Patatja mbetet për derrat, fermerët kërkojnë treg

çfare zgjidhjesh do jepnit juve per kete problem ?

Pse te mos i eksportosh ne islande?

po islanda i prodhon vete, ka me qindra sera me gaz natyral, biles atje mund te gjesh domate te fresketa ne janar.

Really? Se dija. Po dikund ne afrike qe vdesin per buke pra. Gjynah te shkojne ushqim per derra

Bllokim te importit per te favorizuar shitjen e produktit vendas.

me i fjale ti mendon se zgjidhja eshte çuarja e patates ne Afrike.
nuk te dija kaq te zgjuar .

po si mund ta bllokosh importin e patates kur ti ke nenshkruar marrveshjen MSA dhe CEFTA qe nenkuptojne levizjen e lire e pa taksa te mallrave.
vetem nga ky fakt, e keto pergjigje, kupton se sa te “pregatitur” jane shqiptaret.

Ti si eksperti i vetem makromikroekonomist ketu cfare zgjidhje do jepje?

Ti bejne patatet chips-a qi ti hajm me sals damote dhe qep ujka.

Ka njerez qe vuajne per buken e gojes. Me mire ti hane njerezit sesa derrat

kjo po variko, por si, ta thote plaku, hidhen tek shtresat e varfera qe jane me asistence/social, çek-bono per te blere kryesisht patate, qepe e ndonje produkt tjeter, pakete e cila mbulohet nga paketat e tjera.

Bama; Konkretisht cfare do ta ndihmonte qepen e Korces per mos tu mbytur ne lum?

Pjer; Qe qepa e Korçes te mos hidhej ne lume, siç jane hedhur edhe patatet e Korçes, etj, apo te mos kalbej siç po kalben edhe kete vit (2013-14), do ishte e mira qe keto produkte (qe jane te shportes) te subvencionoheshin (ne menyre aktive ose pasive) dhe te mirreshin ne dorzim nga kompani tregtare qe do operonin me kete sistem, kompani qe mund te jene edhe private edhe shteterore, ose me sakte komunare/lokale, te varura nga komuna. Tek VQ une kam dhene disa zgjidhje, dhe gomeret drejtues mund te zgjidhnin ndonjeren prej tyre.

Per te kuptuar se ç’eshte subvencionimi aktiv dhe pasiv, po e shpjegoj shkurtimisht.

Subvencionimi pasiv eshte kur qeveria nuk iu merr tvsh/btv apo taksa te tjera, pra produkti del ne treg pa ngarkersa fiskale. E ne te shumten e rasteve perdoret per produktet e femijve, bebeve, me qellim qe te shiten sa me lire.

Ndersa subvencionimi aktiv eshte ku qeveria, e subvencionon nje produkt apo nje aktivitet ekonomik, me paketat e tjera fiskale, pra me te ardhurat e mbledhura apo nga paketat qe gjenerohen, dhe ketu mund te permendim nje aktivitet per mbrojtjen e mjedisit, riciklimet e ndryshme, e deri tek subvencionimi i nje shoqerie fluturimi per te mbajtur te ulura çmimet e biletave per sa me shume turiste, dhe ketu marrin pjese edhe paketat nga aktivitetet private, hotelerie etj, apo fonde te ndryshme.

Qepa dhe patatja, mund te kalonin ne shkallen e dy produkteve te subvencionimit pasiv.

http://arkivi.peshkupauje.com/2014/12/intervista-me-disa-nga-komentatoret-e-blogut

jo keq si ide, veç duhet nderhyre qe çipsat te shiten lire,
fare mire mund te kalonin ne subsevncionimin pasiv edhe çipsat,

E bllokon Pjer ç’ke me at’muhabet, me mjete të tjera më të squta:

P, sh: duke stimuluar një klasifikim të produkteve cilësore me atë çka quhet “label”, sikundër dhe me clësimin e tyre “i origjinës së kontrolluar” - sikundër ndodh me verërat në France dhe me plot produkte të tjera bujqësore - fasulet, qepët, hudhrat, patatet etj… etj…
Natyrisht, duhet të ngrihet një institucion paraqeveritar serioz dhe i padiskutueshëm - i përbërë nga specialistë të fushës dhe përfaqsues të prodhuesve vendalinj, që të lëshojê këtë etiketë apo titull, sikundër dhe organe të kontrollit të cilësisë. Por që ja vlen barra!
Kështu, po të jap dy shembuj nga tregu:
fasulja e bardhë që vjen prej Egjiptit apo Marokut shitet 2,50 euro/kg - fasulja që vjen prej Tarbe (një zonë në rrëzë të Pirenejve) - tarbjotja pra prodhimi lokal, shkon deri 10-12 euro/kg. Dhe të betohem, nuk arrit ta gjesh aq e kërkuar është!
Hudhra që vjen prej Argjentine - shitet 6-8 euro/kg, ajo vendalija le rose de Lautrec - 15 - 18 euro/kg.

Me një politikë të zgjuar qê favorizon produktet e zgjedhura dhe të kontrolluara lokale mund të bëhen çudira, apo mungojnë të tilla produkte të shënuara?
Ja po të numëroj, disa prej tyre (që ende i mbaj mend):

  • qepa rozë dhe e kuqe e Bozhigradit,
  • fasulja pllaqi e Devollit,
  • patatja e Shishtavecit,
  • kumbllat e thata të Tropojës,
  • preshi i Kasharit etj… etj

kur fasulja, patatja e vendit u shiska 4-5 here me shume se ajo e importit, eshte llogjike qe konsumatori do shkoje tek ajo me e lira, tek ajo e importit.

1 Like

konsumatori llojit tat që kërkon veç me mush mullën… pa qit lekun pri xhepit

po shko thuji ati zotnis n’restorant q’i derdh lekun me hongër diçka me gjith men t’mir - nji pajat që e ka par’m fim apo m’téle dhe qi vjen pri Xhapanit apo pri Amerike veç me e provu…

vallahile, a ke nigju at’llafin “gastronomi” (dhe s’po shtoj franceze nga përmrapit!

Cilësia paguhet Zotni, po ashtu edhe origjina e kontrollume e objektit - bio, etj…
Kjo duhet të jetë edhe rruga e prodhuesve shqipo - drejt cilësisë unike!

Nga ana tjetër, i takon qeveriut të favorizojë me politikat e tij prodhimin lokal dhe të rëndojë me taksa doganore apo me norma cilësie prodhimin që vjen nga gjetkë!

1 Like

persa kohe ke nenshkruar MSA dhe CEFTA , hiqe nga menia ; taksa doganore,
qeveria ka futur tvsh/btv per shume prodhime te huaja, mirpo fatkeqesisht, edhe per shume prodhime vendase,

Po pse nuk e ka nënshkruar CEFTA-n apo TAFTA-n SHBA dhe kjo po e pengon të bllokojë hyrjen e produkteve ushqimore nga Evropi? e bën qe ç’ke me atë punê, me sebepin e normave sanitare apo të tjera shpikje inteligjente., ndërkohë që përdor dumpingun social sa t’ja hajë palla apo favoritizmin ekonomik ndaj produkteve të saja…

SA për atë që thua ti - lidhur me aplikimin e TVSH/TBV nga ana e qeveriut për mallrat e huaja dhe ato vendase, kjo nuk arrin kurrë të konkurojë politikên e pisët që ajo apo segmente të saja - në mos grupe politike zhvillojnë paralelisht. Ata, me mbështetjen e politikës kanë monopolizuar furnizimin dhe shpërndarjen e grup-produkteve të tregut ushqimor, të ilaçeve apo të produkteve të naftës dhe bëjnë çmos t’i sjellin ato nga ana e anës me çmime badjava (dhe me cilësi për derrat që hanë patate ) duke bllokuar kështu prodhimin vendas.
A do të të jap shembuj me emra apo i di edhe ti?

Troç muhabetit, që të funksionojnë mekanizmat ekonomikë si duhet, kjo gjë kërkon zbatimin e një politike tjetër, me orientim kombëtar që të verë në plan të parë interesin e prodhuesit vendali (krahun e punës, mendjen dhe inciativën lokale),gjithë duke u mbështetur në mënyrë parësore në lëndët e para dhe në produktet karakteritike të vendit.

per kete gje, ka folur [redaktuar] me kohe, por ata hecin duke iu marre kembet,