Mu aty ku rritet rreziku, hedh shtat edhe çfarë shpëton(*) Pjesa e parë

Eshtë i lumtur, mbret qoftë apo fshatar, kush rron në paqë në shtëpinë e tij - Gëte

Frojdi ja dhiu Gëtes duke thënë:

Uni nuk është zot në shtëpi të vet

.

Historia përsëritet gjithmonë dy herë: herën e parë si tragjedi, të dytën si farsë - Marks

Modernja ishte tragjedia, postmodernja është farsa; nazifashizmi dhe komunizmi ishin tragjedia, postnazifashizmi dhe postkomunzmi janë farsa.

Witold Gombrowicz në romanin Ferdydurke paraqet satirën e tij të egër kundër infantilizmit bashkëkohor: historinë e një tridhjetë vjeçari, i cili një mëngjes, si në një makth, e gjen veten në mes të një klasë shkolle, i rrethuar nga një bandë ish-të rriturish të rikthyer në kalamaj. Në fillim rebelohet, por më pas e kupton se të jesh sërish fëmijë nuk është aq keq.
Sipas Angelo Maria Ripellino, romani në fjalë është një shëmbëlltyrë e ashpër e jetës moderne: “Ky rikthim i detyruar në fëmijëri kërkon të jetë gjithashtu një alegori e mprehtë e infantilizmit modern: një portret i shoqërisë sonë, që kërkonon t’i shndërrojë të rriturit në kalamaj, t’i rikthejë në fëmijë”.
Libri përfundon me këtë poezi:

Fund i dhashë,
kush lexon është i trashë!

Gombrowicz nuk pati guxim të shkruante poezinë e plotë:

Fund i dhashë,
kush lexon është i trashë,
e kush shkruan,
është akoma më i trashë!

leximi origjinal:

Termine ho messo,
chi legge è fesso!

Shtesa plotesuese:

E chi lo scrive,
ancor più fesso!

Ma Zarathustra rispose così a colui che aveva parlato: "Se si toglie ad un gobbo la sua gobba, gli si toglie il suo spirito … - Cosi parlò Zarathustra

Con chi sta facendo ironia Nietzsche nascosto dietro alla siepe?

La Chiesa é esattamente ciò contro cui Gesù predicò e contro cui insegnò ai suoi discepoli a combattere - Nietzsche, La volontà di potenza

Il nazismo é esattamente ciò contro cui Nietzsche predicò e contro cui insegnò ai suoi discepoli a combattere. :joy:

Ka shumë mënyra për të vdekur, për të jetuar ka vetëm një.

Sempre la stessa storia! Quando si è finito di costruire la propria casa ci si accorge di aver frattanto imparato inutilmente qualcosa che si sarebbe assolutamente dovuto sapere prima di cominciare a costruire. L’eterno increscioso “troppo tardi!” - La malinconia di ogni cosa finita … - Nietzsche, Al di la del bene e del male

Veprohet përsa nuk di, ndërgjegjja totale paralizon. Gabimi nuk ekziston, falë gabimit krijohet dhe rikrijohet sërish për të korigjuar çfar është ndërtuar gabim. Gabimi është krijues dhe konstruktiv, gabim shkatërrues është vetëm moral, të mos respektosh Dekalogun; gjë që supernjeriu nuk e bën sepse nuk merret me gjojna t’vogla.

Asnjë mjet transporti, qoftë anijet Niña, Pinta dhe Santa María që të çojnë në Amerikë, qoftë anija Vlora që të çon në Itali, qoftë anije kozmike që të çon në mjegullnajën e Andromedës, qoftë makinë e kohës që të çon në të ardhmen ose në të kaluarën, qoftë gate që të çon në një univers paralel ose në metavers, qoftë barka e Karontit që të çon në të përtejmen, mund të të shpëtojë nga vetvetja në ankth të përhershëm. Sa më i shpejtë të jetë mjeti i transportit dhe sa më përtej të transportojë, aq më shumë rritet ankthi. Titaniku është prodhim i ankthit industrial.

Zoti e shpiku macen që njeriu të kishte një tigër për ta përkëdhelur në shtëpinë e tij - Viktor Hygo.

Zoti e shpiku macen që njeriu të përkëdhelë tigrin që ka në vete të tij, dhe e bëri njeriun që macja të ledhatohet tek njeriu në mënyrë që njeriu të përkëdhelë tigrin që ka në vete të tij.

T’i shpjegosh që nuk është gabim dikujt, i cili është krejt i bindur se ke bërë gabim, është një gabim akoma më i madh për dikujt-in.

Fakti që njeriu është një rrezik potencial për natyrën dhe planetin tregon se antropocentrizëm është i vërtetë potencialisht njësoj. Moda bashkohore e përbuzjes njëlloj të antropocentrizmit dhe teocentrizmit, përkon me dashurinë për periferiko-konfuzionizmin mondan si faqja tjetër e medaljes.

Fama vjen një ditë e paguhet, ndërsa të panjohurit paguajnë ditë për ditë shfaqjen e aktorit të famshëm.

Komunistët janë dy llojesh: ishkomunistë që e kanë ngrënë çyrekun, dhe antikomunistë që po e hanë çyrekun. Kur të mbarojë çyreku, do të marrë fund edhe komunizmi.

-Me thënë të drejtën un kam frikë se do të na spijunojë megjithse e kemi shok të ngushtë, nuk është në terezi fare me çfar thotë kohët e fundit, më mirë mos me e vazhdu sherrin. Po ti nuk ke frikë që do na spijunojë?

-Le të na spijunojë, e ç’kuptim ka jeta nëse të spijunon një shok i ngushtë?

(nga Ditar i një fuksi)