Të frikësuar në një botë më të sigurtë

Jetojmë në një nga epokat më të sigurta të historisë së botës. Atëherë, pse kemi kaq shumë frikë?

[…]

Gjatë viteve të fundit, kemi hyrë në një cikël lajmesh omniprezente, ku vlen më shumë “shpërndarshmëria” e një lajmi sesa saktësia e tij. Për më tepër këto kohë, për të marrë lajme nuk kemi më nevojë të ndezim televizorin apo radion, ato na vijnë vetë. Shumica prej nesh janë të lidhur nonstop me një lum titujsh lajmesh e opinionesh që i përgjigjen interesave dhe anktheve tona specifike.

“Kam studiuar gjatë arsyet pse kemi më shumë frikë sot se para 200 vjetësh,” thotë sociologia Margee Kerr. “Dhe një nga arsyet që del rregullisht në pah është prania e menjëherëshme e lajmeve. Kjo rrit barrën emocionale. Njoftohemi menjëherë sapo ndodh një tragjedi, dhe prandaj kemi një ndjesi të rreme sikur jemi të përfshirë në të, gjë që nuk ndienim para 150 vjetësh.”

[…]

Një revolucion tjetër përsa i përket konsumit të lajmeve: në një kohë kur ka kaq shumë emisione informative, talk-show (në TV e radio) e website që duken e tingëllojnë si lajme por që janë në fakt thjesht skena teatri për komentatorë e interesa militante, kushdo mund të krijojë një rreth të zjarrtë rreth vetes që nuk lejon informacione të tjera të hyjnë brenda. Kur çdo kompjuter, televizor e celular i një njeriu sinkronizohet me të njëjtat burime, personi në fjalë ka tendencë të mendojë se të gjithë bien dakord me mendimet e tij, dhe kushdo që s’është dakord gënjen në shërbim të një axhende.

Sipas Kerr, “ka disa studime që kanë zbuluar një korrelacion mes sasisë së lajmeve të konsumuara dhe nivelit të ankthit tek njerëzit e studiuar.”

Dhe në fakt, truri i njeriut ndryshon sipas dy mënyrave të veçanta kur përballet me një gjendje ankthi konstante: (1) pjesa e trurit që merret me mendimin kritik çaktivizohet dhe (2) ankthi kthehet në frikë, pra, truri ynë inicion një përgjigje ndaj rrezikut që i paraqitet (sado i rremë qoftë rreziku).

Shkëputur nga artikulli “Why we’re living in the Age of Fear”, nga revista amerikane Rolling Stone.

2 Likes

Ne kemi shum frike ngase ndotemi prej tmerreve qe ekspozon media, por si qenie dyfelore, kemi edhe te kunderten e tmerrit, as e rrujme fare se çfar ndodh ne bote, batalli modh fort, vetem tymi (edhe tumi, dmth Trumpi bashke me ate tjetren e lengezuar, burre e gru bashke te lengezuar) jone te shkoje drejt, se po te marresh seriozisht tragjedite televizive e botes, i bi te jesh i dekun per 24 ore.

Ankthi eshte i gjithe i brendshem, pak lidhje ka me çfar ndodh jashte, vetem per sintoni njeriu ndikohet nga jashte, ose njeriu projekton jashte çfare ndodhet brenda.

Ankthi i vjen njeriut per shkak boshlleku shpirteror, njeriu eshte qenie bosh qe ben zhurme tmerruese pikerisht sepse eshte bosh si daulle.

Sinjora Bertini e ka kuptuar kete me mire se çdokush shkrimtar i modh i tmerruar qe shef televizor i lezetuar ne Sallonin e Sinjores. (lidhjen kinematografike Kinostudjo e ben i nderuari Belul)

se harrova me kryesoren:

Per shkak te sa thene ne komentin me siper, shtuar mbi samar edhe dyfeleria frojdiste eros-thanatos, njeri bosh i tmerruar, pallon bosh pa dalluar ndryshim vrime, seksi, moshe, qenijeje etj, dhe behet president amerikan.

Oh! sa me mungon Zhardina, thua me lexon valle?
Oh! sa me mungon Peshku i Vjeter!

U’a hoqen login-in anej, Tiku ? :slight_smile:

eshte Tori, jo Tiku.

nick-un e paska zgjedh nga felja tjeter - nga heretik ne inkuizitor. :smile:

