Prokuroria e Krimeve te Rënda kërkon në gjykatë sekuestrimin e pasurive të deputetit të Partisë Socialiste, Alfred Peza. Anëtari i parlamentit nga radhët e mazhorancës po hetohet për fshehje pasurie dhe pastrim parash
Ndonëse në sekret të plotë, prokuroria ka avancuar në hetimet ndaj deputetit të Partisë Socialiste Alfred Peza. Burime të besuara për News24 konfirmojnë faktin se në gjykatën për Krime të Rënda është paraqitur nga prokuroria një kërkesë për sekuestrimin e pasurive të deputetit të mazhorancës, hetimet ndaj të cilit nisën pak muaj më parë, për fshehje pasurie dhe pastrim parash.