Po ku je mër ti se s’lash vend pa të kërkuar!

Isha zotuar se nuk do të lexoja lajme gjatë periudhës që nuk jam në Shqipëri. Çdo ditë e më shumë kuptoj se njeriu paska nevojë edhe për një agjërim të këtillë për të rehabilituar mëndjen e tij. Por tundimi për të ngjyer gishtin në “mjaltin” e lajmieve shqip ishte më i forte se zotimi.

Tek po kaloja në Linked-in disa artikuj, vëmëndjen ma terhoqi pikërisht ky: Shqipëria vend pa mundësi për të rinjtë, ja çfarë thonë vetë ata. Artikulli flet se si të rinjt shqipëtar nuk shohin asnjë të ardhme e mundësi, e se si nga shkolla përfundojnë kafeterive më të preferuara.
Ju them, është keq kur lexon një artikull si ky në orët e vona të mbrëmjes. Atëhere kur duhet të përgatisësh mëndjen për pro ç esin e rëndesishëm të gjumit. Është keq sepse menjëherë fillon e mendon për të vërtetat e artikullit. Jo vetëm për të vërteten e mungesës së perspektivës s‘ë rinisë, por për faktin se si ҫdo gjë tjetër në Shqipëri edhe për ketë temë flitet shumë dhe veprohet pak. E sigurisht në pjesën më të madhe të rasteve do të themi: -Po, duhet më pak fjalë e më shumë punë. Qeveria, njerëzit e saj duhet të punojnë më shumë që kjo të ndodhë, etj, etj…

Pyetja që më erdhi në mendje është: Po individi vete ҫfarë bën?
Çfarë bëjnë ata djem dhe vajza që e kanë kuptuar se këtu nuk ka perspektivë. Çfar bën vetë rinia për ti dhënë zgjidhje kësaj sëmundjeje? A e kanë kuptuar vërtetë faktin se nuk kanë perspektivë apo thjeshtë tentojnë të fshihen pas gishtit për të shtyrë edhe disa kohë ditët e parazitizmit kolektiv që ka ozurpuar vëndin prej më shumë se 25 vitesh.

Të mos shohësh perspektive nga sytë e rinisë është dhimbje koke për ti bërë derman.
Në fakt duhet të jetë e thjeshtë apo jo?
Lë të marim një shembull. Nëse ty të dhemb një dhëmb shkon tek dentisti dhe e mjekon, në mënyre që të mos ngrihesh ҫdo ditë nga gjumi e të shtrihesh ҫdo mbrëmje me dhimbje ose më e pakëta me aromë të keqe në gojë.

Të bën të mendosh a kemi ne një popullatë të tillë? Me dhëmbe të prishura e që u mban goja erë? E cila është shumë e zënë me asgjë e që nuk ka kohe të shkojë as tek dentist? E që aq shumë flasim sa e kemi qelbur vendin fare? Rini e breza të cilët në thelb kanë fjalet e shumta boshe në kafene ,lloqe kavaje, lokale, klube nate e resorte, ku faturat janë të kripura e vetëm një zot e di se me ҫfarë paguhen dhe e gjitha kjo duke punuar pak ose aspak?

Shoqëri e cila vetem i mëshon tasit të ҫorbës e nuk e merr mundimin të bëj asnjë tentativë të vendos copëzën e qelqit në mozaikun e madh, perspektivën e tij, lëre më të vendit ku jeton.
Mos vallë e kemi gjetur e është pikërisht kjo ajo të cilen duam “pak punë e shumë llafe e kafe”?
Po po duhet ta kemi gjetur. Mu mbush mëndja se kjo është ajo të cilën duam. Jo për gjë po robi kur nuk është rehat e leviz menderen, kur është sëmurë shkon tek mjeku, kur i haet shkon e hap frigoriferin. Por meqe nuk levizim do te thote se jemi rehat e në zullumin e parazitizmit nuk dimë ҫtë bëjmë e kur ulemi tek kafja pyesim kamarierin mos e ke parë gjë perspektiven të kalojë këtej sot?

Dikush do të thotë po ku dimë ne, ose këta, ose ky popull! Jam i bindur se dimë ta bëjmë. Kam fakte se e kemi bërë në të kaluarën e largët e të afërt, në fakt po e bëjmë ҫdo ditë që kalon.

Nëse ke arritur deri këtu e po mendon se spo them ndonjë gjë të madhe apo të pa thënë më parë jam shumë dakort me ty. Edhe ti e di ketë. E ke menduar e ri menduar. A je dhe ti dakort se:
Deri tani secili prej nesh është një kontribues i mirë i situatës ku ndodhemi. Janë pikërisht copëzat e xhamit që secili prej nesh ka gdhendur dhe vazhdon të gdhend e vendos në mozaikun e ideuar bukur prej natyrës e të punuar keq prej nesh? Po po në fakt jemi vetë ne të cilët kemi kontribuar në gjendjen që jemi sot, e aq shtrëmbër ka dalë imazhi në mozaik sa që është vështire e s’ka kurator që e drejton sido ta ketë emrin ai, BE, USA apo ku ta di unë.

Kemi punuar aq shumë duke shitur rehatinë e pa qënë, parazitizmin më saktë si objektivin kryesor të jetës e të ardhmes tonë. Vazhdojmë të ekspozojmë foto të kësaj rehatie sa që është bërë normale të ulemi në kafe e në rehatinë e karrigeve të buta të presim “perspektivën” të vijë e të na thotë “ku je mër ti se s’lash vënd pa të kerkuar”.

E vërteta është se këtë gjë kanë bërë edhe shumë prej individëve që sot shohin ende perspektivën nga dritarja e mëndjes se tyre madje më shumë se ditët e para. Personalitete nga të gjitha fushat e artit, biznesit bamirësisë, shkencës etj. Këtë gjë bëri Ahmet Zogu monarku i Shqipërisë, këtë gjë bëri Ylli Popa themelues i shkollës së parë të kardiologjise, këtë gjë bëri Ismail Kadare që në moshë të vogël, Kadri Roshi, Robert Ndrenika, Samir Mane, Vasil Naci, Blendi Fevziu, Ylli Sula (Çelesi Media Group), Alfred Marku (Rapsodia), Altin Prenga (Mrizi i Zanave), Arbër Hajdari (Fundjavë Ndryshe). Të gjithë këta e shumë të tjerë ishin ulur në kafe, thithnin nga tubi i hollë lëngun e tyre të preferuar e nxirrnin në Instagram fotot me filtra.

Pikërisht këtë bëri edhe Aneida Bajraktari Bicja (themeluese dhe partnere e Balkans capital-Financial services), Alketa Vejsiu (moderatore, sipërmarrëse), Gerti Selenica (baboon.al), Mergim Cahani (Gjirafa.com), Gerti Boshnjaku (New Media Communications, Business Magazine Albania) e shumë të tjerë të cilët dua ti përmënd por kam merak se do kalojë 5 minutëshi pa I hedhur nje sy instagramit e nuk do e lexosh ç’kam shkruar.

Sigurisht që në rehatinë e karriges se tij i riu shqipëtar i cili nuk sheh asnjë perspektivë në parazitizmin që e karakterizon, me sytë nga “qielli” shtatë ose tetë inch (njësi matëse) që ka në dorë (smart phoni), të thotë: po të isha dhe unë Samir Mane apo Vasil Naci e po të kisha QTU e Pepsi do e shihje ti cdo bëja.
Pikërisht këtu qendron çelësi. se në të vërtetë edhe Z. Mane, Z. Naci, Aneida, Gerti, Alketa, Mergimi e kanë nisur nje dite nga zero. Një ditë ata vendosën në tokë tullën e parë të koloseut që kanë sot. Se pa vënë tullën e parë nuk vë dot të dytë, e nuk e ngre dot murin e perspektivës.
Po po disa unë kam pasur rastin ti njoh personalisht dhe të mësoj historitë e tyre.
Individë si këta janë prova e së vërtetës, se tja nisesh nga zero është e veshtirë por funksionon. Dhe më e veshtirë se mungesa e burimeve është të bësh hapin e parë. Të ndalosh së menduari e filozofuari e të fillosh të punosh.

Këta janë prova e vërtetë e “mjaft me fjalë dhe futju punes”. Ata nuk ndjejtën duke u qaravitur kafeneve të qytetit a fshatit, përkundrazi panë perspektivë aty ku shumica nuk shihnin e shohin asgjë vec se sa jeshil është kopshti i tjetrit në instagram e facebook. Këta janë Personalitete të cilët nuk u mjaftuan vetem duke parë ëndrra por ja nisën punës. Sigurisht nuk ishin të qartë si qelqi se si do të mberrinin ku janë sot. Nuk kishin as masterplanin me të mirë përpiluar e as miliona dollarë për ta zbatuar. Ajo ҫfarë ata kishin dhe kanë ende sot janë këllqet të vendosnin tullën e parë e të punojnë shumë çdo ditë. Siҫ ka thënë edhe Gordon Hinckley “pa shumë punë asgjë e bukur nuk rritet, veҫ ferrave.”

Njerëz të thjeshtë si Arber Hajdari i cili ndryshe nga dua të jem milioner në ëndrrat e mia me sy hapur nga rehatia e kafes së bllokut, kishte një synim tjetër . Ai donte të ndihmonte njerëzit në vendin e tij. Mbase sepse e ka kuptuar se vetëm duke ja nisur së bëruri di ç ka sado të vogel, vetem një fundjavë, të mund të ndryshonte shumë për njerëzit në nevojë. Arbri as nuk shpiku e as nuk pati nevojë për diplomë në fizikën kuantike, ai punoi e vazhdon të punojë fort ç do ditë që të kriojë një dritare shprese për shumë të pamundur e të varfër.

Ermal Mamaqi që shumë prej nesh e quajtëm një “lolo televizioni” i cili sot në sajë të punës së madhe, jo vetem asaj televizive, e nisi me shumë vështirësi, nga nevoja e madhe për të ndihmuar familjen e tij. Sot ai është “sipërmarrës” i sukseshëm, e ka shtepinë te Rolling Hillsat e nuk rri me mamin dhe babin e pret perspektiven ta zgjojë nga gjumi. Këta janë njerezit të cilët patën dhe kanë ëndrra dhe nuk u mjaftuan me kaq por u zgjuan e filluan të punonin për ti bërë ato realitet.

Nuk ndejtën orë të tëra pa gjume në rrjete sociale ose klube, kafene e diskoteka por ndejtën pa gjumë duke skalitur vizionin e ëndrrës së tyre, duke punuar atëhere kur të tjerët finin për të gdhendur copëzën e xhamit të mozaikut të tyre. Nese secili prej nesh, polici, punonjesi i administratës, mjeku, fatorino i autobuzit, inspektori I higjenes apo I AKUs, veterineri, bujku, apo fermeri etj do të mendoni e punonin kështu për të nesërmen dhe jo vetëm për të sotmen, e do të gdhendin copën e tyre të xhamit me shumë kujdes, perspektiva do të ishte më e qarte, ajo do të trashëgohej mbi baza të shëndosha nga brezi në brez.

Por meqë është e vështirë të ndryshojme brezin e vjetër a jemi në kohë të nisim mbarë me brezin e ri?
Kam frikë se brezi i ri pa dashur ti fus të gjithë në një thes, jo se nuk di por thjeshtë nuk do të ketë perspekti ndryshe nga kjo që ka sot. Perspektivë si kjo e botës ireale të partive politike e rrjeteve sociale që sjellin mykjen e mëndjes, mendimit e si pasojë veprimit për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.
Është koha kur duhet të ndalojmë së prituri fatin në kafene. Ai rrallë herë kalon nga rruga ku jemi ulur sot. Por të ngrihemi e të kërkojmë atë. Ky duhet të jete synimi mbi të gjitha. Mark Aureli ka shkruar se “Vlera e një njeriu nuk është më e lartë se synimi i që ai ka”.

GF Qershor 2018

2 Likes

1% e popullsise benen Te pasur edhe ne Afghanistan e Somali

1 Like

idea kryesore, jokeq

Për at’Zot, or ti Gazmir, m’u desh ta lexoja dy-tri herë kët’ tekstin tat për t’kuptu - ma’s fundit kuptimin e përmbrenshëm.

Bon vaki ene gabohem - dhe ne ket’rast, m’korrigjo po munde apo deshe, por thelbi i tij mshtillet ne dy frazat e mëposhtme:

Me nji fjal’ atij t’riut shqiptar parazit qi shkon kohen e lume m’kafe tuj vajtu fatin e keq m’instagram apo m’FB, ti i kunderven modelin ngadhnjyes milioner të Manes, Naçit - pse jo ene Zeraliut (bon vaki ke harru Hysenbelliun), dhe i thue me plot gojen:

  • hudhju n’mejdan or’vllau jon - “mjaft me fjalë dhe futju punes”, se aty e gjen edhe sheshin edhe beshin! Lene jishilllikun e kopshtit tjetrit, lene pulen e fqiut - dhe mirrju me domotet e bahçes tate, me pulastrenin tat. Pik s’pari fikso “masterplanin” dhe hec Manjola… çaja ballin kapitalit. E ardhmja osht’ e jotja !

Besa, a je m’gjendje t’i thush t’njejtat sende atyre t’rinjve apo fëmijëve shqiptarë parazita jevgj që gërmojnë plehrat për të mbijetuar, t’ju tregosh shembujt e mëlartëm si shpresë se një ditë do përfundojnë n’maj t’piramides sociale?

Me qi ina m’ket tem: a t’ka shku nojher menia pse ai far’ ish Presidenti amerikan Obama - pac i zi ene ai, si ata jevgjit ton t’kazonit, kur ju drejtu Kombit t’vet amerikon t’bekum pri vet Zotit, perzgjodhi shprehjen : “Yes, we can” ? (dhe jo “Yes, you can”?) - a thu se i mungojshin shembujt e suksesit miliarder Mane & Co ?

Yes, we can, to justice and equality.
Yes, we can, to opportunity and prosperity. Yes, we can heal this nation. Yes, we can repair this world. Yes, we can.

3 Likes

S’mund ti vesh para pergjegjesise, brezin e ri te sotem kur 90 % jane femijet e te rinjve te djeshem, te viteve 80-90…

Nese brezi i ri i djeshem, thurte endrra per demokraci edhe pse pa e ditur sec ishte, hahej apo pihej, brezi i ri sotem vertete u rrit nga duart e “demokracise” suaj, por ce do qe kjo s’eshte demokraci…

Servile e sherbetore pushteti do kete cdo kohe e cdo sistem, si ju dje, si ata sot qe aktivizohen neper parti politike me endrren per nje pune administrate pas zgjedhjeve,por mos thuaj pse rri ulur ne kafe e “paraziton” kur ishit ju ata qe i ndertuat lokalet , aty ku dikur ishte nje fushe sporti apo lulishte, duke i vjedhur pronen nje pronari te ligjshem,duke mos paguar taksat, duke shfrytezuar punen ne te zeze te disa prej atyre te rinjve me fatkeqe…

Mos thuaj pse nuk ke prespektive, kur ai qe e meriton vleresimin ne sistemin akademik apo profesional anashkalohet nga djali/vajza e ati shokut tuaj te vjeter te gjimnazit ne cdo pozicion te mundshem.

Ate qe se bete ju rinia e dikurshme mos e kerkoni nga ne sot, cdo fushe industrie, apo iniciative biznesi , fondacioni bamiresie , ata te rinjte e sotem po i sjellin ne Shqiperi dita dites, por ce do , jeni ju te djeshmit, qe keni bere legjislacione kazani, keni bere monopole tregu, keni shitur punen tek te huajt, duke na lene trashegimi vetem vrasjet, hasmerite, borxhet,paligjshmerite, korrupsionin,indiferentizmin, keqadashesine,smiren,urrejtjen etj.

Sa per modelet qe ke marre , Arber Hajdari eshte i ri , nga ata te sotmit , qe po ben punen e shtetit e te nje kombi me nje fundjave sic the edhe ti, por te kujtojme qe OJQ e OJF e shoqatat kane 28 vite qe lulezojne ne Shqiperi me fondet e Sorosit , BE , USAID etj , por cuditerisht te rinjte e djeshem ishin me pak te dhimbsur per ata me ne nevoje e menduan te rinisin jeten post-komunizem me paga ta majshme duke bere nje vrime ne uje e ogji konferencash sa here qe vijne perfaqesues te huaj apo deklarohen projektet.

Sa per Alketen apo Ermalin spo flas fare, se me shume audience mbledh Ardi Durresit me Ujkun e Cerrikut te Cani pas ores 12’’

Per cdo Barack apo Michelle Obama qe shpetuan nga getot e bene perpjete ka mijera zezake qe kane ngecur ne to .per cdo mark si ia thone llagapit atij Te Facebook ka dhjetera mijera Te rinj qe provua Te njejten gje e falimentuan .ky sjell si shembull vetem ata me Te sukseshmit jo ata qindra e mijera qe kane tentuar Te njejtat gjera e kane falimentuar .shancet nuk Maten me me Te miret por me mundesite e Te zakonshme qe Te jene ne gjendje Te mbijetojne duke bere pune Te zakonshme.

E ke gabim, sepse edhe ti mendimin per rinine e ke krijuar nga cfare shikon nga jashte…sikur I shikon ne tv. Te rinjte perpiqen, punojne ku te munden, studiojne …brenda kapaciteteve te tyre sigurisht. Te rinjte e Shqiperise nuk jane te rinjte e kafeneve, por dhe kamarieret ne to. Problemi I te rinjve shqiptare eshte e shkuara qe u merr frymen, prinderit qe rropaten ti rrisin por I edukojne ti binden kujtdo per pak privilegje personale…se le ta pranojme qe pa ca qoka asnje nuk çan. Nuk mund te marresh shembuj raste te vecanta, se nuk jane te gjithe me ide gjeniale. Ato shembuj qe shohin shumica pa talente te rralla, jane ata qe ngjiten ne karriere duke u bere fresk eproreve, e duke pritur kur tu hapet ndonje vend. Duhet te ishte ndaluar me ligj ngaterrimi I minoreneve me politiken! Rinia eshte pershtatur ne pritje te rastit per te ikur. Te rinjte me te afte po I ikin ketij vendi!

#Bleta, te falenderoj qe e ke lexuar shkrimin. Une nuk jetoj jashte, jetoj ne shqiperi. Dhe dikur ne vitet 2000 kur jetoja jashte mendoja se ne nje vend ku ende mund te blesh nje pasuri te patundshme ( nuk po flas per nje cope shtepi ) sic eshte shqiperia ti mund te esh e ngresh dicka tenden, oportuniteti ne nje vend ne zhvillim eshte me i madh, shansi per tu identifikuar eshte me i larte e kjo me beri te kthehem. Dhe te them nuk bera gabim. Rinia e TV eshte e bukur e nuk therret per artikuj zgjimi nga gjumi. Ate cka shkrimi mundohet te percjell nuk jane as shembujt si modele per tu marre e as menyra si te behesh si ata por fakti se: per te bere dicka, çfardo qofte ajo lind nevoja e nje akti, tja nisesh, pra te fillosht te kesh nje starting point. Nuk dua te prek as fushat specifike qofshin keto politike, biznes apo shtresen me te varfer sic thuhet ne nje nga komentet e mesiperme, nuk po jap as guiden se si te gjith te behen milioner nxitja qendron tek nisja e veprimit. Nisja e veprimit per te thyer te shkuaren e keqe, per te ber nje hap ne te sotmen e per te pergatitur vrapin e te nesermes. Eshte e kollajshme sic ndodh rendom te analizojme pa fund se cili eshte problemi dhe kete vazhdojme te bejme cdo dite. Eshte gjeja me e thjeshte te drejtosh gishtin, eshte e thjeshte ti japesh edhe zgjidhje nje problemi, e veshtire eshte tja nisesh ti japesh zgjidhje, duke filluar qe nga te menduarit se si. Jam dakort me tu se jo te gjithe te rinjt shqiptar jane te atill por nje pjese e madhe kane varur fatin e jetes se tyre ne ganxhat e nje sistemi shoqeror i orientuar tek tjetri dhe jo aftesite individuale, dhe per te pasur aftesi individuale duhet menduar studiuar e punuar per ti ndertuar ato, sepse nuk vine as nga facebook e as nga instagram. Sot jetojme ne nje bote ku informacioni eshte i pa limituar ku ti oer tu aftesuar ke miliona mundesi, teknilogjia ti ka sjell ne pellembe te dores, nuk eshte e nevojsgme te kesh nje diplome ne gjithcka nese ti arrin te gjesh burimin e dijes mbi nje subjekt e mbi te gjitha meson per te. Fundja perse sherben arsimimi qe ti te marresh dije apo jo? Keshtu pra. Ne thelb te gjithckaje duhet te jete: a duhet te vazhdojme te jemi peng i se shkuares apo te permiresohemi, sejcili ne menyren dhe fushen e tij per nje te ardhme me te mire por shume shume te veshtire? :slightly_smiling_face:

“Aftesia individuale…” - Nje grup fjalesh qe tregon pothuajse nje te vertete te tere. Njerezit sot ndjekin nga mbrapa iluzione te tipit “nga pjatalaresi ne milioner” dhe harrojne se tek 16-vjecari qe dikur lante pjata fshihet nje ambicie dhe inteligjence me e larte se tek 30 vjecari tjeter qe akoma lan pjata, dhe nuk u be yll Hollivudi apo doktor. Aftesite individuale jane deri diku edhe te trashegueshme dhe nuk mjaftojne vetem enderrat me sy hapur apo utopite e te majtes radikale se te gjithe njerezit jane “njesoj”, per te ecur perpara ne jete. Nje njeri, qe vjen nga shtresa e ngritur e mesme ka shijuar nje shkollim dhe edukim me te mire se ai qe vjen nga getoja. Ajo dihet…ai qe rri ne geto do vazhdoje akoma te enderroje, kurse te tjeret po i realizojne qellimet e tyre te jetes. Dite per dite, nga ora ne ore…
Pjesa tjeter eshte, qe te mos keqkuptohemi, shoqerise i duhen edhe njerez qe bejne bujkun, hidraulikun, kamarierin etj. Nuk na duhen vetem politikane apo menaxhere, po une mendoj qe kriza mentale ne Shqiperi rreth ketij fakti eshte, qe shume te rinj nuk i pranojne dot rregullat e hierarkise sociale (quajeni po te doni edhe te social-darvinizmit): qe do te thote se dikush do jete gjithmone lart, pjesa tjeter do jete ne mes, dhe restoja do rri vetem poshte.
Per shembujt qe ke dhene me siper: Nga nje Alketa Vejsiu nuk perfiton shoqeria jone, po nga nje bujqesi dhe blegtori moderne qe konkurron, si dhe nga nje industri turizmi bashkohore.

1 Like

Askush nuk e pranon hierarkine sociale nese i duhet te vendoset nga fundi i piramides.
Aq me shume kur katet e klasave ne piramide jane te larta sa s’kapercehen dot.
Psh ne shqiperi jane te ashpra dhe mjaft konfliktuale mardheniet mes “kateve” te piramides dhe eshte shumefaktoresh problemi. Kurse ne demokracite perendimore dekadat e fundit eshte tentuar ne zbutjen marrdhenieve klasore pavaresisht se e gjitha eshte fiktive, e perkohshme sepse zgjidhje siperfaqesore.

