"Të shohësh nga afër varfërinë, pasurohesh", apo: "Faleminderit Diktature"?

E kaluara ka lënë gjurmë tek ai, por pa mllefe. Piktori Arben Theodhosi, djali i ish-ministrit të Industrisë Koço Theodhosi e jeton jetën ashtu sikurse ka bërë në vitet ’70 në rrugicat e bllokut, edhe pse i tërhiqnin veshin për “shfaqjet e huaja” të asaj kohe, përsëri nuk ndalej.

Pjesën më të madhe të ditës e kalon në studion e tij të pikturës pranë Pazarit të Ri, ndërsa është duke i dhënë dorën e fundit albumit të tij të dhjetë të pikturës, i cili shoqërohet edhe me ese, dhe do të titullohet “Tani”. Theodhosi na thotë se ky album do të dalë në fillim të nëntorit.

Jeta e tij është me kontraste të forta. Me një jetesë të privilegjuar prej 22 vitesh në Bllok, me një baba që ndofta arsimimi në Perëndim e kishte bërë më liberal se shokët, nuk përpiqej të gjente shumë arsye në gjithë këtë, ndaj edhe bënte ç’i shkrepte.

Jeta e Ben Theodhosit ndryshoi rrënjësisht në moshën 22-vjeçare, ku të atin ia pushkatuan dhe ai së bashku me nënën dhe motrën u internuan në Kurbnesh. Nga djali i Akademisë së Arteve u bë djali i minierave! 14 vite punë në minierë e bëri që të njihte një jetë tjetër, e cila përpos vuajtjeve i shërbeu për të njohur një tjetër realitet: atë të njerëzve të vuajtur. Realitet, të cilin sipas tij duhet ta njohin ata që na drejtojnë sot, në mos ta prekin, të jenë të informuar mirë rreth saj, vetëm kështu do të përmirësohemi…

– Arben, kur e keni kuptuar lidhjen e ngushtë që kishit me artin?

E kam kuptuar në një mënyrë të çuditshme. Babai, kur ishe zv/kryeministër, nuk e di pse shkonte shumë në Çeki, Gjermaninë Lindore, Rusi dhe ndër gjerat që sillte që andej më shumë ishin katalogët e artit. Pasi ai ka punuar edhe vetë në pikturë, ndaj qysh i vogël i kam shfletuar këto katalogët me piktura dhe filloja t’i kopjoja. Në fillim, madje, nuk kam patur ndonjë dorë kush e di se çfarë, madje motra ime pikturonte më mirë se unë, dhe më vinte inat për këtë. Ajo sot është arkitekte. Unë 10 vjeç kam filluar të punoj në pikturë, që është një kohë e vonë. Por piktura nuk është si instrumenti, mund ta fillosh edhe më vonë dhe të bësh punë të mira.

-Ke punuar në mënyrë të pavarur?

Jo, në fillim nuk niset asnjëherë në mënyrë të pavarur, gjithmonë niset me një model, duke imituar. Nga boshllëku nuk del gjë.

-Ndërkohë, siç e dimë, familjen tuaj, kur ju ishit 22 vjeç e internuan në Mirditë. Besoj deri në atë kohë ishit formuar si artist, ndryshoi diçka në artin tuaj pas internimit?

Impakti që pati ngjarja e internimit në artin tim, patjetër që ekziston, por unë nuk arrita ta kontrolloja atë pasi nuk e kisha mendjen atje. Unë e kisha mendjen se si do të mbijetoja në minierë, pasi për mua ishte një punë e vështirë. Kur u bë pushkatimi i babait, të cilin e akuzuan si pjesë e “grupeve armiqësore ndaj Partisë” më futën në vende më të vështira. Por pavarësisht punës unë nuk hoqa dorë nga piktura, kryesisht punoja në karbon dhe vizatime.

-E kishit të vështirë punën në minierë?

Shumë të vështirë, pasi unë deri atëherë nuk dija të mbaja as lopatën…

-Çfarë të mësoi miniera?

Miniera më lidhi me njerëzit. Me psikologjinë njerëzore. Deri atëherë kisha njohur vetëm “kafshë” ose nuk kisha parë realitetin e vërtet. Ndërsa atje, edhe pse ne i paragjykojmë katunarët, kishte jetë. Aty kam njohur një njeri shumë interesant. Quhej Mark Çuni, banor i fshatit Bardhaj, zbriste në qytezë për të punuar në minierë për të mbajtur familjen.

Marku ishte ca i ngadalshëm dhe bënte mungesa: nuk ishte aktiv as në debatet politike dhe përgjithësisht konsiderohej i ngratë. Ishte argëtuese kur pikasje që Marku ndihej komod ndaj kësaj konsiderate. Por Mark Çuni gëzonte një dhunti për të cilën të gjithë e respektonin: kishte një zë të mahnitshëm. Kur i tekej të këndonte, – shumë herë kjo ndodhte në galeritë e nëntokës- të gjithë ndërprisnin punën derisa Marku të mbaronte këngën. Ishte varianti i një folku verior pa instrument, që unë nuk e kisha dëgjuar ndonjëherë.

Herën e parë që pata fatin ta dëgjoja, ndodhesha në ashensorin e pusit vertikal 200 metra të thellë të minierës, duke zbritur ngadalë drejt galerive të shfrytëzimit. Pranë meje ndodhej pikërisht Mark Çuni, i parruar, i ndrojtur. Ashensori kishte filluar zbritjen kur, krejt rastësisht, njeri prej minatorëve i thotë: “Or Mark, këndoi dy fjalë për mekun!” Kthej kokën në gjysmë errësirë drejt qoshes së Markut dhe përjetoj gjënë më të paimagjinueshme prej nuk e di sa vitesh. Me gishtin tregues të dorës së djathtë shtrënguar pas veshit dhe me kokën gjysmë të ulur, ajo figurë e pazakonte për skenat e kësaj toke, më bëri të ndjej mornicat e të harroj realitetin.

Rrjeti i galerive të vjetra që vraponte nga poshtë lart, mund të artikulonte vërtet një eko-efekt të veçantë, por intonimi i oshëtimës së Markut nuk ishte nga ata që mësohen në shkollë. Betohem për shtatë qiej që nuk ishte një ëndërr dhe së oshëtima e Markut mund të shijohej vetëm në festat e Olimpit…

Kënga e Markut ishte një “manatra” e vërtetë, një performancë, e cila mund të arrihej vetëm duke u fokusuar në situata shpirtërore që të bëjnë të ndihesh një manifestim i vetëdijes hyjnore… Për fat të keq, “Marku i ngratë” u shëmbëllente njerëzve më të paragjykuar dhe më të dhunuar të planetit tonë: njerëzve që nuk kishin shkollë, që nuk shpjegonin dot ndjenjat e tyre të fuqishme dhe që jetonin në vende të gabuara. Nejse, zbritja e ashensorit përfundoi pothuajse në të njëjtën kohë me magjinë e Mark Çunit.

-Çfarë kujtimesh ke nga ajo kohë?

Të rënda i kam, pasi ata, njerëzit aty, lexonin çdo ditë gazetën kundra armiqve dhe ndiheshe shumë keq, por reagimi ishe shumë i rëndësishëm. Nëse reagoje në mënyrë depresive, rrezikoje shumë. Unë nuk reagoja ashtu, pasi jetoja normalisht, lexoja, pikturoja dhe punoja. Kishte dhe njerëz shumë të mirë dhe mirënjohës. Kam patur kontakte me disa deri vonë, por pjesa më e madhe e atyre që kanë punuar me mua në minierë kanë vdekur, pasi ishin moshë më e madhe. Unë 22 vjeç, ata mund të ishin mbi 40.

