Situata me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë

Propozimi i Bashkise Tirane eshte qe ta rrise cmimin e ujit (nuk do ta quaja te pijshem) nga 45 leke per meter3 ne 65 leke per m3. Ja sesi do te ndryshojne cmimet, sipas BIRN, “Çmimi i ujit sipas propozimit duhet të rritet për konsumatorët familjarë nga 45 lekë për metër kub që është sot në 65 lekë për metër kub në vitin 2018, me një rritje prej 44%. Për konsumatorët biznes çmimi parashikohet të rritet nga 135 lekë për M3 në 235 lekë ose me një rritje 74 për qind. Për konsumatorët buxhetorë çmimi kërkohet të rritet nga 120 në 170 lekë ose 41 për qind. Përveç kësaj, UKT kërkon që tarifa fikse mujore, e cila nuk varet nga niveli i konsumit, të rritet me 100% nga 100 lekë që është aktualisht në 200 lekë. Administrata e Bashkisë thotë se rritja e çmimit do të mundësojë kryerjen e investimeve të nevojshme për të siguruar furnizim të rregullt me ujë 24 orë rreth vitit 2021.”

Une paguaj 26,000 leke te reja ne vit per nje filter uji tek rubineti. Dhe 2000 leke te reja ne muaj (aforfe sepse UKT nuk instalon dot matesa ne pallatin tone te vjeter). Ne total 50,000 leke uje ne vit per nje familje me tre vete. Kam uje me orar, tre here ne dite per periudha te shkurtra, dhe nje depozite ne tarrace qe ngrin ne dimer me gjithe tuba dhe vlon ne vere. Uji qe me ofron UKT nuk me del as per t’u lare, e as nuk pihet. Sic jane gjerat, situata per ne eshte e sajuar, e zgjidhur disi, individualisht. Ia dalim te lahemi e te mbahemi paster por s’eshte e denje, as per nje vend si Shqiperia, ne vitin 2017. Kur jetoja ne Amerike as e imagjinoja se nje dite do perballesha me keto lloj problemesh. Qe mbeten simpatike, te pakten ne fillim.

Por une nuk jam i revoltuar, dhe as nuk dua te ulerij me gishta ne vesh (sic eshte bere e modes ne rrjetet sociale keto dite). Dua te kuptoj me detaje, ku shkojne parate qe paguaj une deri tani, dhe ku do te shkoje (cdo qindarke) e rritjes se pretenduar. Ky eshte problemi yne, jo i Lali Erit, ndaj na duhet te behemi pjese e zgjidhjes. Si? Ndoshta duke nisur edhe nga protesta sonte, por duke perdorur ftohtesine matematike per te kerkuar llogari mbi investimet e taksave tona, dhe jo flaket emocionale te protestuesve profesioniste.

4 Likes

Vec kto depozitat siper jane bomba ekologjike e qendrave urbane. Kush i ka pastruar e mirembajtur keto 15 vjet? Asnjeri. Kushedi cfare algash do gjeni mrena edhe krymba te shendetshem llogjikisht.
Nderkohe njerezit paguajne per uje me shishe plastike ne shqiperi 5-6 fish, uje me origjine te dyshimte qe me shume gjasa mbushet nga rrjeti i Bashkise perseri. Kan filluar ene mashtruesit me shit filtra uji sa qimet e kokes.
Ceshtja eshte e thjeshte …duhet me siguru qysh para 20 vjetesh uje te rrjedhshem…te shkoje sa te shkoje…po vodhi pushtetari leket e rrjetit…zgjidhja eshte tjeter kund e jo tek mos-investimi.

1 Like

U theren prap shqipetaret mes vedit, ne Borsh kete rradhe… Ja ashtu per nje llaf goje!!
Populli i rrjeteve sociale ta filloje nga keto halle ‘rebelimin’.
Uje 24 ore!! Kjo do zhutra dhe me sa paguajme aktualisht plus me ç’fare shperdorojme aktualisht, nuk realizohet!! Uje 24 ore!!

Tani dy rruge kemi ose te paguajme ose te akuzojme lal Erin per mashtrim dhe hajdutllik! Ne e votuam per burre te mire dhe punetor. Deri tani ka punuar me ç’fare shofim. Atehere ta mbeshtesim se mos na e realizon ate enderen prej tre brezash ‘Uje 24 ore’.
Ne te kundert hajde mblidhemi bashke me Monën per te protestuar ashtu sic kemi bere nje çerek shekulli. Shume thjesht, ska pse revoltohet mileti i rrjeteve sociale per ujin qe na mungon pre 30 vjetesh!

Nje sugjerim: hapi vlonjati nje teme per ujin mbreme dhe ndoshta do ishte me mire te bashkohen. Edhe komenti im te ajo teme perputhet me te Blendit, follow the money. Sa do mblidhen dhe ku do prishen.

Nderkohe kan plas ujrat e zeza ne Ksamil mu ne mes te qytezes e deri mu ne Plazh. Perderisa ndertohen hotele me gropa septike e jo kanalizime prej 25 vjetesh kte moot do shohesh…njesoj si me kto depozitat private.

Kryeministria, bashkitë, Selia e PD dhe PS, vite të tëra pa paguar energjinë elektrike dhe ujin

Welcome to Albanistan

Kryeministria si seli, ka 7 vite pa paguar ujin dhe energjinë elektrike. Partia Demokratike (pa 3 muajt e çadrës), ka 11 vite pa paguar, ndërsa Partia Socialiste ka 13 vite që nuk paguan ujin dhe energji elektrike.

Harrove LSI, Parlamentin dhe Presidencen kapo, apo e paguajne ata? :smile: Nejse, te shkuara.

Rilindje…nejse mire tja u bejne deleve!

Si do te mund te kuptosh se ku shkojne paret qe paguan kur nuk ka anje transparence.

LSI p.sh. eshte dakort me rritjen e cmimit mjafton te mos rritet per te varferit!?

Nese rriten cmimet pavaresisht nese ne menyre te drejtperdrejte apo jo, jane gjithmone konsumatoret fundore qe paguajne. Por LSI nuk e di kete!

projekti i ujit eshte projekt madhor, nuk besoj se eshte nje llaf goje pse rriti cmimin bashkia.
Pastaj me moskokecarjen qe e trajtoni si resource e kufizuar qe eshte (si shume resourse bazike te tjera) kontrolli permes cmimit eshte edhe edukativ pervecse zgjidhje financiare e problemit qe keni ju atje.

Jam dakord per transparencen qe nevojitet por ne rastin e Veliajt besoj e ben kete gje sepse nuk e koncepton dot ndryshe punet qe merr persiper. Sidoqofte paragjykimeve te verbra s’ka c’i behet.
Sa per formen qe propozohet per kerkesen per transparence, do thoja kujdes nga masivizimi / turmezimi i gjithckaje. Ose te pakten te jeni me kreativ sepse jo per gjithcka protesta, humb edhe efektin si forme ne vetvete.

1 Like

Aleksander Meksi sqaron se Shqipëria është shtet unitar dhe për këtë çmimi i ujit duhet të jetë i njëjtë kudo.

“Lidhur me çmimin e ujit të pijshèm: Uji eshte pasuri kombetare dhe ai i pishem ka nje rendesi te veçante se lidhet me jeten e njerezve. Si i tille dhe çmimin e tij per konsumatoret duhet ta caktoj nje Autoritet i veçante. Shqiperia eshte shtet unitar dhe jo federal, pra çmimi i i ujit si regull duhet te jete i njejte kudo, perderi sa prodhimi i tij behet nga shteti. Njelloj siç veprohet per energjine elektrike. Çmimi mund te ndryshoj ne kohe lidhur me koston ne nivel kombetar, ashtu siç ka dhe politika sociale”, shkruan ish-kryeministri Meksi.