Premisat e këtij shkrimi janë të këqija, një koment mbi komentin e gazetarëve për rininë shqiptare. Po njeriu edhe e provon. E lexon. Dhe vjell pak nga brenda.

Nga ta kapësh? Te fajësimi i rinisë për papunësi kur lajmet (e huaja) flasin për Shqipërinë si vendin me më pak hapje vendesh pune, te fakti që 4500 infermierë të rinj nën 30 vjeç do ikin sivjet në Gjermani pa e kthyer më kokën, kur gjuha gjermane është e para në listën e kurseve, kur të rinjtë e lodhur dhe të këputur të trepunësuar pinë atë kafeje ditë të diele. Nëse e kanë pushim, sigurisht. Kush nuk punon sot në Shqipëri ose dikush punon (edhe) për të ose po vdes për bukë.

Emrat e suksesshëm të përmendur këtu janë allasoj e nuk futen dot me një thes. Disa janë me talent për diçka specifike, disa janë me të kaluar të dyshimtë, e disa kanë ecur me rrugën e kapitalistit të paskrupullt duke shtypur të punësuarit e tij si të ishin krimba. Disa kanë fituar me reklama të pasurish të tjerë - megalomania dhe katurnalliku i pasur ushqejnë tipa si lolot televizivë, prezantues me tre kile cica, eskortllëk dhe krim.

Konceptimi i rehatisë është një foto instagrami, po në Plaza shkon robi e bën foto e ikën. Pa pirë asgjë. Nëse do kritikoje vanitetin e kotë, ok. Po ta lidhësh me dembelizmin është jo pak por të mos ia kesh haberin realitetit.

3 Likes

Ke punuar naj ditë në biznes privat në Shqipëri? T’i dha pushimet vjetore? Po leje të zakonshme? Po sigurimet sa i kishe, nëse i kishe? Orë shtesë të paguara? Rrogë dinjitoze? Mos na trego bizneset këtu, pash zotin, se na hoqe trurin!

I ka kapitalizmi keto !! Na e mori shpirtin …po nuk besove pyet ata 4.500 infermieret pas 6 muaj apo 1 viti jetese ne Gjermani !

1 Like

Adela, Falemidnerit per komentin. E respektoj komentin tend pa hequr asnje prejse por jam dakort vetem pjeserisht me te. Une kam punuar per kompani shqiptare, pushimet I kam marre edhe rroegen, mbase oret shtese jo por kjo eshte ceshtje personale pasi nese nje individ nuk eshte I afte si fillim te percaktoj se cila eshte puna e tij pra detyrat e mandej ti mbyll ato brenda orarit kjo nuk kerkon pagese per oret shtese. Po kjo ha debat pasi mund te themi qe punedhensi shqiptar eshte c’njerzor apo ku ta di une. Nuk dua te komentoj mbi keto. Thelbi nuk eshte te godasim rinine apo punedhenesin apo qeverine qe nuk hap vende pune. Thelbi eshte te kuptojnme sic e thote edhe Arb ne komentin e tij se kapitalizmi eshte I eger vertet nuk eshte buk e djathe por mbi te gjitha te kuptojme se duhet bere dicka per te ndryshuar qofte edhe ato qe ti komenton. duhet bere dicka qe studentet te shkojne en universitet per te marre dije e jo nje cope leter. duhet bere dicka qe rinija te levize e te aftesohet ne menyre qe mos ta haje sapunin per djathe se sic thote edhe fjala e urte e popullit one gjej shesh e bej pershesh ndaj I shtypin se nuk eka njeri idene se ka nej kod pune edhe ne shqiperi e se ne fillim duhet ta lexosh ta kuptosh e pastaj ta aplikosh. une mundohem te nxis veprim te cfardo lloji me shkrimin tim modest jo te videntoj se sa qeveria ka ahpur ose jo vende pune, as te them si e beri pasurine dikush apo dikush tjeter famen. e verteta eshte se te gjith cka permenda une ne tekst kan bere dicka per te arritur ku jane qefte dhe prezantueset me 3 kg :slight_smile: . flm dhe nje here qe e lexove tekstin dhe per komentin.