Dy janë problemet kryesore në horizont. E para, kjo rritje ekonomike e ushqyer nga të tilla burime [të jashtëligjshme] nuk rezulton të jetë e qëndrueshme në afat të gjatë, duke na dhënë vetëm një kënaqësi dhe qetësi të rreme. E dyta, investimi i pashmangshëm i parave kriminale në ekonomi, do të sjellë një shtrembërim të konkurrencës, në dëm të bizneseve formale. Por, ajo që është më e rëndësishmja, kjo rritje do të nxiste vetëkënaqësinë e politikëbërësve dhe do të shmangte vëmendjen nga problemet reale të vendit!
Keto probleme qe ju ngrini, me te drejte, i ka pase dhe bota e zhvilliuar me perpara. Po si kane arritur ata qe ti sistemojne keto anomali?
Vallai vetem doksi ka ngel, se paret hiken
Sistemi i Tatimit te bizneseve po me tregonet i deshtuar, ndonese nuk jam ekspert.
Orientimi i investimeve eshte detyra e nje qeverie dhe ajo duhet te jete karshi prodhimit vendas dhw jo konsumit, nese vertet duam ti kemi vizionet e qarta.
Po ca ekonomie me, u bo nji muaj qe Al po digjet dhe qeveriu vazhdo pushimet.
Njicik si jashte teme po me vje maraz qe sa her shikoj lajmet atje zjarre e zjarre gjithandej, zjarre zjarre.
- Rritja ekonomike ka mbi 20 vjet qe ushqehet edhe nga burime te “jashteligjeshme”, prA REZULTON QE KA QENE AFATGJATE.
- Nuk ka si te shtremberohet konkurenca pasi te gjitha bizneset notojne ne informalitet. Edhe nese ka patur ndonje biznes te virgjer, ose eshte mbyllur, ose eshte cvirgjeruar, dmth eshte bere kurve si gjithe te tjerat.
kjo eshte si qershia mbi torte. Po kur e kane pasur ndonjehere vemendjen politikanet tek problemet reale te vendit? hahahahahahahahahahahahahaha
Pra une nuk shikoj ndonje paradoks, qofsha i gabuar!
Kur nuk keni merakun e Vatanit …xhelozine tek Vetekenaqesite e Politikberesve do e keni.
Fatkeqesisht …Politikberesit fitojne gjithmone…edhe kur vendi digjet nga zjarret si zjarrfikes heronj…edhe kur vendi nuk digjet …si parandalues heronj te zjarreve qe nuk kane rene akoma. Does 1997 ring a bell???
Ne kete Vere te Nxehte ra ne sy nje opozite e ndyre me nje kembe ne qeveri e me nje kembe ne opozite…mezi presin lajmin e pare te keq per Shqiperine per ta amplifikuar ne maksimum per te ardhur vete ne pushtet…gjoja se opozitaret e sfilitur nuk i njef poplli se cfare hajdutesh jane kur vijne ne pushtet.
Rasti me flagrant eshte ky i mundesise se venies se vizave nga Hollanda … pa u caktuar akoma gjonat konkretisht…u hudhen Opozitaret me oi duke i qajt hallin popllit e vizave te popllit qe e kan perdhunuar e vazhdojne ta perdhunojne se jane edhe ne opozite edhe ne qeveri.
Investimi i parave kriminale ne treg??? kush e refuzon Greqia apo Italia qe kan veton per ne BE???
RRitja ekonomike e ushqyer nga parate e jashteligjshme eshte jo e qendrueshme??? Kush e tha? Ishte real-estate ne USA i qendrueshem dhe tregu i shtepive ???
Shqiptaret nuk mesojne, nuk ka shprese. Ne vend ti shtrohen punes kerkojne fitime te lehta duke bo pulitike e opozite…mbas 27 vjetesh nuk rrehet mo njeri me ceqe te bardha e rilindje e anti-rilindje…ky eshte lajmi i mire.
Jetojme ne nje bote Te cilen teknologjia po e ndryshon aq shpejt sa edhe kauret qe jane baballaret e mamallaret e revolucionit industrial po kapen gafil .cili eshte pllani i shqipove te cilet edhe kur bota zhvillohej me shpejtesine e gaforres ishin shekuj mbrapa jo me nashi qe dynjaja po shnderrohet me shpejtesine e raketes?
ue asnji koment plloshi i _librit _ . … dhe qi o gazeta e vet
termi ‘ekonomi’ perdoret pergjithshem kur behet fjale per ne besoj, se ekonomi tregu s’egziston dhe as marrdhenie te ekonomise se tregut. Marredheniet e munguara te ekonomise se tregut jane pasoje goxha edhe e shoqerise ekstroverte dhe totalisht konfuze (te goditur) dekadat e fundit.
Ekonomia e nje vendi nuk ngrihet me nje a dy mandate qeverie dhe pse mund te shkaterrohet me aq.
Duhen liru parcelat, si thoshte mehrumi sa me shume toka te reja te hapme me shume ushqim per popllin.
Tranvestito, dje ne darke e lexova, por e lashe per sot, pasi po shihja dhe nje film dhe koka po me rendohej ca, se e teprova ca me vere, keshtu qe mos u merzit.
Nderkohe N Lesi me lepirjet e tij po ia ben edit bithen pasqire qe te krehe balluket me pietje si A duhet që Rama të emërojë Linda Ramën (bashkëshorten) si ministre të jashtme, pasi mbetet një nga profesionistet me të mira në fushën e financave dhe marrëdhënieve ndërkombëtare?’.
" … E para lidhet me kursin e këmbimit. Vendi ka një deficit të llogarisë korente (që nënkupton bilancin e hyrje-daljes së parave nga shit-blerja e mallrave dhe shërbimeve me shtetet e tjera të botës) prej 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit, një ndër më të lartët në Europë.
Bilanci tregtar është thelluar me 20 milionë euro për 7-mujorin e parë të këtij viti, si rrjedhojë e rritjes së importeve me ritme më të shpejta se të eksporteve…"
Pra paskemi nje defiçit prej 12% te PBB/GDP, te nje llogarie korente !!! qe nenkupton (pak e kamufluar kjo) bilancin e hyrje-daljes se parave nga shit-blerja e mallrave dhe sherbimeve me shtetet e tjera.
Mos e ka llafin per bilancin tregtar, qe eshte thelluar 20 milion euro. Nuk e besoj se 20 milion eshte vetem nje % e vockel me 0 perpara.
Apo mos valle edhe qeveria punon me dy fatura, si shume biznese
" … Prurjet e emigrantëve ishin pothuajse në të njëjtat nivele, ndërsa investimet e huaja ndonëse janë në rritje, në pjesën më të madhe kanë ardhur nga gazsjellësi TAP, që më shumë sesa likuiditet i hedhur në ekonomi, kanë qenë tuba të shtruar nëntokë…"
Ai qe ka shkruar kete artikull, duket menjehere qe nuk merr vesh nga te fshehtat e ekonomise. Po tubat o gazetar/e, pikerisht aty ku kalon gazi (i cili ka vleren e vet ne obligacione, sepse eshte aset natyral), nuk ka vlere ne burse. Mendoj qe po, dhe eshte vlere, dhe çdo vlere kthehet ne para,qe do te thote ne investime te metejshme. I kam permendur tek VQ , teoria e dubellsimit te vleres/paketes.
Sa per remitancat dhe shtimin e investimeve, keto dihen nga te gjithe, dhe nuk po zgjatem, veç do te shtoja se nje pjese e kontratave jane te kohes se Buall Mavrise.
Vazhdon
" … Në këto kushte, kur burimet zyrtare të hyrjes së valutës janë të kufizuara, ekonomisti do të priste një nënçmim të monedhës vendase. Në fakt ka ndodhur e kundërta. Leku po sillet si monedha e një super-ekonomie…"
Kush e tha se mbivlersimi e nenvlersimi i modhedhes vendase do varej me deomos nga remitancat e emigranteve. Remitancat dihet qe jane nje faktor, mirpo ne loje jane edhe faktoret e tjere, investimet e huaja, super-prodhimi vendas, valuta e turisteve+emigranteve per pushime, etj.
