Pershendetje,kam nevojë per mendimet/pergjigjet e juaja ne lidhje me nje studim qe jam duke e bere ne lidhje me temen time te diplomes.
shit=ik tutje,/qerohu/ta mare dreqi etj, etj
Ndoshta eshte detyra jote si kerkues qe ta gjesh e jo ti kerkosh miletit te beje punen tende per ty
Po keshtu right off the top of my head gjuha engleze perdoret me nje katunarllek banal Te krahasueshen me perdorimin e frengjishtes nga aristokracia muzhike e kohes se Tolstoy .psh ne nje TV transmetonin kenge labe ku reklamonin ruajtjen e traditave tona .bukur deri ketu por emri I programit ne Te cilin ishin ftuar fshataret post kooperativiste Te lumit te vlores me fustanella opinga e qylafe e kishte titullin “morning show”.
Lukes se zefit nga ganjola
I therresin miss Fabiola
Merr vesh ti nashi
I takon detyres sime te pyes njerez si ju,sa i perket kendveshtrimit tim,ate e kam perfunduar,prap se prap faleminderit per kohen tende.
eshte aq e perhapur dhe e pervetsuar mire sa shkabes i vret veshin anglishtja e folur nga nji indian punjabi ose bengali.
Fjala me e perdorur eshte “lol”. Kjo vendoset rregullisht pas cdo postimi.
Kjo nuk eshte pyetje opinioni. Eshte pyetje me fakte qe ai/ajo qe ben kerkimin te kerkoje dhe mase.
Pas mendjes time, para se të kërkosh mendimet e botës lidhur me përdorimin e fjalëve angleze në mediat shqiptare, duhet të fillosh duke riparë përdorimin tënd të fjalëve në gjuhën shqipe.
Për besë, është hera e parë që shoh të nisë fjalia me shprehjen “i takon detyrës sime….”
e ndjej për detyrë - OK (për hir të anglishtes aq të lakmuar)
më tej, një vijim i frazës
është po aq befasues sa edhe fillimi i mësipërm.
Troç, përpara se të lëshohesh drejt mbrojtjes së diplomës, fillo reflekto lidhur me frazat që do të lëshosh para komisionit.
Po t’i lesh menjane fjalet e panumerta te gjuhes albaneze qe “gazetaret” perdorin gjeresisht, shprehite me duken akoma me te tmerrshme: “E gjej te arsyeshme”, “Kam humbur interesimin” etj ne pafundesi. Po e sakatojne gjuhen shqipe me nje zell injorantesh.
Si mund Te thuhen ne pellazgjikisht shprehjet e mesiperme?
Te jemi te sinqerte gjuha shqipe eshte e varfer ne fjale a shprehje. Per nje veprim ku ne mund te kemi vetem nje fjale, anglezi ka 3-4 fjale qe kane te njejtin kuptim por perdoren ne situata te ndryshme. Por, keta anglosaksonet tane qe dalin kudo, neper gazeta, televizione, nga pertaceria apo nga padija(kete nuk mund ta vleresoj une) kane filluar te na fusin ca fjale te reja, te padegjuara per nje person +40 vjeç qe nuk ka mesuar kurre anglisht. Per shembull, kam degjuar gjeresisht te perdorin fjalen ‘aksenti’, kur shume bukur fjala ne shqip eshte ‘theksi’. Apo tjetra, ‘fasilitete’, pse jo lehtesira. Mosha e mesme apo ajo e trete ne shume raste nuk i kupton çfare flasin. Mendoj se ky fenomen ashtu sic erdhi, duhet te ike sa me shpejt. Te pakten ato fjale qe kemi mga shqipja, t’i ruajme e mos te fusim dialekt tjeter, perveç geg e tosk, te fusim edhe dialektin anglez.
P.s. pastaj me e madhja fare eshte fjala ‘businessman’. Per gjinine mashkullore, ne shqip e perkthejne ‘biznesmen’, ndersa per gjinine femerore qe eshte ‘businesswoman’, ne shqip e thone ‘biznesmene’. PERLË!
Ne gjuhen shqipe, mesa kam lexuar une, nuk kemi gjetje te arsyes rruges - “I find it reasonable” eshte menyre shprehje te cilen nuk e perdorim. “E shoh te arsyeshme”, “e shoh te udhes”.
