Nacionalizmi apo kozmopolitizmi

Abdi BALETA, Shkup

Po i rikthehem titullit të përdorur në intervistën dhënë gazetës “Lira” (1992) tani që numri i radhës i revistës “Shenja” e trajton këtë problem. Dilema që kam analizuar para një çerekshekulli është bërë gjithnjë e më shqetësuese. Të dyja nocionet dhe raportet midis tyre, krahas interesit thjesht teorik që ngjallin në mendimin politik, shkaktojnë kokëdhimbje e kokëçarje politike të mëdha politike sot për qytetarët dhe politikanët. Dilemës së mësipërme, fatkeqësisht, po i shtohet si bisht enigma e “kosovarizmit”.


“Në ç’raport qëndron kozmopolitizmi me nacionalizmin në politikën shqiptare dhe tek politikanët shqiptarë sot?‘, pyeste “Lira”. Përgjigjen e atëhershme e quaj të përshtatshme edhe tani: “Unë do të thoja se kozmopolitizmi në politikën dhe tek politikanët shqiptarë sot është më i përhapur dhe më i fuqishëm se nacionalizmi. Mjafton të kujtojmë këmbënguljen e shumë politikanëve e partiakëve shqiptarë për të ngulitur në opinionin publik pikëpamjen se nacionalizimi e demokracia janë të papajtueshëm, se me nacionalizëm nuk shkohet në demokraci e nuk na pranon Europa, se nacionalizmit i ka kaluar koha e se gjithë problemet tona do të zgjidhen më mirë jo me rezistencë por me tolerancë, edhe kur të tjerët na bien më qafë e na bëjnë padrejtësi lidhur me të drejtat e interesat tona kombëtare. Disa kalojnë në ekstrem e duan të ngjallin frikën se gjallërimi i nacionalizmit shqiptar mund ta hedhë në fatkeqësi popullin tonë. Kozmopolitizmi zë vend kryesisht tek ata politikanë e partiakë, apo forca politike që ndjekin më tepër interesa afatshkurtra e qëllime praktike sesa luftojnë për ideale të mëdha e të largëta. Përhapjen e kozmopolitizmit e favorizon e kaluara e vendit tonë, vështirësitë e tanishme tepër të mëdha. Atë e nxisin shumë politika dhe propaganda e vendeve fqinje. Atë na e këshillojnë edhe burrat e shtetit nga Europa, sepse me kozmopolitët e kanë më të lehtë t’u përmbahen skemave të tyre në politikën globale. Pastaj të mos harrojnë se kozmopolitizmin e nxisin me të gjitha mjetet agjenturat e huaja. Kozmopolitizmi do të jetë një kundërshtar tepër i rrezikshëm në luftën për forcimin e ndërgjegjes e të idesë kombëtare, aq më tepër për krijimin e një lëvizjeje të shëndoshë nacionaliste. Ai është jo vetëm këmbëngulës, por edhe i rafinuar, dhe e ka shumë më të lehtë të manipulojë me sllogane demagogjike sot. Ai kërkon të shfrytëzojë me shkathtësi mungesën tek shqiptarët të një mentaliteti armiqësor ndaj të huajve dhe mungesën e punës së organizuar për edukimin e shqiptarëve me ndjenja të vërteta kombëtare. Toleranca e tepruar e shqiptarëve ndaj të huajve është aleat i natyrshëm i kozmopolitizmit”.
Një çerek shekulli më pas vihet re e njëjta atmosferë, madje në disa drejtime e përkeqësuar. Për të përjetësuar ndarjen e kombit shqiptar dhe copëtimin e trojeve etnike shqiptare janë stisur pa pushim projekte dhe situata absurde. Po intensifikohet zhurma për t’i kundërvënë identitetit kombëtar shqiptar një identitet imagjinar e të rremë, “komb kosovar shqipo-kosovarishtfolës”. Para një çerek shekulli ishin disa individë në Shqipëri që e provokonin sherr-debatin për t’i ndarë shqiptarët në dy kombe të veçanta shqipfolëse. Por, nuk merrej dot me mend që pas pavarësimit të Kosovës virusi i “dy kombeve shqipfolës” të shfaqej edhe në Kosovë. Tani e keqja po bëhet më madhe, ngase po duket se infeksioni i “kosovarizmit” po i prek edhe mjediset politike institucionale dhe akademike. Pra, nacionalizmi shqiptar nuk ballafaqohet më vetëm me një rrymë kozmopolite zhurmuese për sensacion e pa ndonjë ndikim të madh, por merr formën e një procesi shqetësues të pranimit të tjetërsimit dhe vetëtjetërsimit të shqiptarizmit, për hir të “pakombësisë europiane” (utopike) dhe të “shoqërisë multietnike” moderne.
Nacionalizmi si formë e shprehjes politike të interesave të një identitetit kolektiv njerëzor (disa me përçmin e quajnë edhe “formë e sëmurë”) është një dukuri e vonshme në historinë e Europës. Kurse formimi i kombeve moderne ka kaluar nëpër një proces shumë të gjatë e të hershëm, i nisur mbi baza gjenetike dhe i përfunduar si kategoria më e lartë etnologjike në evoluimin e njerëzimit. Dikur identifikimi grupor i njerëzve bëhej sipas dinastive nga të cilat sundoheshin, sipas feve që ndiqnin e sipas territoreve gjeografike ku banonin. Qysh nga Revolucioni Francez në fund të shekullit XVIII identifikimi në shtetin modern u lidh me vetëvendosjen e brendshme, konceptin e sovranitetit të popullit, që pas mbarimit të Luftës së Parë Botërore u pasurua me doktrinën uillsoniane të vetëvendosjes së popujve në marrëdhëniet ndërkombëtare. Deri në Luftën e Dytë Botërore nacionalizmi ka qenë dukuria mbizotëruese në jetën kombëtare dhe në zhvillimet botërore. Me mbarimin e kësaj lufte demokracitë perëndimore e shpallën nacionalizmin si një të keqe të madhe, e fajësuan atë si burim i fashizmit e nazizmit. Doktrina marksiste-leniniste po ashtu e anatemonte nacionalizmin si fatkeqësi që e dobësonte kompaktësinë dhe rolin historik të proletaritanit botëror. Edhe në dogmën e feve universaliste nacionalizmi është vështruar negativisht si prishës i kompaktësisë së “grigjës” ose të “ummetit” të tyre.
Në gjysmën e dytë të shekullit XX nacionalizmi u duk si i goditur për të mos ngritur krye më. Por, në “epokën post-komuniste” në Europën Lindore ndodhi një shpërthim i valës së nacionalizmit, sepse u krijua në zbrazëti ideore, shpirtërore e shoqërore dhe dështoi sistemi ekonomik i centralizuar. Ky zhvillim i zuri në befasi ata që kishin vënë shpalljet për “varrimin e nacionalizmit”. Procesi i ringjalljes së nacionalizmit nuk u ndal këtu, po u shtri në Europën Perëndimore, sidomos tani së fundmi me daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Kryeministrja britanike Mei e ka cilësuar këtë zhvillim të ri si afirmim të identitetit kombëtar britanik, si mbrojtje të interesave dhe të krenarisë kombëtare britanike. Me thirrjet për të afirmuar identitetin kombëtar, krenarinë kombëtare, sovranitetin kombëtar francez, po e nis fushatën e saj për t’u zgjedhur presidente e Francës edhe Mari Le Pen, kryetare e partisë nacionaliste Fronti Kombëtar. Shtohen gjasat që këto shembuj të ndiqen nga të tjerë në BE. Pra, ka marrë fund entuziazmi fetishizues për “Pakombësinë” në Europë. Kozmopolitizmit i është thyer tehu demagogjik që mprihej me limën e shndërrimit të individit vetëm në “qytetar i botës”. Në fakt, nuk ka pasur, as nuk ka kozmopolitizëm të njëmend politik, sidomos tek shqiptarët. Kozmopolitizmi më shumë është ndjekur si modë ekstravagante se si doktrinë e mirëfilltë dhe realitet politik. Kurse rikthimi i nacionalizmit është tashmë një realitet i tillë.
Krahas nacionalizmit po rikthehet në mënyrë të pashmangshme edhe retorika mbi format e tij të rrezikshme, shovinizmin kombëtar, fashizmin e nazizmin. Rusia akuzon Perëndimi se po ndihmon ringjallen e nazizmit në Ukrainë. Para një çerek shekulli një këshilltare e presidentit rus Jelcin paralajmëronte se Rusia ngjante me Gjemaninë e Vajmarit dhe nuk i përjashtonte gjasat që Rusia të hynte në një periudhë fashiste, siç hyri Gjermania atëherë. Në Perëndim tani ngrihen zëra se Rusia e Putinit po rrëshqet në një gjendje të tillë pas aneksimit të Krimesë, ndërhyrjes në Lindje të Ukrainës e tani në Lindjen e Mesme, ku bombardimet barbare ruse, të pakuptimta e pa kriter, po rrafshojnë Alepon e qytete të tjera siriane, siç ndodhi para disa vitesh në Grozni të Çeçenisë. Ndërsa Putini po i kërkon Perëndimit të bëhen ujdira të reja, si ato të kohës së Luftës së Dytë Botërore kundër nazi-fashizmit që në ndarjen e Europës në zona ndikimi midis blloqeve ushtarake e superfuqive. Pra, po rikthehen në skenë dukuri kërcënuese, që u menduan të shuara në mbarim të Luftës së Ftohtë dhe shpalljes së botës njëpolare.
Në këto rrethana është jashtë kohës e logjikës së shëndoshë që shqiptarët ta mbajnë mendjen edhe më tutje tek kozmopolitizmi. Qysh para 25 vitesh tek shqiptarët nuk kishte premisa reale e tradita kulturore për t’i kushtuar vëmendje kozmopolitizmit. Përkundrazi, shqiptarët kishin hyrë në skenën e historisë si komb modern me ndjesi nacionaliste, edhe pse të pakultivuara. “Nacionalizimi shqiptar është shfaqur në një kohë me nacionalizmin e të tjerëve në Ballkan, u zhvillua fillimisht në formën e shqiptarizmit, bartës të të cilit u bënë një numër intelektualësh që interesoheshin për gjuhën e popullit dhe folklorin, duke afirmuar ekzistencën e një kombi… shqiptarizmi u politizua në kohën kur shpërtheu Kriza Lindore” (Nathalie Clayer, “Aux origines du nationalisme albanais”, 2007). Ishte Lidhja e Prizrenit që e politizoi përfundimisht shqiptarizmin, duke e ngritur atë në nivelin e nacionalizmit politik e të institucionalizuar. Ky nacionalizëm shqiptar kishte tipare të ndryshme nga nacionalizmat e tjerë ballkanikë. Ai politizoi shqiptarizmin dhe jo ndonjë fe siç ndodhi në Serbi, Mal të Zi, Greqi, Bullgari, ku u politizua feja ortodokse. Edhe nacionalizmi më i vonuar turk lindi nëpërmjet politizimit të fesë islame (Kemal H. Karpat “The Politicization of Islam” 2001; Ioanis N. Grigoriadis, “Instillimg Religion in Greek and Turkish Nationalism, 2013). Tipar dallues i nacionalizmit shqiptar u bë gjuha e folur. Nacionalizmi shqiptar nuk ka shfaqur asnjëherë shenja agresiviteti dhe prirje ekspansioniste dhe ka shërbyer qysh nga fillimi vetëm si mburojë për vetëmbrojtjen kombëtare. Nacionalizmi shqiptar lindi dhe ka vepruar si nacionalizëm etnik, jo qytetar dhe shtetësia e kombësia për shtetin e për njeriun shqiptar janë dy gjëra të ndryshme edhe sot. Por, projektet për hibridin e “kosovarizmit” i shkrijnë këto dy aspekte të veçanta të nacionalizmit shqiptar. Ky është një eksperiment i keq ndërkombëtar, që bëhet në Kosovë për shndërrimin e kombit të formuar historikisht në shoqëri amorfe multietnike. Kjo u shkakton dëm të madh shqiptarëve, sepse i largon edhe më shumë se deri tani pjesët e ndara të kombit të tyre, pra i çon drejt zhbërjes, jo drejt përsosjes së organizimit kombëtar shqiptar. Kjo u shkon për shtat nacionalizmave sllavë ta realizojnë atë që nuk e arritën dot nëpërmjet imponimit të modelit të jugosllavizmit gjatë shekullit XX. Kozmopolitët shqiptarë, me propagandën e tyre, objektivisht u shërbejnë këtyre eksperimenteve e nacionalizmave antishqiptare.
Në kohën e Rilindjes Kombëtare, të shpalljes së pavarësisë dhe të ndërtimit të shtetit të parë shqiptar nuk mund të bëhej fjalë për kozmopolitizëm, sepse mbizotëroi nacionalizmi. Por, e ritheksoj se “nacionalizmi i pastër dhe i kulluar shqiptar i periudhës së Rilindjes Kombëtare, jo vetëm nuk u pasurua, as u ruajt dot siç ishte, por pësoi goditje të rënda e zmbrapsje të ndjeshme në periudhat e mëvonshme” (“Lira” 1992). Ndryshe nga nacionalizmat fqinjë, ai shqiptar erdhi duke u zbehur. Modernizuesit e parë të shoqërisë shqiptare, ndryshe nga modernizuesit e shoqërisë në Republikën e Turqisë, ku nacionalizmi ishte më i vonuar, filluan të silleshin shpejt më shumë si pragmatistë se si idealistë në trajtimin e çështjes kombëtare. Nën sundimin komunist në Shqipëri nacionalizmi u shpall dhe u përndoq si herezi dhe u bë kurban i internacionalizmit proletar. Komunizmi rrënjosi tek të “edukuarit prej tij” frikë e përçmim për nacionalizmin. Në viset shqiptare të pushtuara nacionalizmi shqiptar u përndoq si krim. Në Jugosllavinë komuniste ai u bë kurban i “bashkim-vllaznimit”. Kjo ka lënë gjurmë negative në shtresat “elitare” shqiptare, ku nacionalizmi perceptohet ende si një keqe.
Dilema nacionalizëm apo kozmopolitizëm është shfaqur në formë të mprehtë këto 25 vitet e fundit, sepse shumë shqiptarë pa vetëdije kombëtare të formuar mirë iu nënshtruan propagandës frikësuese se Europa nuk të pranon në gjirin e saj me nacionalizëm, ndërsa në Europë nacionalizmi në të vërtetë në shumicen e rasteve shihet si gjë normale, trajtohet si dukuri politike me të mirat e të këqijat veta. Kjo dilemë mbetet kaq gjatë, sepse elita politike dhe intelektuale shqiptare nuk është marrë seriozisht me kultivimin e nacionalizmit të domosdoshëm. Këtë e provon dhe fakti se në Shqipëri, në Kosovë e në Shqipërinë Lindore, me lejimin e pluralizmit politik shpërtheu moda e krijimit të partive të shumta me gjithfarë emërtimesh, duke u sjellë vërdallë rreth fjalëve tingëlluese “demokraci”, “integrim”, “europian”, “perëndimor”, “social”. Vetëm në raste të rralla në emërtimin e formacionit e programin partiak kanë gjetur vend termi kombëtar ose koncepti i nacionalizmit. Është e pakuptimtë, p.sh., që politikanët shqiptarë në Shqipërinë Lindore, ku çështja shqiptare është në fazë më të vonuar, u shmangen emërtimeve partiake që shprehin përparësinë e detyrave kombëtare mbi ato shoqërore dhe nuk kanë dëshmuar vullnet për të pasur një formacion politik të ngjashëm me “Lëvizjen Vetëvendosje” të Kosovës, por joshen më shumë nga teoritë e nga ligjërimi kozmopolit.
Rasti më flagrant e më absurd i ndëshkimit politik e ligjor të nacionalizmit nga pushteti shtetëror ka ndodhur në Shqipëri gjatë qeverisjes së parë të Partisë Demokratike. Në atë kohë u zhvillua një betejë politike e gjyqësore pa precedent për miratimin e Partisë Rimëkëmbja Kombëtare, të themeluar më 2 dhjetor 1995. Ministri i Drejtësisë i asaj kohe, Hektor Frashëri (në qeverinë e kryesuar nga Aleksandër Meksi), duke shkelur me arrogancë ligjin “Mbi partitë politike”, e refuzoi miratimin e kësaj partie me pretekstin e trilluar prej tij se në programin e partisë nënkuptohej përdorimi i dhunës për arritjen e qëllimeve të saj, meqenëse partia shprehej në favor të çlirimit të tokave shqiptare të pushtuara dhe “pranonte sakrificat që mund t’i impononin zhvillimet gjatë zgjidhjes së çështjes së bashkimit kombëtar shqiptar”. Ky ishte një provokim tejet i rëndë qeveritar për të gjithë shqiptarët me ndjenja nacionaliste, një antinacionalizëm shumë më vulgar se kozmopolitizmi. Pas ankimimit të vendimit në Gjykatën e Kasacionit, kjo gjykatë përmbysi vendimin e ministrit të drejtësisë, miratoi themelimin e Partisë Rimëkëmbja Kombëtare dhe urdhëroi Ministrinë ta regjistronte partinë. Në programin e PRK-së, ndër të tjera, është fiksuar deviza politike “Një komb, një atdhe, një shtet”, pra bashkimi kombëtar si zgjidhje përfundimtare e çështjes shqiptare, ndërsa pavarësia e Kosovës si zgjidhje përkohshme e kalimtare. Në program kundërshtohet shprehimisht futja e frymës së kozmopolitizmit në politikën shqiptare lidhur me çështjen kombëtare. Zgjidhja e kësaj çështjeje konsiderohet detyrë imperative historike e politike, jo thjesht detyrë fakultative e çdo shqiptari. Mbetet një njollë e pashlyeshme turpi që një qeveri “demokratike” e Shqipërisë është përpjekur t’ua ndalojë me urdhër shqiptarëve të bëjnë sakrifica për kombin e atdheun.
Megjithatë, tema e nacionalizmit këto 25 vitet e fundit ka zënë vend të dukshëm në ligjërimin politik shqiptar, madje në organizimin politik e programe partiake dhe ndikon gjithnjë më shumë në mendjet e sjelljet e njerëzve. Askush nuk mund ta shpërfillë më apo ta zhvlerësojë dukurinë e nacionalizmit pa ndeshur në kundërshtim. Këtë e vërtetojnë më së miri debatet e shumta që janë bërë dhe bëhen rreth kësaj teme me antinacionalistët e lajthitur dhe me përçuesit e rrymës “kozmopolite”. Rreth këtyre çështjeve gjatë 25 viteve të fundit në Shqipëri janë botuar e ribotuar vepra teorike shkencore nga studiues të huaj, shkrime të hershme letrare e studimore nga rilindësit e mëdhenj dhe nga intelektualë të periudhës pas pavarësisë e të ndërtimit të shtetit shqiptar. Në periudhën e quajtur “të demokracisë pas komuniste” janë botuar shkrime të shumta publicistike e politike, polemika e replika gazetareske, ku parashtrohen ide mjaft interesante e të vlefshme. Në debatet e zhvilluara më është dashur të përfshihem shumë herë me trajtesa, polemika e replika. duke përfshirë edhe librin-intervistë të përgatitur nga gazetari Bajram Kabashi me titull “Baleta më ka thënë: Vetëm nacionalizmi e shpëton kombin shqiptar”, që u promovua në Prishtinë në fillim të vitit 1998. Mendoj se është i gabuar vlerësimi që në Shqipëri nuk janë trajtuar me kujdes teorikisht problemet e nacionalizmit.
Arsyetimet që bëja në “Lira” (1992) më hynë shumë në punë pak më vonë, në prill të vitit 1993 gjatë një bisede në ambasadën e SHBA, me kërkesën e 3 diplomatëve amerikanë. Biseda u përqendrua tek marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë. Ata shtjelluan idetë e tyre për dobinë që do të kishte Shqipëria nga zhvillimi sa më intensiv i këtyre marrëdhënieve. Unë u përpoqa të shpjegoja se Greqia ishte ajo që po përfitonte më shumë, madje shpesh padrejtësisht, ndërsa shqiptarët po dëmtoheshin në mjaft raste pasi pushtetarët e tyre më të lartë (në atë kohë Berisha, Meksi e Arbnori) dëshmonin “kompleks inferioriteti” para Greqisë. Fundi i arsyetimeve të mia ishte se unë, si deputet, si politikan dhe ish-diplomat, kisha zgjedhur qasjen nacionaliste ndaj problemeve me të cilat përballej Shqipëria, sepse dikush duhej ta bënte këtë gjë në Parlament e në politikën shqiptare, edhe pse e dija që nacionalistët e vendeve e popujve të vegjël nuk pëlqehen shumë nga të mëdhenjtë, madje ndonjëherë mund të merren për budallenj që nuk dinë të bëjnë politikë pragmatiste. Disa ditë pas kësaj bisede u ndodha para të papriturës kur në sallën e Parlamentit të Shqipërisë u paraqit propozimi grek (nga një deputet minoritar) që me dispozitë ligjore kushtetuese të sanksionohej “e drejta e çdo banori të Shqipërisë, pa përjashtim, ta zgjidhte vetë lirisht e pa kurrfarë pengese kombësinë të cilës donte t’i përkiste”. Nga qëndrimi që mbajtën deputetët e Partisë Demokratike (socialistët nuk vinin fare në sallë ato ditë) doli qartë që këtë kërkesë e kishte miratuar pushteti Berisha-Meksi dhe kryesia e PD-së. Fatmirësisht, këtë akt antishqiptarizmi të kurdisur kundër kompaktësisë së kombit e parandaluam me tri vota kundër (nuk plotësohej kuorumi i votave pro prej 3/5 të numrit të përgjithshëm të deputetëve). Prandaj, asnjëherë nuk jam habitur më kur pushtetarët e politikanët më të lartë të Shqipërisë kanë treguar shëmtueshëm “kompleksin e tyre të inferioritetit” në marrëdhëniet me Greqinë.
Nuk është krejt e papritur që pikërisht këto ditë Sali Berisha spekulon me marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë për të ngritur më tej tensionet politike në vend, kur po afrohen zgjedhjet parlamentare të radhës. Në një seancë të fundit të Parlamentit ai e sfidoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, që kishte shpallur si antikushtetuese marrëveshjen Shqipëri-Greqi për detin e vitit 2009. Berisha u bëri “jehonë të vonuar” deklaratave të dikurshme absurde të ish-shefes së diplomacisë greke, Dora Bakojanis (Micotaqis) se Gjykata e Shqipërisë kishte qenë kompromentuar me ryshfete nga Turqia. Me dinakërinë e tij bajate, Berisha nuk e zuri në gojë emrin e Turqisë, por nuk tregoi as emrin e palës së tretë që ai e akuzoi se kishte ndikuar mbi Gjykatën Kushtetuese, që të merrte atë vendim që ai e shpalli të padrejtë. Berisha mund ta dijë më mirë se gjithkush atë që e kanë dëgjuar shqiptarët atëherë, se ishin SHBA-të ato që u kujdesën që të mos bëhej ajo marrëveshje në dëm të Shqipërisë, siç e kishte nënshkruar ish-ministri i Jashtëm Lulzim Basha. Sapo Berisha lëshoi tymnajën e tij në parlament, nxitoi Tritan Shehu, ish-kryetar i PD-së dhe ish-ministër i Jashtëm në pushtetin e Berishës, që të dilte në një ekran televiziv për të bërë avokatinë e asaj marrëveshjeje, që sot nuk ekziston më, dhe për të sulmuar në ballë të gjerë diplomacinë Rama-Bushati, se ka prishur marrëdhëniet me Greqinë e duhet të bëjë një kthesë të fortë e t’i vërë këto marrëdhënie në krye të përparësive të diplomacisë qeveritare shqiptare. Në parantezë duhet thënë se, për fat të keq, Shqipëria nuk ka më një diplomaci shtetërore të unifikuar, por në emër të shtetit bëhen të paktën tri diplomaci të veçanta e kontraverse nga Presidenti, Kryetari i Parlamentit dhe Kryetari i Qeverisë, të cilave u shtohen dhe ngatërresat e diplomacisë partiake të dyshes Berisha-Basha. Sfida e Berishës ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese përputhej në kohë e në “stil diplomatik” me turfullimet inatçore të ministrit të jashtëm grek, Kocias, i cili shpalli se Greqia është shumë më e fuqishme se Shqipëria dhe mund ta përdorë forcën e saj për të sjellë në vete qeverinë shqiptare. Doli qartë se grekofilisë politike në Shqipëri po i vinin nga Athina urdhra të rrepta që të vepronte për ta bërë terbie qeverinë e Ramës, që në Greqi tani vështrohet më sy armiqësor (të paktën në dukje). I shkoi kot Ilir Metës vizita që sapo kishte bërë në Greqi për të ngrohur marrëdhëniet shqiptaro-greke, me diplomacinë e tij sipas motos “me qetësi e dashuri”, që e përdor dhe në politikën e brendshme të Shqipërisë. Nuk ia shtuan vlerën “diplomacisë parlamentare” të Metës as daljet e tij të shpeshta në ekrane televizive e faqet gazetave për të shpjeguar rëndësinë e madhe që marrin tani për Shqipërinë marrëdhëniet sa më miqësore me Greqinë, për të bërë predikimet “prej dervishi diplomatik” se nuk duhet kthyer koka mbrapa, por duhet vështruar vetëm përpara; nuk duhet gërvishtur e as fërkuar lehtë plagët e vjetra me Greqinë, që të mos hapen të reja. Ky “pragmatizëm” diplomatik bajat në dekada nuk u ka sjellë dobi shqiptarëve në marrëdhëniet me Greqinë, por vetëm ka shtuar dozat e “kompleksit të inferioritetit” shqiptar. Dyshja diplomatike Rama-Bushati ka arritur të paktën t’i vendosë njëfarë pengese kësaj dukurie. Prandaj tregohet idhnak Berisha kundër saj, ndërsa Meta i kundërvihet me “butësi”, siç bëri në Athinë kur vetëm sa belbëzoi ca fjalë pa përmbajtje për “çështjen çame”, që Rama të paktën e shpall me zë të lartë si pjesë të çështjes kombëtare shqiptare. Meta u ndodh në vështirësi për t’u justifikuar para qortimeve të forta që i bëri PDIU-së, e quajtur ndryshe “partia e çamëve” në Shqipëri. Edhe vizitën e fundit në Athinë Meta e keqpërdori si ato të dikurshmet për të kërkuar nga homologët grekë bashkëpunim në shtypjen e nacionalizmit në të dyja vendet. Kjo është një ironi më vete e antinacionalizmit në Shqipëri: të shtypësh nacionalizmin shqiptar me ndihmën e shovinizmit grek (!).
Vizita e njëkohshme e kryeministrit Rama në Serbi i pati gjithsesi tre episode qëndrimi pa “kompleksin e inferioritetit”: Rama i rikujtoi homologut serb se Serbia duhet të njohë sa më shpejt Republikën e Kosovës; miniera e Trepçës është në Kosovë e qeveria serbe nuk mund ta çojë në Beograd; Serbinë e Shqipërinë i ndan si një mal i madh, Kosova, pra nuk janë shtete fqinje të drejtpërdrejta, që nënkupton se Serbia duhet t’i trajtojë problemet me Kosovën si shtet sovran, siç bën dhe me Shqipërinë. Por, euforia për bashkëpunimin ekonomik shqiptaro-serb, për tregun e përbashkët ballkanik e projekte të tjera joreale e jorealiste dëshmoi se Rama në themel të diplomacisë e ka gjithsesi psikologjinë globaliste sorosiane e kozmopolite. Prandaj e ka të vështirë, në mos të pamundur, ta bëjë të pakënaqur kancelaren Merkel, që e ka dhe mbështetjen më të fuqishme ndërkombëtare, ndërkohë që rivalët e tij në Shqipëri gëzojnë mbështetje më të larmishme e më të drejtpërdrejta se Rama. Vizita e Metës në Athinë diktohej së pari nga rivaliteti në rritje Rama-Meta në politikën e brendshme shqiptare, në kuadër të përplasjeve midis dy ndikimeve të jashtme më të fuqishme në Shqipëri sot: ndikimit nga boshti ortodoks Beograd-Athinë, nën mbikëqyrjen e Moskës, dhe ndikimit të globalizmit sorosian. Ndikimi i parë në politikën shqiptare përçohet së pari nëpërmjet PD-së (Berisha-Basha) dhe LSI-së (Ilir Meta), ndërsa ndikimi i dytë nëpërmjet Edi Ramës e “Rilindjes” së strehuar në PS. Me përplasjen e këtyre dy ndikimeve të politikës së jashtme mund të shpjegohet edhe dukuria e keqe e “tri diplomacive shtetërore të shpërdredhura” të Shqipërisë
Loja Rama-Vuçiq shpejt mund të dështojë, sepse vazhdon për inerci pragmatiste në kuadrin e projektit gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe nuk ka bazë reale e tradicionale, historike e politike. Prandaj, Greqia e grekofilia shqiptare duan t’ia bëjnë Ramës sa më të vështirë këtë lojë, që kurrsesi nuk mund të vërë dot në dyshim aleancën serbo-greke të sprovuar në shekuj.

Nacionalizmi shqiptar këto kohët e fundit po dëmtohet rëndë nga diplomacitë e shkapërderdhura shqiptare. Ndryshe nga rivalët politikë kryeministri Rama po e sheh veten të detyruar të ecë në terren më të rrëshqitshëm se rivalët e tij politikë në të dyja frontet diplomatike më problematike, të Jugut me Greqinë e të e Veriut me Serbinë. Krahas batutave të shpëlara me hipokrizi të homologut serb, Vuçiq, dhe arrogancës primitive të ministrit të Jashtëm grek, Kocias, kokëdhimbjet e Ramës do t’ia shtojë tani edhe “përkëdhelia” e papritur diplomatike (njëlloj sfide antiamerikane) nga ambasadori i Rusisë në Tiranë, se Rama po të dojë është i mirëpritur në Moskë (Intervistë e gjatë e A. R. Karpushin në “Shqiptarja.com”, 13 tetor 2016). Këto telashe të Ramës po i shfrytëzon këto ditë hapur e me cinizëm Brerisha, për t’ia vështirësuar qëndresën në të dyja frontet, duke i hapur dhe një “front të tretë” me diplomacinë e Republikës së Kosovës. Pas intrigës me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si për ta acaruar në shumë me Greqinë, Berisha bëri dhe provokimin me një thirrje që në marrëdhëniet shqiptaro-serbe duhet të prijë Kosova e të ndjekë Shqipëria. Kjo është orvatje pa kurrfarë logjike e interesi kombëtar vetëm për të nxitur xhelozinë e sherrin tek pushtetarët e Kosovës. Disa politikanë kosovarë, duket pa e menduar punën mirë, e kafshuan karremin e hedhur nga Berisha. Kështu që “kosovarizmi” nuk mbetet më thjesht punë rutinë e propagandistëve. Provokimi “Berisha” pati efekte të shpejta, sepse atmosfera politike në Kosovë u mbingarkua me re mërie ndaj Tiranës, por dhe në Tiranë qielli u mbulua nga vranësira e bubullima antikosovare. Si asnjëherë më parë, vëzhgues nga Prishtina e analistë nga Tirana u treguan të gatshëm për t’u fryrë ngatërresave të “luftës diplomatike” midis Prishtinës e Tiranës me komentet idhnake e ngacamane. Në çastin e tanishëm më e ngutshme është të vëmë në dukje se nacionalizmit shqiptar po ia sjell dëmin më të madh “përplasja diplomatike” Prishtinë-Tiranë sesa yryshi i propagandistëve antinacionalistë shqiptarë nga të dyja anët e vijës së kufirit absurd. Në lëkurën politiko-diplomatike kombëtare shqiptare u shfaq çiban infeksioni. Do të duhet kurim i kujdesshëm dhe i fortë që të mos shkaktohet një plagë gangrenizuese, siç do t’u pëlqente nacionalizmave sllavo-grekë. Masat e para kuruese do të ishin: qeveritarët e Tiranës të mos bëjnë veprime që interpretohen si “paternalizëm” ndaj Kosovës, ndërsa qeveritarët e Prishtinës të mos lëshojnë fjalë të papeshuara, të nxitur nga sedra e lënduar prej “sindromi të paternalizmit” tiranas.