Angst vor der Angst

studimin e sociologes per arsyet se perse kemi frike (apo ankth) ne ditet e sodit e kuptoj. por nuk kuptoj krahasimin me 200 vjet me pare… si e ka bere kete krahasim, ku i ka gjetur te dhenat ?
-une them qe frika aty ka qene gjithmone, e ka shoqeruar njeriun dhe njerezimin njesoj : si sot , si 200… 500… apo 2500 vjet me pare. -vetem arsyet e te pasurit frike ndryshojne sipas kohes.
p.sh 200 vjet me pare njeriu kishte frike nga semundjet , epidemite, lufterat, nga mbreti i huaj, nga mbreti i vet apo Inkuizotori i lagjes.:stuck_out_tongue: , qe te nxirte ne pjacen e fshatit, _e te priste nje dore, te nxirrte nje s_y.:smiley: , po ka edhe me : turma histerike brohoriste e ekzaltuar: krimineli ne litar ! -nderkoh sapo mbaronte show , venitej edhe entuziazmi i turmes . nje ze i padukshem therriste nga brenda: -e pé…? -kujdes se neser mund te jete radha jote…:smiley:

nejse ----->> https://youtu.be/1LDzV8HDlSw

4 Likes

https://encrypted-tbn3.gstatic.com/images?q=tbn:ANd9GcRKKaa_a_r3Wra92VnCLmP1OXK9vXgNJva98u4iDxBhiYXpX2Oj

Para nja 2000 vitesh i tha mbreti njerit me bej nje gje qe te dridhen te gjithe nga frika. Ky i beri nje dem bronzi ku te fuste mbreti dhe te piqte.

Kjo e ka me teper qe keqinformohemi me shume se kurre sidomos ngaqe krijojme ata rrathet tane dhe vetem sa jehojme me njeri-tjetrin.

ore une e morra vesh per cfare e ka kjo… kjo na spjegon arsyet pse kemi frike sot: nga “shume” informimi dhe keqinformimi. -e qarte !

por ne kohe te tjera njerzit kane pasur frike, pikerisht nga e kunderta… nga pak ose aspak informimi, gje qe i bente njerzit te spekullonin ne menyra nga me te ndryshme mbi lajmin, mbi ngjarjen, apo te verteten… dhe thashethemet e spekullimet krijonin frike, panik. pra efekti eshte i njejte.

Kendveshtrimit sociolog i duhet shtuar ai psikolog per te pasur nje ide me te mire per ankthin dhe friken. Nuk me ngjan e besueshme te flitet per nje lloj epidemie te ankthit kur si patologji ka shkaqe, simptoma, dhe forma te ndryshme.

Tani per kete qe thote Tori:

“Ankthi i vjen njeriut per shkak boshlleku shpirteror, njeriu eshte qenie bosh qe ben zhurme tmerruese pikerisht sepse eshte bosh si daulle.”

Se ç’kam nje pershtypje qe shpjegimet filozofike i ben prej mizantropise se theksuar, te kondensuara ne maksime. Mendja e njeriut nuk eshte e deduktueshme ne pak material filozofik lexuar aty-ketu per t’u reduktuar me tej per argumente boshe.

1 Like

me raste mendja e njeriut bosh te tmerruar reduktohet ne nje daulle e mbushur plot e perplot me pershtypje qe pershkruan fenomenet me pershtypje çorbe derri kulturore disiplinash te ndryshme: sociologjike, psikologjike, filozofike, ideologjike, alkimike etj.

Mbasi e ben kete njeriu intelektual i modh lehtesohet nga tmerri ekzistencjal i boshllekut, por kjo nuk do te thote se nuk vazhdon te palloje si me pare kur ishte i tmerruar nga boshlleku, biles pallon me teper, eshte me i lire nga detyrimet natyrore: Natyra e ka tmerr boshllekun - thoshin te lashtet greko-romake. Horror vacui
e keni me qarte ktu

Belul,
origjinen e tmerrit me mire se kushdo e njohin emigrantet qe kane lexuar hipur ne gomone tekste sociologjike, psikologjike, filozofike, gastronomike etj, ku shkruhet se njeriu primitiv i tmerruar nga fenomenet natyrore, si psh rrufeja, te cilat nuk i arrinte t’i shpjegonte dot si bejne profesoret e Harvardit, atehere krijoji Zotin, besimin ne Zot. Qe atehere njeriu eshte i dhime ne breke, çfardo gje te beje, edhe sikur te jete diplomuar ne harvard per inxhinier elektrik, eshte i dhjere ne breke nga frika.

e ka thon ruzvelti, para se te hynin ne lufte, e vetmja frike nga duhet te druhemi eshte vete frika

Belul me cmalle me kete kengen e chris reas. Mund te kisha mbi 20 vjet pa e degjuar. Rrofsh vella.

1 Like

ne menyre te permbledhur: sa me shume njeriu i largohet natyres dhe zhytet drejt sistemeve shoqerore me artifice, aq me shume shfaqje te ankthit do te kete.

-prandaj dhe populli yne i lashte, qe atehere, ne kohet pellazge, ka thene: “frika ruan vështin (vreshtin) !”

te lutem !

do vij dita qe edhe Chrisi yne ka per ta marre cmimin Nobel !.:smiley:

1 Like

Aman o Belulu, do nxjerrin dhe keta nje kafshate. Besoj ate 200 e ka zgjedhur me kompromis, se 2000shja e ben balte, po edhe 100 eshte me zarar, se te del ndonje 120 vjecar e te rrezon thioremin, :smile: