Rekuiem për Arapin

Kadare-Arapi-Agolli

REKUIEM PËR ARAPIN

Paska ndërruar jetë Fatos Arapi. Në shtyp gjenden, siç është bërë zakon - i keq duhet thënë - shkrimet e rëndomta në raste të tilla. Kur lindi, ku studioi, çfarë punësh bëri, titujt e librave që ka shkruar, një vlerësim i vjetëruar i krijimtarisë së Arapit, që bëri emër më shumë si poet, dhe patetika budallaqe morbide që përshkon prej vitesh si hell median shqiptare e tipit: “Nga sot e tutje… hëna do të ulet mbi gjol si sqep i verdhë i pelikanit” … “Nga sot e tutje pulëbardhat në fluturimin e tyre të beftë do të mundohen të shkruajnë metaforat e pathëna të Arapit.”

E vërteta është se hëna do të bëjë po atë që ka bërë përherë, po ashtu edhe pulëbardhat.

E vërteta - e hidhur - është se pas dy-tri javësh emrin e Arapit do e përmendin andej e tutje vetëm studiuesit e letërsisë në doktoratura që nuk i lexon kush e në simpoziume të mërzitshme diku në Karadak apo Gjilan, kur të bjerë fjala mes pensionistëve për “treshen” e dikurshme: Agolli-Kadare-Arapi - lexo: triumviratin: komandanti-komisari-sekretari.

E vërteta e hidhur është se tok me ikjen fizike të Agollit dhe Arapit nga kjo botë po ndahemi, për fat të mirë, edhe me marrëzitë “Nënë Shqipëri”, “Alarme të përgjakura” e shumë e shumë broçkulla, me të cilat indoktrinohej në shkollat e mesme brezi im dhe ca më të moshuar se ne, pararoja e të cilëve po na lë shëndenë.

A do të mbetet gjë nga krijimtaria e Arapit? Vetëm ca vjersha të vockla të shkurtra të para nëntëdhjetës do të thoja unë, ndërkohë që krijimtaria e tij pas rënies së diktaturës nuk ka kaluar ende në filtrin e vetishëm të lexuesit, - për arsyet që dihen të rrokopujës në letra dhe jo vetëm aty, - ndërsa kritika vazhdon të mbajë një iso të filluar para asaj kohe, a thua se realizmi-socialist qenkësh ende gjallë. Në këtë kuadër duhen parë edhe përmendjet e treshes Kadare-Agolli-Arapi, e cila nuk është aspak e tillë. Me sa duket qartë, tani pas gati një çerek shekulli, vetëm vepra e Kadaresë - cilësia e së cilës gjendet më së shumti në prozë - ka mundur të përballë maratonën e pakohë të vlerave letrare. Sidoqoftë vetëm koha do ta tregojë dhe po e tregon, nisur nga fakti që u kujtuam të flasim për Arapin, vetëm kur ky u nda nga jeta.

Nisur nga gjasat, si shkrimet e lartpërmendura në shtypin e përditshëm, që çuditërisht është thuajse e kundërta e vërtetësisë, e realitetit të përnjëmendtë letrar, procesi i erozionit ka vite që ka nisur dhe tani bashkë me autorët do të groposet përfundimisht edhe pjesa më e madhe e “krijimtarisë” së tyre. Nuk shënova qëllimisht: për fat të keq, pasi veprat më sipër nuk kanë qenë kurrë të tilla, krijimtari pra, por ideologji kinse poetike.

E vërtetë po ashtu është se në një duel të kithët imagjinar mes kulinarisë dhe poezisë, plehut mediatik dhe letërsisë, triumfues kanë dalë kuzhinierët, të fortët dhe politikanët, pavarësisht se kjo bujë është efemere dhe fort e dyshimtë. Gjen në ekranet e median e shkruar shqiptare emisione për orë të tëra se si gatuhet rizotoja dhe paçeja, artikuj të pafund për Aldo Baren, vrasjen në bllok, Babalen e me radhë, por asnjë interesim të njëmendtë për letërsinë e kulturën.

Ndaj nuk ka pse të bëjmë papandehur sikur po na digjet shpirti për poezinë e që letrat shqipe paskan pësuar humbje.

Humbja ka vite që ka ndodhur e ndodh çdo ditë, më së pari kur presim të vdesë dikush, pa të kujtohemi për të.

3 Likes

Te na kete lene uraten e ti rrojne te dashurit qe la prapa .pasi e kemi thene kete shume pak do ti mbijetoje kohes nga letersia e monizmit ,perfshire ketu dhe kadarene qe ishte me I miri prej tyre .

Poet i shkelqyer, besá.
Ne ket treshen, ni gja qenka e sigurte, paska qan ma i pashmi.
Pas 90-s ishte si hije, vinte si jehone permes poezive, po asnjehere nuk u pa askund.
Kjo shprehja “na lane shendene” sikur na kushin hanger buken, nuk shkon per njerez te ketij kalibri.

“Problemi” eshte se Arapi e futi poezine shqiptare në modernitet. Kesaj si t’ja bejme, pa të vdekshem jemi të gjithe…

Jo, jo, nuk ishte Arapi i pari. Këta të tre që kam përmendur e futën realizmin-socialist në të tjera rrjedha, kjo po, porse moderniteti nis me Migjenin - mendimi im ky sidoqoftë e nuk ka pse të jetë vërtet ashtu.

Kur ishim anej nga klasa 7 apo 8, na u kerkote me majt men “Nene Shqiperi” dhe “Shqiponjat fluturojnë lart”. Tmerr! Ca poema te gjata qe mazallah qe hyshin ne koke. Zysha me ka mbajte ne klase mbas shkolle sa here dhe une prap kaq vjet me vone asnji varg nuk maj mend. Por per cudi (tunxh sic jam ne letersi) mu akoma me vijne ne mend dhe me sjellin kenaqsi vargje si:

Dhe neper udhet ku kam ecur
S’do ndihet kolla ime e thate…

apo
Ca pika shiu rrane mbi xham…

I shkrujta gjith kto, se se kuptoj deshiren me i sha poetet e asaj kohe “per marrezite e asaj kohe” dhe pse mos me i kujtu per vargjet e bukura dhe humanizmin.

Nga Azotiku i Fierit nuk ka ngel asgje, as nga Metalurgjiku i Elbasanit, na kane lene shendene :stuck_out_tongue:. Por ka ngel akoma shendetplote Hidroçentrali i Fierzes.

Nga vitet 30 të Migjenit në vitet 60 të Arapit janë 30 vite në mes. Dhe nje lufte (dure et devastatrice)
:frowning:

llogarit edhe qe nga vitet 60 te Arapit, deri ne vitet 90-te te Poetit Modh Ngambrapa, jane 30 vite ne mes. Dhe nje lufte dure et devastatrice, per nervat si lufte e ftohte, por me pas rezultoi qe kish qene edhe lufte e nxehte, rrenuse materiale tranzitore, trasistore, Trans Tore, e sic transit gloria mundi.

kemi tufën,yp(xhi)in! shpresa vdes e parafundit! arapi iku. ku ti gjej rrënjët e tua evropë! së shpejti