Po tani që kemi vdekur të gjithë? ("The dead don't die" - film amerikan me regji të Jim Jarmusch)

1 Like

shume shkurt
por mireseuktheve :heart_eyes::heart_eyes:

e kishte ne nje liste verore filmash edhe faqja (as mediatike as sociale) msn. surprize.

shkurt, megjithate i ka te gjitha c’duhet thene

per te perufrazuar nje anetare sh. te nderuar te ketij blogu, bota e sotme duhet humbur para se te fitohet

Shkurt (dy fjali ne fakt) por pak e sakt (sakt ne sensin: kam treguar, si rrallehere, filmin, sigurisht jo skenarin, por “ate qe don te thote autori”). Por duke qene se “ajo qe don te thote autori” ne kete rast eshte pazgjidhshmerisht e lidhur me skenarin (ne sensin : e intriges) nuk arrita ta them ndryshe…

1 Like

Sepse, kushdo që kërkon ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë, dhe kushdo që e humbet jetën e vet për shkakun Tim, do ta gjejë atë - Mateu, 16,25-26

Boni qef se per te vdek keni, llajf iz veri short - i Modhi :smiley: duke analizuar filmin e modh Mulholland Drive.

I shitur si “film me zombie”

u mor vesh perse-ja e listes me filma e asaj faqes internetit melart

1 Like

ne net u vura ta shihja dhe u nis pak,
funny thing tek pashe personazhin e Frank sepse te dielen qe shkoi sapo kisha ripare (per qejf, qe megjithate rezultoi nje rizbulim) Fargo te Coen

kan vdek t’gjithe, por jo t’gjith, ka edhe nga ata qe s’vdesin kurre (mos vdeksh kurre o RAI demokristian!):

sh. bukur i gjithi
Jarmusch mua me duket sh i afte te ngreje nje film te tere edhe nga asgjeja.
por mbase s’e them mire kete.

mbyllja fenomenale, brenda e jashte te teres se filmit,

1 Like

po te mos e mbash parasysh endacakun eshte kollaj ta marresh per film me zombie.
Endacaku eshte nje lloj kundrapeshe, sic edhe thua ne review

1 Like

Nga ç’kam lexuar, askush nuk e ka mbajtur parasysh (prej nga dhe spoiler-i im, si rralle ndonjehere në komentin tim per filmin). Per rrjedhoje, filmi eshte pritur sh sh keq (komercialisht, e kam fjalen) e qe perforcon ate te ciles i kam meshuar në review (edhe pse, ai eshte personazh ‘si gjithe te tjeret’, vetem se kerkon sy per tu parë (e per rrjedhoje, per te kuptuar se lufta zhvillohet mes dy palë zombie-sh)
:wink:

Kinemaja u shpik per te shfaqur te padukshmen” (por njerezimi, ne shek XX, nuk desh te kishte sy per ta parë)

1 Like

rashe vete ne ate gracke dhe vetem vone me ngacmoi ai personazh dhe reflektohet

ps. 3 pale zombie, do shtoja dhe zelden dhe pse kjo llogari s’ka rendesi fare

PRINCI I VOGËL
Prozë nga ANTOINE DE SAINT EXUPÉRY (1900-1944), përktheu PETRO ZHEJI

Kap. I

Kur isha gjashtë vjeç, pashë njëherë në një libër mbi Pyllin e Virgjër me titull: “Ngjarje të rrojtura” një figurë të jashtëzakonshme: një boa duke gëlltitur një bishë të egër. Ja një kopje e këtij vizatimi.

Në libër thuhej: “Boat e kullufitin prenë e tyre të gjithë njëherësh, pa e përtypur e mbllaçitur. Por pas kësaj nuk lëvizin dot dhe gjatë tërë gjashtë muajve sa vazhdon tretja flenë gjumë.”

Asokohe, mbaj mend, e vrisja goxha mendjen mbi ato sa ndodhnin e nuk ndodhnin në xhungël dhe bëra me një laps me ngjyrë vizatimin tim të parë. Vizatimin tim numër 1, që ishte ky:

Ua tregova kryeveprën time të mëdhenjve dhe i pyeta në kishin ndonjë çikë frikë kur e shikonin.

Po ata m’u përgjigjën: “E nga se duhet të kemi frikë, nga një kapelë?”

Po në atë vizatim nuk paraqitej aspak një kapelë, por një boa që kishte shkuar në bark një elefant dhe po e treste. Atëherë, që të mëdhenjtë të kuptonin për se qe fjala, thashë të vizatoja edhe të përbrendshmet e boas. Se të mëdhenjtë duan gjithmonë t’ua shpjegosh gjërat, se ndryshe nuk kuptojnë. Vizatimi im numër 2 ishte ky:

Po të mëdhenjtë më këshilluan të hiqja dorë nga vizatimi i boave, qofshin këto shkrehur e shtrirë a qofshin këto ngrehur e kutullaç dhe të merresha përkundrazi me gjeografinë, me historinë, me aritmetikën dhe me gramatikën. Dhe ja kështu ndodhi që unë braktisa që në moshën gjashtë vjeç një karrierë kaq të shkëlqyer, siç ishte ajo e piktorit. Më qe thyer zemra edhe nga dështimi i vizatimit numër 1 dhe nga ai i vizatimit numër 2 e kisha humbur krejt besimin në veten time. Të mëdhenjtë nuk kuptojnë dot vetë dhe është një punë e lodhshme për fëmijët që të rrijnë e t’u shpjegojnë përherë e ngaherë këtë e atë e të gjitha.

M’u desh, pra, të zgjidhja ndonjë zanat tjetër dhe fillova të mësoja kështu të ngisja aeroplanin. Dhe fluturova me të nga pak kudo nëpër botë. Dhe gjeografia, ç’është e vërteta, m’u desh e jo pak… Mësova të dalloja, me një të parë, Kinën nga Arizona. Dhe kjo, kur s’di natën nga t’ia mbash nga shkaku i errësirës, është një gjë që të hyn shumë në punë.

Dhe kështu pata rast gjatë jetës sime pata të ndeshesha me plot njerëz solidë e hijerëndë. Dhe kam jetuar një kohë të gjatë mes të mëdhenjve, duke pasur mundësi t’i shoh e t’i njoh nga afër. Por kjo nuk më shtyu dot prapë ta ndërroja mendimin që kisha për ta, nuk m’u dukën, shkurt, më të mirë!

Kur takoja ndonjë që ishte, sipas mendimit tim, ca më i esëllt e i kthjellët, i tregoja vizatimin tim numër 1, të cilin vazhdoja ta ruajtur akoma. Dhe këtë e bëja vetëm si biçim eksperimenti, për të parë, me fjalë të tjera, në ky njeri ishte apo jo i zgjuar, apo në ishte edhe ai njëlloj si të tjerët. Por ai, pavarësisht kush qe, do të më përgjigjej: “Është një kapelë.” Po atëherë edhe unë s’i flisja më as për boa, as për pyje të virgjëra, e as për yje. I vija pas qejfit. Dhe i flisja kështu për brixh, për golf, e ia vërtisja bisedën rreth politikës e rreth kravatave (dhe rreth sinemase :stuck_out_tongue:). Dhe atij i vinte mirë që ishte njohur kështu me një njeri kaq, po kaq të arsyeshëm.

Esencialja është e padukëshme për sytë - Princi i Moth

Esencialen e shofin vetem ata qe jane kalamoj nga menja - i Modhi :smiley: