Kjo puna e Ukraines eshte me spec .Sipas disa kaureve ne TV gruri qe eksporton ajo ushqen 400 milion njerez ne bote .E nese ukrainasit nuku mbjellin se jane te zene ne lufte nuk do te kene c’te korrin e njerezit nuk do te kene c’te hane.Me kujton luften e pare boterore e cila filloi si me shaka e romantizem patriotic duke mejtuar se do hedhim ca pushke per vatanin e per dy muaj do kthehemi ne shtepi dhe u kthye ne 4 vjet e nje gjenerate e tere te rinjsh u shua komplet .
stalker, ketu ja fute kot, se ideatori i luftes ne irak e afganistan, ishte robert zollick, ish bursist i wall-stretit, keshilltar i bushit, per me shume lexo librin tim te fundit " intervista e shekullit "
Ky ne foto eshte Igor Guirkine, ndofta spiuni numer 1 i Putinit deri para 7-8 vitesh : si shef i Republikes te veteshpallur te Luhanskut, ky eshte ai qe urdheroi në 2014 goditjen me rakete te avjonit civil te Malajzise MH17 e qe lidhte Amsterdamin me Kuala-Lumpurin. Qe prej asokohe, Putini e beri lanet.
Ish-oficier superior i GRU-se, sherbimit sekret te Ushtrise Ruse, domethene spiun i perjetshem, Guirkine mbajti pardje nje konference shtypi në Moske gjate te ciles shpjegoi qe Rusia tashme e ka humbur Ukrainen dhe qe ajo, pra Rusia, vazhdon te mos nxjerre mesime: republikat e veteshpallura qe luftojne ne linje te parë kane mobilizuar deri dhe profesoret e fakulteteve, duke u ndodhur ne frontin e luftes pa patur me te voglen idé se si mbushet nje mitraloz.
Sipas tij, Putin ka dy obsione :
- Vdekjen (gje qe do sillte, gjithmone sipas tij, shperberjen e Federates Ruse)
- Azilin në Kinë (si zgjidhje per te gjitha palët).
Interesant !
Olga Skabéeva dhe Evgueni Popov kane nje emision qe quhet “60 minuta” (por qe zgjat shume me teper se 60 minuta) në kanalin kryesor te tv shteteror rus. Pothuaj perdite.
Pak a shume si puna e “Opinion” te Tv Klan.
Qe prej mbytjes se kryqezorit Moskva, emisioni ka filluar te flase tashme për Lufte te trete boterore (se thjesht për ‘lufte’, eshte e ndaluar te flasesh në Rusi).
Po te shikosh syte dhe buzet e pejsemarresve dallon kollaj dy ndjenja: urrejtjen DHE friken. Ndjehet se e kane kuptuar tashme qe, as per Ushtrine ruse, por as per vete Rusine, punet nuk shkojne mirë. Po hiç fare biles.
Në nje moment, njeri nga te ftuarit tha qe nuk kish pse ruseve tu prishej gjiza prej faktit qe bota po e ndihmon Ukrainen me arme, sepse Rusia ka plot arme. Te tjeret ju hodhen në fyt: jo, nuk jemi aq te forte, nuk kemi aq shume armë! Te mos lejojme ukrainasit te armatosen. I ftuari e mbylli gojen… .
Në nje tjeter moment, nje tjeter i ftuar (analist) tha qe eshte gje e mire qe udheheqesit e botes po shkojne në Kiev sepse keshtu mund tu hedhim nje bombe te madhe e ti vrasim te gjithe. Dhe pastaj te degjojme nje buuuum te madh (e kish fjalen per bomben atomike, por pa ja thene emrin). Fjale per fjale, tha : “раз и бабахнуть (“babakhnout”). Domethene : te realizojme nje bum te madh. Dhe menjehere nje hije frike i ra në fytyre, padyshim sepse mendoi qe nje tjeter bombe do te shperthente pak sekonda më pas mbi Mosken e tij, pikerisht aty nga ku leshonte xhevahire te tilla.
