Shqipëria e ka (pothuajse) një rekord botëror

Shqipëria mund të jetë nja nga vendet me të ardhura më të ulëta për frymë e pagat më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i dytë në botë pas Spanjës për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë. Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante…

Një të huaji, që vjen për herë të parë në Shqipëri, një nga gjërat që i bën më shumë përshtyje është numri i lartë i kafeneve, që gjenden në çdo cep, si dhe oraret e zgjatura, që rrinë klientët ulur në një bar. “Kur erdha për herë të parë këtu, habitesha se si njerëzit mund të rrinin më shumë se një orë në tavolinë vetëm me një kafe përpara, gjatë paradites. Në Itali nuk rrinë më shumë se 10 minuta, madje edhe për të ngrënë drekë nuk vonohen më shumë se 20 minuta ose gjysmë ore”, thotë Valeria, punonjëse në ambasadë.

Shifrat krahasuese duket se e përligjin këtë habi. Shqipëria mund të jetë nja nga vendet me të ardhura më të ulëta për frymë e paga më të vogla në Europë, por kjo nuk e pengon atë të jetë shteti i dytë në botë, pas Spanjës, për numrin më të lartë të bar-kafeve për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të fundit të INSTAT , numri i bar kafeve në Shqipëri në fund të vitit 2015 ishte 13,612. Me një popullsi prej 2.88 milionë banorësh, Shqipëria ka 473 bar kafe për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Monitor, shteti i vetëm në botë që na e kalon është Spanja, i cili renditet si vendi me numrin më të lartë të bar-kafeve në botë, në raport me popullsinë. Në Spanjë ka 270 mijë bar-kafe për 46 milionë banorë, apo 587 bar-kafe për 100 mijë banorë, shumë më i lartë se vendet e tjera, që në pjesën më të madhe kanë më pak se 200 bar-kafe për 100 mijë banorë, sipas statistikave globale. Dy produktet klasike të Spanjës, shkruan El Mundo, që luajnë rolin kryesor janë: birra dhe kafeja dhe duket se kjo nuk do të ndryshojë për një farë kohe.

Spanjës i afrohet vetëm Shqipëria, me 473 bar-kafe dhe dhe Qipro. Kjo e fundit dikur mbante rekord, por për shkak të krizës së viteve të fundit, shumë bare janë mbyllur. Në Qipro, numri i bar kafeve ka rënë vitet e fundit nga 7,500 në pak mbi 5,600, sipas një raporti për mikpritjen në Europë nga HOTREC. Me një popullsi prej 1.19 milionë banorë, Qipro ka 470 bare për 100 mijë banorë, një shifër e përafërt me Shqipërinë.

Ndërsa në Spanjë dhe Qipro ka një nivel shumë të lartë turizmi, të shtrirë gjatë gjithë vitit, që janë ndër konsumatorët kryesorë të bareve, në Shqipëri, në pjesën dërrmuese, klientët janë vendas. Të hapje një bar kafe, edhe poshtë pallatit, ka qenë forma më e thjeshtë që shumë shqiptarë menduan të bënin para, apo thjesht edhe të mbijetonin. Ndonëse shumë falimentojë, akoma më shumë hapen të reja. Sipas INSTAT, në 2015-n, numri i bar kafeve u rrit me 31%, nga rreth 10.4 mijë në 13.6 mijë, pra shtesa neto ishte rreth 3200 bar-kafe të reja (në këtë shifër ka dhe lokale të vogla që mund të jenë formalizuar, pas aksionit të tatimeve në tremujorin e fundit 2015). Po, sipas INSTAT, numri i restoranteve në fund të 2015-s ishte 4,061 edhe ai i rritur me 22%.

Teksa në vend kishte gjithsej 104 mijë biznese në fund të 2015-s, në mënyrë unike rreth 18% e totalit të bizneseve në Shqipëri janë bar-kafe dhe restorante. Konstatimi i Valerias ështe mëse i drejtë. Në Itali, sipas të dhenave të Fipe (Federazione Italiana Pubblici Esercizi) ka 149,885 bare që janë aktive. Me një popullsi prej rreth 60 milionë banorësh, Italia ka rreth 250 bar-kafe për 100 mijë banorë, apo gati sa gjysma e Shqipërisë.

Edhe në shtetet apo qytetet kryesore, numri i bareve në raport me popullsinë është shumë më i ulët se rekordmenët e Spanjës, Shqipërisë e Qipros. Në Amsterdam ka 63.5 bare për 100 mijë banorë, sipas Trade Association for Horeca and Catering, në Berlin 36, në Bruksel 148.3, në Londër 32, në Stamboll vetën 2.1, në Nju Jork 32.5, në Paris 27.2, Stokholm 19.1, në San Paolo 133.3. Më i lartë është në Seul me 186.4, Tokio 216.5, Rio De Janerio 191 etj. http://www.worldcitiescultureforum.com/data/number-of-bars-per-100000-population

Në botë bar-kafetë po ndryshojnë përtej tradicionales, për t’iu përshtatur shijeve të reja të konsumatorëve. Shumë po ofrojnë mëngjes, lëngje frutash e perimesh dhe të kombinuara, produkte pa gluten, ushqim vegjetarian dhe vegan, xhin të specializuar, kokteje, birrë artizanale, etj.

Edhe në Shqipëri ka disa tendenca për të futur risi, si lëngjet e koktejet, apo briosh për mëngjes, por në pjesën më të madhe ato mbeten tradicionale, ku produkti më i konsumuar është kafeja, që kushton mesatarisht 60-60 cent të euros, ndër më të lirat në Europë.

Sipas INSTAT, në total numri i vendeve në baret e restorantet shqiptare është rreth 599 mijë (598,872) , çka do të thotë që në to mund të ulet njëkohësisht mbi 20% e popullsisë.

Bar-kafe për 100 mijë banorë për disa shtete dhe qytete

Spanja 587

Shqipëria 473

Qipro 470

Italia 250

Rio de Janeiro 191

Seoul 186.4

Madrid 185.6

Brussels 148.3

Buenos Aires 126

Edinburgh 91.5

Amsterdam 63.5

Berlin 36

New York 32.5

London 32

Paris 27.2

Stockholm 19.1

Hong Kong 17.9

Moscow 4.8

Istanbul 2.1

Marrë nga Monitor/ Burimi: INSTAT, worldcitiescultureforum.com

1 Like

gjithmone te dytet. Si nuk dolem njehere ne vend I…

1 Like

Bën mirë o Peshkuikuq që na sjell shkrime kaq optimiste lidhur me situatën rekreative që mbretëron në Shqipëri.

Por edhe më mirë se kaq, rrofsh që na i përsërit frazat nga dy-tri herë të njejtat, pasi populli i mefshët peshk është nga natyra disi i trashë dhe ka nevojë për këtë gjë.

Edhe kjo plage sociale eshte marre persiper nga rilindja, lali eri po rivitalizon parqet rekreacionin kendet e lojrave, fushat sportive artin e kulturen qendrat siciale qe te rinjte ti largohen dembelizmit te kafeneve

Ndoshta po te numerohen kafenete pika te basteve jemi ne vend te pare.

Dembelizmi e ka nje emer: bar-kafe. Jo me kot keto vende (Spanje, Shqiperi, Qipro) jane simbol i krizes ekonomike.:grin:
Nejse shaka kjo. Megjithate ne berjen e biznesit vertet qe na mungon kreativiteti. Po si mund ti investosh ndryshe parate? Me parqe e biblioteka? Keto nuk sjellin shume fitime. Per mendimin tim shume kane harruar bujqesine e blegtorine. Ferma moderne prodhimtare qe i sherbejne te gjitheve: popullit te thjeshte, pronareve vete dhe turisteve.

Fabrikat, prodhime agroperpunuese dhe linja te plota prodhimi, shqiperia, kosova dhe maqedonia importojne cdo gje, vetem nga serbia kosova ka importu mallra sac eshte buxheti i kesaj te fundit per ushtrine qe ka njojt nje rritje te frikshme

Kafja ne shqiperi eshte institucion. Nkafe behen tgjitha, edhe punohet, parazitohet, fejohet, martohet popullsia. Ndoshta tashi qe pensionistet ne tirane do pine kafe 20 lekshe me gjyshin mund te fitojme rekordin e kafes me te lire.

1 Like

" Wer nichts wird,wird Wirt"
( kush s bo hajer ne jet, hap i lokal( perkthimi sipas kuptimit)

Kur erdha për herë të parë këtu, habitesha se si njerëzit mund të rrinin më shumë se një orë në tavolinë vetëm me një kafe përpara, gjatë paradites. Në Itali nuk rrinë më shumë se 10 minuta, madje edhe për të ngrënë drekë nuk vonohen më shumë se 20 minuta ose gjysmë ore”, thotë Valeria, punonjëse në ambasadë.
Po ku Te vene moj kaurke xhani😄

Shakaja gjysma te vertetes :stuck_out_tongue_winking_eye:

Nuk Jane ne vend te pare?? Lol. Ca zhgenjimi

Ne Shqiperi rrijne gjate ne klub, se s’kane pune, shtyjne diten :slight_smile:

Edhe peshku klub eshte Pjer :blush:

1 Like

Ka popuj qe punojne aq shume dhe kur vjen puna per fun, once te shfrenuar, duhen lidhur me zinxhir.

Vertet Spanja me shume kafe, krize etj etj, por a do ishte ndryshe nje vend aq ekzotikisht terheqes, i mbushur me alegri dhe sweet madness?

1 Like

Salone çaji ju ka rastisur te shihni ne Shqiperi? Mesa kujtoj, para shume vitesh çaji vleresohej jo pak, por tani me se shumti e kam hasur ne forme “instant” apo ne qeska te cilat s’te insipirojne aspak. Mbase ndonje peshk ka eksperience me te mire me çajpirjen ne memedhe?

Ne pijme kafe se na pihet zotrinj kapitalista,edhe caj pijme,sidomos ai i boronices le nam,nuk kuptohet se pse …pas kafese e cajit vjen gota e ujit pothuaj ne te njejtat nivele,pastaj me diference vjen bira,pas saj vjen leng frutash e lemonada, akullorja perseri mbetet ne nivele te kenaqshme,per fat te keq ose te mire renie te dukshe e pothuaj dramatike ka rakia, kurse te tjerat jane per refugjatet apo per njeriun e ri kapitalist!

Spanjes te pakten i lejohet ky numer i larte baresh se eshte nje vend me goxha turizem te zhvilluar: turizem detar, historik, kulturor e ekologjik. Po Shqiperise si tia bejme!

1 Like

Meqe ra fjala albano. Ne importojme sepse nuk prodhojme vete sa duhet. Po nuk eshte mire te jesh i varur nga importi. Po perderisa perbuzim punen ne ferme dhe fshatin nuk ka per tu bere asgje. Le te hame importet e te tjereve. Eksportet jane shume te rendesishme per ekonomine po ne deri tane vetem droge e mall njeriu per argate eksportojme.

Keshtu eshte kur ju injoron shkaba. Te ishte tjetri ketu, s’do guxonit te flisnit kaq serbes per dembele qe enden kafeneve

1 Like