Një buton i shtypur gabim gjatë një ndërrimi turni lëshoi mesazhin e alarmit që njoftonte qytetarët në Hawaii se një raketë bërthamore po vinte drejt tyre. Në radio, tv, sirena dhe me sms në celular, shteti alarmoi të madh e të vogël. U deshën 38 minuta për të lëshuar një njoftim të dytë që përgënjeshtronte të parin. Shumë qytetarë të tmerruar tregojnë se kishin bërë bisedat e fundit me të afërmit.