Për protestën e studentëve

Mos shkuarja eshte presion (quaje politik po deshe) qe KM te vihet ne pozicion te veshtire dhe te jete me i gatshem te beje koncesione. Mos i merrni per debila studentet dhe mos perserisni cdo gje qe perserit KM se flet shume keq per personin qe i perserit.

edhe vajza e azem hajdarit kunder pD, prandaj them qe nuk fitohet pushteti duke i bllokuar rruget qytetareve e duke bere kerkesa per gjera qe kur ishte ne pushtet PD i bente me keq.

pra Rilindja, sipas Palloshit, qenka mbushur me larva :open_mouth:

1 Like

atehere po perdorin mjetin e Bashes kur hyri nCader
del prape tek fjale e Rames

"Shuplaka e duhur ndaj nje rregjimi ". Cili regjim se nuk e kuptova? Qeveria Rama eshte qeveria me eficente, me pak e korruptuar, me dinjitoze, me e sukseshme e me transparente qe ka njohur Shqiperia kapitaliste ! Keta qe dalin me cifte per te gjuajtur miza ose nuk dine ku jetojne ose tallin trapin me veten e tyre ! Sa per Ramen, sa te kete Ballistet,Zogistet,Bajraktaret e anti-komunistet duhet te ndihet rehat mendoj une. Rehat sepse gjaku nuk behet uje e ballistet e pasardhesit e tyre nuk kane per ta haruar varimin e Mithat Frasherit ! Jo vetem voten por jeten do japin per Ramen ! Po per Salistet e LSI-istet akoma ne pune shteti? E qe jane pothuajse shumica…Ca te thuash per ta? Vertet mendoni se do tradhetojne ata Ramen? Nuk behet llaf !! Po Kuksianet bre? Raca superiore qe nuk paguan si gjithe te tjeret rrugen ku kalon? Vetem Ramen mos u prek !! E nuk po zgjatem me Saliste e anti-komuniste te tjere.Do pyes dikush…po socialistet ? Socialistet? Epo ca ti bejme…i ka kapitalizmi keto zoti Rama !!

2 Likes

Kllasa politike per kushedi sa here ne nje shekull pavaresie gjendet e paafte te udheheqe vendin.
500 vjet rehat
C’patet more djem
Ne xhenet u nisme
Sosem ne xhehnem
Shqiperi moj kucke
Na bere verem
Populli :blush:

nuk ka pse protesta mos te jete politike. Ajo nuk duhet manipuluar nga partite, por nje axhende politike per te shfuqizuar ligjin neoliberal te arsimit te larte duhet ta kete ne menyre qe te luftohet shkaku i semundjes e jo simptomat dhe qe potenciali emancipues i protestes se studenteve te japi fryte dhe per brezat qe do vijne dhe per fushat e tjera te shoqerise.
Dhe e dyta studentet mu duken drejte te revoltuar por nuk kane pse te druhen nga organizimi qe mund tu vije prej organizates politike OP, pasi me ekeperiencen e tyre 5 vjecare ne kundershtimin e ligjit per arsimin e larte dhe pregatitjen teorike mund tu vijne mjaft mire ne ndihme studenteve.

Lipset emancipim, vetem nje universitet i forte dhe i pakorruptuar jashte kthetrave te bajraktareve universitare dhe oligarkeve mund te ktheje shpresen per progres shoqeror. Dije dhe akrivizim shoqeror eshte shpresa e fundit per Shqiperine.
Mjaft kane vuajtur njerzit ne heshtje, mjaft i perdoren njerzit si bateri per te ushqyer tekat e oligarkeve.
Rama ka meriten e vetme qe nuk shtyp me dhune format e ndryshme te protestave, por vetem kaq, te tjerat i ka thene Vehbiu ne artikull.

PDhi e ka ende ne dore universitetin, se Palloshi eshte kuller i modh.

Per taf te keq asnje qeveri ne gjithe keto vite nuk e ka kuptuar qe investimi ne arsim eshte investimi me i mire per cdo qeveri. Kerkesat e studeneteve ne pergjithesi jane te drejta pervec pikes 3 qe nuk ndodh ne asnje vend te botes. Por nga ana tjeter aty duhet te jene dhe pedagoget se universiteti perbehet dhe nga stafi akademik. Cfare do te ndodh ne pedagoget cohen ne proteste dhe nuk e pranojne piken 3. Prandaj te ulen te gjithe palet e te bisedojne me qetesi ete bejne me te miren duke u bazuar ne modelet arsimore te vendeve te zhvilluara Europiane.

konsteksti politik i sotem eshte teresisht neoliberal jo vetem ligji i arsimit

Nga qejfmbetjet e Vehbiut me “regjimin”, tek regjimi… pffff nje mal i tere !
nejse

Cila do të ishte, pra, një zgjidhje në momentin e tanishëm?

Nuk sugjeroj dot gjë tjetër, veç një projekti për elitarizimin të Universitetit Publik, nëpërmjet numrit të mbyllur

Pffff, gjithe puna ishte tek ajo “gjeja tjeter”.

Kjo eshte e rendesishme se ja u be protesta masive, po cfare do kerkojne me vone, ja u plotesuan po plotesimi i kerkesave te tyre nuk e permirson cilesine e univ. sa duhet, edhe pse eshte fillim i mire.
Ndaj studentet duhet te kene nje perfaqsi qe te analizoje gjithe gjendjen dhe te jete ne negociata permanente me qeverine.
kerkesat duhen marre me qetesi, jo me ultimatume. What do they want, eshte e rendesishme te jene te qarte.

qeverite gjithmone e ne rritje neoliberale qe nga 2005 e deri me sot, nuk kane me cfare ofrojne.

mendoj eshte e rendesishme te jene te paqarte. qartesia e menjehershme nuk do ishte vecse e induktuar me shiringe.

Problemi eshte se jemi futur ne nje rreth vicioz ku kjo klase politike,nuk ka cfare prodhon me,dhe kjo nuk eshte vetem pergjegjesi e Rames,por edhe e para ardhesve te tij.
Rames thjesht i plasi ne dore nje zemerim qe kishte kohe qe akomulohej.
Ilir Meta ne vend qe te jete ne burg eshte president,Ridvan Bode qe deri dje gati sa nuk u shpall armik nga PS sot po kjo PS e emeron ne Keshillin mbikqyres se BSH,e njejta gje me Visho Ajazin qe sot eshte ambasador etj etj.
Behen krime ekonomike dhe asnje ndeshkim per fajtoret.

Pra kjo klase politike,qe ben keto veprime e ka mbaruar ciklin,sic e mbaroi Byroja ne vitin 1989,kur filluan po dekoronin njeri-tjetrin.

Forcat e reja politike qe une deshiroj,kerkoj qe te kene ne ADN e tyre shqiptarizmin dhe jo internacionalizmin afrikan qe ka kjo klase politike qe ka kohe qe ka shitur interesat kombetare.

Une mendoj dhe shpresoj se te rinjte do ta cojne me para Shqiperine.
Brezi i posdravit dhe i Hit Parade,kaq e kishte horizontin.
Eshte koha te hapin rruge.

2 Likes

ADN e tyre shqiptarizmin dhe jo internacionalizmin afrikan

tingellon si racizem

Ti quaje si te duash,per mua eshte shqiptarizem.

Se dyti mes gjithe atij komenti qe shkrova,kjo fjate te ngeli ne mendje?

Horizontin tani e ka brezi i repit korçar devollit qe pi raki e pjerdh shqiptarçe prej Ameriqije me nje kembe ne varr.

Si nuk u ngopet duke fol per brezin e ri qe do marre stafeten ne dore. Qe ne kohe te Enverit ishte kjo parulle. Erdhi Ramizi, prap brezi i ri e ka ne dore se e mban me dore. Iku Ramizi si brezi i vjeter, erdhi Berisha brezi i ri qe e mba me dore se i bi me dore. Iku Berisha mbasi i ra me dore, erdhi Fatosi t’i bjere me dore. I ra me dore Tosi, pastaj i ra me dore prap Berisha, i ra dhe Edi palloshit te vet me dore. Bjeri t’i biem brez mbas brezi me dore, e prap kemi besim tek brezi i ri rep qe do t’i bjere prap me dore muzik rep.

2 Likes

Po pra shok …lipset emancipim, por me shume se kjo lipset qe gjerat te thuhen sic jane dreqi e marte, se kjo hipokrizia ka qe ne kohen e turkut qe nuk i shqitet atij vendi !! I qendroj pike per pike komentit tim te meparshem per te mos perseritur veten! Ajo qe dua te shtoj eshte se emancipimin nuk e sjellin keto shkrime apo te tjera sforco gazetash e tv me krehje bishti per studentet qe na mallengjyhen me mbushje rrugesh! I pashe dje ne Opinion Grazianot, Leilat, Domenikot e Paolot…e nuk prisja me shume nga ta, ashtu si pashe ate qe i ka ritur ne tv (Fevziun historian) te pohonte se eshte e drejte e tyre, e drejte kushtetuese (e pallavra te tjera) Universiteti !! Si nuk doli kush tu thoshte qe jo …nuk eshte e drejte as njerzore e as kushtetuese vajtja ne Univirsitet , eshte privilegj , ata qe shkojne ne Universitet jane te privilegjuar ! Shumica e Shqiptarve, e evropianve e Kinezve e Amerikanve e Anglezve e njerzve qe banojne kete bote nuk shkojne ne Universitet sepse nuk mund te shkojne !! Nuk shkojne sepse nuk munden! Nuk kane mundesi financiare (u kuptuam?) Ok? E me qe ra llafi, si nuk doli kush tu thote se tarifat nuk i ngriti qeveria por Universitet vete …si nuk i pyeti kush…pse nuk pushtoni Universitet si ne gjithe boten? Une e shpreha mendimin tim dite me pare…studentet fituan qe diten e dyte kur e ben ministren e arsimit te zbriste poshte ne rruge me zemer ne dore si qyqare e Kryeministrin tu lutej per ti takuar …diten e trete duhet te ktheheshin ne mesim , fitimtar ! Vazhdimi apo pompimi mediatik apo gazetresk i diteve te mevonshme thjesht kthen ne qesharake c’do gje! Po ca ti besh …brez i rritur me Fevziun ne tv …kapitalizem hesapi !

2 Likes