O telemaku im

Jo , poezia fillon.

Ai shtiu Kafen ne filxhan
Shtiu sheqerin ne filxhanin me kafe
Shtiu qumeshtin ne Kafen me sheqer
Dhe e perzjeu ate me lugen e Vogel.

Ai ndezi nje cigare
Dhe beri ca rrathe me tymin e saj
E hodhi hirin ne taketuke
Pa me folur fare
Pa me hedhur asnje veshtrim.

Ai u ngrit dhe vuri kapelen mbi koke
Veshi mushamane sepse binte shi
Dhe u nis neper shiun qe binte
Pa me hedhur asnje veshtrim
Pa me folur fare.

Dhe une
Mbeshtes koken nder duar
Dhe qava.

( Marsel Prust ) Perktheu Robert Zhvarc

ke gabu adrese, eshte film i modh Kinostudjo Shqiperia e Re, perkthim i Benonit:

dmth ne Shqiperi palloshat jane dembele, kurse ne France palloshave nuk ju nrefet, prandaj Marsel Prusti poezonte ngambrapa.

Pra tani vetem pulat ndez gjeli gjithanej ne bote.

Aha po po.

Nese une jam Vjeshta
Dhe ti Pranvera
Atehere une do te pres…

Prit me mire Dimrin, qe duket me i keqi sepse ne fakt eshte me i miri - i Modhi :smiley:

Nuk ka gjëra të këqija, por vetëm një përdorim i keq i gjërave ose, ndryshe, nuk ka gjëra të këqija, por mendime të këqija, veçanërisht qëllime të këqija […] gjërat e mira, si bota dhe mishi, janë shtrembëruar nga një qëllim i keq, i quajtur djall. Por ai nuk mund të bëjë gjëra të këqija; këto mbeten si në ditën e parë të krijimit. Puna e qiellit ishte materiale, ndërtimi i një bote materiale. Puna e ferrit është krejtësisht shpirtërore - Chesterton, ese per Shën Thomas Aquinas.

Ti më prit nëse je Pranvera,
njësoj më prit nëse je Vera,
por edhe në qofsh Vjeshta
mbas teje jam në pritë.

Unë jam ai që jam,
nuk iki e as nuk vij,
nuk nisem e nuk mbërrij,
se jam Alfa dhe Omega.

Jam gjithnjë këtu në pritje të vish,
para një gote çaji të vakët,
2-3 gështenja të mbetura nga dje,
mikpritja njësoj sot e dje,
qoshja mbas dere për te lënë çadrën,
zjarri bubulak në oxhak,
lodhja e shtigjeve të ngrirë,
lexohet në kapitullin e II-të faqe 17-të:
“ishte terren i vështirë
dhe vazhdimisht bënte mot i keq”.

Ti je ai që je,
e s’mund të jesh kurrë më vargu:
“jam ai që s’kam qenë,
do jem ai që s’jam”,
mbasi unë të tregoj,
sa xheloze është dëbora e dlirë,
për korbin e zi si ferri,
që i shkel sipër “kurrë më”.

(vazhdon, ne pritje te frymzimt)

Transmetimet tona rifillojne neser ne Oren 7 te mengjesit. Ju faleminderit !

takim me prinderit ne oren 6-te te darkes.

image

Prindi qenka gjyshi prej gjembash.

Konceptuale ! Urime Mjeshter.

Vecse , nuk po kuptoj cfare eshte ajo qenia aty Tek ajo keslhtjelllla prej rere , pulisht , kerric , poni apo kal ne te shkuaren ?..

Thone Kali i Trojes se ashtu osht i pune, por duhet te kete qene Pela e Trojes, ndryshe si lindet klyshi i kurves kur dhurata e armikut deperton muret mbrojtes te qytetit?
Patriarkalizmi nuk ka brire! Ose ka brire, sepse me briredash prishet muri rrethues, dhe me brire spermatozoidi deperton ovulin (edhe Marloni me brire deperton epoken ngambrapa).
(lidhur edhe me vjershen e re qe ke prure me titull kompromentues)