Patatja mbetet për derrat, fermerët kërkojnë treg

E bllokon Pjer ç’ke me at’muhabet, me mjete të tjera më të squta:

P, sh: duke stimuluar një klasifikim të produkteve cilësore me atë çka quhet “label”, sikundër dhe me clësimin e tyre “i origjinës së kontrolluar” - sikundër ndodh me verërat në France dhe me plot produkte të tjera bujqësore - fasulet, qepët, hudhrat, patatet etj… etj…
Natyrisht, duhet të ngrihet një institucion paraqeveritar serioz dhe i padiskutueshëm - i përbërë nga specialistë të fushës dhe përfaqsues të prodhuesve vendalinj, që të lëshojê këtë etiketë apo titull, sikundër dhe organe të kontrollit të cilësisë. Por që ja vlen barra!
Kështu, po të jap dy shembuj nga tregu:
fasulja e bardhë që vjen prej Egjiptit apo Marokut shitet 2,50 euro/kg - fasulja që vjen prej Tarbe (një zonë në rrëzë të Pirenejve) - tarbjotja pra prodhimi lokal, shkon deri 10-12 euro/kg. Dhe të betohem, nuk arrit ta gjesh aq e kërkuar është!
Hudhra që vjen prej Argjentine - shitet 6-8 euro/kg, ajo vendalija le rose de Lautrec - 15 - 18 euro/kg.

Me një politikë të zgjuar qê favorizon produktet e zgjedhura dhe të kontrolluara lokale mund të bëhen çudira, apo mungojnë të tilla produkte të shënuara?
Ja po të numëroj, disa prej tyre (që ende i mbaj mend):

  • qepa rozë dhe e kuqe e Bozhigradit,
  • fasulja pllaqi e Devollit,
  • patatja e Shishtavecit,
  • kumbllat e thata të Tropojës,
  • preshi i Kasharit etj… etj