Partia Demokratike në udhëkryq

Zgjedhjet mbaruan dhe PD pritet të hyjë në një krizë tjetër, - krizën e përgjegjësisë dhe të zgjedhjes së lidershipit të ri. Ka argumente se zgjedhjet janë blerë dhe se opozita nuk mund të bënte më shumë. Ka argumente se opozita nuk i përmbushi pritshmëritë publike dhe përgjegjësia është kryesisht e saj. Ka argumente se qytetarët kanë ndryshuar sjelljen elektorale apo se PD ka humbur sensin e lidhjes me qytetarët. Ka argumente se disa kritikë në parti ndikuan në rënien e numrit të votuesve, se partitë aleate nuk patën angazhim real në fushatë, se sistemi zgjedhor është penalizues, apo se qytetarët nuk votojnë programe por oferta ekonomike. Secili argument ka mbështetës dhe kritikë. Do të duhen shumë netë dimri për të diskutuar mbi to.

Por fakti është fakt: pas katër vitesh në opozitë dhe një bilanci gri të mazhorancës së majtë, PD ka rezultatin e dytë më të ulët historik, pas 1997. Më 2017 PD ka marrë mbi 300 mijë vota më shumë sesa më 1991, kur të votoje për opozitën ende konsiderohej herezi dhe zgjedhjet nuk ishin as të lira dhe as të drejta. Tabela tregon se PD nuk ka vetëm 73 mijë vota më pak, por ka mbi 166 mijë vota më pak, pasi më 2017 në siglën e saj ishin edhe partitë aleate, të cilat më 2013 morën 528,373 vota, kurse katër vjet më vonë vetëm 455,481 vota.

Me të njëjtën skemë analize, PS më 2017 nuk ka vetëm votat e saj por edhe votat e partive aleate që deklaruan bashkimin e votave me PS. Për pasojë, më 2013 PS mori 751,054vota, kurse më 2017 bashkë me aleatët e saj mori 763,999 vota, ose vetëm 8-9 mijë vota më shumë, - gjithesesi nje arritje e madhe per nje parti pas 4 vitesh konsum ne pushtet.

Mësimi? PS pati shkallë mobilizimi të anëtarëve votues 107%, kurse PD humbi 17% të elektoratit të saj të vitit 2013. Çfarë ka ndodhur? Me siguri të gjithë ne e kemi një përgjigje. Por në llogaridhënien në politikë, siç mëson politologu W.M “politikanëve nuk u pëlqen të japin llogari, ata gjithmonë kanë një alibi për dështimet e tyre; militantët më shumë janë të prirur tu shkojnë pas alibive sesa argumenteve, të parat përtypen lehtë dhe interpretohen si të duash, të dytat kërkojnë kulturë, mendim dhe integritet”.

A jemi në atë pikë? Sipas standardeve të W.M. po, aty jemi. Dhe nëse kjo është e vërtetë atëherë nuk ka ndodhur ende më e keqja për opozitën dhe mbështetësit e saj. Nëse jo, pra nëse teza e W.M nuk përkon me rastin tonë, atëherë opozita dhe ajo çfarë ka mbetur prej saj duhet të gjejë qetësinë, argumentin dhe forcën për të kuptuar se ri-ngritja dhe ndryshimi nuk janë çështje statutesh midis grupeve mbështetëse në rrjetet sociale dhe as mentalitet turme të “tokës së xanun”, - por mbi te gjitha eshte ceshtje vizioni, aftesie dhe sensi pergjegjesie. Bazuar ne praktiken e rasteve te njejta analoge ne Evrope receta eshte klasike: transparenca, analiza reale, hapja, pjesëmarrja e gjerë, riformatimi strukturor, vizioni afatgjatë dhe gara reale demokratike midis alternativave për ekip në lidership do të mund të jenë investimi drejt një opozite të re, të aftë, përfaqësuese dhe konkurruese.

Afrim Krasniqi

Sipas grafikut siper, tregohet se zgjedhjet me te mira te PD kane qene; 1992 dhe 2009, ndersa 1996 eshte e diskutueshme, pasi ndodhen shume dhunime dhe vjedhje.

E thote bushati ate qe askush ne Pidhi nuk guxon ta preke, doktori doktori, ai eshte fajtori
http://www.m.lapsi.al/ide/2017/06/28/loja-hipokrite-p-r-kreun-e-pd#.WVTHQjKxXqA

Ramizi dha doreheqjen. Partine e mori ne dore Nexhi.

PD ka per te hecur gjithmone sipas mentalitetit toke e xanun dhe sma prek kush gardhin deri sa i zoti tokes eshte Salibaba. Te tjerat jane metafora dhe ese per artikuj gazetash.

Dihet gje pse shoku Ramiz u terhoq? Se sikur u zgjodh nga nji votiim plebishitar .

me shume se analiza zerat ngjajne me gjueti shtrigash te radhes ne PD. Nuk kam degjuar te permendet marreveshja e Bashes me Ramen, nje moment pozitiv per vendin per ctensionim (dhepse Basha e krijoi tensionin in the first place), dhe reformen ne drejtesi.
Si dhe tonet e moderura ne fushaten e PD kesaj radhe.

Do ta thote me vone sikur tha

Po si kshu burri president dhe gruja kryetare partie! Allah allah

prap Negjiiiii ! :joy:

kur them une qe ajo nuk eshte parti skraparllinjsh por dibranésh

seç me thote nje mendje qe edhe burri do dorehiqet. Negji do i beje te gjifa

Nuk e besoj. S’e leshon presidentit ai. I kishte bllofe ato qe do terhiqej.

Pse c’ka me shume dinastia Kim. Kokelope ai, kokelope ky. Megjithese ky yni u dobesua per atdheun.

1 Like

Ja futi Monique ene Luan Rames ene Petes, ne fund te fundit sherbetor te Familjes Kokelopa ishin dhe duhet tu shijoje…Tezja ose Bisha di te boje opozite te forte…
Jo po flasin per Oligarki, Baronet e Ligjit te Lalzit, dhe njerezit i ndjekin me respektin ndaj parase se ndyre.

Nuk i thone kot nga fshati i gruas.

Kryetari demokrat i bashkisë së Kavajës, Sakja: Do rikthej obeliskun, ‘Dy gishta lart’

“Ai simbol nuk kishte të bënte vetëm me Kavajën, ishte lëvizje mbarëkombëtare që diktatura antikomuniste të merrte fund. Unë kam dhënë fjalën në fushatë dhe do ta mbaj. Unë aty do të hap një konkurs mbarë kombëtar për arkitektë skulptorë piktorë dhe aty do jetë një simbol që përfaqëson atë lëvizje”.

Kam pershypjen se eshte me e ngaterruar se kaq puna, psh : ai e di se, tani qe PS ka +70 mandate ne Kuvend (ose troç: qe do qeverise e vetme), do ja nxijne literalisht jeten ne presidence

Tek Kaptinmodhi ska rendesi fare sa deputet do kete PS por si mund te perfitoje ne Presidence nga Paligjshmeria si Bandit Skrapari qe eshte. Mos u habit po vodhi flori prap me eskort Presidenciale, e kush do e ndaloje…

Do t’i japi dekoratat me leke tani, do marrin gjithe LSI-stet “Mjeshter i Madh”. Per te tjerat s’ka shume ne dore, rubinetat jane mbyllur.

Ne Shqiperi, presidenca varet kryekeput nga Qeveria. Qe nga buxheti deri tek eskorta.
Jari bente qjef se ne qeveri ishte Likja, kaq e thjeshte eshte.

1 Like