Për protestën e studentëve

Flasin njerezit me mend ne ate vend, po kush ua ve veshin

http://www.gazetadita.al/per-sjelljen-e-rames-studentet-dhe-gjirizet-e-sistemit-anti-sistem/

1 Like

Protesta e studenteve ka marre sot nje mbeshtetje te fuqishme:

Shume te drejte ke profesor, dhe je i rrespektuar, por ku ishe? Ku ishe kur verejte gjith ato sa permende?

E mer kapitalista po e shijonin spektaklin e njeriut te ri student kapitalist Shqiptar ? Kjo telenovele e idiotesise qe po mban ne ekran nje vend te tere anti-komunist ! Une kur i shoh keto mbledhjet e Kryeministrit (qe pak nga pak po kthehet ne qesharak edhe ai me keto mbledhje te stilit komunist,por qe u shkojne vetem komunisteve) me bazen studentore me perfshin nje ndenje turpi e gajasje bashke …ku ku moj nane ! Qe eshte nje brez patetik studentor, ne nivelin e nje 8-vjecareje e dija , qe do te beheshin qesharak me vazhdimin e protestes edhe kete e dija , por qe te mos dinin as shqip…"Kjo eshte mendimi im " tha njeri e plot perla te tjera !! Hapu dhe …!!! Sa per info, jane me shume prapa bote keta studentet sot se sa ata te 90’ me gjithe mungesat e shumta apo limitet qe kishin ne ate kohe! Njeriu i ri kapitalist e profesoret e tyre mediatist qe u thurnin lavde heronjsh…hapu dhe ! Ju them une si vazhdon historia me studentin kapitalist shqiptar… Iken nga shqiperia , kupton ca eshte bota duke ngrene supe me karrota te ziera, e mendon…kishte te drejte ai tipi tek peshku…i ka kapitalizmi keto i ka!!

1 Like

Per ner keta studentat si te shkatarrum tingellojne…mire pa kuptim por edhe pa edukate e formim fare mer…dje me pelqeu muc nano, po prap edhe ai si ne ajer mu duk…se maj veten per te qut po kjo protesta si pa rruge me duket…nisi mire per ti gjujt fort, por mesa duket ska as koke as b.th…

për sa kohë protesta e ronaldinjove ka frymëzim ndërkombëtarist, me çetën serbe në gatishmëri nga prapa, vështirë të qullosë gjë! rrëzimi i ramës ,në këtë çast , do të thotë kthim i qoftëlargut,kështu që vl! mungesa e nje prapavije ideologjike kombëtariste e bën demode protestën ! për sa kohë që mbas protestave do jetë karaxhiçi, do tu mungojë mbështetja popullore. grekët ,gjith sy e vesh , mbështesin çetën ,me shpresën se mos heqin ramën nga mesi !

2 Likes

Nga Mentor Kikia

Këtë fundjavë serbët dëshmuan atë që ne e dinim, që janë një popull dhe shoqëri e prapambetur.

Dhjetra mijëra njerëz dolën në rrugët dhe sheshet e Beogradit (fotot më poshtë).

Ata kërkojnë largimin e presidentit Vuçiç. E akuzojnë se ia ka dorëzuar pushtetin oligarkisë, ka blerë mediat dhe ka ngushtuar demokracinë.

Në epokën e teknologjisë, dhe në kohën kur ne shqiptarët edhe autostradat i ndërtojë në kompjuter, ne versionin 3D dhe vetem i printojmë, serbët nuk kanë as facebook, as twitter dhe dalin në protestë si në mesin e shekullit të kaluar.

Kishin marrë madje edhe fëmijët me vete, duke shkelur konventat për të drejtat e fëmijëve, dhe për të dëshmuar se e keqja trashëgohet nga njëri brez në tjetrin.

Ndërsa këtë fundjavë ne treguan klasin tonë civil dhe qytetar.

Në respekt të të drejtave, ne fëmijët tanë i çuam të shëtisnin e të argëtoheshin. Tek “Toptani” nuk kishte vende parkimi, tek TEG duhej një orë të kalojë rrethrrotullimin.

Madje, më thanë se edhe tek Shaba në Vishnje, që bën mish në saç, nuk kishte vende parkimi.

Dhe, ndërkohë që psonisnim e hanim, në protestonin në mënyrë të qytetëruar në “versionin 3 D”, në facebook.

Hidhnim foto, video, statuse, citate, meme, deklarata, bënim share, like, zemra të kuqe, shanim qeverinë, shanim opozitën(por më shumë shanim njëri-tjetrin).

Dhe në fund arritëm në përfundimin që kjo qeveri e ka mbaruar misionin e vet dhe largimi është thjeshtë çeshjte ditësh.

Por, se sa ditë, këtë nuk e kemi përcaktuar akoma.

Ndërkohë, një grusht njerëzish, ca emigrantë, ca studentë, ca artistë, ca minatorë e ca qytetarë aspak të qytetëruar, ishin mbledhur para kryeministrisë, në një përpjekje të dështuar për të na prishur imazhin tonë civil.

Madje pashë edhe një burrë që kishte djalin “kala-qafë”, që donte të imitonte modelin serb.

Por kjo mbeti një përpjekje e izoluar, pasi në dëshmuam se jemi një shoqëri e kulturuar.

Tani të mos e zgjasim, të nisim protestën në fb edhe sot, në ditën e fundit të vitit:

Unë mendoj se qeveria është e korruptuar. Opozita është e paaftë dhe pa alternativë, ndaj duhet të ikin të dyja.

Kush është dakord të bëjë “Share”.

Të bëjmë 1000 “Share” që të largohet Rama. Ose 1001 që të iki edhe Basha.

Të bëjmë 100.000 “Like”, për inat të serbëve.

Tregojeni veten që jeni shqiptarë. Po mundët bëni edhe shqiponjën me duar, por kjo nuk është kusht.

1 Like

Mire e paska shkruar Kikia kete here.

E fut veten tek shqiptaret ky sorrosisti,rasresisht serbofil?

Ku e pe serbofiline e tij ne kete rast?

Serbet jane gjithanej, megjithse nuk duken. Kontrollo petat e bakllavase dhe te perbrendshmet e gjelit te detit, aty i ke patjeter, mçef mbas sherbetit dhe ynyres. Serbet dhe kelyshet e tyre, Berisha dhe Rama, jane duke kompllotu bashke me serbet kunder Megallo Shqipnise per Vit te Ri. Çin - çin gotat me serbet, gezuar Vitin e Ri, Sala me Ramen, dollare sa t’dush per Vi te Ri.

1 Like

Fshati qe duket nuk do kallauz- thote populli I pakulturuar shqiptar,qe duhet te ndjeke shembullin e vicave me kulture or taj

Nuk po dua te prishim humorin dhe sot. Gezuar.

Shkrimi eshte perfekt; te ish mare me ligjin vete do ish xixe!

I shkoi fushata per t’u bere ministre e arsimit kot.