“I’ve lost my insterest” - gazetaret injorante gjuhesore ose dhe perkthyeset televizive (te cilet me thene te drejten mundohen me shume se te paret, por prape kane gjynahet e tyra per krimet qe behen cdo dite ndaj gjuhes shqipe) i bien shkurt “kam humbur interesimin” kur po te njejtin kuptim ka “nuk kam me interes” “nuk jam me i/e interesuar”.
mos e çani koken, se kur turku per 500 vjet na la vetem 2 fjale, anglezi qe se kemi mbrenda gje, do te na lere akoma me pak.
ti si teme diplome duhet te kishe kap, gjuha zyrtare (gjuhe artificiale) po varferon gjuhen shqipe. po e shkaterron me themel.
e ashtuquajtura shqipe e gazetarëve është një përzierje anglo-italo-greke me disa fjalë shqipe nëpër to! përdoruesit e këtij varianti dallohen për së largu nga doza e lartë e inferioritetit! nuk është se përdoret ngaqë nuk gjejnë dot fjalët e ngjashme në shqip(të cilat në 90% të rasteve ekzistojnë),por u duket si staus i lartë shoqëror! në fakt është krejt e kundërta! më shumë duken si sierraleonas! ok!
Ia ke fut kot me kete punen e biznesmenit.Sipas logjikes tende,ne shqip duhet themi jo nje kameraman,disa kameramane,por disa kameramen,ose per gjinine femerore,jo nje kameramane,po nje kamerauomen.Apo t’i shtojme alfabetit te shqipes shkronjen w,meqe e ka anglishtja.Nuk eshte e varfer shqipja,jane te varfer perdoruesit e saj.Mos u hiqni kompetente per nje fushe qe nuk juaja,jepeni mendimin me perunjesi dhe jo siguri.
per me teper informacion na shkruani ne e-mail-in : vu-vu-vu @albaniamehalle.com.
fakju -te marte djalli te marte
shit= me e pas 38,5-39,5 gjith javs
eh moj zamete
2 na la mo?
Shqiperia (si gjithmone) po kalon nje faze qe vendet e tjera e kane kaluar para 20 vjetesh. Mbaj mend ne Greqi ne vitet 90 u be nje perpjekje per te pastruar fjalorin publik, qofte zyrtar, qofte neper emisione televizive nga keto barbarizma dhe po zevendesonin fjalet anglisht me fjale greqisht. Fjala qe me ka mbetur ne mend ka qene “sponsor” per ata qe sponsorizonin emisionet, dhe perdoren nje fjale qe mund te shqiperohet si “dhurateberes” ose “dhuratedhenes”. Nuk e di sa sukses afatgjate pati.
Per mendimin tim ne Shqiperi duhen disa fushata sensibilizimi per shume gjera, duke perfshire edhe gjuhen. Duke nisur qe nga mediat masive, librat, gjuha zyrtare neper dokumenta, etj. Madje problemet nuk jane vetem me anglishten e perdorur, por edhe me gjuhen shqipe vete. Nje gabim qe haset shpesh psh eshte perdorimi i foljes “lind” ne trajten dhe kohen e duhur. Fjalia “Ismail Kadare lindi ne Gjirokaster” eshte gabim se vetem grate lindin. “Ismail Kadare u lind ne Gjirokaster” eshte koha e duhur. Ketu ne fakt anglishtja te hyn ne pune per ta dalluar, “was born vs gave birth”. Tjeter eshte perdorimi i “kush” ne vend te “cili”. “Kush eshte faktori kryesor qe ne shkruajme shqip keq?”. Kush perdoret vetem kur behet fjale per njerez. “Kush erdhi?”, te gjitha rastet e tjera duhet “cili”.
Nuk eshte e varfer shqipja, ata qe e perdorin per te informuar publikun, nuk dine ta perdorin, Fan Noli ka perkthyer Shekspirin ne shqip, duke ndjekur te njejten metode fjaleformuese qe perdori Shekspiri, keshtu qe ka mundesi per te folur shqip, pa qene nevoja te huazosh nga gjuhe te tjera. Qe t’i kthehem prape temes, dy fjale qe me acarojne vazhdimisht kur i shikoj jane “event” dhe “fasonet”, ose “biznesi fason”. Per fjale te tjera pyet me mire Fatos Nanon se ai e nisi kete mode.