Nje sasi rekord, 613 kg Kokaine me vlere 180 milion Euro kapet nga Policia Shqiptare ne Durres

Shqiperia nuk eshte Libia por eshte ne qender te Europes…ngjitur me Italine e madhnishme…e mbi kaptinene e greqise se politikes

Nuk eshte, por eshte e njejta çasje. Shqiperia eshte ekstremi i jashtem i evropes, ne mesdhe, bashke me greqine e italine.

Si i thone, i zoti e jep, po tellalli nuk e shet. Edhe perfaqesuesi i kombit kosovar njesoj si tellalli. Ja, PDhi e dha per shembull.

Po qe per te tjerr lesh per pse u merzit petriti dhe loli ne kopeshtin nr. 3, nuk ka nevoje te lexosh Meron o Stalker.

Je i habitshem per be… po si eshte e mundur te komentosh mbi filma te mire me nje fare inteligjence, dhe njekohesisht te sjellesh Mero Bazen e hartimet e tij nga Gazeta Studenti si reference?

Nje gje verej ne shume “intelektuale” te brezit te viteve 90 - kane qene rrota qe aspironin per te qene intelektuale - e ne na dukej se aspirata e tyre ishte shenje e madheshtise se tyre. Tani e mesoj se aspiratat jane thjeshte hapje kembesh e bythesh, e nese i hap shume mund edhe te futet ndonje gjesend.

1 Like

duke mos dash me u duk me i modh se ty, te njejten gje i kam thene edhe un kushedi sa here, por nuk ben qeder e thonmja, sepse politika eshte si droga, skllaveri totale per te gjithe qe e perdorin dhe lejojne te perdoren nga droge politika.

kurse per tu duk me i moth se ty, te them qe hartimet filmike te Stalker, nuk ndryshojne ne thelb nga hartimet e Meros. Kete e kam kuptuar me vone, pranej nuk i them me gje Stalker, e nuk i lexoj me hartimet e tij kodra mas bregu si rendon shkrimet ngambrapamoderne te atyre qe kan lexu francezet ngambrapa, njesoj si nuk kam lexuar kurre Meron (as di nga bie) dhe nuk lexoj me të merosurit skipetare qe kan lexu francezet.

1 Like

Ne fakt keta te PDhit kane nxjerre gazetare kalibri, si Fahriu i Ballinjve.

Erdhi ky i zoti i magazines te sqaroje muhabetin apo akoma rruges?

Pthe Kthupi, te kithte lene thelsat ne dore? :grin:

i zoti i magazines, thote kete, apo nuk e lexove me siper ;

Nuk ka aeroplane nga Gjermania. Greve e piloteve.

Sa te poshter keto sherbimet e huaja, tani te gjithe po dalin te marrin flamurin sikur ishin i kishin patur ne shenjester ata, duke filluar me Kolumbianet. KM e tha shkoqur qe policia shqiptare e kapi pa ndihmen apo sinjalizimet e askujt!

Hahaha, estrada ne ekran… “”"" une s’di te perdor as armen, thote vellai, c’ne une me kokaine “”"" ???
Duhet ta cojne ke poligoni i qitjes, po doli bosh s’ka faj, po ia futi ne koke tabeles me fytyren a armikut te klases, dmth qe ka nishon dhe osht fajtor. … Shof shpesh nji emision knej ke National Geographic me emer : Locked Up Abroad.Trego per smugglers qe i kapin me droge neper aeroporte. I fusin ke ajo dhoma e vogel dhe iau gjejne ne valixhe ose te gelltit me perzevativa ne stomak. Gallate se te gjithe pa perjashtim kapen me pras ne sume dhe bojne si te habit : C’ne une me ate drogen qe me gjetet ? Nuk e di kush e ka mcef ke valixhja ime . Kshu dhe puna ktij malokut. Me bast qe nuk do denohet se e ka per Presidentin. shtet ne bote. Numri 1 i shtetit dhe trafikant i qelbet droge. Do behet Shqiperia , pse jo…

une e besoj Pjerin, si magazinier me pervoje e kupton kolegun .

doganieret e antwerpenit, belulo, kapin çdo 3-4 muaj nga nje ngarkese te madhe me kokaine, kuptohet qe ngarkesa te tjera nuk kapen, kalojne, ndersa ne shqiperi habiten me nje ngarkese dhe mirren te gjithe me te, deri edhe kryeministri,

E tha ate ai Pjer, po tha edhe qe eshte rruges duke ardhur qe te sqaroje muhabetin se nuk ka lidhje me drogen. Une per ate po pyes, ka ardhe apo akoma? Gjembi thote qe jane ne greve pilotet ne Gjermani keshtu qe do vonohet ca. Une te isha do beja te pamunduren per t’u kthyer po te isha i pafajshem se s’e mbaj dot ate turp, peshe e rende per shpatullat e mia.

Vallahi nji gjo kuptova un ktu qi kur puno ne magazin t’arresto policia :weary:.

1 Like

Edhe brasilenjot muarrne inat e ja bene bam:

http://www.balkanweb.com/site/video-brazil-kapet-sasi-rekord-droge-plot-1-3-ton-kokaine/

Sipas policise braziljane, operacioni u be me ndihmen e policise shqiptare, ndryshe nuk do ishte I suksesshem.

1 Like

“Shqipëria përgëzohet për luftën ndaj krimit të organizuar, një kusht thelbësor për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Bashkimi Europian ka përgëzuar Shqipërinë për përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar, një parakusht për anëtarësimin e mundshëm në bllokun prej 28 vendesh, shkruan Martin Banks. “
Autoritetet thonë se kapja, më parë gjatë kësaj jave, e një sasie rekord kokaine për Shqipërinë, me një vlerë tregu prej rreth 180 milionë eurosh, është një shembull i progresit të bërë në adresimin e këtij problemi.
Ish-shteti komunist, i ndodhur në rajonin e Ballkanit, ndodhet nën presion nga perëndimi për të rritur efektshmërinë në luftën kundër trakut të drogës dhe formave të tjera të krimit të organizuar, si pjesë e përpjekjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
E vendosur në udhëkryqin midis Europës Lindore dhe asaj Perëndimore, Shqipëria ka qenë një burim prodhimi për marijuhanën, e gjithashtu një rrugë kalimi drejt tregjeve europiane për kokainën dhe heroinën.
Megjithatë, qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa reforma të thella, përfshi luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe një kusht thelbësor i Bashkimit Europian për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit.
Të mërkurën, policia shqiptare sekuestroi në Durrës 613 kilogramë kokainë, e paketuar në 528 pako dhe e fshehur në dyshemenë e një kontenieri bananesh me prejardhje nga Kolumbia.
Kontinieri me ngarkesën e bananeve dhe kokainës kaloi fillimisht në Itali dhe në Maltë, pa u zbuluar. Megjithatë, në Shqipëri, sasia e kokainës u zbulua dhe dy persona u arrestuan. Ky operacion i suksesshëm u ndërmor pavarësisht mungesës së sinjalizimeve nga ana e vendeve europiane, nga ku kaloi sasia e drogës përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit.
Autoritetet shqiptare thonë se “ndërveprimi i menjëhershëm dhe efikas midis Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda bëri të mundur përfundimin me sukses të këtij operacioni”.
Në të shkuarën, lulëzimi i krimit të organizuar, në këtë vend të vogël juglindor me një vijë të gjatë bregdetare në Adriatik është parë si një pengesë për kredencialet europiane të Shqipërisë.
Ndonëse Shqipëria vazhdon të përballet ende me shumë sfida, raportuesi i Parlamentit Europian për Shqipërinë, socialdemokrati gjerman Knut Fleckenstein, ka përgëzuar përpjekjet serioze të këtij vendi në luftën ndaj krimit të organizuar.
“Që prej verës së vitit 2014, Shqipëria është një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian dhe që prej atëherë, progresi ka qenë i vazhdueshëm”, thotë ai.
Fleckenstein shtoi se “zbatimi i reformave të thella dhe gjithpërfshirëse kanë vendosur një gur themeli në rrugën e Shqipërisë drejt anëtësimit në BE dhe drejt shndërrimit në një vend modern”. “Më pak korrupsion dhe më pak krim i organizuar janë thelbësorë për jetën e përditshme të çdo shqiptari”, nënvizoi ai.
Komisioneri Europian për Zgjerimin, Johannes Hahn, gjithashtu shprehu optimizëm mbi procesin e reformave, duke shtuar se Komisioni do të rekomandojë së shpejti, me shumë gjasa brenda kësaj vere, nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.
Hahn theksoi se “Shqipëria ka zbatuar reforma të rëndësishme” dhe se ajo “është e gatshme për të ndërmarrë këtë hap të ri”.
Pas vizitës në Tiranë ditën e dielë (25 shkurt), Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, gjithashtu përgëzoi progresin e qeverisë shqiptare, në zbatimin e reformave integruese.
Juncker tha: “Shqipëria nuk rresht së akumuluari progrese të rëndësishme, që kur iu përkushtua rrugës së reformave strukturore në shumë fusha të ndryshme. Progresi i arritur është mbresëlënës dhe ka bindur Komisionin Europian që të rekomandojë hapjen e bisedimeve”.
Një koment shtesë erdhi nga Luke Coey, drejtori i Qendrës së Politikave Ndërkombëtare në “Heritage Foundation”. Ai tha: “Shqipëria ka shumë arsye për të qenë krenare. Vendi u bë një anëtar me të drejta të plota në NATO në vitin 2008, duke u shndërruar në vendin e dytë me shumicë muslimane që realizon këtë objektiv. Në vitin 2014, u shndërrua në një kandidat zyrtar për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Për një vend, të pozicionuar në Ballkan, një rajon të turbullt, i dalë nga një seri luftërash të përgjakshme e me vështirësi të shumta nanciare, këto janë arritje të shkëlqyera”.
Një numër eurodeputetësh të tjerë gjithashtu kanë mirëpritur progresin e Shqipërisë sa i përket zbatimit të reformave europiane dhe “progresit të qënësishëm” në luftën kundër krimit të organizuar, duke theksuar se këto arritje mund të jenë “çelësi” që do të përshpejtojë rrugën europiane të Shqipërisë, duke nisur nga hapja e negociatave të anëtarësimit.

Si tha ai :une mora litar.ku ta dija une se ne fund te litarit ndodhej nje meshqere :blush:

sa problem e keni mer, mos u merzisni se per ju e mbyllin me kaq.
nuk ka prokuroria e policia jone informacion per krimin boteror, mos behet merak njeri
ama ne rruge te drejte, eshte nje cik apo jo

’Xibraka bis’, faktet pse pas 613 kg kokainë është përsëri Rama dhe Olsi!

http://www.syri.net/op-ed/140340/xibraka-bis-faktet-pse-pas-613-kg-kokaine-eshte-perseri-rama-dhe-olsi/

1 Like