Është edhe diçka, me ata lloj njerëzish, ti habitesh por edhe përfiton, pasi ata kanë lindur për të bërë atë punë. Ata që punon në minierë kishin një inteligjencë të jashtëzakonshme brenda. Mënyra se si ia hidhnin njëri tjetrit, se si e bënin ironinë ishte në nivele të larta… Aty habiteshe më mënyrën e shkëlqyer se si kombinohej budallallëku i tmerrshëm me inteligjencën, dhe kjo vetëm tek një njeri. Për shembull, më pyesnin: a kishte lopë Beqir Ballluku, pasi ata konsideronin si gjë të madhe lopën, ç’t’u thoja unë!? Ndërkohë, befas, thoshin diçka të zgjuar që të linin pa fjalë.

-Arben, nga Blloku shkove në minierë, diferencë e madhe, besoj, çfarë mendoje ndërsa punoje 200 metra nën tokë?

Të them të drejtën, nuk është se njeriu mendon shumë atje. Në fillim ke pak frikë, ankth, për vetë vendin ku ndodhesh, pasi ka edhe mungesë ajri, por sapo ia merr dorën punës, nuk e ke më problem. I vetmi hall në ato momente ishte të hyja dhe të mësoja ato manovra që bënin ata: si ta mbarosh më shpejt punën, si të lodhesh më pak. Fillon të hysh në lëmin e zgjuarsisë së punës së tyre dhe nuk i ke mendjen për të menduar për atë çka bëhet mbi tokë, të tjerat i mendon kur del.

-Kur e mendon, a ka diçka për të cilën të shërbeu puna në minierë?

Mendoj se ishte shumë i rëndësishëm kontakti me ata njerëz, që unë i quaj njerëz të vuajtur, ky kontakt nuk ishte i keq, ishte i mirë, pasi vetëm me njerëz që qeshin nuk mund të rrish dot. Ata ishin njerëz që kishin halle të mëdha. Kishin nga dhjetë fëmijë… Ndaj, komunikimi për një kohë të gjatë me njerëz të vuajtur është shumë i rëndësishëm. Dhe në Shqipëri ka shumë të tillë, edhe sot.

-Mund të bëjmë një paralelizëm me ditët e sotme. Njerëzit që jetojnë sot në “korridoret e luksit”, sipas teje e kanë të nevojshme ta njohin këtë që thoni ju, realitetin e vuajtjes?

Kjo është shumë relative, por ata duhet të informohen të paktën. Njerëzit duhet të kuptojnë se çfarë është e keqja dhe e mira. Në vendon tonë, njerëzit e luksit nuk është se e kanë trashëgimi atë. Ata vijnë nga vuajtja dhe një njeri, që vjen nga vuajtja, në një moment, të bëj sikur nuk e di se çfarë është ajo, kjo është qesharake, është tragjikomedi. Unë mendoj se ne si popull në 99.9 për qind vijmë nga vuajtja. Kush ishin këta të pasurit në Shqipëri?! Të gjithë katundarë jemi. Por informacioni dhe kultura ka shumë të bëjë.

-Po këta ‘katundarë” të luksit, i largohen dhe duan t’i qëndrojnë larg periudhës kur kanë vuajtur…

Kjo bota e luksit, në vendet që kanë patur një të kaluar të dhimbshme, është disi në nivele qesharake.

-Çfarë të frymëzon dhe të bësh të marrësh penelin e të pikturosh?

Gjërat e ditës, por kuptohet edhe gjërat e akumuluara. Por ne në përgjithësi nuk e kuptojnë, se duhet të keni parasysh që pjesa e luanit në art është pavetëdija. Shumë gjëra janë të janë të pashpjegueshme dhe atje është pjesa më e rëndësishme.

-Katalogu që do të dalë për pak ditë quhet “Tani”, pse?

Mendoj se nuk ka gjë më të vështirë se sa të gjykosh një periudhë historike, nga premisat e një periudhe tjetër, madje është gabim. Ka relativizëm në histori. Tani, u bëmë trima për atë periudhë, se atëherë nuk ishim dhe duam të gjykojmë gjërat e asaj periudhe sipas premisave të sotme. Nuk bëhet kjo! Çdo gjë është “Tani”. Ne jetojmë vetëm “Tani”.

-Megjithatë, ka diçka që ia vlerësoni periudhës së para viteve ’90?

