s’do mend qe Fuko uron te kunderten ne vepren e vet. Por kjo nuk me tut nga e imja sikur 100.000 Fuko te urojne te kundertet. Jo per gje tjeter, por vetem per faktin se realiteti keshtu funksionon, jo si uron Fukoi. Nuk realizohet dot kjo qe thote Fukoi, ose ndryshe shembet bota, dmth duhet ribere edhe bota perveç njeriut.
Ja ku e kam thene (ne pjesen e trete) edhe per kete qe shtron ti dhe katrori:
Nuk është kollaj të shpjegosh domethënien e termit “postmodern” sepse ekzistojne miriada shpjegime të ndryshme (gjëndur me lehtësi edhe në web), dhe nga ana tjeter (fela tjetër) domethënia është lehtësisht e shpjegushme si i vetëshpjegueshme: operacionet postmoderne kanë si pasojë zbrazjen e botës prej kuptimit duke i veshur asaj shumëllojshmëri kuptimesh ose të vërtetash alternative. S’ke çfar kupton me një fjalë, ky është kuptimi, vari hejbet!