Portret grupi me grusht dhe laps

Studentet Vilma Shehu dhe Ditmira Matoshi ne praktiken radiotelevizive prodhuan kete videoreportazh te titulluar “Portret Grupi me Grusht dhe Laps” ku kane intervistuar ne shkallet e fakultetit disa nga vajzat dhe djemte e “Levizjes per Universitetin”. Mirela Ruko nuk ndodhej ate dite, por ky eshte grupi i te rinjve te cilit ajo i perket.

1 Like

ka ndonje te shpjegoje per cfare protestojne?cfare duan studentet dhe cfare ofron qeveria?

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

1 Like

Populli do emra Mr. Shkaba, ve re se i nis gjithmone me “njoh nje une qe … apo njoh nje cift… apo nje shoku im”. Emrat Aleks Xinxa, emrat (nuk te kemi thirrur per tu tallur ketu … - do te shtonte Beluli).

2 Likes

ne shkurt 2014 u iniciua nga qeveria nje plan per te reformuar 1-menyren si financohet arsimi i larte, 2-si kontrollohet ai.
buxheti ne dispozicion nga shteti = rreth 9 rroga mujore pedagogu, drejteperdrejte ju allokua universitetit publik.
Por ka klauzola qe lejojne akses te universitetit privat aty, psh kur ai nuk eshte fitimprures, dicka si fondacion psh.( Gje me te cilen nuk eshte problem te manipulohet ne shqiperine lawless, c’eshte e drejta. )
Gjithcka tjeter financiare duhet te sigurohet nga vete institucioni permes lidhjeve me biznesin, donacioneve, kerkimit shkencor, tarifave studentore, pra nje vetefinancim me se shumti.

Kerkesat jane :
1- Duke ju dhene pjese privatit nga fondet shteterore, dhe mungesat e tjera, tarifat e publikut do rriten (nga €300 -1500)
2- qeveria tregetarizon universitetin publik
3-qeveria duhet te flase per rritje te buxhetit per arsim te larte, ne vend qe te flase per vetefinancim dhe diversifikim te tij.
4-privati s’ka pse te konkuroje per fonde nga qeveria se bashku me publikun sepse ai ka nje makineri te fuqishme lobimi.
5- pse reforma nuk merret me komplet problematiken e Universitetit publik por vetem financimin. Te shperbehet komisioni, te niset gjithcka nga e para.
6- reforma eshte vazhdimesi e asaj te 2008, dhe jo nje nderrmarje e re.

Nuk ka zanat me te mire ne Shqiperi sesa te protestosh per liri demokraci dhe revolucion me grusht dhe me laps pastaj still laps deri sa te arrijme tek stilografi. Duhet experince e madhe per te marr teseren e partise Demokratike .

From the series: “Thrash & Troll”.

Universiteti publik ka mbet relike sovjetike me ca arnime te ores se fundit te Ramizit, e ca parfum tregu te Rames (per t’i heq qafe prej buxheti), ose pashalleqet e medha. Nejse kur thoshte njoni, vete i keni votu, me shtesen time, e prap do t’i votoni.

1 Like

arsimi si dhe krejt ekonomia, nen nivelin e vitit '90, as me shume as me pak

(no need to guess kush e ka fajin)

Faleminderit per sqarimin K.arsimi do para .jo me kot bota e zhvilluar hedh para te madhe ne arsim .shiko buxhetet e universiteteve amerikane .ne rastin e shqiperise gjithe paraja duhej perqendruar ne UT e jo ne qindra universitete te cilat shpendajne diploma qe si ndihmojne te rinjte te konkurrojne ne tregun global te punes .

1 Like

Saliu moj, Saliu e ka fajin. Edhe pse gjysmen e ksaj periudhes qe permend zotrote e kane qeveris dora jote

1 Like

Ndonje studim prognoze se si do I perballoje arsimi shqiptar sfidat e shek XXI kur shumica e puneve do zoterohen nga AI dhe sA te pregatitur jane te rinjte shqiptare te prodhuar nga ky arsim te mbijetojne ne nje bote te tille ka bere njeri apo te vjedhim sa te mundemi sot se per te ardhmen mendon allahu ?

Nje gje qe kam vene re si deficence me keto nismat e qeverise eshte qe nuk komunikojne mire me publikun per te sqaruar se cfare permban nje nisme e caktuar. Nuk e di nese behet me dashje duke menduar qe do ta bejme se s’ben se populli nuk e di me mire se ne cfare eshte e mire per te, apo thjesht ekzistojne mangesi ne kete aspekt sepse njerezit qe jane caktuar ne ato role nuk dijne te bejne fushata sensibilizimi. E vura re per here te pare qe me ate nismen e demontimit te armeve kimike. Njerezit u ngriten ne protesta sepse u tremben nga togfjaleshi “arme kimike” por asnjeri nuk e mori vesh me saktesi se cfare perbente plani. E njejta gje ndodhi me keto reformat ne arsim apo ne shendetesi, me parkun e femijeve andej nga Liqeni, etj.etj… Kjo ben qe populli yne trim e sylesh te manipulohet kollaj dhe ngrihet ne protesta me busull te thyer, pa patur qartesi ne ate cfare protestojne. Psh. per ate parkun e femijeve nga liqeni, u ngriten te gjithe me sherr e shamate per drute qe u prene, nderkohe qe per faktin se ai bari artificial mund te jete kancerogjen dhe femijet zhgerryhen aty gjithe diten, nuk e ngriti zerin njeri. Nuk e pyeti njeri bashkine nese mori parasysh studime dhe te dhena per ate material, nese konsideroi alternativa per ate material.

Per kete reformen e arsimit, une akoma s’kam lexuar ne asnje vend te hajrit se cfare permbajne keto reforma, si do behen, cfare fazash do kalohen, etj. Per mendimin tim shtimi I konkurrences vetem mire ben ne nje periudhe afatgjate dhe institucionet shteterore qofshin keto shkolla, spitale, bashki apo te tjera, mire eshte te ecin vete pa paterica dhe subvencionim nga shteti dhe te behen pale konkurruese ne nje marredhenie.

ketu mendoj se flet ashtu ne pergjithesi (fondi simbolik e ben insignificant gjithe ceshtjen, plus, apportionment me privatin eshte vetem ne rastin e klauzoles )
gjithsesi, jane ne funksion vetem rreth 50 e ca universitete ne shq. pas eliminimit te diplomoreve.

@Kthupi,
" Per kete reformen e arsimit, une akoma s’kam lexuar ne asnje vend te hajrit se cfare permbajne keto reforma, si do behen, cfare fazash do kalohen, etj"
po he pra, ju qe s’e keni problem sourcet e informacionit, ndryshe nga populli, informohuni :stuck_out_tongue:

(si fillim, informalisht,linqet ketu:
https://peshkupauje.com/t/i-ketchuprotest/862/83?u=korriku

dhe ketu
https://peshkupauje.com/t/i-ketchuprotest/862/76?u=korriku

@korriku Sinqerisht qe une s’kam kohen te germoj per keto gjera dhe s’kam as shume interes. Arsyeja e dyte eshte qe mjetet e komunikimit masiv ne Shqiperi lene jashte mase shume per te deshiruar, te pakten pare ne prizmin tim. Ato 2-3 faqe qe mund te konsiderohen si ato me me shume trafik, si faqet e gazetave apo ndonje e tipit BW, nuk e di nese kane redaktore se jane bere faqe porno-politike me tematike kronike te zeze. Lexon vetem artikuj idioteske, te shkruar nga amatore qe nuk dijne te shkruajne ku 2/3 jane artikuj politike por jo per projektligje apo gjera qe kane ndikim ne jeten e publikut, por lexon se cfare shkroi njeri te fejsbuku i tij dhe si ju pergjigjen komentuesit, cfare batute leshoi, si qeshen te tjeret ne salle. Ajo 1/3 pastaj ndahet mes kronikes se zeze dhe fotove gjysme pornografike te personazheve te artit apo sportit ne Shqiperi dhe ne bote. Duhet germuar shume qe te gjesh diamantet thone, po une s’kam kohe te germoj. Po lexova ndonje sinteze te paanshme mund te flas e te diskutoj, perndryshe as e marr mundimin.

ok, mund te fillosh si me siper lidhur me ceshtjen ne fjale

me kete per shembull nuk kam asnje problem dhe e permenda dhe me lart. Institucionet shteterore duhet te ndalojne se perdoruri shtetin si paterice, por te ecin vete dhe te behen konkurrente. Une arsimin e kam bere ne institucion shteteror ketu ne SHBA. Nuk ishte falas, por ishte me lire se privatet per nxenes qe edhe banonin ne ate shtet. Po te jesh nga shtet tjeter paguan pothuajse njesoj sikur te ishe te privati se ideja eshte qe ata qe banojne aty paguajne edhe taksat. Ama profesoret kishin te gjithe grada nga shkolla Ivy League apo nga bota, me nje qerre mend e me eksperience plot. Para 2-3 vjetesh nje profesor i asaj shkolle publike mori Nobelin ne mjekesi. Domethene nuk jane hordhi-pordhi. Financat e shkolles nuk varen nga shteti 100%. Edhe ata luftojne per grante dhe kredi njesoj si privatet, perpiqen te ofrojne kushte njesoj si privatet. Megjithese institucion publik, programin Master Biznesi e ka ne 50-shen me te mire ne Amerike, shume me mire se shume private.

1 Like

Duhet experince e madhe per te marr teseren e partise Demokratike .

Nese e kuptova drejt, po aludon qe studentet protestues jane te PD-se? Cudi se une e dija qe jane te majte, kete e perforcoi dhe Xixa ne shkrimin e tij.

Kjo temë u sinjalizua nga komuniteti dhe është fshehur përkohësisht.

Ne epoken ngambrapamodrne del me se e qarte qe nuk ka te majte dhe te djathte, por ka vetem dyfelore me pjerrsi bolesh djathtas ose majtas qe bejne pirueta rrotulluese sa majtas djathtas: