Rusia sulmon Ukrainën

Mero baze eshte reference per ceshtjet nderkombetare ?!!pupu stalker si na e bere kete turp :joy::joy:

Dashamiresia e europianeve kundrejt refugjateve ukrainas te cilet jane te bardhe bie ne kontrast me qendrimin ndaj refugjateve me ngjyre te arapise apo afrikes .europa raciste edhe ne miresi .

ketij blogu dhe ketyre diskutimeve sublime per politike ju mungon shume vajza nga Koreja r.v. e cila do ta kompletonte rezultatin e arritjes se vertetes finale.

qe thu ti Alba, po diskutonin keto dite ne TV kendej nga ne tamom si ju per Ukrainen nje dor e mire mero bazesh italiane dhe gazetaresh televizive. Kur nje moment ku televizori jepte disa pamje filmike, tekniket kishin harruar audion e salles ndezur, dhe mero bazet e studjos nuk dinin gje dhe benin i dor muhabet qe ishte e verteta tammom, ndryshe nga ato qe kishin thene deri atehere. Pak a shume thoshin keshtu: “nuk do na vine 100 mije ukrainase, por do na vijne 100 mije sherbetore per pensionistet”, “jo, do na vijne sherbetore qefi per pensioniste” (skandal ne Itali). Pra nuk eshte si thu ti, afrikanet ta bejne qefin me mire se raca e bardhe ariane, e kane ducin e nxehte. Ne te vertete eshte anapollo puna, e di Satalker pensionisti qe i bi me dore duke pare filma porno me afrikane te paguara 10 euro ora.

Diku kendova se nje cift gjerman kishin udhetuar nga hamburgu ne kufirin polak per te marre 3 ukrainas refugjate ne shtepi .per sirianet qe iknjn nga e njejta picire u bene gardh per per te mos i pranuar .

Rusia pa shumë pakica por rusët janë 80-90% e popullsisë,prandaj nuk quhet shtet shumkombësh. Historia flet ndryshe. Shtetet shumëkombëshe janë shpërbërë gjithmonë sepse nuk kanë kohezion kombëtar.
Sa për kinën,mund ta shfrytëzojë ekonomikisht,sepse i leverdis edhe rusisë,por të paktën këto 100 vjet nuk i bën dot gjë rusisë. Nuk po i bën dot gjë mongolisë me 3 milion çobanë, e jo më rusisë. Po,po të pranosh këtë të vërtetë historike, duhet të heqësh dorë nga indoktrinimi ndërkombëtarist. Kështu që je pak si rama,që e kupton që ndërkombëtarizmi dhe shumkulturalizmi ka dështuar, por formimi internacionalistë nuk e lejon ta pranojë

Pa merak. Edhe nje herë: kur ti vasalizoje Kina, flasim prap

Filluan rradhet perpara shperndaresve të parave në Bankat e Rusise

Hé hé hé

Ja ku filluan dhe oligarket të flasin hapur :

Stalker, e harrove Berishen :rofl:

Rama ç’ mut do që ngre zërin??? Nga një anë nuk ka lidhëse për këpucët e gjasme-ushtarëve,nga ana tjetër bëhet më katolik(se katolik deklarohet) papa! Ukraina nuk e njeh kosovën,dhe ka mbështetur ushtarakisht sllavët kundra uçk-së.
Apo tufëzimi evropian është më i rëndësishëm se interesat kombëtare si gjithmonë

Vendet perëndimore (BE, Britania e Madhe dhe SHBA) vendosën një seri të re sanksionesh të shtunën në mbrëmje, krahasuar me të cilat sanksionet e para të miratuara të enjten janë të zbehta. I ftoj komentuesit që thonë në mënyrë të përsëritur se sanksionet nuk funksionojnë (qoftë për të nxitur një angazhim ushtarak ose për të shtyrë për të mos bërë asgjë) të shikojnë, në veçanti, masën e dytë të përshkruar shkurtimisht në deklaratën për shtyp të botuar pas takimit:

"Së dyti, ne angazhohemi të vendosim masa kufizuese që do të pengojnë Bankën Qendrore Ruse të vendosë rezervat e saj ndërkombëtare në forma që minojnë ndikimin e sanksioneve tona”.

