Si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe?

Duke bredh ne hapsira virtuale, ndesha nje tekst ku behej nje pyetje interesante, e cila vlen njesoj, jo vetem per kontestin shqiptar, por per çdo tjeter vend qe ka pasur eksperiencen e qeverisjes komuniste. Perveç atentatit bere Leninit, nuk njoh rast tjeter. Pra pergjigjet, nese do kete, mund te shkojne pertej kontestit shqiptar.

Për 40 vjet, Enver Hoxha drejtoi me dorë të hekurt Shqipërinë. Afro 100 mijë është shifra zyrtare që jepet për ata që kanë vuajtur gjatë sistemit komunist, ose janë vrarë, ose janë burgosur apo internuar.

Ndërkohë, as në 10 vite si kryeministër dhe as në 30 të tjera si sekretar i parë i Komitetit Qendror, Enver Hoxhës nuk i hyri asnjë gjemb në këmbë. Asnjë atentat, asnjë përpjekje, asnjë tentativë, asnjë plan nuk është konfirmuar që një apo disa shqiptarë të synonin për ta eliminuar Enver Hoxhën.
(…)
Është më se kuptimplotë pyetja naive e një studenti tim të gazetarisë, në një orë leksioni:

“Si ka mundësi që me tërë ato krime që ndodhën, si nuk e qëlloi dikush diktatorin, të paktën me llastiqe”?

Nje pietje tjater nga salla:si ka mundesi qe ne shqiperi degjon qe baba vret te birin apo anasjelltas por nuk degjon qe nje ish I burgosur pulitik vret prokurorin gjykatesin hetuesin apo shpiunin qe I shkaterroi jeten?

Alba, pyetja qe ke bere eshte e mire, por do te qe in the top po qe se nuk do te permendej Shqiperia. Sugjerimi im per te tejkaluar kontestin shqiptar vlen per t’iu pergjigjur pyetjes ne menyre shteruese, thelbesore.

Pergjigjen e ka dhene Indro Montaneli:

Për Enver Hoxhen:

-burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushtetit

-e fitoi pushtetin si partizan

– e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.

-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet

-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.

-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.

-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës

-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.

-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar

-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën

-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.

-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.

-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.

-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut

-në publik shfaqej rrallë

-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.

–pas vdekjes la një boshllëk më të madh sesa vendi që zinte ndërkohë që ishte ende ne jetë.

2 Likes

Sipas kujtimeve te vete hoxhes pavaresia e shqiperise ne konferencen e paqes u mbrojt nga jugosllavet dhe sovieteket .

kushedi te kujt kane qene cfare ke lexuar, kujtimet lexuar nga une perkundrazi perputhen me cfare citove

Kujtimet e Dulles dv .po te kendoc fjalimet e tij te asaj kohe mbyllen te gjitha me fjaline :” rrofte Tito”.

aha barcaletat thua ti, thashe mos na sillje rregjistrime nga konferenca e paqes

Bej nje kerkim mbi mosa pijade si mbeshteti si mbeshteti sovranitetin e shqiperise ne Paris 1946.

sikur ish llafi per konferencen e paqes do na i sillje ti

Konferenca e paqes Paris 1946.

1 Like

po pres t’a sjellesh te shoh sesi hoxha paradoksalisht te hedhe poshte luften qe beri vete duke pohuar se vendin e mbrojti stalini a tito

Po flasim per ruajtjen e kufijve .jugosllavet dolen ne mbrojtje spese donin ta benin shqiperine pjese te federates qe per pak e harriten sikur te mos kishte ndodhur prishja e tyre me stalinin.

s’po merremi vesh, po flasim per konferencen e paqes si vulosje e LIIB

Aleanca me jugosllavët

Jugosllavia ishte aleati më i ngushtë i Shqipërisë në vitet 1944 deri në 1948. Kjo prej afërsisë së Partisë Komuniste Jugosllave me partinë shqiptare në vitet e saj të formimit gjatë luftës. Jugosllavia ishte gjithashtu nga të parat që njohu qeverinë e Hoxhës dhe vendosi marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë në 28 prill 1945. Jugosllavia ndihmoi Shqipërinë në dy fusha të rëndësishme, në Kombet e Bashkuara dhe në Konferencën e Paqes në Paris. Kreu i delegacionit jugosllav në OKB, Eduard Kardelj lexoi këtë mesazh në Londër në 1945: “Delegacioni i Republikës Federale të Jugosllavisë dëshiron t’i japë mbështetjen më të madhe kërkesës së republikës popullore të Shqipërisë. Duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit ne kërkojmë që ai të pranojë kërkesën për anëtarësim në OKB të republikës së Shqipërisë. Unë gjithashtu përfitoj nga ky rast për t’i tërhequr vëmendjen Këshillit të Sigurimit te fakti se Shqipëria ka qenë një nga viktimat e para të agresionit fashist në Evropë, dhe se populli shqiptar me Ushtrinë e tij Çlirimtare ka luftuar me vetëmohim përkrah Kombeve të Bashkuara, dhe në përpjesëtim me forcat e tij, ka kontribuar në fitoren tonë kundër agresorëve, si një aleat besnik i vendeve demokratike”. Një fjalim të njëjtë, përfaqësuesi jugosllav në Konferencën e Paqes në Paris, Mosa Pijade mbështeti interesat e Shqipërisë: “Delegacioni jugosllav e konsideron të pajustifikueshme mungesën e ftesës për Shqipërinë në konferencë, si një vend me të drejta të barabarta si të gjithë ne. Shqipëria nuk është një vend armik që të mos ftohet në Konferencë për t’u dëgjuar por është një end aleat që meriton respektin dhe mirënjohjen e të gjitha vendeve demokratike.” Gjenerali i ushtrisë shqiptare Bedri Spahiu ka thënë në një prononcim për Jugosllavinë: “Populli ynë nuk do ta harrojë kurrë ndihmën që na ka dhënë gjatë luftës ushtria e udhëheqësit të madh Tito, e cila sulmoi hordhitë armike në Shqipëri. Ne nuk do të harrojmë kurrë ndihmën materiale që na dhanë pa kushte në pjesën e parë të luftës çlirimtare, për problemet tona ndërkombëtare dhe për njohjen e qeverisë sonë. Populli ynë e shikon rolin paqedashës të Jugosllavisë si një garanci të pavarësisë së tij. Për këto arsye emri i Titos jehon në Shqipëri njësoj si emri i Enverit, dhe ne mbajmë foton e tij si atë të Enverit”.

te thashe, kushedi te kujt kane qene ‘kujtimet’ qe ke lexuar se te enver hoxhes s’paskan qene

Veprat e Dulles nuk qenkan ne internet te keqen Po ketu ke material tjater

Stalker, dmth sipas teje (dhe Montanellit qe e ka hallin te justifikoje se perse nuk i kane bere atentat Benitos), Edmond Dantesit qe qeveria i kishin zhduk gjithe te afermit, vete hyre ne burg per dhjetra vjet per “arsye shteterore” qe nuk i dinte, torturuar, tallur dhe perçmuar nga te gjithe etj, nuk tentonte (bile as mendonte) te merrte hak mbi kryetarin e qeverise sepse Dantesi bente arsyetime te llojit montanelli, si psh nje arsyetim per te perfaqsuar te gjithe ne listen qe ke bere: Jo nuk i behet atentat Enver Hoxhes sepse ka mbajtur nje fjalim interesant ne Paris qe ka shpetuar atdheun nga rrethimi i eger imperialisto-revizionist.

Në fakt veprat e Dulles janë të gjitha në internet por eshte e kote të gjesh kujtime të tij ku ai të pranoje se Shqiperia u mbrojt nga jugosllavet. Për mua, kjo më poshte shpjegon pse ky interpretim sot i historise (historine e shkruajne fitimtaret, tha) :

Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur

A ka mundesi te shpjegoje kush si cmendeshin ushtaret qe ruanin varrin? E kam lexu ne disa gazeta dhe jam habitur jashte mase.