…Si “Katrori” i Malevicit ashtu edhe “Arka e shisheve” e Duchamp jane gjeste simbolike qe nuk kane te bejne fare me artin ne kuptimin e ngushte te fjales. Megjithate ato shenojne dy ekstremet ( “abstraksionit te madh” dhe “realizmit te madh”) ndermjet te cilave te arti imagjinativ i dekadave ne vazhdim mund te rradhitet dhe kuptohet.
Nga nje kendveshtrim psikologjik, te dy gjestet drejt objektit te zhveshur (materja) dhe jo-objektit te zhveshur (shpirti) shenjojne nje carje kolektive psiqike e cila krijoi ekspresionin e vet simbolik ne vitet perpara Luftes se Pare. Kjo carje fillimisht u shfaq gjate Rilindjes, ku ajo u manifestua si konflikti midis Dijes dhe Besimit. Nderkohe civilizimi po e shtynte njeriun gjithmone e me larg nga baza instiktive e tij, keshtuqe e cara midis natyres dhe mendjes dhe te pandergjegjeshmes dhe ndergjegjes u thellua vazhdimisht. Keto te kunderta karakterizojne situaten psiqike qe kerkon te shprehet ne artin modern.
(“Njeriu dhe simbolet e tij”, KARL JUNG)
"… ekzaltimi magjik i objektit, dha shenjen e pare se ku do te mbeshtetej arti modern ne historine e mendjes njerezore si dhe sinjifikancen simbolike te tij. Ato rizbulojne nje tradite te cilen e riperserisin ne menyre te pandergjegjshme. Kjo eshte tradita e vellazerive hermetike te Krishtera me Mesjete dhe e alkimisteve te cilet shtrine kendveshtrimin fetar deri tek materja dhe gjerat tokesore.
Ajo qe artistet, po ashtu si alkimistet mesa duket nuk arriten ta kuptojne eshte fakti psikologjik qe ato po projektonin ne pjese te psikes se tyre tek lenda dhe objektet e pashpirt. Ndaj vjen dhe ky “shpirterim misterioz” qe duke u futur me zor ne gjera te tilla perpiqet t’i bashkangjise vlera edhe nje grumbulli te thjeshte plehrash. Ato projektuan erresiren e tyre, hijen e tyre tokesore, nje permbajtje psiqike qe ato dhe koha e tyre e kishin humbur dhe braktisur."
Shpirti ne te cilin arti misterioz ishte zhytur ishte nje shpirt tokesor, ai te cilin alkimistet mesjetare e quanin Mercurius. Ai eshte nje simbol i shpirtit qe keta artiste e hyjnizuan dhe e futen pas natyres dhe sendeve, “pas dukjes se natyres”. Misticizmi i tyre ishte i huaj per Krishterimin, sepse shpirti Merkurial eshte kundra shpirtit “qiellor”. Ne te vertet ajo cfare ato po farketonin si art ishte armiku i erret i Krishterimit. Ketu fillon te shfaqet domethenia e vertete historike dhe simbolike e “artit modern”.Ashtu si levizjet hermetike ne Mesjete ai duhet kuptuar si nje misticizem i shpirtit tokesor pra si nje shprehje e kohes sone per te kompensuar Krishterimin."
…Kjo sjell tek fakti me i rendesishem nga te gjithe per artin modern: Artisti eshte, ashtu sic edhe ka qene, jo aq i lire ne punen e tij krijuese sa ai mendon qe eshte. Nese vepra e tij eshte krijuar ne nje gjendje pak a shume te pandergjegjeshme, ai eshte nen kontrollin e ligjeve te natyres qe ne nivelin me te thelle u korrespondojne ligjeve te psikes dhe anasjelltas>"
Ne rrenje te ketij sforcimi te brendshem dergjet humbja (ose me mire “terheqja”) e ndergjegjes. Ne kete dallge te eksperiencave mistike, gjithshka qe me pare e mbante njeriun ngjitur me universin, token, kohen dhe hapesiren, tek materja dhe perjetimi natyral i jetes tashma eshte lene menjane ose eshte hedhur tutje.Vlera e zerit krijues qe perbente harmonine e sferave , ose misteret e mrekullueshme te botes tashme eshte orientuar derj deshperimit dhe shkaterrimit. Ne shume raste artisti eshte shnderruar ne nje viktime pasive te nenndergjegjes."
I pare nen driten e ketyre ideve te veshtira dhe paradoksale, arti modern (te cilin tashme e kemi njohur si nje simbol te shpirtit kthonik) ka gjithashtu nje aspekt te dyfishte. Ne sensin pozitiv eshte nje shprehje e nje misticizmi natyror te thelle dhe misterioz, ndersa ne anen negative si nje shprehje e nje shpirti djallezor dhe shkaterrues."
Edhe keto jane ne te njejtin liber te psikologut me shtate pellembe mjeker K. Jung. Psikolog i madh, jo-Trumpist.