Përse ekziston diçi dhe jo hiçi?

33 postime 2942 shikime 11 shtator 2021 në 11:17 e paradites
InkuizitoriMoth

Tre copëza teksti të paraqitura më poshtë të tre shkrimtarëve të famshëm rusë - Gogol, Dostoevskij dhe më pak i famshëm Daniil Charms (por jo më pak gjenial) - ilustrojnë në mënyrë të përsosur idenë se "Humori është një shpikje e madhore e epokës moderne ”- Octavio Paz. Me fjalë të tjera, arti modern është një parodi e vazhdueshme - e përshpejtuar dhe radikalizuar me kalimin e kohës - kundër mjeshtrave të mëparshëm dhe më në fund kundër vetvetes, sepse mungesa e trashëgimtarëve është një pasojë logjike e Fundit të Historisë dhe Fundit të Artit, autori mbetet i vetëm në terren, ka vetëm fansa dhe jo ndjekës e dishepuj. Teksti i fundit komik i Daniil Charms, një zhdukje parodike e figurës së personazhit, është një autoportret i paautorizuar.

Si përfundim, Fundi i Historisë dhe Fundi i Artit përkojnë me Fundin e Personazhit dhe Fundin e Autorit.

“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””

Me drojë shkoi tek një pasqyrë dhe u pa në të.

“Ptu çfar qelbsinllëku!” thërriti dhe pështyu përtokë. “Të kishte të paktën diçka në vend të hundës, por s’është e thënë! hiçasgjë! … "

Kafshoi buzën me inat, doli nga pastiçeria dhe, në kundërshtim me zakonet e tij, vendosi të mos shihte askënd dhe të mos i buzëqeshte askujt. Krejt papritur u ndal si i gozhduar në portën e një shtëpie; një fenomen i pashpjegueshëm po bënte vaki nën sytë e tij. Një karrocë ishte ndalur para hyrjes: dyert u hapën; i përkulur, një burrë me uniformë u hodh jashtë dhe ngjiti shkallët. Sa tepër u tremb dhe u habit Kovalev kur njohu hundën e tij! Përballë kësaj pamje të pazakontë, të paktën kështu i dukej atij, shikimi i’u mjegullua; e ndjente se mezi po mbahej në këmbë, por vendosi të priste me çdo kusht që hunda e tij të kthehej në karrocë, megjithëse po dridhej i tëri sikur e kish zënë zerzeleja. Dy minuta më vonë, hunda në fakt doli. Mbante një uniformë të qëndisur me ar me një jakë të madhe të ngrirë; kishte pantallona kamoshi dhe një shpatë në brez. Nga kapela me pendë mund të nxirrej përfundim se e quante veten zotërues së gradës së këshilltarit të shtetit. Hodhi sytë nga të dy anët, i thirri karrocierit “shkojmë!”, hipi në karrocë dhe u largua.

Gogol, Hunda

…………………………………………………………………………………………….

-Princ, si guxon të fyesh një grua fisnike!? Nëse unë jam një fuçi, atëherë ju jeni një që s’keni këmbë …

-Pa këmbë kush, unë?

-E pra, pa këmbë, po zotëri, dhe pastaj edhe pa dhëmbë; i dashur, ja çfarë je!

-Për më tepër edhe monokël! - nisi të bërtiste Marya Alexandrovna.

-Ju keni një korse në vend të vertebrave! - shtoi Natalia Dmitrievna.

-Faqet e tërhequra nga kapsat!

-Nuk ke asnjë fije floku!

-Palloshi edhe mustaqet i ka fallco - tha Natalia Dmitrievna.

-Por të paktën hundën time, Marya Stepanovna, më lër timen! - u hodh princi, i tronditur nga gjithë ky sinqeritet i papritur …

Dostojevski, Endrra e xhaxhait

………………………………………………

Ishte një burrë flokëkuq që nuk kishte sy dhe as veshë. Nuk kishte as flokë, aq sa i quanin të kuq sa për të thënë. Nuk mund të fliste, pasi nuk kishte gojë. As hundë nuk kishte. Nuk kishte as duar dhe as këmbë. Edhe bark nuk kishte, dhe shpinë nuk kishte, dhe shtyllë vertebrore nuk kishte, nuk kishte zorrë të asnjë farë lloji. Nuk kishte asgjë. Pra nuk është e qartë se për kë bëhet fjalë. Kështu më mirë mos flasim fare për të.

Daniil Charms, Fletore Blu, n. 10

InkuizitoriMoth

Çështja fetare është njëkohësisht edhe çështje politike (dhe anasjelltas), dhe të dyja të ndërlidhura dhe identifikuara bashkë, përmbajnë thellë në vete problemin seksual, i cili me tu zgjidhur, do të shënoje Fundin e Fesë dhe Fundin e Politikës.

InkuizitoriMoth

Kambanat që kumbojnë afër më shqetsojnë, ndërsa me ngushellon tingëllimi i tyre kur vjen nga larg me jehona lozonjare.

InkuizitoriMoth

Tashmë përbuzja e ideologjisë është sport demokratik për çdokënd që e mban veten për intelektual (dhe jo vetëm). Në fakt problemi nuk është ideologjia si koncept në vetvete (etimologjia: ide + logjike), por nëse një lloj ideologjie është false, pra nëse idetë e saj janë absurde, jo logjike, kriminale etj. Eshtë absurde dhe false të konsiderosh çdo lloj ideologjie pa përjashtim me përkufizim negative, vetëm sepse përvoja me ideologjinë fashiste, naziste dhe komuniste ka qenë negative. E para: të jesh kundër çdo lloj ideologjie me përkufizim e detyrim është edhe kjo një farëlloj ideologjie më vete. E dyta: kjo farëlloj ideologjie më vete është shumë më tepër negative se ato që u kundërvihet sepse mbyt pa lindur çdo lloj shprese që mëton të ndryshojë situatën, e bën ferrin të përjetshëm. Nuk mund të quhet fashiste ose komuniste çdo lloj lëvizje që aspiron që kërkon të ndryshojë situatën bazuar në përvojën e hidhur të personit që ka jetuar nën përkatësisht fashizëm ose nën komunizëm.
Vuajtja nuk duhet (dhe nuk mund) të bllokojë shpresën, përkundrazi.

InkuizitoriMoth

Nëse fëmija i yt kërkon të të vrasë, a e thërret policinë?

Kjo pyetje provokuese vërteton që institucioni i policisë dhe i drejtësisë nuk është i përjetshëm, i mungon themeli.

InkuizitoriMoth

Te merrem edhe un nje here me politike, nami u befte, po i ferkoj edhe une nje here bolet e Marlonit si shoket:

U bo mukajet me ne fund edhe Luli e vrau edhe ai baben si Rama!
(meqe edhe Rama e kishte problem qe Luli nuk po bente ate qe duhej bere, siç edhe ai vete e kishte bere duke vrare Nanon)

Por Kompleksi i Edipit perfshin edhe pallimin e mamase. Kush te jete valle mamaja ne politike? Si eshte e mundur te behen kalamajte vetem me sperme babai pa mama?

InkuizitoriMoth

-Ti nuk kupton, je trap sepse je zemërkeq, nuk je kaq burrë i mirë sa për të qenë vërtet inteligjent!

(nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Intelektuali i modh bythpamuk nuk e kupton se disa të vërteta nuk ndodhen në tru, por në muskul.

InkuizitoriMoth

-Më ka habit një klient sot që porositi një picë me të gjitha sajesat gastronomike sipër, një mal me të gjitha mezet e menysë, e që i kushtoi një thes me para. Nuk di si bëri për ta ngrënë, e fshiu të tërën, nuk la asgjë në pjatë. Dhe sa vjen e shtohet ky lloj mileti që ha një picë me sipër një llokoçitje universale ushqimesh, një çorbë derri. Picën e ka pretekst për tu mbufat.

-Mos u mërzit se fenomeni vihet re ngado në art, jo vetëm në artin gastronomik, është shenjë e Fundit të Artit. Kur fillon e ndihet që janë thënë, bërë dhe sajuar të gjitha, atëherë llokoçiten pa kriter të gjithë përbërësit e menysë, e kjo përbën fillesën e artit barok, rokoko dhe “artit total” të Wagnerit; arti postmodern që është llokoçitja përfundimtare dhe dizintegrimi pa kthim. Kështu edhe klienti jot, fan i picës barok e rokoko, është i kohës, postmodern.

(nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Ajo:
-Pse e ke lënë makinën kaq larg hyrjes së supermarkatit?
Ai:
-Nuk kishte vend më afër, parkimi ishte i mbushur plot, nuk kishte vend.
Ajo:
-E ke ves, ndalon si të vijë, edhe në parkimin para shtëpise bën të njëjtën gjë.

Pa e kthyer kokën e di me siguri që ajo do jetë një grua 100 kilshe.

(nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Në shek. e 19-të, kur anijet kishin akoma vështirsi të përballonin stuhitë oqeanike, fenomeni i bunacës (“qetësi para furtune”): mungesë absolute ere, velat e varura nëpër direkë, oqeani i qetë vaj pa asnj 137 dallgë, depresion barometrik dhe mendor, ishte tepër i frikshëm për detarët me përvojë sepse e dinin mirë se çfarë ferri i priste më pas .
Njësoj epoka postmoderne është një bunacë e paparë në histori: zero vizione të reja, zero levizje novatore, zero përmbysje historike, nuk pipëtin asgjë përveç zhurmave të së kaluarës.

InkuizitoriMoth

Përderisa qeni e kupton padronin e vet, pse njeriu nuk mund të kuptojë Zotin?
Arsyeja ndodhet tek shprehja folk: “Nuk e njeh qeni të zonë!”.

InkuizitoriMoth

-Groshët janë të mira për t’i ngrënë, por jo aq sa i bën ti që je gati t’i hash përditë.
-Ka qenë një kohë kur hanim groshë për ditë.
-Groshë përditë?
-Po, por kjo bën pjesë në ato rrëfime që kot harxhon frymë për t’ia treguar kujt nuk i ka jetuar; nuk kupton gjë njeri, e as do të kuptojë gjë njeri sepse i prishet oreksi. Pastaj grosha është pjata nacionale shqiptare që sot nuk di ta gatuajë më njeri. Grosha e gatuar me vorbë oxhaku nga gjyshja ime ishte fantastike, kishte gjithë historinë e Shqipërisë brënda, të gjitha lindjet e diellit mbi mal dhe perëndimet në det.

(nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

-Mua, përkundrazi, nuk më pëlqen fare Kadareja, më pëlqen Dritëroi që ty nuk të pëlqen. Çdo njeri ka gustot e tij, gustot nuk diskutohen, e ka thënë edhe latini.

-Shumë e drejtë, psh edhe mua nuk më pëlqen fare Moisiu me Dekalogun e tij; ngjitet malit përpjetë biri i botës dhe lëshon deklarata: “mos bëj këtë e mos bëj atë”.

(nga Ditari i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Filozof është ai që nëse bie në një gropë bosh në rrugë, para se të përpiqet të dalë prej andej, pyet: “Pse ekziston boshi dhe jo ploti?”

InkuizitoriMoth

Kalimi mbas Luftës së Dytë Botërore, nga vend i pazhvilluar agrar, në vend industrial (jo vetëm Shqipëria, por psh edhe treçereku i Italisë), përfaqsohet nga trasformimi i katunarit në proletar, era e bajgës së lopës zevëndësohet në erë vaji dhe graso makinash.

InkuizitoriMoth

Marrëdhënia e vetme që e vërteta ka me fjalën janë lojët e fjalëve.

InkuizitoriMoth

Ulërimat kundër shok Enver në fillimet e demokracisë ishte kriteri për të kuptuar se kush kishte qenë më tepër servil atëbotë. Bërtiste e mallkonte më shumë, ai që i ishte servilosur më shumë; dhe me të drejtë ishin servilet të dëmtuarit e vertetë, urrejtja e tyre ishte hakmarrje ndaj kujt i kishte detyruar te lëpiheshin duke humbur çdo lloj karakteri. Gjithashtu janë servilët që vazhdojnë avazin e vjetër si antikomuniste të orëve të fundit; duke u marrë akoma me Enverin, pa e kuptuar i bëjnë nderet e fundit.

Mirejam_Tirana

nuk ka armiq më të rrezkshëm për revolucionet se ata që kanë përfituar prej tyre

balzak ? wolter?
nuk me kujtohet

Mirejam_Tirana

duke kerkuar ndihmen e googlit…
immagine

InkuizitoriMoth

O emigrant, si ja bën t’i shpjegosh të huajve ca gjëra dhe shqiptarëve ca të tjera?

(nga Ditar i një fuksi)

InkuizitoriMoth

Atleti, me përkufizm i tillë, bën vajtje-ardhje ndërmjet dy gjendjeve alternative dhe ndjesive të kundërta: shtrirë nën jorgan, para se të shkojë në stërvitje, mendon me dëshpërim: “Vetëm një idjot ngrihet në pikë të sabahut për të vrapuar me shpirt në dhëmbë në të ftohtë, zheg, mjegull, shi”; ndërsa gjatë stërvitjes duke hedhur hapin mbi gjethet e vjeshtës, mendon: “Paskam qenë vërtet idiot para stërvitjes!”
Tani që mendoj, me këtë lloj shpirti atletik bëhet çdo punë e hajrit.

InkuizitoriMoth

Destini i gjenisë është të jetë pa trashëgimtarë dhe pa trashëgimi.

InkuizitoriMoth

Ju betohem, zotërinj, se të qenit krejt i vetëdijshëm është një sëmundje, një sëmundje e vërtetë, absolute - Fëdor Dostoevskij, Kujtimet e nëntokës

Kjo frazë është në kandar si ekuilibër, mund të përdoret sipas kontekstit me ironi ose me seriozitet; njësoj e vërtetë në të dy rastet - i Modhi :smiley:, Tu bo i dor muhabet

InkuizitoriMoth

Ky nuk është rrush i kalbët siç e quan ti me neveri, ky është rrush i tharë në degë në mënyrë natyrale, dhe është shumë i mirë në të ngrënë, shumë më shijshëm se rrushi i thatë që blen në supermarket, quajtur stafidhe, i cili është tharë artificialisht në mënyrë industriale. Provoje sa i mirë është! Eshtë njësoj si fiku rekë, i cili nuk është fik i kalbur, por është fik i tharë në degë, shumë më i shijshëm se fiku i thatë i blerë në pazar.

Shembull i përsosur që në kaptinë të njerzve ekzistojnë koncepte për gjërat, mbivendosur vëzhgimeve për gjërat.

Mirejam_Tirana

stafidhe

InkuizitoriMoth

stafidhe ne menopauze

30-lustige-skurrille-stylische-Omas-und-Opas_007-rcm755x500

InkuizitoriMoth

Problemi i konfliktit midis brezave, problemi qendror i historisë që nxjerr kokë krejtesisht në historinë moderne, paralajmërohet në letërsi nga Etërit dhe bij e Turgenevit, kumtohet nga Vëllezërit Karamazov e Dostojevskit, përshkruhet teknikisht nga Bunderbrokët e Thomas Mann, thënë me dy fjalë Kompleksi i Edipit që dekompozon dhe shëmton çdo familje dhe çdo individ. Fenomeni në fjalë vihet re në çdo familje, të çdo niveli pasurie dhe pozicioni shoqëror. Eshtë pothuajse një praktikë normale, deri edhe fatale, që pasuria e patundur dhe e tundur nga prindërit në vite me mundime pa fund, bëhen byk nga fëmijët plangprishës, djali dhe vajza e mamit dhe e babit që i gjejnë të gjitha gati.

Historia e Italisë përfaqësohet simbolikisht nga historia e familjes Agnelli.

InkuizitoriMoth

“Ndero babanë dhe nënën tënde” - Moisiu, Urdhëresa e katërt
“Ndero babanë dhe nënën tënde …” - Eksodi 20:12
«Do të nderosh babanë dhe nënën tënde …» - Ligji i përtërirë 5:16
“… Ndero babanë dhe nënën tënde …” - Marku 7:10
“«Ndero babanë dhe nënën tënde», kjo është urdhëresa e parë me premtim,«që ti të ndiesh mirë dhe të kesh një jetë të gjatë mbi tokë»” - Efesianëve 6: 2-3

Mirejam_Tirana

çupat e qëmotit

InkuizitoriMoth

Nëse e vërteta ekziston, atëherë mendimi i filozofit është një mbivendosje e mendimeve të filozofëve të tjerë. Nëse nuk ka të vërtetë, ose njeriu është një krijesë idiote kot më kot ose e rreme, atëherë filozofi nuk ka asnjë lidhje me filozofët e tjerë, dërdëllit për hesap të vet.

InkuizitoriMoth

Në një shoqëri të dështuar, ta do mendja që të dështuarit do të kenë sukses.

Mirejam_Tirana

Gaforrja

Kini kujdes me atë që thoni. Fjalët tuaja mund të jenë kontradiktore. Mos e qëlloni veten në këmbë duke thënë gjëra që shkojnë kundër dëshirave tuaja personale dhe besimeve të brendshme.