-Çfar po bën, ke nevojë për gjë?
-Po ha fiq që nuk i prek njeri, plot pema dhe fiqtë shkojnë kot, bien për tokë pa i ngrënë njeri; gardh nuk ka, shtëpia duket e braktisur. Kam nevojë vetëm të kujtoj fëmijrinë, aktin e pafajshëm të lumturisë së amëshueshme të këputjes së një fruti nga dega.
-Kot apo plot, me faj apo pa faj, në fakt kjo është pronë private, është e ndaluar të shkelësh këtu. More vesh?
-Mora vesh, tani e mora vesh përse dhe si lindi komunizmi, të ndalojë ngrënien e Frutit të Ndaluar të Pemës të së Mirës dhe së Keqes.
(nga Ditar i një fuksi)