Nëse nuk gaboj, kjo do të thotë se Banka e Rusisë, me 600 miliardë dollarë rezerva (të akumuluara me durim në kurriz të standardit të jetesës së popullit rus), nuk do të jetë në gjendje të ndërhyjë në tregjet valutore perëndimore, në veçanërisht në Londër dhe në Nju Jork, duke blerë rubla kundrejt valutave të huaja për të ruajtur kursin e këmbimit të rublës.
Si rezultat, rubla do të bjerë si kurrë më parë. Në realitet, edhe para se këto masa të jenë efektive, thjesht parashikimi i tyre do të çojë në shitje në panik kur tregjet të hapen të hënën në mëngjes.

Pasojat e këtij kolapsi do të jenë jashtëzakonisht serioze për ekonominë ruse, e cila nuk është më ekonomia sovjetike, e cila jeton në pothuajse-autarki, gjatë Luftës së Ftohtë. Çmimi i produkteve të importuara do të shpërthejë, bursa e Moskës do të shembet. Do të ketë një ç’orietim total të sistemit të çmimeve, i cili mundëson funksionimin e ekonomive të tregut. Humbjet në vlerë për shumë rusë do të jenë të mëdha. Kompanitë do të përjetojnë menjëherë vështirësi serioze financimi. Kërcënohet rifinancimi i bankave.

Kjo tregon se sa shumë ka ndryshuar Rusia që nga kohët e mira të vjetra kur Putin ishte një oficer i ri i KGB-së. Një llogaritje e gabuar shumë e kushtueshme.

Në tetor te 1964, kur Hrushovi dha “doreheqjen”, mbushte 70 vjeç.
Po aq sa Putin do mbushe në 7 tetor te ketij viti: 70.

Rastesi??

Se nëse Putinit i duket e vështirë lufta deri tani, prit se si do t’i duket “paqja” nëse del fitimtar dhe të shtojë brenda popullsisë ruse të lodhur nga sundimi i tij 20-e-ca-vjeçar, edhe 44 milionë ukrainas, të xhindosur e të mbushur me duf hakmarrjeje.
Zot na ruaj nga fitorja në luftë !

Eshte e veshtire, pothuaj e pamundur te dali fitimtar. Per te mbajt te pushtuar nje vend si Ukrahina, me ate siperfaqe dhe popullsi duhen resurse financiare dhe humane teper te medha… Me nje popullsi Ukrahinass tejet te armiqsuar ndaj pushtuesit, cdo gje ruse do jete subjekt sulmesh per vite.

Po perpiqesha te ‘lexoja’ gjuhen trupore (body language) te tij sot, kur urdheronte venien në gadishmeri të armeve berthamore. Ju mor goja nja dy herë. Dhe ishte shume më pak ‘tangerlliks’ se para 5 ditesh.

Ndersa e dy gjeneraleve ishte jo e kollajte per tu deshifruar por edhe fort entuziazem nuk shfaqnin.

Për përgatitjen e qofteve

250 gr mish i grirë

1 kokërr qepë

Gjysmë filxhani çaji me oriz

Një e bardhë veze 1 lugë gjelle gjalpë pa kripë ose vaj ulliri

3 gota me ujë

Majdanoz i freskët

Kripë

Piper

Për përgatitjen e supës

Lëngun e një kokrre limoni

Një gotë ujë

2 të verdha vezësh

Një lugë gjalpë i shkrirë ose vaj ulliri

Mongolezt dikur sunduan gjithe boten ne kohe te xhenghis khanit .duhet te kene edhe ata variantet e mongoleze vajtuese te delte pellazgut : po sot mongoli pa me thuej si je .:grinning: