Pyetje

E lagu, apo s’e lagu dhelpra bishtin, kur kaloi lumin e veshur me fëshfëshe?

3 Likes

Grali ska qene kupe, por llipi i madelenkëzës

Deri m’deke besnik ke s’thuhet
Ishte m’Tule ni padisha
I vdiq e shoqja mas do kohet
E i kupe arit shej i la

Nre Mjeda i madh.

“I vdiq e shoqja” është gabim. "Fjala “Buhle” në këtë rast ka kuptimin e një të dashure.

E kështu me radhë…

Megjithë respektin për Mjedën e madh, përkthimi që i ka bërë ai kësaj vjershe është i dobët, për mendimin tim gjithsesi.

Une s’ja kam haberin gjermanishtes. Ndoshta edhe per shkak te dialektit,perkthimi i tij me vjen kaq i embel.
“E dashtna” e kishte edhe Mjeda,ja kam kput kot une. E shkrujta sic me erdhi ne menje.

Mjeda me teper i ka bere nje pershtatje ne shqip, jane ca gjera qe nuk mund te “perkthehen” dot. Gjuha shqipe nuk lejon vetem perkthime pasi ne krahasim me gjermanishten nuk eshte aq e pasur ne fjalor. Filozofia dhe nje pjese e lirikes gjermane eshte mire te lexohet ne gjermanisht, eshte nje ndjesi krejt ndryshe se sa kur i lexon ne shqip. Edhe ne amerike kane hyre shume fjale gjermane per te cilat nuk eshte gjetur nje ekuivalent ne anglisht si psh: Angst, Zeitgeist, Kindergarten etc.

1 Like

Natyrisht që është më mirë të lexohet një origjinal se përkthimi i tij.

E megjithatë, mendoj se gaboheni kur thoni se gjermanishtja qenkësh më e pasur se shqipja. Gjermanishtja është mbase shumë më e lëvruar si gjuhë, por kjo nuk do të thotë që shqipja nuk i ka mjetet dhe të dhënat për ta përkthyer atë si ç’duhet, pa firuar shumë.

Gaboni gjithashtu kur thoni se në Amerikë kanë hyrë fjalët e gjermanishtes, ngaqë s’gjenden të tilla në anglishten e Amerikës. Arsyet se përse përdoren ato fjalë ashtu në Amerikë janë të një natyre krejt tjetër nga ajo gjuhësore.

Jam marre vet me perkthim dhe nuk me duket ashtu. Ne shqip te duhet me teper pershtatje sesa perkthim. Eshte ajo qe thua ti: mjetet per te perkthyer gjenden ne shqip, nuk diskutohet, por nuk transmetohet i njejti emocion apo kontekst qe shpreh fjalia origjinale. Po flas per poezite apo filozofine gjermane, jo per gjera te tipit “Hallo wie geht’s?”

Po mirë. E lemë pastaj ashtu siç thua ti.