National Geographic propozon Valbonën për turizmin “jashtë shtëpisë”, këtu debatohet për HEC-et

Tingëllon ironike! Teksa në Shqipëri po “zien” debati për ndërtimin e të paktën 14 hidrocentraleve në Valbonë, është National Geographic që po promovon fort. Revista prestigjioze ka hartuar një listë me nëntë destinacione ku mund të zhvillohet ai që njihet si “turizmi outdoor” ose “ jashtë shtëpisë” e mes tyre gjendet edhe Shqipëria, e cila përfaqësohet me një nga bukuritë alpine, siç është Valbona.

“Ata që zgjedhin turizmin e aventurës kanë nevojë për një vendqëndrim, për një guidë dhe për një pije të ngrohtë në fund të ditës. Ja nëntë destinacione ku mund të bëni ngjjitje, ecje, eksplorim etj., dhe ku mund të asistoheni nga vendasit”, shkruan prestigjiozja amerikane.

Destinacionet e tjera që National Geographic popozon janë:

Moab në Utah; Niseko në Japoni; El Chaltén në Argjentinë; Ely nëMinnesota; Cairns në Australi; Manali në Indi; Huaraz në Peru; Hogsback në Afrikën e Jugut.

Ja çfarë shkruan revista për Valbonën :

“Pas rënies së komunizmit, në fillim të viteve ‘90, Veriu i Shqipërisë u bë zona më e varfër e vendit më të varfër në Europë’, thotë Catherine Bohne, amerikania e cila ka më shumë se një dekadë që jeton në Valbonë. E njohur me emërtimin ‘Bjeshkët e Namuna’, zona ofron peizazhe malore të ngjashme me ato të Zionit (Parku Kombëtar në Utah, të SHBA-së) dhe që mund të zbulohen gjatë ngjitjes. Majat e malave formohen nga masive shkëmbore të bardha, ndërsa pyjet me bredh dhe ah krijojnë kontraste të gjelbra. Parku Kombëtar është pjesë e Alpeve dhe itinerarit që njihet me emrin ‘Maja e Ballkanit’. Në fshat gjenden shtëpi pritëse tradicionale.

Mënyra më e mirë për të shijuar këtë destinacion është që të qëndroni në një nga këto shtëpi, të shijoni ushqimin tradicional dhe të shikoni perëndimin e diellit”, shkruan National Geographic, që këshillon që ky destinacion të vizitohet në pranverë ose vjeshtë.

4 Likes

Shkaterroheni dhe kete bukuri te ralle te Natyres, meqe ia keni nisur ketij muhabeti ta shkaterroni te gjithe Shqiperine! Dhe hidhjani fajin njeri-tjetrit, here Sala e here Edi fajtor, sa per t’na hedhur ne budallenjve hi syve! Dhe ne e hame menjehere ate kokerr ulliri qe na thote gjatoshi, se kontratat e kthyera me sipermarrsit private i kushtojne shtetit mjaft shtrenjte!!! Vetem pyetja qe ketu behet eshte: cila gjykate e botes do ta marri te vlefshme nje kontrate te tille shkaterrimi te vendit, kundra te ciles jane mbi 90% e popullsise???
Sa per tu engledisur, na dhe nje tregim qe i shkon kesaj teme:
http://www.respublica.al/2016/10/03/ëndra-e-sikletshme-me-rivierën-shqiptare

                                                 Ple-he-ra, ple-hra-a--ah   

Ple-he-ra, ple-hra-a- -ah, është një mrekulli, tingëllon si një melodi: do-re-mi, fa-sol-la–si; kjo notë e fundit pak e zgjatur, si zgjatjet e argumentave të ekspertes së mbetjeve ambientaliste dhe kontemporaliste, Ornela Çuçi, e cila me të drejtë kërkon ekspertin e mbetjeve, e quheni po të doni edhe të plehrave, rëndësi ka ti gjeni Sherlok Holmsin e vërtetimit të çirrjeve populiste të disa profanve pasionantët delirantë, siç ajo i quan me të drejtë disa ndoca ambientalistë, që kundërshtojnë ligjin qeveritar të import-eksportit të mbetjeve, dhe po nuk ia gjetët këtë antipod të saj, (e s’ka si të ndodhë ndryshe, sepse ajo është vetë antipod i vetvetes, duke e eleminuar kështu vetveten!), ju mos dërdëllisni më! Zonja në fjalë sjell argumente në … në… zhgënjimin e saj për mungesën e specialistëve ambientalistë! Ajo ndjehet e vetmuar në këtë vakum prej injorantësh ambientalistë, aq sa na bëri ti qajmë hallin, ndaj dhe ne do i vihemi asaj në krah, nëse asaj nuk i vjen ndoht nga plehraxhinjt e kualifikuar!
E para gjë që bie në sy, është se zonja në fjalë ka dalë nga bankat e Universitetit Europian të Tiranës, shkurt UET, godina që ka nxjerrë aq shumë studentë me mastera dhe me tituj doktorë, shkolla që –për çudinë e një opinioni të gjërë komentuesish në internet, të parëndësishëm këta– i ka shpëtuar proçedimit gjatë zbulimit të shumë shkeljeve të saj ndaj rregullave të ndryshëm, kolegji i cili na jep vetëm disa lëndë shoqërore dhe na mbahet –me një emër të vet-vënë– si Universitet, nëpërmjet pagesave të larta, kontakteve me shumë universitete të huaja dhe titujve të nderit që shpërndan po ashtu me lopatë nëpër politikanë të ndryshëm, të vendit dhe atyre të huaj. Kjo tregon shumë! Tregon nivelin e lartë të kësaj shkolle, e cila padiskutim që do të pranojë ndonjëherë të ballafaqojë dijet e saj me atë të çdo nxënësi të shkollës së mesme të dikurshme!
E dyta gjë që bie në sy tek zonja e nderuar ambientaliste, njëkohësisht edhe e mbetjeve, (jo toksike, por atyre të zakonshme, është pretendimi, çfarë do ta shohim pas pak), është se ajo na zbras pikërisht këtë bagazh mendor që ka marrë tek ky kolegj, tek na përmend atë që shoqëria nuk e di fare, proçesin e riciklimit të mbetjeve, i famshmi dhe më ambientalisti R3. Uuaauuu! Kush e dinte këtë?.. Fenomenale dija e Ornelës tonë të vetmuar, e cila na përmend kodin bazë të riciklimit, (ajo shenja e famshme si punë trekëndëshi, p.sh. tek shishet plastike), që nuk e njeh askush, ajo na kujton rikthimin në origjinë të mbetjeve të ndryshme, dije kjo e ardhur qysh nga Greqia antike, me filozofët e saj të parë të njohur, e pikërisht prej atij kërkimi të lëndës së pandryshuar të sendeve, një dije kjo e humbur sot, por në kohën time të para pak dekadave, ishte një nga mësimet fillestare ngas shkolla fillore e deri tek ajo e mesme. Ah, të mos kujtojë njeri se unë po e ve në pyetje Ornelën për filozofët e antikitetit, nga Thalesi e deri tek Aristoteli! Ajo i di këto gjëra 100 herë më mirë se unë dhe se kushdo tjetër, por ajo s’do vetë të hapet shumë në proçesin e riciklimit, në teknollogjinë e sotme, në krahasimet që i bëhet kësaj teknollogjie me atë të riciklimit që bën vet natyra, përfshi këtu njeriun me gjithë riciklimin e lëndëve dhe elementëve që bëjnë qelizat e tij, e sa e sa çudira të tjera që Ornela i ka mësuar në UET!
E treta gjë që bie në sy në diskutimin plot me argumenta të Ornelës, janë krahasimet me vendet e tjera përreth. Mjaft bukur ajo na sjell shembullin e Gjermanisë, një vend që ka një ligj mjaft tolerat të këtij lloj importi, na thotë ajo. Natyrisht që ajo i di dhe ato të tjerat, por nuk na i thotë, që të na kursejë kohën tonë, dhe ne të shkojmë të flemë gjumë e të mos ta lodhim kokën tonë të vogël me këto probleme të mëdha. Këto të tjerat janë që Gjermania është një shtet federal dhe çdo land ka ligjet e tij të importit dhe eksportit të plehrave! Që Gjermania është një vend humbës i dy luftërave botërore dhe si i tillë ka disa obligime ndaj vendeve të tjera komshij, të cilat ai nuk mund ti kundërshtojë akoma dot tërësisht! Që Gjermania ka një degë të fortë të Green Peace dhe mjaft organizma të tjera ambientaliste, që përpiqen përditë në eleminimin e importit të plehrave, në sqarimin e popullsisë mbi mbetjet e ndryshme dhe dëmet nga ’to, në shpjegimin e dobisë së ndarjeve të plehrave qysh para pragut të shtëpisë, në vendosjen dhe zbatimin e sa e sa ligjeve që rregullojnë sistemimin e plehrave/ mbetjeve të ndryshme, e sa e sa aktivitete të tjera kemi nga këto organizma, që kujdesen për ambientin dhe shëndetin e njerëzve! Që Gjermania ka pranë çdo pallati dhe brenda çdo shtëpie tre lloje kazanësh me ngjyra të ndryshme, blu për letrat, i kafët për plehrat bio dhe të zinj për plehrat e përgjithshme, të pandara! Që Gjermania shpërndan falas qeska /thasë mjaft të hollë në ngjyrë trasparente të verdhë, ku hidhen plastikat dhe merren nga firmat një herë në javë ose një herë në dy javë. Që Gjermania ka në çdo lagje banesash kazanë vetëm për shishet, ato me ngjyrë dhe ato pa ngjyrë! Që Gjermania ka me dhjetra impiante (fabrika) të djegies së plehrave dhe përfitimin e energjisë termike dhe voltaike nga ky proçes djegie. Që Gjermania ka akoma miliona hektarë të pazënë, ku komunat e ndryshme mund të hedhin një pjesë të plehrave të ndryshme, ai ato ndërtimit, ato biologjike, etj… Që Gjermania ka nisur ngritjen e impianteve të mbeturinave biollogjike, (kazanë të mëdhenj të mbyllur), prej të cilave merret gjithashtu energji e madhe termike dhe voltaike gjatë fermetimit të mëtejshëm të këtyre plehrave. E sa e sa gjëra të tjera ka Gjermania që Shqipëria nuk i ka, e që Ornela i di dhe përpiqet dita me natë ti ngrejë edhe në Shqipërinë e saj të dashur. E shkreta Ornelë, ka 25 vjet që djersin në këtë drejtim!
Argumenti i katërt që ambientalistja jonë e shquar na sjell, është fakti i lejimit të këtyre mbetjeve në vetëm tre pika doganore, të cilat do të jenë të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për kontrollin e tyre. Eejj, kokë o kokë, i thonë kësaj! Do vinë shumë lloje plehrash, po a e dini ju shokë se bota ka shpikur pajisje për dallimin e lëkurës së bananes, për dallimin e një copë xhami, për dallimin e një cope guri, një grush dheu, disa agrumeve të prishura nga radioaktiviteti i tepërt mbrojtës i tyre, disa lëndëve kimike të përziera me lloj-lloj mbeturinash, e sa e sa pajisje të ndryshme që ka shpikur bota, që Ornela i di, por nuk na i tregon se këto gjëra janë sekret shtetëror. Ajo e di se ka pajisje elektronike që dallojnë llojet e ndryshme të letrave, p.sh. ato me shkëlqim (të llustruara) dhe ato të zakonshme. Ajo e di se ka pajisje elektronike që dallojnë substanca të ndryshme kimike të dëmshme. Ajo e di se ka aparatura që dallojnë radioaktivitetin. Ajo e di që tjetër lloj aparature për mbetjet nuk ka! Dhe ajo duket se ka menduar që këto lloj aparaturash ti vendosë në tre pikat e kufirit shqiptar, ku kolitë e lidhura të plehrave do të hapen, plehrat do të kalojnë në një konvejer dhe do të kontrollohen imtësisht nga pajisjet e ndryshme elektronike. Doganierët do të kthehen në plehraxhinj dhe plehraxhinjtë në doganierë! Hap e mbyll plehra, mbyll e hap mbetje. Njerëzit do të punësohen. Delirantët le të llapin sa të duan!
I pesti argument i Ornelës tregon se ajo është jo vetëm specialiste-ambientaliste, siç na thotë me modesti, por ajo është edhe një politikane-udhëheqse e këtij populli kaq kërkues, këtij populli qafë-derr, që na kërkon shpesh qiqra në hell! Ajo e thotë qartë, shkurt dhe pastër, shoqëria civile mund të vëzhgojë dhe monitorojë mjaft kollaj në Durrës kalimin e këtyre mbetjeve të ardhura nga jashtë. Do thoja se ky proçes tregon jo vetëm shpirtin demokratik të qeverisë, jo vetëm zemrën demokratike të shtetit shqiptar, por tregon edhe qënësinë demokratike të gjithë kësaj shoqërie. Ja, ju e keni parë vetë! U hartua ligji nga qeveria, sa e sa njerëz nga shoqëria shkuan tek zyra e Ramës dhe e çdo ministri, dhe vëshguan me imtësi hartimin e këtij ligji. Roja tek dera u tha: ku shkoni? Ata iu përgjigjën: po shkojmë të kontrollojmë punën e Ramës në zyrë! Në rregull, u tha roja tek kryeministria dhe kërkush prej këtyre vëzhguesve nuk foli më pas për ndonjë shkelje të demokracisë! Sepse nuk panë ndonjë gjë të parregullt. E njëjta gjë ndodhi edhe në parlamentin shqiptar. Grupe të ndryshme vëzhguesish nga shoqëria kontrolluan punën e deputetëve, dhe gjithshka shkoi në rregull! A nuk duhet të ndodhi edhe tani në pikat doganore po e njëjta gjë!?.. Apo nuk kanë mbetur tani në Shqipëri vetëm ¼ e popullsisë, e biles ajo më e pregatitura arsimisht!? Apo nuk po shkëlqen arsimi në këto dekada tranzicioni!? Pa diskutim!
Dhe, argumenti i fundit i fortë i Ornelës, i gjashti, që asaj i vulos të drejtën në ato ç’ka ajo na mbron, është mos-dalja në skenë e një shkencëtari të dëgjuar ambientalist të Shqipërisë kundra saj, mësuesit të saj, shumë të dëgjuarit Jamarbër Malltezi! Vërtet, ky shkencëtar i dëgjuar i ambientit dhe turizmit, si i tillë mjaft i njohur edhe për idealizmin e tij, mjaft i pasur në shpirt dhe i varfër në xhepat e tij, me vetëm disa qindra mijë apo edhe milionë euro, siç përflitet, kuptohet nga puna e rëndë në mbrojtje të ambientit, ky shkencëtar të cilit i shkon shprehja: java shtatë dhe ai tetë në faqet e gazetave, sëbashku me të shoqen, Argitën, bijën e strategut të madh shqiptar, Sali Berisha, faqe gazetash dhe interneti këto që e teprojnë nganjëherë, tek lënë gojët e liga ta përgojojnë këtë familje humanitare dhe ambientaliste, pra vetë mos-dalja në skenë kundër Ornela Çuçit e mësuesit dhe shkencëtarit të dëgjuar ambientalist është prova më e fortë që tregon se Ornela ka të drejtë në mbrojtjen që ajo i bën ligjit qeveritar të Edi Ramës mbi importin e mbetjeve nga jashtë. Ornela ka zgjedhur pikërisht njeriun e duhur në këtë rast, shkencëtarin Jamarbër Malltezi, për të na provuar se pas idesë së saj qëndron obligimi për ambientin dhe jo fitimi material dhe interesa të tjera materiale.
Si përfundim do konkludoja, se argumentet e të vetmuarës Ornela Çuçit janë një pasuri ideore dhe shumë-kuptimore, të cilat nuk ka ekspert dhe specialist ti hedhë poshtë. Si përfundim do të këshilloja: ne populli bagëti, që shumë gjëra i kuptojmë pasi kanë ndodhur, duhet të ulim kokën, e biles jo vetëm në këtë rast, por edhe në atë të investimeve strategjike në Bregdetin e Jonit, ku ai Bregdet do të ketë fatin e mirë të lulëzojë si bregu i Adriatikut. Si përfundim do dëshiroja, që ti ngremë një monument në Sharrë këtyre figurave ricikluese të njëra-tjetrës, si Ornela, Edi, (s’)Jamarbër, etj.-etj., monument jo prej betoni, por mbetjesh ricikluese e të ndara qysh nëpër apartamentet tona, meqë tashmë edhe kazanët për këtë punë u lyen, ku letrat, mbetjet biologjike dhe plehrat e pandara të shkojnë sejcila tek ngjyra e tyre e kazanëve, e ku mbetet për të shtuar tani vetëm kazanët e plastikave dhe ato të shisheve të qelqit, ku dhe këto të kenë ngjyrat e tyre specifike.
PS. Njerëz si ty i mungojnë këtij vendi Ornela!

  1. https://www.google.de/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=9&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwju3qCTnsbPAhUpIMAKHb_7AUUQFghaMAg&url=http%3A%2F%2Fwww.mapo.al%2F2016%2F09%2Fimporti-i-plehrave-irma-kopliku-alushi-vs-ornela-cuci%2F1&usg=AFQjCNH996LRCAF0iR6oaYaBTnL7SO54Bg&bvm=bv.134495766,d.d24

  2. http://sh.time.mk/r/c/bbded9815d/
    https://www.google.de/url?sa=t&rct=j&q=&esrc=s&source=web&cd=1&cad=rja&uact=8&ved=0ahUKEwi0pMvtnsbPAhVrBsAKHfN7Cz4QFggcMAA&url=http%3A%2F%2Ftesheshi.com%2Fornela-cuci-zonja-e-mbetjeve-pse-e-mbroj-ligjin-e-qeverise-ka-ndonje-ekspert-te-kundershtoje-dhe-pse-sflet-jamamber-malltezi%2F&usg=AFQjCNHUxhstCcTPHbAaLFa22LMZjUPHnA

         Pleraxhiu Kualifikuar  3.10.2016
3 Likes

Saliu e denoi natyren e Shqiperise me pushkatim, ndersa Edi po zbaton ekzekutimin, pra urdherin e Saliut. Duket si e pamundur, por ne fakt kjo eshte e verteta. Ta gezosh o Ed mbiemrin e ri. Tashme per mua, por ndoshta edhe per shume te tjere ti tashme je “Ed Saliu”.

1 Like

E forte kjo! Ose ti pagezojme Ed Berisha dhe Sali Rama! U shkon permrekulli!