Dhe te gjitha keto, në kanalin kryesor shteteror televiziv te Rusise… . Dhe thone pastaj qe te gjithe fajet i ka nje person i vetem i quajtur Putin…
Vladislav Avayev, oligark rus dhe ish zevendes-president i Gazprombank, si dhe gruaja dhe vajza e tij u gjenden te vdekur në Moskë. Vetevrasje, thanë.
Sergey Protosenya, nje tjeter oligark pasuria e te cilit vleresohet tek 400 miljon €, ish president i ndermarrjes se gazit Novatek u gjend i varur në nje vile, në Lloret de Mar afer Barcelones në Spanje, nderkohe qe trupi i te shoqes dhe te se bijes u gjenden pa jetë, te masakruar për vdekje me thike, mbi nje shtrat, në te njejten banese.
Ndofta dhe kjo ka qene vetevrasje.
Lexova sot nje artikull qe besoj se edhe ti duhet ta kesh lexuar se eshte ne vazhden e ketyre shkrimeve qe sjell ketu. Artikulli ishte i nje think tank skocez, botuar ne nje gazete skoceze dhe titullohej pak a shume “Pse fitorja ne Mariupol mund te shenoje fillimin e humbjes per Rusine” Artikulli ishte fantastik dhe shpjegonte pak a shume ne linje filozofike qe kur njeriu fiton dicka, eshte nje fatkeqesi se pastaj e vetmja gje qe i mbetet eshte qe ta humbe prape ate. Keshtu edhe Rusise tani qe e fitoi Mariupolin nuk i mbetet vecse ta humbe ate, kurse Ukraina duhet te gezohet pa mase qe e humbi sepse tani asaj i hapet perspektiva e lumtur qe ta rifitoje ate.
Do thuash ti qe gjithkush ka te drejten e tij te kendveshtrimit dhe kjo eshte e vertete. Po kur mendoj qe keta anetaret e think tank ne Skoci, detyrimisht meqe nuk mbjellin e korrin apo prodhojne karrige, detyrohen nga halli te presin subvencionime nga shteti per te mbuluar shpenzimet, te ze data te mendosh se ku shkojne leket e atyre qe vertet mbjellin e korrin apo prodhojne karrige, e pastaj paguajne taksa me shpresen qe do te kene pensione, sherbim shendetesor e edukim me te mire per kalamajte ne te ardhmen. Bir Selman i nenes…thote populli.
Ukraina nuk do ekzistojë më pas luftë. Është truall i rusëve dhe do ta marrin me çdo mënyrë. Në fazë të parë gjysmën dhe më vonë të gjithë. Perëndimi do ta pranojë duke i kërkuar garanci rusisë për vëndet baltore.
Ukraina nuk kishte identitet kombëtar dhe si e tillë u konsiderua shtet i paaftë për të mbijetuar.
Radhën e ka bosnja dhe pas maqedonia.
Le pen 42% .Ukraina per ekstremin e djathte eshte bere si Afganistani per Jihadin.
U çane tu “vra veten” oligarket rusë , qe kur Putin sulmoi Ukrainen
O Vladimir
po ti paske katedrale në qendër të Ukrainës more derëzi e s’paske pikë mëshire kristiane per oligarkët!
Both read the same Bible and pray to the same God, and each invokes His aid against the other.
A Lincoln
patriarku i Kievit deklaroi shkeputjen nga kisha ruse dhe krijimin e Kishes Autoqefale ukrainase qe te luse Zotin qe bombat atomike te Abraham Linkolnit te bien ne Moske tek tek lagjia e O Vladimir!
Ka kohë që ka ndodhur kjo. Prandaj rusia i ka ftohur marrëdhëniet me greqinë dhe ka përmirësuar ato me turqinë (s-400,reaktor bërthamor etj)