Si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe?

Brezi i komunisteve qe diskutojne ketu eshte i majte tradicional, dhe progresivizmin liberal e shikon si devijim nga doktrina komuniste. Shif psh me cfare perbuzje flasin ca peshq per te baraslarguarit, nje fije e holle i ndan nga zagaret e PD. :smiley:

Enveri paska qene gjykuar si njeri i madh nga nje gazetar qe s’njihte asgje per shqiptaret (s’na paska bashkuar as gjuha pale), nga nje pozicion tipik i paternalistit per te cilin nje popull pa “rrenje” ose pa kulture nevojit nje “babe”. Eshte cfare eshte si analize, por te sillet ketu si arsye per pyetjen e shtruar nga i mothi, eshte kaluar qesharakes.

Shqiptaret kane dashur Enverin aq sa kane dashur Sali Berishen, prandaj nuk u qellua asnjeri nga askush.

Them vari lesht, shyqyr qe kane shpetuar shqiptaret nga ai llum ekstremist.

1 Like

Hahaha…nuk e kisha pare kete gallaten ! Ne radhe te pare pedagogu duhet ti ishte drejtuar studentit te gazetarise me fjalet : "Qe ju jeni nje idiot student nuk ka nevoje ta dine te gjithe, here tjeter mbaje gojen mbyllur e mos bej pyetje idiote " Pyetje idiote qe shpjegon me se miri nivelin e njeriut te ri kapitalist e banal deri ne dhimbje. Enver Hoxhes i jane bere me qindra tentativa per ti mare jeten, si per ta eliminuar fizikisht ashtu edhe politikisht(qe eliminim politik ne ate kohe kuptonte edhe ate fizik me qe ra llafi) duke filluar qe nga lufta e deri pak vite para se te vdiste. Jugosllavet kane leshte te pakten, CIA e KGB kane deshtuar me sukses ne shume raste ,per te mos folur per armiqte e brendshem qesharak. Kjo jo sepse Hoxha ishte superman ,por sepse ai gezonte respekt e mbeshtetje ne popull,ose e thene me mire ishte shume here me i pranueshem nga populli se c’do kundershtar i tij ne ate kohe ! E kur themi Enver Hoxha nuk kuptojme vetem idividin Hoxha por ate qe ai perfaqesonte, pushtetin,idete, veprimet e nje force politike ,e nje levizje, e nje fryme te re shoqerore ! Kush ishin kundershtaret e tij? Ishin klasa e bejlerve e bajraktarve, gjakpires te popullit qe mbanin te shtypur ate vend ne menyre mesjetare,daudallak qe nuk gezonin respekt e qe per me shume u reshtuan ne krahun e gabuar te luftes. Ballistet e thjeshte Enveri u shtriu doren gjate luftes e sidomos pas saj, duke bere nje pajtim kombetar per tu mare shembull duke eliminuar shume urretje e hakmarrje ndaj pushtetit te ri. Kundershtar te tij ishin Jugosllavet?Greket?Ruset? Amerikanet? Kinezet?Te gjithe ne ate kohe ne gare te trajtonin si placke nje vend te vogel qe kerkonte vetem nje miqesi te sinqerte e te jetonte i lire ne token e tij.E kote te zgjatem. Kundershtar te tij ishte varferia e prapambetja? Ate qe kane bere ata burra ne ate kohe per ta nxjerre me dhune ( po po me dhune e kane nxjerre) nje popull e nje vend nga erresira e prapambetja mesjetare ku e kishte lene paria e Bajraktarve e Bejlerve eshte nje pune kolosale e nje shembull jo vetem per brezat e sotem por edhe te ardhshem e jo vetem ne Shqiperi. Kur te behet nje vleresim real i kesaj…do te jete me e lehte per tu pergjigjur pyetjeve te tilla naive e mund te merremi me pergjigje me koshence e subkoshence, me nje popull te dashuruar me dhunesin e tij etj etj barcoleta…por ca ti bejme…kapitalizem hesapi !

2 Likes

Ne fakt per kete lindin dyshime. Deri para Luftes se dyte botrore dikush qe jetonte ne Veri te Shqiperise e kishte shume te veshtire te komunikonte me dike qe jetonte ne Jug (plus qe edhe mardheniet shoqerore, si martesa apo te tjera si keto ishin te kufizuara.). Vetem ata qe kishin mbaruar nje shkolle ishin ne gjendje te komunikonin normalisht. Duke konsideruar se pothuaj 90% e Shqiptarve ishin analfabet ne ate kohe,lindin dyshime nese gjuha shqipe na bashkonte si komb shtetformues.

1 Like

NJe jugor dhe nje verior vazhdojne ta kene te veshtire te kuptohen por te njejten gjuhe flasin, siç edhe atehere. Nuk eshte prove qe na bashkonte (eshte me kollaj te pohosh kete) si komb por as qe nuk na bashkonte (se kete) si komb sic thote Montanelli.

1 Like

ne maloket kapitaliste te PD do ju zhdukim nga faqja dheut ju toskeve komuniste te PS, do ju japim plumbin ballit sepse ju jeni nje popull tjeter, jeni greker muti. E ka thene edhe Sandro Mortadelli qe ishte gazetar i djathte qe ja mballoste majtas, dmth gazetar ngambrapademokrat.

2 Likes

Atentatin me te madh Enverit ja ka bere Nexhi me Ramizin duke mos i dhene ilaçet e domosdoshme per te, qe te sillnin demokracine e komanduar si ulje te bute te avionit rrangalle komunist. Enveri vdiq duke shkumzuar kunder Nexhit:

Kurve e mutit, do te me shikoç po nuk te rrasa edhe ty brenda si tere Birone e pare!

Prandaj muajin e fundit kishin larguar rojet nga vila qe ruhej nga larg qe te mos degjohej se çfare bertiste Enveri.

E gjeta shkrimin (e perkthyer) te Montanelli, pjeset e te cilit te nxjerra me kujdes na i solli stalker - ne gazeten e preferuar te tij dhe korrik-ses. Do e lexoj te terin me vone kur te bien femijet te flene. Qysh ne fillim me te paverteta.

http://www.gazetadita.al/nekrologjia-e-nje-tirani-nje-shkrim-i-montanellit-nje-dite-pas-vdekjes-se-enver-hoxhes/

Ti thua nexhi eshte pishtari i demonkrancise?

vazhdojme programin “estrada ne ekran”:

estrada ne ekran eshte vete Stalker qe vete e ka deklaruar se atebote ka milituar ne nje sallon disident mondan tek “21 dhjetori”, ndarsa tani militon tek salloni mondan i sinjora Bertinit tek “14 korriksja”.

Ky rast eshte i vertete, e mbaj mend qe ka ndodh, bile ka qene kap edhe nje grup qe shperdante trakte. Punonin ne poligrafik.

Ky paska qene disident si Pjeri, po edhe me loqe se e zbuluan dhe beri burg. Pjeri kaq vjet e s’e zbuloi njeri.

3 Likes

Tjetri ka bere burg, tjetra e quan estrade.

Ne mos gaboj Pjeri permend ne VQ dike qe shperndante trakte.

ti thua ta postojme permbajtjen ?? :joy: :joy:

Bujar Sala bënte një nga ato punë që konsideroheshin si privilegj në periudhën e komunizmit. Ai ishte shofer dhe vinte nga një familje mesatare, por vuajtjet që shikonte gjatë rrugëtimeve e nxitën të bëhej kundërshtar i regjimit.

“Si i ri që isha në atë kohë, duke parë mjerimin e popullit që vuante, vendosa ta shpreh atë ndjenjën kundër sistemit me trakte”, tha Bujar Sala, ish i përndjekur politik.

Për disa vite me radhë, pas orarit të punës ai shpërndante përmes trakteve thirrje për popullin të ngrihej kundër sistemit: “Në traktet e mia që i kam të deklaruar, që jam dënuar për ato trakte, i them popullit shqiptar çohuni për liri demokratike, Partia Komuniste këtu e ka bërë skëterrë. E kam vazhduar gati 5 vjet këtë”.

Këto trakte shpërndaheshin nëpër rrugë, institucione, ndërmarrje të ndryshme, qendra kulturore e ngado, derisa Bujari u zbulua nga regjimi: “Mënyra se si u zbulova unë: Sigurimi i shtetit vazhdoi përndjekjen duke ditur që shumë të rinj që rrinim në Tiranë, nëpër kafene, punë, që ishim kundër regjimit, ata thoshin që ky, dmth të ndjekim Bujarin ose X-in dhe ngushtonin atë suazën e tyre te personat që ishin më të ekzaltuar kundër regjimit, një nga këta isha edhe unë”.

I gjendur përballë fakteve, ai detyrohet të pranojë autorësinë për traktet dhe dënohet me burg. Vitet e dënimit kanë qenë vuajtje e madhe për Bujarin: “U dënova 8 vite. Burgu ka qenë tmerr, llahtar, nuk folet, për aq sa kam bërë unë 6 vjet, të tjerë shokë të mi kanë lënë kockat e jetën

:slight_smile:

2 Likes

o gjemb, pse harxho frymen kot me fansat e Vaçe Zeles “… se Sanremo zotnie …” lepiji sumen sistemit ne fuqi?

Nuk e ke keq ca here. I ka kapitalizmi keto.

Kushtetuta e Dulles e lejonte lirine e fjales.neni agjitacion e propagande ishte kondra kushtetutes .

Nuk ishte vetem neni i agjitpropit kunder kushtetues, ishin edhe te tjera ligje kunder kushtetues. Disidentet ruse ktu kapeshin, tek kontradiktat midis ligjeve, nuk ishin te djathte mer jau si kerkojne te duken sot. Disidentet kritikonin sistemin brenda sistemit, pra ishin me katolike se papa.

Por nuk eshte se ne demokracite perendimore gjendja eshte me e mire, i njejti fenomen eshte, si konflikt midis kushtetutes dhe ligjeve. Jemi akoma larg nga sistemi harmonik kushtetues.