Në përfundim, duhet theksuar se kanë dalë tashmë faktorë më të fuqishëm e më shqetësues se kozmopolitizmi që sot kërcënojnë nacionalizmit shqiptar. Prandaj mbetem në bindjen time se sot më shumë se kurrë “Shqiptarët kanë nevojë për nacionalizëm politik”

1 Like

një përmbledhje e thelbit të pse-se! pse shqiptarët nuk kanë ecur në keto 25 vjet!

1 Like

Sa para duhet të ketë marë prej Ramës ky shoku Baleta?

@del-ta cili eshte burimi i shkrimit? Dmth nga cila faqe web vjen?

lek të madh do ketë marrë:heart_eyes: ky ka qenë edhe deputet i salës në fillim ,por pasi e pa ç’mall ishte u largua. po duke qenë se nuk i kundërshton dot ato që shkruan baleta, bën ‘‘humoristin’’!

intervisten duhet ta ketë tek shenja,ndersa emri faqes nuk më kujtohet mirë. një faqe lajmesh shqiptare ,__

Ç’humor do bëj unë me Baletën…Ai nuk të sheh drejt në sy gjatë bisedës por vëngër - vëngër, një i dytë si ai vetëm Mirel Josa duket…

nuk na intereson baleta si njeri ,po pikpanjet që shton këtu. rrëzohet ndërtesa e integrimit, globalizmit e multikultit. të tregon që mundësia e zhvillimit dhe përparimit me modelin e sotëm vilajetist,është utopike(e pavënd)

Cili model nuk eshte utopik?

Nuk ka ngel model pa provu, te gjithe kan perfundu ne hale. Tjeter pune se halja paska fuqi rigjeneruese, dmth qe modelet e rena ne hale ridalin prej vrimes se halese historike me fuqi te reja, plus qe kujtesa njerzore eshte e shkurter.

Tashti Baleta nuk bën dot diplomaci. Një ofiqar bythlëpirës i R Alisë, S Berishës dhe s’fundmi i E Ramës nuk ka se ç’të na mbushë mendjen me pseudoanaliza e patriotizma boshe. Çdonjeri nesh është aq sa nacionalist edhe kozmopolit kur vjen puna, retorika e Baletës s’është as për ata të 9 vjeçares sotme Ea për komentin tuaj q1% s’na interosn Baleta si njeri e keni gabim, njerëz të tillë më kujtojnë atë shprehjen e famshme të Manolis Glezos; Ti je grek apo arvanit…

Rrotullohu e rrotullohu, ne fund prape Baleta ne te njejtin vend erdhi, tek xhepi i tij! Sic ka ardhur gjithe jeten! Se c’i ka dhene Shqiperise ky njeri, une nuk e di, po te mos llogarisim detyrat shtetwrore, qe i ka kryer si nje zyrtar i disiplinuar e me kollaro! E megjithate, ja po i japim shancin teorik dhe hipotetik, e te ndjekim keshillat e tija te cmuara! C’fare do te kemi? Do te kemi pikerisht ato qe ai vete na tregon per nacionalizmin, ndonese keto ne vende te tjera. Ne Shqiperi dhe per shqiptaret do te kemi nje prezantim me shtazarak e qesharak te botes shqiptare neper vende te tjera, do te kemi nje shtypje me te madhe brenda vendit, do te kemi nje kaste llafolloge, qe do i sjelli Shqiperise me pak arritje. Gjithashtu tek fqinjet do te kemi nje rritje edhe me te madhe te nacionalizmit, keshtu rreziku i humbjes se shqiptarve do te jete edhe me i madh. Keto na sjell nacionalizmi alla Baleta! Ky lloj nacionalizmi don te budadalleps edhe patrotizmin shqiptar, i cili shprehet ne dhjetra dhe qindra forma te ndryshme, pa zhurme e buje, por duke e ngritur figuren eShqiperise dhe shqiptarve (ndonese jo te gjithe keta te fundit e meritojne) me lart.

