Ministri Beqaj i uron "Suksese në jetë" militantit të PS

Çlirim Hajdarmataj nuk do të jetë më pjesë e Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor të degës së Tropojës, të cilën ai e drejtonte deri pak ditë më parë. Një telefonatë nga Ministri Beqaj, që për Hajdarmatajn ishte edhe i Deleguari i Partisë, i ka uruar atij “Suksese në jetë”, duke nënukuptuar pushimin nga puna. Telefonata, e regjistruar nga Hajdarmataj, një militant i PS-së i emëruar drejtor në vitin 2014 dhe u transmetua nga emisioni “Stop” në TV Klan.

Ministri reagoi duke thënë në Facebook se largimi ishte bërë për arsye të tjera, jo-politike, por sepse Hajdarmataj shkelte ligjin duke paguar nje njeri për tre muaj, kur personi as nuk ndodhej në Shqipëri.
Por një regjistrim i dytë i bërë nga Hajdarmataj gjatë komunikimit të pushimit nga puna zbulon se në fakt është pushuar pa motivacion, e sipas eprores së tij, është pushuar nga “Partia jote”.

Te dy palet nuk thone te verteten (te pakten jo te plote). Nese ministri kishte konstatuar qe ky person paguante njerez fiktivisht me parate e shtetit, duhet t’i kerkonte logari per kete dhe jo per mosvajtjen ne mbledhje. Gjate bisedes ai edhe ia permendi qe ishte ministri i tij pra nuk mund te thote as qe po e merrte si i delegumi i partise.
Nga ana tjeter nese personi ne fjale nuk do ndihej i rrezikuar s’kishte pse e regjistronte biseden. Dicka i digjte.
Ama pergjegjesia TOTALE e ministrit nuk eshte me shume per shkarkimin (ndonese arsyea duket shume banale) se sa per emerimin e nje njeriu qe paska vetem meriten e te qenurit militant i PS-se (ai per kete i mburret jo per ndonje merite ne pune). Per me teper qe ky qenka edhe nje abuzues qe ka paguar punonjes fiktive me parate tona.

S’na mbetet gje tjeter, vec t’i urojme Rigroposjes “Suksese ne jete!”

Sdo kete paguar taksat % , ashtu nuk rilindet, dhe i ka uru te mirat ( se te keqiat e dine vete rrugen )

telefonata te tilla ministrat kane pas bere me tonelata, po me sa e kam ndjek kete emision i jane qepur Beqes me buke ne trajse si i thone shprehjes, dhe duke ditur se cfare veglash jane emisione te tilla investigative, dikujt i ka shkelur ne kallo. Mos harrojme qe para beqes shendetesia ka qene lope qe eshte mjele rendshem, me abuzime te frikshme, me mafje ilacesh e me the te thashe.
Aq e forte ka qene inercia e te abuzuarit ne kete sektor sa homologu i ketij tropojanit per Tiranen qe i perkiste Lsi-se para 2 vjetesh u moleps ne krijimin e farmacive fiktive ku abuzimi arrinte me miliona dollare, per mos harru depot farmaceutike me te famshmen ceshtje “ketosterili” qe kane pas fitime mjaft te frikshme saje fallsifikimit te faturave te ketij ilaci prej vitesh…

Ne fakt ke te drejte tani eshte zhduk i gjithe korrupsioni ne shendetesi. Ate e kemi aq falas sa vetem une jam budalla qe paguj 2 here (sigurimet shendetsore ne shtet dhe sigurim privat).
Edhe check-up e kemi cilesor dhe pararoje, ndaj po zbulojme me ne fund qe burrat kane probleme me vezoret dhe grate me prostaten. Ia vle me pagu gjithe ato miliona euro se keto jane zbulime qe askush nuk i kishte bere me pare. (biles them qe as nuk kane per t’i bo naihere)
Kur ju kapin me presh ne duar me mire rrini urte e mos luni se i del era. Merri mire instruksionet heres tjeter e mos rifresko tema qe po binin ne harrese. Ky peshku i ri e ka kete. Sa here te vini ju milidelet me mbrojt abuzimet e qeverise do na i kujtoni.

nuk e ka keq shkaba kur thote se ne Shqipri robt luten me u semur qe t’provojne konditat fantastike te perkujdesit mjeksor. Kjo telefonata bi ere 20 vjecare, i perket kohes se Saliut

ka me pak korrupsion se sa ka pas ne kohen e sales ne shendetesi dhe kete ta them si nga njofja personale, me bindje prej mbi nje dekade te sektorit, (mos degjo pamela andersonin e PiDhise se ben vetem propagande xhaveje. Por kjo dhe nga disa sondazhe);
> [> /ër më tepër, rezultati i sondazhit në 2015 tregon se ndërsa shëndetësia vazhdon të konsiderohet ndërmjet sektorëve më të prekur nga korrupsioni bazuar në vlerësimet e qytetarëve, vihet re gjithsesi, një përmirësim krahasuar me sondazhin e 2010 përsa i përket përvojave personale.] (trendi eshte qartazi ne permirsim)
Nese e mban veten per njeri te shkolluar duhet te pakten te sigurohesh per ato informacione te gabuara qe i merr shabllon nga shqupi se do lesh koqen e namit here tjeter. Ne analizat e check up nuk behet asnje analize Prostate, as edhe nje e vetme, por vetem urine dhe urina nuk tregon prezencen e prostates, keshtu qe ajo e prostates eshte butafori e shqupit dhe llapa llapave te Opinionit te fevziut qe e trajton publikun si dele injorante, dhe kur e ke henger ti me shkolle oksidentale imagjino populli i mesem. analiza e vetme qe tregon prezencen e prostates eshte markeri ne gjak PSA(prostate specific antigen), dhe kjo nuk eshte e perfshire ne analizat e check up, aq me pak vezoret(injoranca ne zenit), dhe pikerisht kjo e nxjerr pamelen Bllof.
Nese ka nje difekt specifik shqupi, i cili ardhjen ne pushtet ja ben edhe me pesimiste eshte raporti qe kane me Propaganden dhe te verteten, lojen e piste per te cilen nuk kane ndryshuar dhe e kane te trasheguar nga sala, e kane ne kod gjenetik dmth.
check up eshte nje nga nismat qe duhet levduar qe mori mundimin te pakten te afroje njerzit, me sektorin publik shendetesore dhe parandalues si dhe te rrenjosi ne publik kulturen e kontrollit periodik, te ciles sot ne bote po i jepet mjaft prioritet duke pare se dekadat e fundit jane rrit se tepermi kostot e semundshmerive kronike zemer e diabet te cilat mund te ulen dukshem nese trajtohen me masa parandalues ne faza fillestare. Check up eshte investim i vlefshem qe i jep frutet e veta te shumefishuara karshi investimit fillestar ne te ardhmen, por ske faj se shqupi ka pas bo politike per vota sot per neser, dhe kostot e keqqeverisjes e keqprivatizimeve ua ka bere peshqesh shqiptareve dhe femijeve te tyre per dekadat ne vijim.
Ato qe kane humb nga check up jane laboratoret e spitalet private, qe me pare i kane pas rrjepur njerzit e paditur si puna jote, por edhe hallexjinjte financiare qe dhe pse nuk kishin mundesi, nuk kishin alternative tjeter ku te mund te benin analizat jashte spitaleve, ku futej korrupsioni apo privatit ku te matej koka me spango…

Se pari dua te te shpreh keqardhjen sepse nuk merrke vesh fare nga femrat. Pamela anderson mund te jete vulgare pafund, por burre nuk eshte. Ndaj nuk ke si e krahaso me ate qe denoncon abuzimet ne shendetsi nga Shqupi.

E dyta, vaj me det halli im po te merrja per baze llafet e shqupit per tu shpreh. Batutat e prostates dhe kancerit te gjirit, jane edhe me te vjetra se check-up i Vilmes. Jane nje forme per te denoncu me humor nje abuzim. (ne mos gaboj kane lind si mosbesim ndaj procesit te kryer si ne publik ashtu edhe ne privat)

E treta, per cdo abuzim qe beni nuk mund te vazhdoni me teorine “fajin e ka Saliu” apo “genjen shqupi”.

E katerta, situata ne shendetsi nuk eshte permiresuar aspak dhe eshte po aq katastrofike sa me pare (nuk po flas per ndonje fushe specifike ku mund te jete blere nje aparature, sic ka ndodh edhe me pare, po flas per sistemin ne teresi). Kete nuk ma hedh dot poshte asnje sondazh i paguar me parate e mia, sepse e kam te jetuar vete dhe te konfirmuar nga ata qe punojne cdo dite aty, mjeket. Po ashtu ta konfirmojne edhe shoqerite farmaceutike qe nuk i lejon “mema” te japin rryshfet dhe nuk arrijne te fusin ilace qe shiten ne gjithe boten, sepse nuk ua certifikojne pa paguar (po flasim per gjigande boterore si Bayer, psh). Me lejo te te jap nje shembull flagrant fare. Nje kompani sigurimesh private per disa lloj kontratash sigurimi shendeti, ofron deri ne 1000 euro cash nese ti nderhyrjen nuk e ben te privati por ne spital publik. Kjo vetem per te mbuluar “kostot anesore” qe ti ke ne publik, sepse normalisht ti je i siguruar si i punesuar, pra zyrtarisht nuk paguan ne spital publik.

