Post Trump, populistët e djathtë në Europë në rënie të lirë

Partitë e krahut të djathtë në Britani, Austri, Hollandë apo Francë kanë rënë ndjeshëm vetëm në pak muaj që pas ardhjes në detyrë të Trump, dhe i tillë pritet të jetë rezultati edhe në zgjedhjet e ardhshme në Gjermani. Shumë parti të krijuara kohët e fundit kanë patur rritje të menjëhershme të pamenduara, duke shprehur në një farë mënyre indinjatën e njerëzve ndaj partive tradicionale.

Kështu për shembull, Le Pen mendohej të merrte 25-30% të votave pas raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, por numrat e saj ranë ndjeshëm në Janar. Ajo u mund nga partia e re e Macron, një ngjarje e pamenduar vetëm disa muaj më parë, duke rrëshkitur në vetëm 21% të votave në balotazh. Këtë fundjavë, rezultati në zgjedhjet parlamentare ishte akoma më zhgënjyes. Fronti Kombëtari i Le Pen mori vetëm 13% të votave, duke patur kështu shumë pak vende në Asamblenë Franceze, ndërsa En Marche, partia e qendrës e Macron do të ketë supermazhorancën me mbi 400 vende.

Në Mbretërinë e Bashkuar, lajm përbën ‘bixhozi i dështuar’ i Theresa May duke thirrur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pas dorëheqjes së Cameron pas referendumit për të dalë nga Bashkimi Europian. Në 2015 UKIP e Theresa May kishte marrë 13% të votave, dhe këtë vit ishte e gatshme të rriste votat dhe të konfirmonte May në krye të qeverisë. Por sondazhet filluan ta zbehin UKIP në vjeshtë, dhe rënia u bë më e madhe pasi u vendos të mbaheshin zgjedhje të parakohshme. UKIP mori akoma më pak vota se në 2015, ndërsa e madhe ishte rritja e Laburistëve.

Edhe Geert Wilders në Hollandë, i Partisë nacionaliste për Liri, PVV, përshëndeti fitoren e Trump në Amerikë, dhe pati rritje në sondazhe para zgjedhjeve në rreth 22 %, mjaftueshëm për ta bërë partinë më të madhe në parlamentin Hollandez. Por kjo rritje filloi të zbehej teksa zgjedhjet afronin, dhe shkoi deri në 13% në ditën e zgjedhjeve. Partia e qendrës së djathtë, VVD pro Europës mbetet ende partia më e madhe në Hollandë.

Ndërkohë në Gjermani, zgjedhjet do të mbahen në Shtator, por CDU/CSU e Angela Merkel duket e sigurt drejt fitores për shumicën e Bundestagut. Krahu i djathtë, Alternativa për Gjemaninë, AfD, sipas sondazheve ka pësuar tkurrje në 8%, nga 12-13 që llogaritej një vit më parë.

Interesant është edhe fakti se, sa më e afërt marrëdhënia me Trump e udhëheqësve botërore, rezultati në vendin e tyre ka qenë akoma më i keq. Kështu për shembull, Merkel është kritikuar shpesh prej Trump, por edhe përgjigja e saj ‘gjysmë me shaka’ nuk ka munguar. Kjo gjë ka rritur popullaritetin e saj në Gjermani dhe merr mbështetje për këtë ‘luftë’ në distancë me presidentin amerikan. Ndërkohë, nga ana tjetër, Theresa May në M.B. ka një marrëdhënie më të ngrohtë me Donald Trump. Ajo ishte udhëheqësja e parë e huaj që e vizitoi në Janar menjëherë pas Inagurimit. Por ajo është kritikuar në vendin e saj për faktin se nuk e ka kundërshtuar Trump për largimin e tij nga Marrëveshja e Parisit, apo për konfliktin që Donald pati me kryebashkiakun e Londrës pas sulmeve terroriste.

Nate Silver: (https://fivethirtyeight.com/features/donald-trump-is-making-europe-liberal-again/)

si fakenjuz po u doka

25 posts were merged into an existing topic: Diskutim i lirë - qershor 2017

Kur te vije koha.

Kjo “renia e lire” eshte icik e ekzagjerume, se te genjejn grafiket qe nuk jane ne te njejten shkalle ne aspektin e boshtit X. Ok, jane ne renie, po s’mund te quhet renie e lire per pak pika perqindje.

…per reference:

Fox News, krahas lajmeve normale qe i japin me saktesi dhe i kapin rendom me shpejt se kanalet e tjera (sepse kane staff e fonde pa fund) ben propagande qe se kemi pare as te Zeri i Popullit i nje kohe. Kjo propagande konstante indoktrinon me nje lehtesi te frikshme njeriun e thjeshte. Njeriu i thjeshte preferon qe te mos e vrase mendjen shume dhe i merr kallup ate qe i serviret. Aq me teper kur ajo qe te serviret fajson gjithcka e gjithkend per mungesen e suksesit ne jete te njeriut medioker.
trumpi nuk duhej te kishte zgjatur deri tani pa mbeshtetjen e paturpshme te fox news; po realiteti eshte ky, dhe e ardhmja nuk duket fushe me lule.
E djathta extreme eshte ushqim per te “harruarit” nga qeveria, …pra njerezit qe nuk bejne dot hajer dhe kane nevoje per nje “trump” e kompani qe tu premtoje qe do e ktheje boten permbys qe mediokrit te behen te shkelqyeshem.

Ne Europe njerezit preferojne qe ta vrasin koken cike me shume kam pershtypjen, dhe arrijne te analizojne cfare po ndodh, si dhe arsyet pse. Ose thjesht po shohin cirkun ne USA dhe nuk ndjekin Fox News.

2 Likes

I thashe atij devolliut, shko meso, merr nje diplome te gjesh nje pune te hajrit … nuk do. Thank you Mr. President!

Punen time e shikon me dylbi o pa afte!
1/4 e te ardhurave time te kesh do te jesh mire!
Shko dhe raporto tek shefi tani se ne punen time shef jam vete.

Po le bre lalke mos hyr ne gjera ku s’ta mban xhepi.

Nje trap si Trapi u prish shume pune ca betejave shume te drejta,si atyre kunder korrektesise politike dhe arabizimit te Europes.Se sa out eshte e tregoi edhe me kete punen e Katarit.Ka baze Amerika aty,ka 11 mije ushtare,ky koqja mburret se i shtyu vendet e tjera ta izolojne Katarin,se keshtu do zgjidhet problemi i terrorizmit.Kur sponsori me i madh i terrorizmit dhe i ekstremizmit eshte Arabia Saudite.E detyroi ate sekretarin e shtetit,qe eshte ca me i kthjellet,te thote mbeshtetim zgjidhjen e problemit me bisedime.Dhe i shiten Katarit,shtetit qe mbeshtet terrorizmin sipas Trapit,12 miliarde dollare arme tani.Bir Selman i nenes.

1 Like

Tashi e pashe.
Po pse me ke Nate Silver e paske mush paguren? :smile: :smile:

1 Like

Juve vazhdoni te mbani per pretekst Trumpin,sic mbanit Obamen,Bushin,Clintonit etj me perpara,per mosveprimin tuaj.
Trumpi e ka fajin qe po arabizohet Europa,ndonese ka vetem 1 vit e gjysem ne politike…
Vazhdoni te genjeni veten dhe te justifikoni mosveprimin tuaj ne Europe,me gjoja zgjedhjet e Trumpit.
Dmth po te ishte zgjedhur Clinton,juve do tu tregonit vendin arabave ne BE??
Me bere per te qeshur!

qesh, qesh, se te shtohet jeta!

O kelluf,kush tha ka faj Trapi per arabizimin e Europes.Apo aq tru ke,sa Trapi,dhe nuk e kupton cfare thone te tjeret.

E bleu Rilindja dhe kete blog. Qenkan fshire te gjitha komentet pro Trump . Turp.

Edhe une e lexova komentin tend dhe nuk po te ofendoj.

Lexoje pak komentin tim dhe shiko se cfare dua te them.

Europianet gjithmone do te gjejne nje pretekst per mosveprimin e tyre.
Tani eshte Trumpi,dje ishte Obama,Bush Jr,Bill Clinton etj.
Ne vend qe te marrin seriozisht arabet dhe arabizimin e BE,tani gjejne pretekst (si gjithmone) dhe ja hedhin detyren gjenerates tjeter…dava frikacakesh dhe femije te perkedhelur.
Problemet e mprehta zgjidhen duke ju vene gjoksin, dhe jo duke bere dhjaksin dhe dhe duke gjetur pretekstin e rradhes,qe sot ka qelluar Trumpi.

ja ta plotesojme tamam panoramen:

1 Like

Po ta kishe lexuar mire komentin tim,nuk do kishe thene “juve”.Kush jemi “neve”?Ku me pe qe fajesova Ameriken per corben qe kane gatuar vete europianet.Une thashe vetem qe nje karagjoz si ky nuk u ben mire dy kauzave te drejta.

Cfare do te benin europianet per ato dy kauzat qe permende,nese do te zgjidhej Hillary si presidente?
Ta them une:Asgje!
Thjesht, do te fajesonin Hillarin…

Ti o rob Zoti,vetem Hillary-Trump di,nuk di gje tjeter.Cfare pune ke bere me pare,ke shit shalqi?