Një analizë mbi shkrimin: “Përsiatje mbi natyrën e kohës, dritës, qënies dhe teorinë e botës” Pj.2

Autori vazhdon: “Efekti i vëzhguesit në fizikën e grimcave do të shpjegohej kësisoj fare thjesht e jo vetëm ai: në fund të fundit ne po pohojmë thuajse që gjithshka rrotullohet rreth dritës dhe masës e që këto të fundit, si drita në formën e saj të pastër, në vakum, ashtu edhe masa në pafundësi, vrimat e zeza, nuk kanë si të lëvizin, porse gjithshka tjetër rreth tyre.
(Që shqipja e autorit të ishte më e kuptueshme, duhej që lidhësa “” të ishte përpara fjalës “thuajse”. Nejse këto lapsuse gjuhe ne i riparojmë, për të kuptuar çfar don të na thotë autori.) Këtu autori vjen në përfundimin që drita nuk lëviz, masa nuk lëviz, vrimat e zeza nuk lëvizin, por gjithshka tjetër rreth tyre. Një përfundim autentik, do thoja unë, pasi nuk di ta kem lexuar diku tjetër këtë përfundim, ndonëse një teori për mungesën e masës ekziston gjithshtu. Popullorçe, teorinë e autorit tonë mund ta quaj një përfundim gjenial.
Natyrisht, kjo nuk do të thotë që menjëherë autorit tonë (shqiptar? –nëse nuk kemi të bëjmë me përkthim ose kopim) ti dërgohen buqetat me lule, por që ai të merret seriozisht, pra të studiohet çfarë ka thënë, të shihet sa bindëse e të provueshme janë tezat e tij.
E para gjë që mua më bie në sy, është pse autori na lodhi deri tani me gjithë ato paragrafe dhe shpjegime pa lidhje me tezën e tij!? Thjesht për të na vërtetuar se ai nuk e hedh poshtë Ajnshtajnin dhe arritjet e deritanishme të fizikës quantike? Kështu për të na thënë se ai është thjesht një zhvillues i mëtejshmën i Ajnshtajnit dhe fizikës quantike? Në qoftë kjo, unë do të thoja se autori mund të ketë sukses, pasi përkulja para Ajnshtajnit dhe fizikantëve të sotëm futuristë, është kushti i marrjes së devizës së njohjes nga lobet e fuqishme mediatike, financiare dhe (pseudo)shkencore të së ashtuquajturës botë anglo-saksone. Por, kjo akoma nuk do të thotë se një autor dhe studjues i proklamuar nga kjo botë do të qëndrojë në panteonin e shkencës përjetsisht, siç i ka hije në fakt një studjuesi të paepur e të pavarur, kjo akoma nuk do të thotë se teza e tij do të pranohet për një kohë të gjatë pa u vërtetuar se është konform zbulimeve të mëtejshme në shkencat e natyrës, kjo do të thotë se një afirmim i parakohshëm në fushën shkencore për arsye përulje dhe ledhatime emrash mund të të nxjerrë fiasko e me ceremoni më pas nga kjo fushë.
Po nejse, ne do ta shohim autorin jo sipas pikpamjes tonë në shkencë, por sipas pikpamjes së tij. Si fillim do thoja se teoria e trajtimit të dritës si –thjesht– dukuri, pra jo si materie apo energji e caktuar, por si diçka e konceptuar nga truri ynë, pra vetëm si dritë, si ndriçim i trupave të tjerë, është një teori e vjetër, e risjellë disa herë dhe e pazënë vend në shkencë. Natyrisht autori ynë nuk e trajton dritën si dukuri e caktuar, siç edhe zëri apo nxehtësia p.sh., por ai e trajton si materie dhe energji e caktuar, pra e konsideron grumbuj fotonesh, siç do ta shohim më poshtë. Pra, kjo materie-energji, fotonet e dritës, është mediumi që nuk lëviz, -sipas autorit. Ky ishte njëri kah i Hapsirës. Kahu tjetër, vrimat e zeza, po ashtu nuk lëvizin. Gjithshka tjetër lëviz. Kemi një teori të qartë, që i afrohet disi pikpamjes latente dhe jo aq të qartë të Mahut.
Në këtë teori të autorit, na bie të gjejmë se cili nga trupat e tjerë ka shpejtësinë maksimale në Natyrë/Hapsirë, kështu për ti qëndruar besnikë edhe paradigmës universale, shkak-pasojë-shkak-… . Nuk e dimë nëse autori do na e thotë më pas, apo ç’trajtim do marri shkrimi i tij i mëtejshëm. Përveç kësaj, nëse drita na qenka e palëvizshme, i bie që transmentimi dritësor të jetë i kohës zero për cilindo subjekt në Hapsirë, pra për cilëndo pikë referimi! Kështu, nëse ndodh një shpërthim në një yll diku në Univers, kjo do të shihet në një kohë të njëjtë absolute në çdo cep të Universit, çfarë bie ndesh jo vetëm me teorinë e Ajshtajnit, por edhe me paradigmën universale shkak-pasojë! Një kohë absolute në Univers bie ndesh me zhvillimin e Materies/Universit! Nuk kemi ndikim të një trupi tek një tjetër! Kuptimi i energjisë humbet! Biles bëhet pyetja, përse duhet të lëvizin trupat në Hapsirë? Nëse ekziston kauzaliteti, shkak-pasojë pa fund, studjuesi ynë shqiptar duhet të gjejë një grimcë e cila ka shpejtësinë maksimale në Natyrë/Hapsirë, për ti dhënë kuptim këtij kauzaliteti aq të domosdoshëm! Fotoneve të dritës ai ua hoqi këtë të drejtë, tani duhet të gjejë një grimcë tjetër, për të vënë në vendin e nderit kauzalitetin universal të Universit/ Hapsirës/ Natyrës/ Materies.
Pyetja tjetër që na ngrihet në këtë tezë të re të autorit, është se si do të duket kjo dritë e palëvizshme nga pikvështrimi i trupave të tjerë !? Të gjithë trupat e tjerë lëvizin, thotë autori, (ndonëse ai sapo na tha se drita dhe masa/ vrimat e zeza nuk lëvizin!), dhe ne dimë se të gjithë trupat lëvizin me shpejtësi nga më të ndryshme, si atë në hapsirë ashtu dhe atë rotative rreth boshtit të tyre. Dhe sejcili trup në Hapsirë është një sistem më vete, duke e konsideruar vetveten të palëvizshëm. Kështu ne në tokë masim lëvizjen e çdo trupi tjetër në Hapsirë në lidhje me “palëvizshmërinë” tonë, të tokës. (E futa në thonjza, sepse ne e dimë sot që edhe toka lëviz në Hapsirë, por, kur ne masim trupa të tjerë, e konsiderojmë tokën tonë si të palëvizshme.) Pra, nëse disa trupa në Hapsirë, të cilët lëvizin me shpejtësi të ndryshme, por gjithsejci e konsideron veteven të palëvizshëm, do të masim shpejtësinë e dritës, (sepse për “palëvizshmërinë” e tyre drita duhet të duket e lëvizshme, nëse ajo vërtet ka një qetësi absolute), ata do të masin –për orë dhe kohë të sinkronizuara të tyre– shpejtësi të ndryshme për dritën! Kjo është e vetkuptueshme. Vimë pra në një situatë absolutiteti! Ose, nëse kjo dritë do të kuptohet (perceptohet, ndjehet, dallohet) si një punë eteri (mediumi i caktuar) në Hapsirë, do të thotë se trupat e ndryshëm në Hapsirë do të kenë një etalon universal të palëvizshëm, dritën (në këtë rast edhe Hapsirën), ku të masin shpejtësinë e tyre. Këtu përafrohemi në pikpamjen e vjetër njutoniane e para tij, atë të Hapsirës absolute, siç edhe duket se është), duke i futur prapa krahëve gishtin Ajnshtajnit dhe teorisë së tij të hapsirës relative (TSR) dhe hapsirës së përkulur (TPR). Në këtë rast edhe eksperimenti i Majkelson-Morlit (i përsëritur dhjetra herë më vonë me aparatura më të sakta), do të na jepte jo atë përfundim që na dha, do na jepte interferencë të dritës me lëvizjen e trupit të caktuar, pra burimi i dritës ndikonka në shpejtësinë e dritës, pra drita lëviz, çfarë sërish bie në kundërshtim me tezën e autorit tonë, atë të palëvizshmërisë së dritës! Kjo tezë e re ka disa vështirsi për tu kuptuar, pasi parakupton një Hapsirë/ Univers statik, ku yjet dhe drita ekzistojnë përjetësisht ashtu siç janë. Nëse ne parakuptojmë se nga mjegullnajat lindin yjet, do të thotë se kjo dritë e tyre lind, fotonet lëshohen. Nëse drita nuk lëviz, siç na thotë autori ynë, atëhere kjo dritë e tyre nuk ka pse të mbërrijë tek ne prej miliona parsekë larg! Nëse drita nuk lëviz, do të thotë se ajo edhe nuk përhapet! Nëse drita (fotonet) nuk lëviz(in), do të thotë se kjo dritë (fotonet) janë dhënë njëherë e mirë në Univers brenda një të miliontin e sekondit nga një fuqi, të cilën duhet ta shpjegojmë, pra drita nuk ka kauzalitet! Si të thuash, tekstet e Biblës na mjaftojnë si shpjegim! Nuk e dimë si ta kuptojmë tezën e re të autorit tonë!?
Përveç dritës, autori na thotë se edhe vrimat e zeza nuk lëvizin! (Hëm, sa metaforë e bukur kjo për poeten shqiptare Rita Petro!) Nëse vrimat e zeza vetëm mbledhin materie, ç’ndodh me këtë materie të mbledhur? Nëse autori pranon teorinë e përgjithshme të relativitetit (TPR) të Ajshtajnit, ai pranon edhe përkuelshmërinë e Hapsirës ku lëvizin të gjithë trupat; në këtë rast i bie që ai të pranojë edhe afrimin e trupave, me ‘to edhe të vrimave të zeza. Mirpo përkundrazi, ai del anti-ajnshtajniani më i madh, ndonëse iu përkul pak më lart, duke veçuar kështu nga kauzaliteti natyror këto vrima të zeza! (Mos e keqkuptojnë feministet dhe lezbiket, dhe i dalin autorit tonë në protestë!) Autori ynë përjashton padashur përkulësinë ajnshtajniane të Hapsirës, të cilën kështu që kështu Ajnshtajni nuk e ka shpjeguar në hollësi, autori ynë përjashton kauzalitetin e Natyrës, duke e ndalur këtë kauzalitet tek porta e vrimave të zeza, (e pse jo, populli ynë ka një proverb: të çon deri tek burimi e të lë pa ujë), përjashton zhvillimin e mëtejshëm të Natyrës tek vrimat e zeza! Sa ironike dhe sarkaike na del edhe zbulimi i një viti më parë me provimin e valëve gravitacionale, të shkaktuara këto –sipas shkencëtarve me rroga të majme– nga përplasja e dy vrimave të zeza! Nejse, vazhdojmë për të parë ç’na thotë më tej autori ynë.
E që është natyrisht ashtu: a nuk rrotullohen rëndom planetët rreth yjeve dhe objekteve me masë më të rëndë se vetja? Edhe në mikrokozmos është e njëjta gjë. A nuk çlirohet gjithnjë nga »lëvizjet e masave« (siç!) energji e dritë më shumë? "
Po çlirohet! Dhe kjo energji –pranohet rëndom– është e pandryshueshme në Univers, pra është e transformueshme në forma të ndryshme. Mirpo tek drita dhe vrimat e zeza të autorit (jo autores) kemi mos-lëvizje! E përsëris: mos-lëvizje! Lëvizja njihet –sipas tezës së re që solli autori– tek të gjithë trupat dhe grimcat, përveç se tek drita (fotonet) dhe tek vrimat e zeza. Pra, përderisa sa autori e lidh –me shumë të drejtë– lëvizjen me energjinë, i bie që mos-lëvizjen ta lidhi me mos-energjinë! Pra i bie se drita dhe vrimat e zeza janë me energji 0 (zero)! Por le ta ndjekim edhe pak më tej autorin tonë.
"Kjo që pohuam më sipër nuk është se e përjashton as Ajnshtajnin e as Plankun ; është një zgjerim, një sprovë për të rrokur në një qëmtim të dy modelet në një."
Jo, kush e tha këtë?! Ne mund të themi edhe se toka është katrore e të pohojmë pastaj se jemi dakort me të gjitha zbulimet dhe fotografitë që ia janë bërë globit tonë nga qielli! Ne mund të themi edhe se gomari i Qazos fluturon, por njëkohësisht pranojmë mësimet e biologjisë! Ne mund të themi gjithshka që nuk është konform fjalëve të një autoriteti të njohur, për aq kohë sa ne i përulemi këtij autoriteti, -kushti i vetëm në këtë rast është që dynjaja, që na shikon dhe dëgjon, të mos kuptojë kurrfarë gjëje nga fjalët tona! Ky kusht ekziston sot! Dynjaja nuk mëson, arsimimi ka rënë! Tashmë vetëm citohet nga ata që kanë emër, por çfarë citohet dhe çfarë kuptohet kjo nuk ka rëndësi! Këtë kusht kaq të favorshëm që e përmbush turma e sotme popullore, e prishin vetëm disa pak që studjojnë dhe arrisin të kuptojnë çfarë thuhet e përse bëhet fjalë! Por ç’vlen kjo dije e të paktëve, kur kjo dije nuk u jepet edhe masave?!
Po të mejtohej edhe më, do të arrihej shpejt në përfundimin se [,] në këtë sistem [,] koha nuk do të ishte cilësi e hapsirës, porse forcë elementare që vepron në kozmos, një, si të thuash, gravitacion i hapsirës, ndërsa në sistemin që morëm të dhënë më sipër, kartezian, do të kishim dy akse, atë të dritës (energjisë) dhe atë të kohës, të vendosur në hapsirëkohë, pikëprerja do të kishte vlerën 1, ndërsa zeroja nuk do të na duhej.
Po nxjerrim thelbin (esencën) e kësaj shprehje të gjatë e pa lidhje: koha është një forcë elementare e Hapsirës/ Kozmosit, ajo është gravitacioni i hapsirës, të cilën e ndjejmë ne dhe e cila tërheq trupat tek njëri-tjetri. Ky përfundim është deri diku origjinal dhe në vetvete mjaft gjenial. Koha=Gravitet! Nëse ne arrisim ta kuptojmë këtë tezë, pra nëse autori arrin të na e shpjegojë dhe provojë këtë, unë do të thoja se autori ynë (shqiptar?) është një dijetar dhe shkencëtar i pavdekshëm! Në të kundërt, ai është një fantazist i pakuptueshëm. Shpresojmë që autori të na e shpjegojë më poshtë këtë tezë të tij, pasi deri këtu, ku ndodhemi në shkrimin e tij, ai na ngatërron kot me ekletizma dhe arnime jo konsekuente. Dhe ja se si.
Si fillim ai e nxjerr kohën si jo-cilësi të hapsirës, pra koha nuk është cilësi e hapsirës. Cilat janë cilësitë e hapsirës? Cilësitë e hapsirës janë tre dimensionet e saja. Dhe, po të kemi parasysh se koncepti hapsirë është i pakuptimtë pa trupat që ndodhen në ’të, dhe po të kemi parasysh se këto trupa nuk janë stativë, por në lëvizje dhe transformime të ndryshëm, dhe po të kemi parasysh se në këto transformime trupash (përfshi aty grimcat e padukshme) kemi transformimin e vetë hapsirës, i bie se një cilësi tjetër bashkshoqëruese e hapsirës është edhe koha. Pra, cilësitë e hapsirës janë tre dimensionet e saja dhe koha; të katër këto koncepte (abstraksione) kanë vlerë vetëm për aq sa në këtë hapsirë kemi trupa të lëvizshëm, (nga mikroskopikë deri të mëdhenj, e të formave nga më të ndryshme). Tani, pasi ne u sqaruam për cilësitë e hapsirës, (nuk e llogaritëm përkulësinë ajnshtajniane të hapsirës, për t’mos u ngatërruar më shumë me teorira të pashpjegueshme nga vetë autorët e saj, nuk llogaritëm as formacionin energji-materie si të pandarë, siç është parafytyruar qysh në shek. e 18-19 e siç duket në të vërtetë natyra, për t’mos u hapur shumë në natyrën fizikale të hapsirës/ natyrës), përsërisim edhe një herë fjalët e autorit tonë: koha nuk është cilësi e hapsirës, porse forcë elementare, … gravitacion i hapsirës. Ky ishte thelbi i të gjithë paragrafit të mësipërm! Dakort! Sipas Njutonit graviteti është një forcë e caktuar, shkakun e të cilës ai nuk mundi ta shpjegonte, duke ua lënë këtë detyrë brezave të ardhshëm. Sipas Ajnshtajnit graviteti nuk është forcë, por cilësi e hapsirës, pra përkulja e hapsirës nga masa e trupave shkakton gravitetin. Autori ynë, duke e përcaktuar gravitetin si një forcë të caktuar, shkëputet nga Ajnshtajni dhe bashkohet me Njutonin. Përveç kësaj, ai shkon një hap të madh më tej se Njutoni, (duke e nxjerrë padashur Ajshtajnin ofsajt), tek e përcakton kohën si gravitet, apo gravitetin si kohë. Deri këtu në rregull! Kjo është një tezë e qartë, gjeniale në pamje të parë, ndonëse e pakuptueshme. Mirpo autori arnon tek kjo tezë copëza për të cilat nuk ka nevojë teoria e tij, si të dojë të na hutojë apo sugjestionojë; kështu ai arnon sërish koordinatat kartezianë dhe subjektivizmin e tij voluntarist, atë të përcaktimit me vlerën 1 (një) të qëndrës së koordinatave (të thjeshta) ortogonale! A ka nevojë teza e tij për këto koordinata dhe për këtë përcaktim voluntarist vlere koordinatash? Lexuesi le të konkludojë vetë! Por më parë ta ndjekim edhe ca më tej autorin tonë.
Le ta shpjegojmë edhe ca përsiatjen fizike të mësipërme ca më shumë. Kush na ndoqi deri më këtu do të ketë vënë re se në sistemin tonë, botkuptimin që shtjelluam, ka dy pole, masa nga njëra anë e drita nga ana tjetër. Dhe kjo është po ashtu e fiksuar në formulën botërisht të njohur: E=mc² (ku c është shpejtësia e dritës).
Këtu nuk duhet të ngatërrohemi me polet magnjetikë apo ato të tokës, as plus dhe minus. Bëhet fjalë për skaje, apo më saktë për dy masa të caktuara, për dy njësi të caktuara, masa dhe drita. Këtu autori i falet sërish figurës dhe emrit të njohur, Ajnshtajnit. Kuptohet, përse! Sepse ky emër është çelësi i thesarit të Montezumës, kjo figurë është formula magjike e hapjes së shpellës së Ali babës me 40 hajdutë. Që drita e autorit tonë është në tezën e tij diçka krejt tjetër me atë që është shpejtësia e dritës tek dy teoritë e relativitetit ajnshtajnian, këtë e kupton edhe një fëmij kopshti. Mirpo autori ynë e di, se këtu nuk bëhet fjalë për shkencë, por thjesht për emër dhe para, siç e dinë dhe ata që hapin e mbyllin portën e lavdisë (së rreme), ndaj ai lëshon fjalët magjike: hapu s’ajshtajn! Cilitdo që kërkon këtë lloj lavdie, ne i urojmë: tu realizoftë ëndrra!
Në sistemin që morëm për të dhënë (ku koha dhe masa, meqënëse kjo e fundit është vetëm një ngrirje, si të thuash, ngrirje e hapsirës, një formë e saj, mu ashtu si akulli është një formë e avullit dhe dëndësimi i saj kulmon si singularitet në vrimën e zezë), ku koha dhe masa (hapsira) pra vendosen në relacion me dritën, atëhere do të kishim dy singularitete: dritën dhe vrimën e zezë.
Duke parë gabimet ortografike, përsëritjen e frazës „ku koha dhe masa“, dyshojmë mos puna e autorit tonë është ndonjë përkthim prej diku nga interneti, apo prej ndonjë reviste!? Pra vjedhje!? Nejse, pa u ndalur këtu, nuk e kuptojmë përse e nxjerr autori këtu dritën si singularitet!? Mirë vrima e zezë mund të komprimohet deri në një pikë pa përcaktim, si e tillë konsiderohet nga ne njerëzit si singularitet. Por drita si, qysh, përse?
Kur fizikantët nuk dinë më tutje, nxjerrin nga mëngët asin e singularitetit, Big-Bengu? Singularitet! Skajet e kozmosit? Singularitet! Vrima e zezë? Singularitet! E me radhë. _
_ Në sistemin tonë nuk do të kishim, parë hollë, asnjë të tillë, pasi drita dhe masa do të ishin të lidhura (po të lemë mënjanë për një çast energjinë) me një fill kohe: në sistemin tonë gravitacioni është vetëm e thjeshtë kohë (meqë kohën e deklaruam për forcë), por jo vetëm ai: të gjitha forcat elementare do të ishin shpërfaqje të kohës si të tillë, forma të saj.

Pra kuptojmë se autori e shmang singularitetin. Mirpo ai ka pranuar më lart vrimat e zeza, çfarë i bie se këto, sipas tij, nuk përfundojnë deri në singularitet. Dakort! Diçka të tillë e kanë pohuar edhe shkencëtarë të tjerë, biles edhe nga ata me kundërthënie, si Steven Havkingu, etj… Këtu kemi edhe njëherë qartë: forcë=kohë=gravitacion. Kjo akoma nuk është shtjelluar qartë deri tani nga autori ynë, por ne po presim mos kemi më tej diçka më të qartë. Diçka që nuk e kuptojmë më lart nga autori ynë, është gjuha e tij në formë dëshirore-kushtore: do të ishin të lidhura! Përse ai nuk thotë: në sistemin tonë … janë të lidhura…? Jo rallë një gjuhë e tillë përdorej në shek. e XIX dhe XX nga fizikanët gjermanë. Mos kemi kopime dhe përkthime!? Dhe, në fund të paragrafit, fjala “shpërfaqje” nuk e sqaron lexuesin se çfarë kupton aty autori!? Në ç’formë do të ishin këto forca shpërfaqje të forcës kohë? Dhe cilat janë forcat elementare?
Pse nuk do të kishim më singularitet? Sepse në anën tjetër të vrimasve të zeza do i binte në mënyrë hipotetike të lindte drita në universin paralel dhe anasjelltas: E meqënëse ky lloj argumentimi mund të shtjellohej pafundësisht, atëherë mund të jepej numri i universeve me n, pafund."
Për një monent jemi dakort me argumentimin e autorit. Por pyetja më fillestare është: pse duhet të kemi pas çdo vrime të zezë një univers të ri dhe jo një mjegullnajë të re në universin tonë, mjegullnajë kjo e cila do të na japë me dhjetra deri miliona diej të rinj? Dhe përse na duhen universe të pafund? Për t’iu larguar realitetit dhe mos-shpjegimit të këtij realiteti? Dhe pyetja tjetër, që ngrihet këtu, është se pse nuk e lejonka singuraliteti nisjen e një materie të re, një mjegullnaje të re, apo edhe një universi të ri? Ishte pikërisht pranimi i singuralitetit ai, që i hapi Ajnshtajnit dhe cilido shkencari tjetër më pas portat e “të madhit”, portat e afirmimit të emrit, sepse pikërisht pas singularitetit nënkuptohet Zoti abstrakt i Abrahamit, parakaluesit biblik të judejve-kristianve-myslimanve! Edhe fizikalisht, (të paktën teorikisht), pas singularitetit është i mundur nisja e një sistemi të ri materie; singulariteti është konsideruar nga shumica e shkencëtarve, pseudo-shkencëtarve dhe teologëve modernë, si epigjeneza e Materies/ Universit. Pra, eleminimi i singuralitetit nga autori ynë nuk provon patjetër rinisjen e një sistemi të ri materie. Nuk llogaritëm këtu diskutimet e pafundme mbi atë se çfarë duhet të quajmë singularitet, në cilat përmasa, në cilat masa, në cilat dëndësi, në cilat temperatura, në cilat shpejtësi rotacioni, në cilat efekte të vërejtura nga njeriu, (pasi sot po vërehen fenomene të reja, si dalje energjie-materie nga dy krahët e disa qendrave galaktikash, apo yjesh (pulsarësh), ekzistencë fushash të fuqishme magnjetike, etj. fenomene), pra singulariteti mbetet thjesht një lloj empiriosimbolizmi, një përcaktim konceptesh prej njeriut, gjë që Natyrës aq i bën, (as i ntereson fare).
Çfarë do të nënkuptonte kjo për Bing Bengun? Fillesë? Ah, çfarë, vetëm njëri prej tyre. Dalai Lama iu përgjigj njëherë kësaj pyetje, se çfarë mendonte ai për Big-Bengun [,] me një kundërpyetje: Which one? Kështu e shohim edhe ne, me ndryshimin jo pak thelbësor [,] që masa, forca që e shkaktoi atë [,] buroi nga një vrimë që u shpua në topin që po luhej në një nahi tjetër."
Which one, me atë anglishten time të çalë besoj se përkthehet: cilën prej tyre. Pra, autori pajtohet me idenë e transformimit dhe zhvillimit të përjetshëm të natyrës, idè kjo që na shoqëron qysh nga antikiteti helen e deri më sot. Vetëm se, ajo që ne nuk kuptojmë akoma është lidhja e palëvizshmërisë së dritës dhe vrimave të zeza me vazhdime transformuese të pafundme në universe të tjerë të pafundëm! Teoritë e shumta të multi-universeve që ekzistojnë momentalisht në shkallët e panteonit të shkencës, apo pse jo, të pseudoshkencës, (përfshi edhe atë të studjueses shqiptaro-kanadeze, Laura Mersini), nuk kanë nevojë për palëvizshmërinë e dritës dhe vrimave të zeza! Nejse, autori ynë do të jetë autentik, (kjo idè e shpërthimit, apo daljes, së vrimës së zezë në një univers të ri, në mos gaboj, nuk është thënë nga ndokush tjetër), dhe ne e marrim në konsideratë këtë autenticitet të tij. Por shkenca e vërtetë, ajo që përshkruan realitetin e natyrës vërtetësisht, bindshëm me argumenta, fakte dhe prova reale, nuk mbështetet në hipoteza, idè, teza të pa(s)provuara në praktikë.
Pasojat e parashtrimit të mësipërm –gjithnjë nëse ky do të përmbante një grimcë të vërtetë– do të ishin, më së pari për kozmogoninë, të natyrës elementare: nuk do të mundej të flitej për univers si të tillë, pasi çdo burim drite çdo yll, çdo përqëndrim mase, do të duhej të shihej si univers më vete. Për të mos folur për kartografimin e derimë tanishëm të galaksive e me radhë: hartat e kozmosit dhe modelet që na ofrohen emisioneve popullore për hapsirën do duheshin riparë, ridimensionuar.
Lexuesi duhet ta dijë se kozmogonia nuk është tamam shkencë, siç është kozmologjia. E para studjon prejardhjen e Kozmosit, duke u bazuar në mitet, në forcat e mbinatyrshme, në Zotat dhe hyjnitë. Ndërsa e dyta studjon prejardhjen e Kozmosit, duke u bazuar në forcat natyrore dhe përjashtuar çdo lloj force tjetër mitike apo të mbinatyrshme. Përse autori ynë na përmend kozmogoninë dhe jo kozmologjinë? Don të mbajë të sigurtë njërën këmbë në skenën teologjike? Apo ngatërron emërtimet e shkencave? Nëse është kjo e dyta, do të dyshoja se autori i këtij shkrimi është autori nga Kosova, Jahja Koka, (me të gjithë titujt e duhur: Dr. Prof.), i cili nuk e ka për herë të parë ngatërrimin emërtues të shkencave të ndryshme. Në një shkrim tjetër, ky autor ngatërron kozmologjinë me astrofizikën*. Nejse, këto ndodhin tek ata që kanë shumë tituj, ndoshta nga studimet e shumta nëpër nahije me pemë frutore dhe me pishina private, si dhe me rroga të majme prej buxhetit të shtetit, tek i cili kontribojnë taksa-paguesit e vendit. Kushdo qoftë autori i këtij shkrimi, gjë që pak rëndësi ka, ne vazhdojmë më tej me durim gomari për ta analizuar shkrimin e për ti dhënë –me ato dijet tona– vendin e merituar në panteonin e shkencës.
Në paragrafin e mësipërm është ca për të qeshur, tek autori na flet për rishikimin e hartave të kozmosit dhe galaksive të ndryshme, a thua se këto harta kanë nja dyqind vjet që ekzistojnë dhe tani ato kanë nevojë për tu rishikuar! Lexuesi duhet ta dijë se të tilla harta janë në historinë e njerëzimit vetëm pak-vjeçare. Ne kemi nga antikiteti harta horoskopi, të cilat tregojnë yjet në forma të ndryshme kafshësh dhe njerëzish, yje këto që i përkasin deri dhe galaksive të ndryshme. Ndërsa harta të rregullta të kozmosit, janë të reja, afërsisht 10-15 vjeçare.
A do të rrëzohej relativiteti me këtë? Jo aspak. Thjesht kemi vënë në dyshim shembullin e njohur, atë bazik, mbi të cilin mbështetet relativiteti: atë të dy trenave dhe vëzhguesve në ta, për të pohuar që, nëse njëri tren është prej drite, nuk mund të pohohej asgjë, pa rënë në paradoksi absurde, nuk mund të pohohej pra as që ai lëviz e as që ai nuk lëviz, pasi cilido pohim do të binte ndesh me përkufizimet e kohës dhe të shpejtësisë si të tilla.
Lexuesi ynë nuk e ka kapur –besoj– ekletizmin e autorit shqiptar, bashkimin artificial të teorive, në rastin tonë! Po të lexohen sëbashku të dy paragrafët e fundit, dallohet se si autori aludon për shumësi universesh, pra pas çdo vrime të zezë kemi një univers të caktuar, gjë që duhet të na çojë në rishikimin e hartave. (Këta lloj autoësh seç kanë një intuitë të jashtzakonshme në kërkimin e hartave që të çojnë drejt thesareve të ndryshëm, -filmat e Hollivudit nuk tregojnë më shumë!) Dhe këtë hartë të re të Kozmosit e sjell autori ynë! Mirpo aty lart, në panteonin e zotave të parasë, gjinden ruajtësit e emrit të skalitur, Ajnshtajnit, ndaj autori ynë sqaron më mirë, një paragraf më poshtë. A jemi ne kundra Ajnshtajnit? Mos o Zot, flet po vetë ai. Ne vetëm sa vemë pakëz në dyshim shembullin klasik (bazik!) të Ajnshtajnit! Atë të dy trenave dhe dy vëzhguesve! (Në fakt është një tren dhe dy vëzhgues; po nejse, nga emocionet dhe leximet e shumta autori ynë i ngatërron shembujt!) Mirpo ai harron ato postulate të asaj teorie të Ajnshtajnit. Pikërisht që arritja e kësaj shpejtësie maksimale në Natyrë, asaj të dritës, zmadhon në pakufijësi (infinit) edhe masën; kjo e fundit është ekuivalente me energjinë. Pra, për të arritur atë shpejtësi drite një trup i caktuar çfardo, i duhet një energji e pakufijshme (infinit), gjë e pamundur kjo, pra sejcili trup në Natyrë nuk e arrin dot atë shpejtësi, por (teorikisht) shkon deri pranë asaj shpejtësie. Kështu (teorikisht) ne nuk kemi as edhe një paradoks absurd në relativitetin special të Ajshtajnit, kështu nuk kemi dilemë lëvizje ose mos-levizje të trupit, sepse është e qartë që trupi i caktuar lëviz deri pranë shpejtësisë së dritës, pra nuk kemi (teorikisht) asnjë pohim që bie ndesh me përkufizimet e kohës dhe shpejtësisë së dritës, apo qoftë edhe shpejtësisë së trupit të caktuar, që nuk mund ta arrijë kurrë (qoftë edhe teorikisht) shpejtësinë e dritës. Pra, autori del padashur bllof, tek deshte ti përkulej edhe një herë Ajnshtajnit, kështu për të marrë lejen e autoriteteve shkencore për afirmim, sepse ekletizmi i tij nuk ishte aq korrekt, pra ai e nxorri teorinë e vet ca më lart nga ajo e Ajshtajnit, (siç duket edhe në të vërtetë deri më tani, biles teoria e tij është krejt e kundërt me atë të Ajnshtajnit). E po të njëjtën gjë tenton ai të bëjë edhe me vrimat e zeza më poshtë, por me një pakuptimëri absolute.