Ky është një debat pothuajse i përditshëm tani, pasi disa thonë që ka patur edhe gjëra të mira ai sistem dhe që nuk duhet t’i mohojmë. Një gjë di unë, që diktatura nuk është shpikje e Shqipërisë, as produkt, as shpikje dhe as krijimtari shqiptare. Diktatura në Shqipëri ka ardhur si shumë gjëra të tjera, si demokracia e shumë të tjera. Thonë që në Shqipëri ka qenë diktatura më e rëndë, për mua jo. Me ç’informacion kam unë, më e rënda ka qenë në Rusi. Këto janë situata që i ka kaluar historia e njerëzimit. Si diktatura ashtu edhe demokracia alternohen, ku e dimë ne që nuk do vijë përsëri…

-Dhe cila është gjëja e mirë e asaj kohë?

Ka një gjë. Kishte një lloj autoritarizmi të paparë ndërtimi që në disa raste është i rëndësishëm, siç janë për shembull ndërtim veprash e rrugës të rëndësishme. Kjo ishte një gjë e mirë.

-Pas viteve 90, je ndjerë i lirë?

Po, jam ndier shumë më mirë, por i lirë tamam-tamam jo, por kam ndjerë kënaqësinë e asaj që ndryshoi diçka që e urrenim. Shpëtuam nga diçka! Ka një gjë që dihet se, në diktatura shtypet liria e individualitetit, jo se ka ndryshuar gjë tani, tani kemi të bëjmë me diktaturë të korporatës. Forma e kapitalizmit është shumë më inteligjente. Po e pengove dikë atje ku nuk duhet e gjen veten keq…

2 Likes

Faleminderit Diktature? Cuditerisht kjo nuk eshte ne titullin e shkrimit origjinal. Sjellesit te shkrimit i lutemi te na shpjegoje kete shtesen qe i ka bere titullit.

http://www.gazetadita.al/te-shohesh-nga-afer-varferine-pasurohesh/

2 Likes

ky kolegu jot ndoshta s’ta thote kshu cope por ama indirekt ta ka thene: faleminderit ka thene. Po ndoshta s’ke faj se media aktuale edukon keq miletin me tituj sensacionale jashte thelbit se cfate shkruhet e ndodh…

kjo as vete nuk e ka te qarte ate titullin qe mbron. Sepse ne fakt, e ka vene ne thonjeza. Qe dmth se shpreh ironi. Por po ta pyesesh, jam i bindur qe e ka seriozisht, nis nga ca thote sa here bie fjala per komunizmen

ose ndryshe: titulli me dy pjese, pjesa e medias neoliberale, dhe pjesa e dyte - titulli im si prures.

ps . paska ardhur polici i drejtshkrimit qe ngaterrohet me veten mbi thonjezat ne ligjeraten e drejte a te zhdrejte. thenkju per gallaten polic se je per gjynah

C’faleminderit per jeten e cuar dem Te disa breza ve qe jetuan nen diktature ?

mire, jo keq, intervista shprehte çiltersi, pavarsisht gjykimit per kete apo ate.

falemnderit sepse njohu njerezit e vertete ne miniere qe nuk kish per tí njohur po t’mos ja kishin pushkatu babane.
Pra, e pare nga kjo, pushkatimi i babait ishte nje e keqe e vogel, per te miren e madhe.
Ndaj dhe falenderimi. Ashtu e ka kuptu ajo qe e ka sjell intervisten. I ve dot faj?

3 Likes

Dulla e quante” riedukim nepermjet punes ne gjirin e kllases punetore “

thuaj si te duash por ate qe s’arriti ta kuptoje i jati, e arriti i biri…
Une e vleresoj kete njeri me perfundimet ku ka mberritur.
ps. ju mund te mesoni prej tij bredharak, jeni kandidat per shkrimtar

per ty, edhe nje qe shkruan emrin dhe mbiemrin pa gabime, eshte shkrimtar

apo “S’ka perse demokraci!”,
tu rrit nera!

Goxha tema provokative ne peshk keto kohet e fundit.

sepse anti-komunizmi u ka kthyer ne diktature, ne kuader te Demokracise le te pretendohet barazi per te gjithe