50 mije leke litrin tua coje , vete e votuat , prandaj dhe Blendi te mos na vije ketu e te qahet , se vota per ate hajdutin , si e ka ai mer …ahhh Bojaxhiu qe vote per Rilindjen , neve ktu ne Ksamil na ka more m… komet …Rilindje gjithanej , qelbet Ksamili.

Ah na Falni tani Brado, Pallatet me gropa septike i kena peshqesh nga Saliu i Pare, ishte koha kur pa pas kanalizime u boshin pallate nplazh me grope septike ku vinte makina e mootit i her ne dy jave, merrte lekat dhe kur nuk u pagunte e linte mootin aty. Prandaj duhen me bo investime Brado e ty duhet me te taksu ma teper si lozonjar i naltmadhnis.
Po ti cer fati, tek ai gji i vogel ku shpertheu mooti u gjinde ene tina, eshte fat thon pleqte e luj noj lloto sot e ja shef bereqetin.

2 Likes

Jo une nuk jam pikerisht aty , jam pak me poshte , por era e Rilindjes ndihet edhe ketu , pa fat , po mire ca te boj une .

Pse ankoheni? Edhe ne Cikago ndodhin keto lloj gjerash.

1 Like

Jo me spo ankohet njeri , Ujin 50 mije leke ta coje per Liter , por ajo qe me ben habi eshte me keta te Ksamilit , keta vetem Miser te zier ngrenkan :joy:

Nuk e di c’mund te kete ndodhur, por te kanali i Cukes jo shume larg ishujve, sa here qe bie shi shume fryhet dhe del liqeni i Butrintit dhe deti merr nje ngjyre kafe perkohesisht. Gjithashtu liqeni ka permbajtje te larte squfuri dhe kur derdhet ashtu ne det leshon nje ere te rende squfuri. Shpresoj qe te jete kjo. Megjithate pashe qe edhe ne Sarande disa hotele qe jane ndertuar buze ujit kane probleme me ujerat e zeza. Po te jete vertet ujerat e zeza atyre qe kane hotele e biznese mire t’ju behet qe te vene mend, po c’faj keni ju?

Jane me gropa septike dhe ne vend qe te paguajne makinen e mootit cdo 2 jave per tja u marre, kursejne lekat e thone lene 1 muaj a 1 muaj e gjysem. Ja kercet ndonje shi me ndonje zbatice dhe yyyp Xhixhi krokodrili ne det.
Po prandaj paguajne pak pushuesit ne ato vende, nje Kosovar kishte fut 2 durrsak ne sherr sa ja u kish ul cmimin e dhomes nga 10 euro ne 8 euro NATA, aq bo i espresso ne Kroaci.

Djalli fshihet tek kllapat Blend. Pak rendesi ka se si e quan ti, rendesi eshte se si quhet zyrtarisht. Në Spanje psh, uji i çezmes eshte i pijshem (gjithmone zyrtarisht !) por per dike qe nuk eshte mesuar te pije ujin spanjoll te robinetit, i vijne zorret ne fyt në pak minuta. Por deri dhe ne France (une nuk di te kem blere uje me shishe ketu, pasi jo vetem qe ai i çezmes eshte i pijshem, por ka dhe shije kryesisht te pranueshme) ka plot te huaj, por dhe vendalinj, qe pijne uje te blere (sepse e konsiderojne ate te robinetit si te papijshem). Nderkohe qe, brokja me uje çezme eshte insistucion deri dhe ne çdo tavoline restoranti ne France. Dhe falas, kuptohet.

Tani: edhe 24/24 uje te pijshem (zyrtarisht!), edhe pa ngritje cmimi ??? :open_mouth:

Përderisa në Tiranë sipas te dhenave e paguajnë faturën e ujit vetëm 22.9% e familjeve, atëherë ulja e informalitetit dhe rritja e bazës së familjeve që duhet të paguajnë faturat e ujit është zgjidhja e vetme për të ndalur rritjen e çmimit për atë pakicë që është e ndershme me shtetin.