_Hacker-_at duken shumë të zënë me punë këto ditë. Viktimat e fundit e piratëve të internetit, ironikisht, duket se janë “Piratët e Karaibeve”, filmi i pestë nga Disney me protagonist Johnny Depp i cili mban nëntitullin “Të vdekurit nuk flasin” , ka rënë në duart e piratëve.
Bob Iger, shefi i studios kinematografike u tha punëtorëve të korporatës ABC (Disney është pjesë e saj) se hacker-at thonë se kanë shtënë në dorë filmin dhe kërcënojnë se do ta postojnë online pjesë-pjesë, deri sa Disney të paguajë haraçin. Iger nuk e përmendi filmin spefifikisht por tha se Disney nuk pranon të paguaj dhe se po punojnë me hetuesit.
Sipas The Guardian _hacker-_at kanë kërcënuar postimin e 5 minutave të para online, dhe pastaj pjesë të tjera prej 20 minutash, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Piratët e Karaibeve 5: Të vdekurit nuk flasin del më 25 maj në kinema kudo në botë.
Në një përpjekje të fundit - për t’u justifikuar, edhe mund të konsiderohet si “neologjizmë”. Zaten gjuha shqipe nuk ka ngurruar të adoptojë struktura të ngjashme (me prapashtesën - azh) p.sh: shantazh, mirazh…
Por, përfundimisht, ke të drejtë.
Në këtë rast, i bie të jetë kopjim i ngutur nga frëngjishtja - nga momenti që egziston tashmê fjala “piratëri”.
Shih Fjalorin e Gjuhës Shqipe në linjë: 1. Veprimtaria e piratëve, kusaria në det. Kolonizatorët merreshin me piratëri.
Sikundër, nuk mund të rri pa vënë re palaçollëkun klasik të këtyre fjalorëve, të stilit “Kolonizatorët…”. Historia është e pamëshirshme, pasi ishin pikërisht paraardhësit tanë Ilirët liburnë të parët që praktikuan piratërinë në Adriatik dhe që i dhanë sebep Romës të shkaktonte luftën e parë iliro-romake. Dhe kjo, gati dy mijëvjeçarë përpara piratëve të vërtetë të Karaibeve dhe atyre të Disney.
flm.
besoj e kuptoni se shkaku qe nderhyra s’kish te beje me anen gjuhesore/leksikore te fjaleve ne komentin tuaj. Ne perditshmeri na ndodh te gjitheve fenomeni qe keni konstatuar ne shpjegim me poshte.
psh mund te marrim fjale nga angl. duke ia u nenshtruar gramatikes shqipe. Duhet te jete nje dembelizem i gojes por s’jam dakord injorance.
Mirepo personi qe kisha ndermend kur nderhyra, shfrytezon bashkebisedimin e perditshem te forumit me gabimet e arsyeshme te mundshme si ky ne fjale, me nje bias te papare, thjesht e literalisht per politike.
edhe njehere, flm.