E njëjta gjë do të vlente edhe për një tren me masën e pikut të një vrime të zezë; të dy trenat në relacion me njëri-tjetrin janë drejtëzat tona paralele; priten a nuk priten, kjo është aksiomë më vete. Nejse na duhet ta marrim trenin e dritës si aksiomë të pavërtetueshme e mbi të të ngremë deduktimet për çka mbetet.
Nëse ka një njeri që ka kuptuar se çka dashur të thotë autori ynë këtu, unë do të dyshoja me të vërtetë në dijet e mija më elementare, ato të shkollës 8-vjeçare! E kuptojmë se ai ka marrë dy trena si shembuj, njëri ekziston me masën e tij “të zakonshme”, (e futëm në thonjza sepse në Hapsirë gjithshka është relative, pra kjo masë e zakonshme është vetëm për sistemin tonë të referimit, që na duket vetja si të palëvizshëm), dhe treni tjetër me masën e tij të mbledhur në një vrimë e zezë. Këto dy trena autori përpiqet ti shpjegojë edhe matematikisht, duke i vendosur si koordinata (segmente, vija) të caktuara në një sistem koordinatash ortogonale. Mirpo ai këtu i prezanton dy vijat segmentale (dy trenat) si paralele me njëra-tjetrën! Dy vija paralele (qoftë brenda sistemit të koordinatave ortogonale, qoftë jashtë këtij sistemi) nuk kanë asnjë ndryshim nga njëra-tjetra. Pra për çfarë trenash të ndryshëm na flet autori?!? Dhe tjetra (më tej), ç’duhet të kuptojmë ne me këtë prerje të këtyre dy segmenteve këtu? Masat e dy trenave largohen nga njëra-tjetra! Matematikisht ato (masat) nuk takohen me njëra-tjetrën, siç nuk takohen as trenat me njëri-tjetrin! Dhe nëse njëri nga trenat kalon matanë vrimës së zezë, në universin tjetër, (ecim gjithnjë sipas teorisë dhe llogjikës së autorit tonë), sërish këto dy trena nuk shihen me njëri-tjetrin më, pra nuk takohen! Përse autori bën lojra fjalësh? Njëherë ai merr sistemin ortogonal të koordinatave, ndërsa këtu na bën fjalë për segmente paralele, por që takohen dhe mund të mos takohen (!), -në fakt dy drejtëza paralele nuk takohen, pikërisht sepse janë paralele me njëra-tjetrën!?Dhe në fund fare, përse kthehet sërish ai tek treni i dritës dhe e konsideron këtë si aksiomë të pavërtetueshme?! Në ç’kuptim të pavërtetueshme? Sepse çdo aksiomë quhet aksiomë pasi tregon një përfundim të caktuar në një sistem të caktuar, vetvetiu të mbyllur! E të mos harrojmë se sitemi i autorit tonë me vrimat e zeza është një sistem i hapur, (siç dhe është konsideruar deri më sot –me të drejtë– Natyra)! E të mos harrojmë se ai i nisi segmentet e koordinatës së tij nga 1-shi, (një voluntarizëm i tij ky në kundërshtim me rregullat e matematikës), por që duhet ti jepte atij qartësi, ndryshe përse u dha të gjitha njësive vlerën 1!? Për ç’aksiomë të pavërtetueshme na flet ai tani?!? Duket sikur autori nuk është i qartë me veteveten, apo bën lojra fjalësh, me shpresën se lexuesi vetëm do të mahnitet nga dija e tij (as prej shkollari të fillores), dhe do të kapërdijë gjithshka ai na jep në stërgjatjet e tija ekletike!
Mendojmë të vazhdojmë edhe pak me shkrimin e autorit, për ti bërë më tej një përmbledhje, pasi do të zgjateshim jo vetëm shumë, por do të kemi vetëm përsëritje me fjalë të tjera.
Në fund të fundit,