1 Like

zëreni se se ka shkruar baleta! çështja është çfarë rruge duhet të ndjekë shqipëria. ka 25 vjet me një politike që ndoshta ka patur gjithçka por vetëm nacionalizëm jo. nuk mund të fajësosh pra as për 1% kombëtarizmin për këtë dështim. duke patur parasysh se shqiptaret nuk e kanë formuar akoma shtetin kombëtar,mungesa e kombëtarizmit duket e imponuar dhe e qëllimshme. duke patur parasysh varfërinë mbas 90-s u bë më e lehtë kalimi nga internacionalizmi tek përbotizmi. rëndësi për të huajt kishte që shqipëria të mos kërkonte atë që i takonte. fuqizimi i krahinarizmit dhe sektarizmi fetar që do të lindnin natyrshëm nga mungesa e kombëtarizmit,ndoshta mund ta mbyllnin çëshjen shqiptare nga brënda.
në të gjithe evropen ka një nivel të larte kombetarizmi,ndërsa në shqipëri është tërësisht i papërfaqsuar. bile mund të them se komunizmi mund të tolerohet në shqipëri ndersa kombëtarizmi jo. kjo mungese ka sjelle monsrat e tipit sali e fatos. arrogant ndaj shqiptareve dhe servilë në kulm ndaj fqinjëve.

Ty dhe baletes u pengon anetaresimi i shqiperise ne nato.
Kosova e lire dhe e pavarur.
Dhe keto u arriten ne keto vitet e jo-nacionalizmit.

Cili nacionalist mund te imagjinonte arritje te tilla?!
Pa na trego cka ben nje nacionalist?

Vallaj pertoj te lexoj Beleten. Po patriot, nacionalist, a mesia eshte ai apo ata qe zhvillojn venin dhe i ndihmojn robt te bojn jete mo te mire. Te tjerat jane pordh me rigon.

Një nacionalist do ti kish bërë shqiptarët si hungarezët,serbët,greket e çeket,jo si libanezët e palestinezët.
Nato-ja do parapëlqente një shqipëri të bashkuar apo 2-3-4vilajete shqiptare prej kartoni?
Tani,që me bashkombasit e tu serbë do te bëni jugosllavinë e vogël kosovare,ju pret zhvillim i madh.
Edhe deri aty nacionalistët ju soĺlën,se të ishte për ju të bojo-ramizit,prefekture e nishit do ishit.

Kjarte.
Ti deshiron shqiptaret si serbet e greket. Dmth deshiron te behesh pikerisht sikur ata qe ti i urren.

Ok ok, po mendon i forte si ata qe s’na mposhten dot 100 vjet. :stuck_out_tongue:

Gjasat jane qe te jemi te suksesshem dhe te behemi per se mbari nese ne 50 vjetet e ardhshem i largojme fjalet patriotizem e nacionalizem nga fjalori. Psh mund ti zevendesojme me fjalet pordhe dhe rigon.
Dmth kur do te tregosh se je nacionalist, te thuash “po ia fus pordhes” etj sipas rastit.

Abdi Baleta të ha mutin. Siç ta ha Le Peni në France. Siç do e haje neser Trumpi

Fol o trimi mbi trima Abdi baleta se kishe kohe pa na care bythen.

Hajde komente hajde, O Albes ju ça bytha sepse kish kohe pa ju çare, O Stalker nuk ju ça bytha sepse ka byth t’forta, por i rrodhi muti majtas dhe ja hengren djathtas O ekzekutoret e O Zhan D’Arkes. O Korriksja distancohet nga komentet racjonale pa etike komunikimi te ketij lloji dhe mallkon ne perputhje me Isensell i Dyte: O ju rafte kanceri mu ne bythe, e ju shkofte muti skiç!

Po O del-ta çberi? Deri tani asgje nuk beri, por ka kohe akoma ta thote edhe ai diskursin e tij utopik me mut dhe bythe, O Halil dhe O Hajrie O Fiqo ha ha ver ver ver O ha O ha!

Xixe, duku xixe se me ka mar malli me bo i dor muhabet tamom!

Unë e dua shqiptarinë si evropa,e evropa është kombëtariste. Ju që nuk doni komb po turmë pa identitet,jeni thjesht jeniçerët e rinj të historisë shqiptare. Jeni ajo pjesë e shoqërisë ,që ashtu si dje ,në emër të "integrimit"osman u turqizuan, edhe sot në emër të integrimit evropian po shkombëtarizohen. Këto turma pa identitet, janë burimi kryesor i kosovarizimit,greqizimit,sllavizimit,islamizimit dhe zezakëzimit.
Grekët dhe serbët ndjekin modelin evropian të zhvillimit, prandaj janë më lart se ne,që çlrremi për evropë dhe veprojmë si palestinezë. Edhe atje ka dy vilajete,gaza dhe bregu perëndimor. Shih vëndet arabe qe nuk kanë identitet kombëtar si po copëtohen me radhë,shih dhe izraelin që e filloi nga hiçi,por me kombëtarizem të fortë, ku ka arritur.
Po,qorri përse i do sytë??

1 Like