Paradokset e ekonomisë shqiptare

4 kapituj te VQ solli.

1 Like

mire lloshi, mire,. kesaj radhe po ta fal

Pjer , eshte e kote qe lodhesh tu shpjegosh Rilindasve idete e tua brilante mbi Ekonomine Kapitaliste , keta kenaqen me nje shesh te shtruar me pllaka haleje qe ka kushtuar mbi 13 milion euro , kupton ? Merru me pecogrosset matane Detit i dashur , ata mund te te kuptojne .
Nje shok qe te do te miren !
:sunglasses:

2 Likes

" … Këtu vijmë te paradoksi tjetër. Bizneset kanë deklaruar prej vitesh se janë në krizë likuiditeti, bilancet e tyre tregojnë një raport të përkeqësuar të detyrimeve ndaj kapitalit (që nënkupton përkeqësim ta aftësisë paguese, që u reflektua dhe në rritjen e treguesit të huasë me probleme vitet e fundit) dhe kredia ndërkohë prej dy vitesh është negative (huatë me probleme vërtet po ulen, por merita më e madhe i takon fshirjes së tyre nga bilancet e bankave). Atëherë nga po vijnë burimet e financimit, që po derdhen sidomos në sektorin e ndërtimit?.."

Natyrisht qe do jene ne krize likuideti, persa kohe mungojne 180 milion euro ne treg, per te mos thene me shume. Qeveria e Rivdekjes, me rritjen e GDP çdo vit (ndonse e ulet ne krahasim me kohen e Buall Mavrise) do kish bere shume investime, gje qe e mban te dubellsuar vleren e investimit. Mirpo pikerisht se eshte e paafte, kemi pikerisht keto te dhena negative.
Edhe noi arritje pozitive qe vihet re, eshte merite e biznesit vendas e te huaj, jo qeverise.
vazhdon neser

Kush rri pret deri neser vazhdimin!

1 Like

Po pra se bizneset operojne ne hava, jo ne baze te ligjeve dhe infrastruktures ekonomike dhe fiskale te krijuar dhe menaxhuar nga qeveria.

Karlleqet qe kemi bere kan qene te panumerta, prandaj Shpetimtaret ne forme BQ te lexojne 3 qyfyre nga Vatani ku te gjithe jane fajtor:

1 Like

" … Tjetër pikëpyetje shtrohet edhe nga ecja në linja të kundërta e rimëkëmbjes ekonomike me rritjen e pagave. Teorikisht të dyja janë në linjë të drejtë, rritja e njërës tërheq edhe tjetrën. Por, nga 21 sektorë, që raporton INSTAT, 10 prej tyre, apo gati gjysma, rezultojnë me rënie të pagave bruto. Në total, paga mesatare bruto në ekonomi ra me 2.1%, nga 46,829 në 45,845, për vitin 2016. Edhe në pjesën e parë të 2017-s, të ardhurat nga TAP (ku peshën kryesore e zë tatimi mbi pagën) kanë shënuar performancën më negative, me rënie në vlerë nominale me 2.6% për 6 mujorin!.."

Po nese nga 21 sektore, gati gjysma e tyre e kane ulur pagen bruto, ketu kemi;

  1. ose i shmangen fiskalitetit, ka shume forma, e nje nga keto eshte edhe luajtja me rrogen neto e bruto, apo duke i dhene punonjesit nje pjese te rroges ne gri, gje qe e ul automatikisht edhe rrogen bruto.
  2. Mundet qe qeveria, ka shtuar % e sigurimit shoqeror/social te punonjesve , dhe firma duke qene se ndihet e çliruar nga kjo % , e ul (osemesakte) ulet automatikisht deklarimi po ne kete %.
    Ne disa sektore mund te jete pika 1 , e ne disa te tjera mundet te fuksionoje pika 2.

" … Ndërsa teoritë ekonomike vështirë të japin shpjegim për këto paradokse shqiptare, përgjigja është e thjeshtë: Ekonomia gri (informaliteti) dhe ajo e zezë (kriminale), me këtë të fundit që nuk reflektohet në statistikat e parasë në qarkullim të bankës. Një pjesë e bizneseve po rezultojnë se kanë kursyer shumë nga mospagimi i taksave në vite, ndërsa valuta që po hyn nga ekonomia kriminale po ushqen euron, konsumin dhe shumë aktivitete të tjera…"

Shpjegimin e ke tek VQ dhe Intervista e shekullit o gazetaruc.
Po me bohet qejfi qe me ne fund, termat/percaktimet mbi llojin e aktivitetit ekonomik, po thuhen siç iu kam thene une :grin: Gri :grin: Zeze.
Qe bizneset kane kursyer nga shmania e taksave, kjo nuk eshte lajm, lajm do ishte se ku po i investojne keto resurse, ndersa per valuten qe hyn, seç ngjyre ka, seç ere mban, kjo nuk ka shume rendesi para asaj se ku po investohen, kujt po i sherbejne, sektorit prodhues, sherbyes, pronave apo per mbulimin e vrimave te zeza ne ekonomi.
Une per vete dote preferoja te investoheshin ne sektorin e prodhimit, pasi ketu eshte me mundeshme dubellsimi dhe larja e investimit me shpejt, gjeqe çliron/gjeneron paketa te tjera per investime.

" … Dy janë problemet kryesore në horizont. E para, kjo rritje ekonomike e ushqyer nga të tilla burime nuk rezulton të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë, duke na dhënë vetëm një kënaqësi dhe qetësi të rreme. E dyta, investimi i pashmangshëm i parave kriminale në ekonomi, do të sjellë një shtrembërim të konkurrencës, në dëm të bizneseve formale. Por, ajo që është më e rëndësishmja, kjo rritje do të nxiste vetëkënaqësinë e politikë bërësve dhe do të shmangte vëmendjen nga problemet reale të vendit!.."

Autori thote nje shprehje qe e thone te gjithe analistat; " … kjo rritje ekonomike e ushqyer nga të tilla burime nuk rezulton të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë…"
mirpo Las Vegasi, etj qytete dhe zona, po tregojne se te kunderten.
Investimi, investimi, investimi, permend autori dhe te gjithe, e kam thone; M’varet se ç’drejtim i jep, ku i investon parate gri e te zeza, po prap ne te zeze apo ne nje pune prodhuese, turistike, sportive, mjedisore, etj. Dhe ketu, po ti investoje ketu, une po te isha minister i Financace, Ekonomise apo kryeminister, do ti quaja te lara.

Të gjithë qytetërimet e mëdhenj të të kaluarës besonin se mund të zgjasnin në përjetësi, por herët e vonë pësuan një kolaps që më pas i shkatërroi. Studiuesit e lëndës fillojnë të mendojnë se rendi i qytetërimeve është ciklik dhe ka karakteristika të përbashkëta që përsëriten gjatë historisë: pasi arrin shkëlqimin maksimal, vjen pashmangshmërisht një rënie e cila nuk kuptohet menjëherë, dhe si pasojë reagimi është i vonë, shpesh me mjetet e gabuar.

Një studim i financuar nga nga Goddard Space Flight Center i NASA-s, ka mbërritur tashmë në konkluzionin që qytetërimi ynë industrial paraqet simptoma degradimi shumë të rënda dhe është pranë një fundi që, pa ndërhyrjet e duhura, do të vijë shumë shpejt, brenda pak dekadash.

Eshtë e cuditshme që një qendër fluturimesh hapësinore të merret me gjërat banale që ndodhin mbi Tokë, por studimi është kryer nga një matematicien i shquar, Safa Motesharrei dhe nga studiues të shkencave natyrore në kuadrin e një disipline të re të quajtur Handy (Human and Nature Dynamics), që përzien ngjarje sociale dhe natyrore për të nxjerrë parashikime për të ardhmen.

Motesharrei dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë një lidhje mes situatës aktuale të planetit me atë të perandorisë romake, të qytetërimit të majave, të mbretërive të Mesopotamisë, të dinastive Han në Kinë, të Mauriave dhe Guptave në Indi. Për shekuj të tërë, sovranët e tyre besonin se mundeshin ta dominonin botën që njihnin, por më pas ndodhi dicka që nuk e kuptuan ose që e nënvlerësuan, një ndryshim i ngadaltë i ekuilibrave që dukej pa ndikim, ose i përballueshëm, por që solli shkatërrimin.

Sipas NASA-s, faktorët e përbashkët mes qytetërimeve të kaluar dhe qytetërimit tonë, janë në total pesë dhe u duhet kushtuar shumë vëmendje dinamikave të tyre. Janë popullsia, klima, uji, bujqësia dhe energjia. Sa kohë që janë në ekuilibër, qytetërimi përparon. Kolapsi ndodh nëse verifikohen dy kushte socialë precizë, që fatkeqësisht tashmë janë të pranishëm dhe fort madje në qytetërimin tonë: varfërimi i burimeve të disponueshëm dhe shtresëzimi i shoqërisë mes një grupi të formuar nga elitat dhe një mase të njerëzve të zakonshëm.

Kur verifikohet një rrallim i burimeve të disponueshëm, tendenca në qytetërimet e 5000 viteve të fundit ka qenë ajo e ndërprerjes së rishpërndarjes së tepricave tek shoqëria. Me një analizë shumë pranë mendimit marksist, Goddard Space Center thotë që, në kohën e Majave ashtu si sot, kontrolli i ushtruar nga elitat bën që masa, e cila prodhon pasurinë merr mbrapsht një pjesë të vogël, në nivel ekzistence apo pak më shumë. Kjo con në kolapsin e shtresës sociale më të dobët, që megjithatë shoqëohet pashmangshmërisht edhe me shkatërrimin e klasës më të fortë.

Përballë këtyre ngjarjeve, kastat në të kaluarën kanë vazhduar të bëjnë “business as usual”, duke injoruaralarmet dhe duke shkuar drejt fund pa vepruar në mënyrë t ëpërshtatshme. Një situatë shumë e ngjashme me atë të tanishmen në qytetërimin tonë perëndimor, edhe pse shumë shkencëtarë janë të bindur që zhvillimi i teknologjisë do të na shpëtojë nga mungesa e paralajmëruar e burimeve energjetikë, ujit dhe ushqimit për të gjithë.

Megjithatë, në këtë drejtim studimi i NASA-s nuk është optimist: teknologjia, sipas tij, përmirëson aftësinë e njeriut për të gjetur burime, por rrit edhe konsumin për frymë. Rritja e produktivitetit në bujqësi dhe në industri kanë sjellë njëkohësisht një rritje të përdorimit të lëndëve të parë.

Sipas Safa Motesharreit dhe grupit të tij të studiuesve, qytetërimi ynë ka ende shanse të shpëtohet, por duhet të veprojë me shpejtësi në tre drejtime: duhet të reduktojë pabarazitë ekonomike, të shpërndajë më mirë burimet duke i përdorur më pak dhe duke mbajtur nën kontroll numrin e banorëve të planetit, nëse është e mundur ta reduktojë madje. Por askush nuk ka iluzione që një projekt i tillë mund të vihet në zbatim në shkallë botërore.

Për reduktimin e banorëve të Tokës as që bëhet fjalë, maksimumi mund të ketë përpjekje për të ulur numrin e lindjeve në Indi dhe në Afrikë, duke parë që Europa po e bën tashmë. Për të kursyer burime, do të duhej të fillonte një modifikim për keq i nivelit të jetesës në botën perëndimore, gjë që pjesërisht po ndodh.

Pastaj do të ishte e nevojshme të bindeshin kinezët dhe indianët që, tani që ka ardhur momenti i tyre për të blerë automobilë, lavatrice dhe frigoriferë, duhet të heqin dorë prej tyre për të shpëtuar qytetërimin industrial tek i cili më në fund kanë zbritur. Për të eleminuar pabarazitë, do të duhej të bindej pakica që ka pjesën më të madhe të pasurisë që ta shpërndajë kryesisht tek shumica që ka gjithmonë e më pak para. Me sjellje të mirë, nuk ia ka dalë asnjëherë, askush.
/ La Stampa

Pjero, sa rri e ndan keshtu me puntata, pse nuk e shkruan nje shkrim kunder-shkrim, konspeksion i kemi pas thene dikur. Te plote, sic shkruante yt vella ketu tek peshku.

Korriku, flm qe solle kete prurjen qe flet pikerisht ato qe une kam thene para shume vitesh.

He mo, e kishe parashikuar dhe kete te VQ qe do vinte princi arab me jaht?

1 Like