E pesta, me qe me permende shkollimin tim "europian’ te lutem mos me fyej duke me justifikuar VJEDHJEN e parave publike me avantazhet e check-up. Nuk kontestoi njeri te mirat e kryerjes se check-up por dhenien e tij me koncesion. Nuk gjej asnje arsye pse kjo duhej bere nga privati. Mos me thuaj qe pamundesia per te ul korrupsionin ne publik eshte arsye per ta cuar te PPP. Akoma me pak kuptoj pse i eshte dhene nje biznesmeneje cigaresh e alkooli. Nuk te duket sikur po je edhe vete kontradiktor(e) duke thene qe humbi privati nga ky koncesion? Une them qe ia futem disa privateve qe kishin investu ne shendetesi, per te pasuru nje privat qe ishte marre vetem me produkte anti-shendet. Nuk kam asnje lloj respekti per spitalet private ketu dhe ka plot abuzime ne to, por sigurisht qe kane staf dhe eksperience shume me teper se sa keta qe u futen papritmas ne kete “biznes”.
Me qe me listove te mirat e check-up pse s’me thua sa i manget eshte check-up ketu me ate qe behet jashte?

E gjashta, modeli i zgjedhur eshte vetem demagogjik dhe per te vjedhur dhe aspak i fokusuar te permiresimi i sherbimit dhe ulja e korrupsionit. “Mjekesia falas” eshte nje abuzim fushate qe te pengon ta nisesh zgjidhjen e problemit. Si term ne vetvete eshte absurd sepse nuk mund te me thuash mua qe e kam falas kur ne fakt une paguaj per sigurime shendetsore per te. Jemi ndoshta nga te vetmit vende ne bote ku njerzit paguajne 2 here per te njejten gje. Nderkohe qe te tjeret paguajne nje sigurim plotesues tek privati (qe ne funksion te polices se zgjedhur merr nje mbulim te caktuar per pjesen qe nuk te mbulon skema publike), ne paguajme nga fillimi. Pra paguajme per mbulimin edhe te pjeses qe normalisht duhet te na e paguaj skema publike.

Dhe e fundit, une do isha shume i lumtur nese do kishte pas vertete permiresime te rendesishme ne shendetesi. Per nje arsye te thjeshte. Beqaj kur u krijua qeveria e Rigroposjes, ishte nder te paktet ministra tek te cilet une kisha respekt dhe me aq sa e njihja me rezultonte nje njeri shume i ekuilibruar, qytetar, biles edhe patriot (me llogjike jo me tundje flamuri e me demagogji). Sa faj ka ai dhe sa eshte detyruar t’i beje me urdher nga Rama, kjo nuk me takon mua ta ndaj. Por di qe diten qe Milva u be ministre ekonomie, nuk e urova se u be ministre por qe nuk i duhej me te mbronte abuzimet ne shendetsi.

per mendimin tim modest, shendetesia ka permiresime krahasuar me katrahuren e sali beut. POr si gjithmone, reformat dhe punet e kryera deri me tani, rezultatin e japin jo menjehere. Fakti qe Beqaj eshte sulmuar shume ashper nga opozita e kriminalizuar, tregon se ai ka punuar ndershem per te hequr skemat e korupsionit ne kete sektor, ku dihet fare mire qe abuzohej ne menyre flagrante nga militantet biznesmene te ish qeverise berisha. Beqaj ju ka mbyllur shume shtigje ku ata abuzonin, pra vidhnin; ndaj dhe i hakerehen si qener te terbuar.

1 Like

establishmenti i kriminelit perbehet pjeserisht nga keta.

(pjesa tjeter eshte - hear, hear - vete birisha me banden e vete politike me interesat e veta prej ujku ne ekonomine shq.)

Booo erdhi grupi “suksesi i ministrave tane, hale ne sy per armikun!”

1 Like

e para whatever…

e dyta perseri kam bindjen se nuk arrin te shkeputesh nga propaganda dhe niveli i mosbesimit qe perhapet ne publik edhe nga shqupi. Nje abuzim duhet se pari te hedhesh disa prova qe faktojne dyshimin pale abuzimin, dhe prokuroria e llalles dhe metes po te kishin proven me te vogel nuk do tu vinte keq per Beqen. 6 milion euro ne vit kushton me sa di ai program dhe ne fund te 10 viteve le nje tradite te konsoliduar ne vend qe shtrihet ne te gjitha zonat e humbura te vendit. Une kam rezervat e mira ndaj formes qe eshte zgjedhur partneritet publik privat por hiperbolizimi qe i behet check up eshte absurd nderkohe qe ato leke po te ishin investuar drejtor me drejtor, rrush e kumblla do ishin bere, sic jane bere prej 20 vitesh ta garantoj, dhe askush nuk do mbante pergjegjsi ne fund.

e treta, fajin e ka edhe saliu e nano per derexhene ku e la shendetesine, nje degjenerim te madh ku kush hynte behej lord brenda vitit.

e katerta nuk ke si ta konfirmosh nga mjeket se jane me te pakenaqurit ne kete mes, dhe si te tille e shofin realitetin nga kendveshtrimi i tyre, per arsyen e thjeshte se u ka rene pjesa e fitimit informal, rryshfeti farmaceutik, rryshfeti i qytetareve prandaj mua nuk me shqeteson. Me vjen keq vetem sepse nuk eshte aspak e lehte te jesh mjek dhe ushtrosh kete zanat te pambrojtur ne shqiperi sot, ndoshta vendi me i veshtire per kete me ngarkesen me te madhe me kushtet nga me te keqijat, me pergjegjsine me te madhe dhe me raportin me te vogel te mjekeve per numer banoresh ne rajon.
Ka rene fitimi i shoqerive farmaceutike pasi deri me dje fitimi i tyre ishte kolosal per shkak se cmimet e barnave gjenerike ishin me te shtrenjta edhe se ne vendet e tyre te origjines, dhe kjo jo ne kurriz te kompanive meme por te matrapazeve qe manipulonin gjithe aktoret
Nuk ka asgje qe bayeri nuk ka arrit te fut madje dhe ne liste rimbursimi ka mjaft preparate te reja. Gjithe ulja e cmimit sigurisht ka ardh ne benefit te pacienteve shqiptare te cilet tashme nuk rrine me pa u kurruar per shkak te cmimeve.

e pesta sic thashe me siper nuk jap partizan i kesaj forme, ppp, por dhe nuk mund te paragjykoj qe kjo nuk ishte forma me rentabel, pasi edhe qeveria e ka nje argument per kete se nuk mund ta benin me leket e veta pasi borxhi publik eshte jashte mase i madh dhe nuk e lejon te rritet me tej duke bere te tilla investime, per kete arsye u zgjodh qe investimin fillestar ta bej privati, dhe pagesa te behet neser kur borxhi te jete i ulur.
une vete njof njerez qe jane diagnostikuar me semundje vdekjeprures vetem nga check up, i cili u ka shpetuar jete, per mos te permend perfitimet e vogla nga parandalimi i semundshmerise kronike dhe faktoreve te riskut por qe ne shumatoren e shendetit publik jane shume dhe i kursejne shoqerise mjaft po ti bihet lapsit dhe te behen studime.
ka mangesira te vogla, disa analiza per veshkat do shtohen vitin tjeter, dhe nuk eshte menduar as stimulimi i pjeses se punes qe behet nga personeli i publikut, pasi keta bejne nje pune jo te vogel ne gjithe procesin, por ne kushtet ku ndodhej shendetsia publike ne shqiperi eshte nje hap i pare i madh.
Taksimi eshte ceshtje ideologjie politike dhe ne pabarazine qe ekziston ne shqiperi ne mendimin tim ai taksim qe behet per shendetesine eshte asgje perpara padrejtesise se shperndarjes se pasurise. Nuk mund te zgjedhesh te mos ta paguash nje takse, edhe kur nuk zgjedh sherbimin qe derivon prej saj, pasi eshte zgjedhja jote, por dihet qe nje sherbim publik mbahet edhe nga taksimi i te gjithe shtresave dhe kryesisht te atyre qe fitojne me shume pasi dhe kane perfituar me shume nga sistemi. Perndryshe beje si Zherard Depardje qe ja kerciti per ne rusine e Putinit, per tiu shmang taksimit por nuk besoj se u intereson dhe kjo e fundit prape se prape.

Nuk i mbeshtes koncesionet e rilindjes te gjitha, te cilat jane shume dhe te ekzagjeruara si ai i laboratoreve, qe me ben shume skeptik dhe nuk jane domosdoshmeri per tu privatizuar, tek e fundit, por i justifikoj me faktin qe ndermoren disa angazhime programore ne fillim dhe ishte e vetma menyre ppp, forme mjaft e perhapur ne vendet neoliberale te perendimit, per tu qendruar besnike pikave, te cilat jane mjaft te majta per hir te se vertetes(por as te majta tamam, rruge e trete e tony blairit me sakte), ajo cka i duhet nje vendi pre e bjerrjes se pandalshme te publikes. Mund te ishte dhe me keq dmth, mund te ishte basha me tritan shehun ultraliberal (mosozot). Por gjithsesi me sa ve re kritika juaj nuk eshte ideore te forma, koncesioni ne kete rast se sa te pse ata e jo ne.

1 Like

Kur te ben suksese ministri, behesh me letra amerikane.