Miti i “ëndrrës amerikane” dhe shqiptarët

Miti i “ëndrrës amerikane” dhe shqiptarët http://www.gazetatema.net/2018/05/15/miti-i-endrres-amerikane-dhe-shqiptaret/

Thote artikulli:Shqiptari i sotëm nuk është ai i viteve ‘90 që i dukej ikja shpëtim dhe zgjidhje, sot mendojmë më gjatë kur duam të ndërmarrim një rrugëtim të tillë riskues, dhe kjo tregon që ne jemi pjekur deri diku si shoqëri ose kështu pretendojmë
Bukur fort po pse jemi Te dytet ne evropes persa I perket azil kerkuesve ?

po na krahasove me evropen te dytet na takon te jemi.

Vetem se nuk zaptojme vaporet t’i mbushim plot , dhe ambasadave nuk iu versulemi me kamione per t’iu hapur muret rrethuese, si ne '90.
Ka ndryshim apo jo…

(shkrimin s’e kam lexuar)

Kush kishte per Te emigruar emigroi .nashi kane mbetur aq sa vendi mundet Te mbaje .

ja te lexojme ca thote shkrimi (po mbase neser kjo pune)

01234567890

E lexova dhe Bravo vajza e ka kapur idene.
Ajo ankohet vetem nga mbushja e dokumenteve, gjithe duke folur ne rast kur e ka fituar nje green card. Imagjino c’mund te thote per te tjerat.
Llotaria eshte vetem fillimi i nje kalvari te gjate, mire eshte ta fitosh ne te ri, kur je femije, pra prinderit e tu. Dhe optimizmi akoma banon ne ty. Perndryshe, ne moshe madhore, nuk i dihet si merr.
po te jene te zote se bashku shqiptaret amerika eshte ne vendin tend.

Cdo gje me moshe. Pyete veten sa vjec je*. Prandaj te ka rene entuziazmi t’ia nisesh jetes nga e para diku tjeter. E keqja e vetme e Amerikes per mua eshte largesia. Te tjerat jane relative ne varesi te gjendjes aktuale te personit dhe cfare ben pjese ne ambicjet e tij, po ashtu edhe fushat profesionale ku aksesi eshte me i lehte apo i veshtire. Jane dhe ca gjera qe kane tw bejne me kulturen por jane me shume individuale.

*kur je i vogel bie ne dashuri me kollaj si me ameriken si me njerinë and you’re prone to sacrifice. Por me vone kujtohesh qe nothing counts more than your blood, your family, so wait a minute, is this what I’ve been dreaming all this time?!?!

3 Likes

Fjala kyce eshte “ po te “.Mundesite I kemi por …zoti e di sa breza shqiposh e kane filluar e mbyllur jeten duke mbajtur veten me gajret .

1 Like

Komentet e gazetes nuk ishin shume entuziaste per jeten ne Amerike. Nje pjese ishin te zhgenjyer. Megjithate si nje vend i madh po aq sa Europa, Shtetet e Bashkuara nuk perbehen vetem nga New york-u, Kalifornia apo Florida. Pjesa me e madhe e shqiptareve eshte perqendruar me teper te shtetet e bregut lindor amerikan. Po ne keto shtetet e tjera si Minnesota, North Dakota apo Ohio e Wyoming nuk shkon njeri te jetoje? Si eshte niveli i jeteses te keto vende? Apo jane shtete agraro-bujqesore? Po Alaska a ka vertet nje bum ekonomik?

Jo vetem bregun lindor, edhe ne Midwest. Ka komunitet shqiptar edhe ne shtete te tjera si Micigan, Illinois, Ohajo apo Teksas, madje edhe ne Alaske ka. Me kokrra mund te gjenden edhe ne Misisipi apo ndonje Nju Orlins e Alabama, sidomos nga ata qe kane ardhur te sponsorizuar nga ndonje familje ketu per efekt taksash.
Ekonomite variojne, Minesota psh ka ekonomi te qendrueshme, kaluan ligj qe e ben rrogen minimale 15 USD/ore. Ekonomia e Detroitit po rimekembet, ne Teksas varet se ku je, disa qytete jane me mire se ca te tjere, etj.

1 Like

Jeta ne amerike eshte pothuaj njelloj kudo .per te njejten pune diku paguhesh me shume se ne shtetet e tjera por edhe kostoja e jetes eshte me e larte .$70000 ne vit te bejne pasanik ne mississippi por ne new york mezi te mjaftojne te mbijetosh.persa i i perket sherbimeve te njejtat dyqane e restorante qe gjen ne manhhatten i gjen edhe ne arkansa apo oklahoma.uniformiteti eshte tipar i themelor i amerikes .pasi ke vizituat 2-3 qytete zere se ke pare gjithe vendin.te njetat rruge , te njejtat dyqane , i njejti stil shtepish .varet edhe nga mosha .ata qe jane te rinj e i shpon elbi qytetet e medha ofrojne mundesi per me shume argetim.ata qe jane me ne moshe e duan qetesiqytet e vogla jane me te pershtatshme.per ata qe s’kane arsim te madh qytetet e medha ofrojne me shume mundesi qe te mbijetosh edhe me pune te rendomta.qytetet e vogla duhet te kesh aftesi me te marketueshme .

3 Likes

Per neve ketej ne Europe eshte pak e cuditshme te besosh se Ameriken e karakterizon uniformiteti, pas atje kane emigruar etni nga me te ndryshmet. Per me teper qe edhe klima ndryshon nga cepi ne cep. Pyeta ne fakt nga kurioziteti. Pashe disa foto qe me dergoi nje e njohura ime atje, kishte qene ne nje nga keto shtetet e jugut. E tere arkitektura ne ate qytet ishte tipike franceze, shume idilike po jo e mirembajtur. Po ne sfondin e rruges shikoje shume banore me ngjyre. 90% e popullates ishte afro-amerikane.

New Orleans e disa Porte Te jugut kane disa pjese me arkitekture franceze
Por pjesen tjeter Te qytetit e kane tipikeamerikane.downtown me ndertesa Te larta me xhamllek .pjeset residenciale disa upscale,disa middle clas disa projects apo working class Ku shtepite duken njesoj ndryshon vetem madhesia e cilesia .nese Leviz nga nje qytet ne tjetrin ndryshon vetem klima dhe gjeografia e terrenit ,per gjithe Te tjerat Te duket sikur ke qene aty me pare .bile edhe njerezit jane Te njejtet idiote vecse kane emra e surreter Te ndryshme .

2 Likes

Amerika eshte nje uniformitet i madh, i stabilizuar, urbanistikisht, juridikisht, kulturalisht, por i perbere, si nje mozaik, nga mijera guralece te brendshem diversiteti, qe egzistojne si te ndryshem, ne nivel mikro (social, historik, kulturor, etj), te mbivendosur dhe, ne saje te, ketij bazamenti uniform.

andrà tutto bene

artikulli me pelqeu, dhe do ishte tamam tema e dites, pas ketyre rremujave qe ndodhen ne amerike, vendin e endrrave te shumkujt, siç ishte edhe per mua dikur,

:new:

immagine