Metafizikë e metafizikës (shtojcë e pjesës tretë)

Si ilustrim i shkëlqyeshëm i fenomenit të Sinkronicitetit të trajtuar në Pjesën e tretë shërben tregimi Një histori e Ragged Mountains i Edgar Poes. Ky tregim është pak i njohur dhe i konsideruar si i dorës dytë; në fakt padrejtësisht, shpresoj që lexuesit (edhe dëgjuesit) të shijojnë tregimin në fjalë, si për idenë e vërtetë që mbart, ashtu dhe për stilin e rrëfimit që ja krijon përsosur atmosferën sonambulike të zhvillimit të idesë.

Si tjetër provë e freskët e ekzistences së fenomenit në fjalë, më duhet të përmënd, por pa rrëfyer më për së holli, se kujtesa ime për të kujtuar këtë tregim funksionoi e cytur nga një episod sinkroniciteti. Me thënë të vërtetën nuk kam ç’të rrëfej më për së holli, sepse episodin çuditërisht e kam harruar, në kujtesë ka mbetur vetëm një siguri e dyshimtë për ndodhjen e tij, dmth gjithçka që kam trajtuar kohët e fundit në këtë temë. Këtu hapet një lojë shumë interesante lidhur me raportin postmodern midis krijuesit dhe veprës së tij, që “vepra tallet me autorin e saj”, ide origjinale e imja, akoma e pa trajtuar si temë nga postrukturalistët. Meqë, siç e kam bërë më se të qartë vazhdimisht, se “post”ndodhitë, dmth “ngambrapa”ndodhitë, nuk janë zanati im, ja le trajtimin kujt i ka për zanat lodra të tilla që më duken shumë të ngatërruara dhe me rrezik për shëndetin mendor.

Kujtoja, gabimisht, se tregimi ishte mjaft i shkurtër, në fakt i shkurtër është, por jo aq i shkurtër sa të jetë komod për leximin dembel në Peshk. Prandaj hoqa dorë nga dëshira fillestare për të sjellë përkthimin, e kështu zëvëndësova shqipërimin me jutubimin.

Tregimin e gjeni si skeç në anglisht: https://www.youtube.com/watch?v=OFW23cyOKCk

të lexuar në anglisht:

https://www.youtube.com/watch?v=scx9gr_Tmm4

të lexuar në italisht:

Në frëngjisht nuk gjej asgjë në youtube (Bodler është duke u kthyer përmbys në varr), por me siguri duhet të gjëndet i shkruar në web. Per lexuesit jodembelë bëj lidhjen me Wikipedia për kërkime më tej si t’ua dojë qefi.

1 Like

tatri ne mikrofon. t’na bijshe me t’shkrujtme te pakten,kushedi e lexojshim.

Frenget qenkan po aq dembele sa peshqit…

e pse ta beja gjithe ate pune te papaguar me kushedi, aq me teper qe nuk kam asnje ambicje si perkthyes? Ketu jane pothuajse te gjithe emigrante nga vende qe e kane perkthyer Egdarin ne nivel te larte (i gjen ne web pa pagese). Psh perkthimi i Poes nga Bodleri eshte nje nga rastet e ralla ku perkthimi konsiderohet me i mire se origjinali. Ju te atyshmit dini anglisht me mire se ne italjont dhe francezet, gjysmat e llafeve i thoni ne anglisht. Ti vete di italisht dhe anglisht me mire se Edvin Kristaq Rama, çke qe e kru kot?

Pare holle holle duhet ta perktheja vetem per Pjerin, per nje shishe vere nga qilari i tij.

O Tiku me kujtove kete skenen ketu :joy::joy::joy:

1 Like