Si t'u lexojmë fëmijëve me zë të lartë

Mos u fol kurrë fëmijëve si një fëmijë.

  • Fol me një fëmijë ashtu siç flet me një mik të afërt, - thotë Jim Dale, 81 vjeçar, aktor dhe narrator librash audio që ka fituar çmimin Grammy në këtë zanat. Dale ka lexur mbi dy dyzina me libra për fëmijë, përfshi këtu edhe “Piter Pan”, “Rreth botës për 80 ditë” dhe serinë e Harri Poterit. Nëse pjesa që po lexoni përmban një fjalë nga ato të vjetrat, nxite fëmijën që po të dëgjon që t’ia zbulojë vetë kuptimin. Lëre të bëjë pyetje dhe biseda tangente.
  • Një histori që mund ta lexosh për pesë minuta, mundesh edhe ta zgjasësh deri në një orë, dhe kjo është një gjë shumë e bukur, - thotë Dale. Kërkuesit i quajnë këto ndërprerje që fëmija i bën prindit gjatë leximit, “non-immediate talk” dhe i konsiderojnë tepër të rëndësishme në zhvillimin e gjuhës tek fëmija. Këto ndërveprime gjatë leximit ndihmojnë shumë me sintaksën, fjalorin dhe kuptimin në përgjithsi. Ndërprerjet janë një mundësi për të bashkëpunuar me fëmijën.

Kur ka dialogje, bëj zërat e personazheve.

  • Sa herë i bie rasti një fëmije të dëgjojë mamin apo babin duke përdorur zëra komikë apo të çuditshëm? thotë Dale i cili krijoi 146 personazhe të ndryshëm kur regjistroi audio-librin “Harri Poter dhe Dhuratat e Vdekjes”.
  • Kishte raste kur kthehesha në shtëpi dhe nuk mbaja mend zërin tim të vërtetë. Lexoi me vëmendje përshkrimet fizike të personazheve sepse ato do të të tregojnë sesi flet personazhi. Këto mund t’i shohësh edhe tek ilustrimet. Neuroimazheria na tregon se dialogjet në një histori aktivizojnë një pjesë të trurit që njihet si nyja temporo-parietale, një zonë kyçe sipas teorisë së mendjes, sepse na lejon të kuptojmë gjendjen emocionale të të tjerëve.

Zgjidh libra të mirë. Para se të pranojë të lexojë një libër Dale peshon nëse libri ia vlen mundimin, ashtu siç bënte kur zgjidhte librat që u lexonte fëmijëve të tij, e më vonë nipërve dhe mbesave. Ai preferon klasikët, si “Një këngë krishtlindjeje”. Zgjidh histori që të jenë mjaftueshëm komplekse për t’u rezistuar përsëritjeve të vazhdueshme.
-Kur ta lexoni herën e tretë, katërt, pestë do të shihni gjëra të bukura që s’i kishit vënë re më parë.

Malia Wollan
Burimi The New York Times
Ilustrimi nga Radio

2 Likes

ka shume te drejte. Une qe i vogel nuk kuptoja pse te medhejte, perveç prinderve, ndryshonin zerin dhe qendrimin kur me drejtoheshin duke bere nje nje-e, nje nje-e dhe shtremberuar surratin. Me dukeshin si pune koqesh, por meqe kalama nuk kisha force tua thosha, e keshtu e pranoja kete qendrim prej hallit.

2 Likes

…e ke bo si kunoti im qe thot “un e maj men diten kur kom lind.”

ndryshe nga kunoti jot un nuk e maj men diten kur kam lind, por mbaj mend mire shume situata mbas moshes 5 vjeç, gje normalisht e pranuar nga tere psikologet e kalamojve.

Njekohesisht maj men qe kam shkrujt ne Peshk per kujtesen, dhe mund te shkruaja prap po te isha i stimuluar nga kolege komentues persmari, e jo nga koqepordha futja kartunit,

1 Like

Leje! E di qe isha komplet jashte teme e konteksti. Injoroje postin tim.