshkruar në pjesën e mëparshme të shkrimit.

::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::::

… . Holmes nuk studionte mjekësi. Nuk dukej që as të kish ndjekur kurse përgatitëse për një diplomë në shkencë ose për të marrë një rrugëtim çfardo që do ta lejonte të hynte në sferën e kulturës së lartë. E megjithkëtë zelli i tij për studime të caktuara ishte i jashtëzakonshëm dhe dituria e tij brënda disa kufijve të caktuar ishte kaq e madhe dhe e thellë sa shpesh më habiste me vëzhgimet e tij. Nuk ishte e mundur që një njeri të punonte me kaq zell dhe të kishte nocione kaq të stërholluara, pa pasur parasysh një qëllim të mirëpërcaktuar. Kush lexon në mënyrë sporadike në këtë apo atë disiplinë, rrallë shkëlqen për thellësinë e nocioneve të tij. Dhe askush nuk vret mëndjen për hollësi të sakta, nëse nuk ka arsye të veçanta për ta bërë këtë.

Injoranca e tij ishte po aq e dukëshme sa edhe kultura e tij. Përsa i përket letërsisë bashkohore, filozofisë dhe politikës, dukej që Holmes dinte pak gjë ose asgjë. Një herë ndodhi që përmënda Thomas Carlyle. Ai më pyeti në mënyrën më naive se cili ishte dhe çfar kishte bërë. Por habia ime arriti kulmin kur zbulova rastësisht se nuk dinte teorinë e Kopernikut, si dhe strukturën e sistemit diellor. Fakti që një qenie e qytetruar e shekullit tonë XIX nuk dinte se Toka rrotullohet rreth Diellit, m’u dukej kaq i jashtëzakonshëm, sa e kisha të vështirë të mbaja veten.

  • Dukesh i habitur - buzëqeshi Holmes duke parë reagimin tim - Tani që më shpjegove këto gjëra, unë do të bëj çmos për t’i harruar.

  • Për t’i harruar?

  • Shiko - më shpjegoi - sipas meje truri i një njeriu fillimisht është si një papafingo bosh: duhet ta mbushë me mobilje të rastit. Tuafi magazinon tërë mallrat që gjen: nocionet që mund t’i ishin të dobishëm, përfundojnë për t’iu mos i’u gjëndur vëndi ku janë, ose në rastin me të mirë përzjehen me një sërë gjërash të tjera, kështu bëhet e vështirë për t’i gjetur. Përkundrazi i dituri me mënd në kokë zgjedh me kujdes çfarë magazinon në papafingon e trurit të tij. Vë vetëm mjetet që mund ta ndihmojnë në punë, por prej tyre mban një shumëllojshmëri të madhe dhe përpiqet për t’i sistemuar në mënyrë sa më të rregullt. Eshtë gabim të mendosh se kjo dhomë e vogël ka mure elastike dhe mund të zgjerohet pamatë. Besomëni, gjithmonë vjen koha kur për çdo koncept të ri, harrohet një tjetër i mësuar në të kaluarën. Prandaj është shumë e rëndësishme të shmangen një sërë faktesh të padobishme që mund tu zënë vëndin atyre të dobishme.

  • Por këtu po flitet për sistemin diellor - protestova unë.

  • As që më intereson - ma preu Holmes me padurim - Ju thoni se ne rrotullohemi rreth Diellit. Nëse do të rrotulloheshim rreth Hënës, nuk do të ndryshonte asgjë për mua ose për punën time.

6 Likes

jo po mos thoni masanej qe Inkuizicioni mbante njerzit ne injorance obskurantiste prej keqdashjes, Inkuizicjoni ju donte te miren njerzeve. E kujt i hy n’pune se kush rrotullohet Dielli apo Toka, perveç astronomeve?

1 Like

shume praktike !
tamam ,metafizike e metafizikes

Eshte e vertete qe truri sot bombardohet nga lloj-lloj informacioni, prandaj duhet vertet nje seleksionim, megjithse kete gje truri e ben vete, automatikisht.

1 Like

Eee, prandaj e kam nje si gunge/dalje une aty tek pjesa e konjakut dhe kafese :grin:

1 Like

Jo, jo i dashur pjer, gunga te kompenson gropen qi ke tek parcela e dyte. ndoshta

1 Like

ahahaha :grinning:

Gropa tek parcela e dyte :blush: me ka filluar tani keto kohet e fundit :grin: dikur ka qene top :yum:

shkruaj nje liber, bej edhe nje te dyte vetem me imazhe, dhe publik9oje ne epab