Pastaj (siç e kemi thene edhe me perpara), BQ nganjehere e mbiçmojne artificialisht monedhen e tyre (si rasti i BQ te Zwicres, etj) per te gjeneruar paketa/vlera te reja qe sherbejne si per investime te reja ashtu edhe per dubellsimin e vlerave ne levizje/transaksione.
vazhdon
Kujtove se nuk do komentonte! ja ku e ke, ben nga nje postim ne fund i fut nje vazhdon, pastaj shkon i fut noj qofte e nje gote vere, thellohet dhe vjen me ide te tjera te postimi tjeter, pastaj vazhdon, e kshu me rradhe.
In vino veritas thote latini.
" … E dyta lidhet me burimet e rritjes. Ekonomia shqiptare zyrtarisht ka shfaqur sinjale pozitive rimëkëmbjeje. Në tremujorin e parë të vitit ajo u zgjerua me afër 4%, me ritmet më të larta të 8 viteve të fundit (që nga 2008-a, kur filloi kriza), e udhëhequr nga ndërtimi dhe tregtia. Në këto kushte, çdo ekonomist do të priste një rritje në ofertën e parasë dhe normat e interesit, që nga ana e tyre gjenerojnë më shumë investime dhe vënë më shumë para në duart e konsumatorëve, duke nxitur në këtë mënyrë shpenzimet, dhe kërkesën për kredidhënie…"
artikullshkruesi, duket sikur sapo ka dale nga bankat e shkolles. Piksepari, kriza vertet u kris/duk ne 2008, por ne Shqiperi i dha ndikimet e saja aty nga 2011, pas krizes greke 2010. Piksedyti, rritja prej 4%, nuk eshte e thene te rrisi oferten e parase dhe normen e interesit, BQ mund ta mbaje te ulur normen e interesit pikerisht per te rritur kredit-dhenien, e cila rrit punesimin, GDP, te ardhurat, siguracionet etj, Biles historia e ketyre viteve te fundit, ka treguar se, oferta e parase behet me aktraktive, me mbajtjen ulur te normes se interesit. Me psikollogjine e vjeter, dukej sikur rritja e normes se interesit, rriste dhe oferten e parase, mirpo koha po provon te kunderten, biles edhe shume organizma te huaja financiare,po e shohin LEKUN tashme (me norma interesi te ulura) si me aktraktive dhe te pranueshme ne transaksione nderkombetare financiare.
vazhdon
edhe i dopio usta!
" … Në fakt, ka ndodhur krejt e kundërta. Në mënyrë të pashpjegueshme, paraja që qarkullon gjithsej në ekonomi, sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë në 6 muajt e parë të vitit ka rënë me rreth 180 milionë euro në krahasim me dhjetorin 2016. Kjo është tkurrja më e madhe e këtij treguesi, që nga fillimi i viteve 2000, kur banka raporton të dhënat. Edhe kur ekonomia u rrit me 1% në 2013-n, paraja në qarkullim nuk u reduktua (ishte plus 133 mln euro). Teoritë ekonomike pohojnë se ngadalësimi në ofertën e parasë reflekton natyrën e ndrydhur të ekonomisë dhe rënien në investime. Kjo faktikisht nuk rezulton se ka ndodhur. Përkundrazi, Banka e Shqipërisë pohon se investimet private po rriten…"
Natyrisht e kunderta do ndodhi, persa kohe ti si kungull nuk njeh te fshehtat e makro-ekonomise. Edhe renia prej 180 milion euro ne 6 mujorin e pare ne treg, eshte ne rradhe te pare paaftesi e qeverise dhe ne rradhe te dyte paaftesi e BQSh, te cilat rritjen prej 4% , nuk e kane reflektuar me politika sociali, qe do te thote qe; 4% te GDP/PBB ta hedhesh ne treg ne forma likuidi, ne kthimin e lekeve te kreditorve te firmave piramidale, ne kompesimin e ish te perndjekurve, ne pagesa e subvencionime te ndryshme, gje qe sjell perseri nje xhiro/transaksion tjeter, nje rritje tjeter te vockel. E çdo rritje, e pasqyron ne burse, qe do te thote se kjo vlere e regjistruar, eshte ne pritje per çdo startim qe qeveria ne bashkpunim me aksioneret (eanasjelltas) i kane gati projektet.
vazhdon