Terror ne klase: Kujtimet Shqiptare te nje femijerie te thyer ne vitet e komunizmit

nuk eshte cudi… une kam pasur nje shoqe ne klase qe e kishte gjyshen austriake, e cila u njoh e me pas u martua me gjyshin e kesaj, nje vlonjat nga familje e pasur ky, kur ky ishte me studime ne Austri. e keshtu erdhi nuse ne Vlore e mbeti ne Vlore.

1 Like

Jepte kimi ne qytetin e humbur Te tiranes :blush:

Ti sikur je vetem 25 vjec nga i di keto ?

jam mbi 33 Zemer

Eee o Belul, ashtu thoshin, si dikur qe thoshin se ne kohe te Zogut me nje xhandar mbante gjithe krahinen. Sa per ate ore mesimi e bente efektin druri, pastaj sa fillonte klasa tjeter ishte si tip anallim loje, fillonin marrezite prape. Mesoheshin femijet edhe me drurin e s’ju bente me pershtypje. Sa me shume rriteshin aq me shume rrebeloheshin.

T’ju tregosh ketyre amerikaneve per keto aspekte te arsimit ne shkollat tona, vene duart ne koke e nuk ankohen me sesa e keqe eshte bere jeta ne Amerike :smiley: Druri nje dhe ai stili i tregimit te notes ne publik “Ik ulu, 4” jane si molle e ndaluar.

Ndeshkimi fizik ishte i ndaluar .nese prindi ankohej pasojat ishin Te renda per mesuesin .

Ashtu ishte ne leter.
Por mesuesit suportonin njeri tjetrin ne nje rast te tille në menyre qe askush te mos ankohej.

Jo me larg se 50 vjetesh ato gjera kane ndodhur edhe ne Amerike,te mos harrojme jezuitet qe edukuan,në kete menyre,nje Europe te tere.

Me rregullore mbase, por ne te vertete kerciste dajaku, sidomos po te ishe nxenes i keq. Prindi I thoshte mesuesit “Rrihe ti edhe per mua se ma ka nxire faqen” :smile: Mbaj mend nendrejtorin e shkolles sime nje here nga kati I katert pa nja dy cuna qe po ziheshin ne kat te pare e ngaqe pertonte te zbriste shkallet, ja leshoi njerit me nje tufe celesash qe mbante ne brez. Me me fat ishte mesuesi i punes me dru se kishte dhe mjete per te rrahur, ristela, kembe te thyera karrigeje e mjete te tjera rrethanore, nuk i dhimbnin duart duke te qelluar.

Une di raste qe jane transferuar per gjera Te tilla .nuk jam ne gjendje Te te them se si ishte problemi ne shkalle vendi .per ato qe kam pare me syte e mi ndeshkimi corporal ishte I nje shkalle me ato Te prindit ne shtepi .me ato qe kam pare una mesueset beheshin copa qe te gjithe nxenesit perfshire edhe gabelet e gollobordasit te mesonin .ku e gjenin gjithe ate pasion per Te mesuar femijet e botes sikur Te ishin te tyret per paga qesharake eshte hala nje mister I madh per mua.

Duhen pare gjerat ne kontekstin e kohes .shqiperia si shoqeri nuk ishte aq e sofistikuar sa sot .atehere mungonin psikologet e shkollave ,arsimi vete ne shqiperi nuk kishte ndonje tradite Te madhe mesuesit e varfer nuk kishin ndonje trajnim Te madh se si Te trajtonin femijet problematike e benin c’te mundeshin .keta gazetaret qe e gjykojne shoqerine e para 30 vjeteve me mendjen e sotme I portretizojne si monstra qe rrihnin femijet per sport .

1 Like

Nuk mund ti klasifikojme mesuesit si mostra.
Kane qene njerezit me fisnike në ate shoqeri obskurantiste.
Njerezit duhen gjykuar në rrethanat e kohes qe kane jetuar.

ej,po nigja me bani pershtypje mu nga gjithe ky artikell i gjate; te gjithe herojte e shkrimit qe ipnin deshmite per dhunen e temerrshme,kishin hec goxha ne jete. :smiley:

2 Likes

mesuesit e asaj kohe,ja ku po u’a them une,kane qene heronj te vertete, qe kane punu me perkushtim te jashtezakonshem dhe ndershmeri te pashoqe,duke sakrifiku shume edhe nga familjet tyre,per te eduku gjenerata te tana kalamajsh.
per mu,mesuesit me te ndyre kane qene ata qe benin diferencime te femijet,per arsye biografike apo pozite shoqerore,si dhe ata qe hanin inat me femijet,inat qe e shprehnin ne vlersimin per ta.
ne kemi pas nje mesuese te gjuhes shqipe,nje inatcare e ndyre,me nje inat qe te krruste,te thyente ne mes cdo inistave per te ba perpara ne lenden e saj.
ishte shkurtabiqe,sa nje kavanoz salce sic ishte shprehja m’at vaft, dhe komplekset qe i kishte per shkak te fizikut,qe mundu t’i mbyste me nje keshtjelle autoriteti qe kish ngritur rreth vehtes. po ta cenoje aty,te autoriteti i saj,terbohej dhe mallkimi i saj te perndiqte gjate gjithe kohes qe do ta kishe mesuese. aty ne fillim te klases se tete,ne nje konflikt qe pati me nje shokun tim,une si KARajfil qe isha,mbajta anen e shokut. nga ai moment,m’u desh te prisja gjithe rrufete e inatit te saj,pergjate gjithe vitit. desh me ngeli ne klase,megjithese nuk isha nxanes i keq,biles mund te them qe hyja te nxensit e mire. ne fund ma nxori Gjuhen 6. rreth 10 dita para provimit te lirimit ,u shtrova duke lexu dhe sistemova ca gjana. nuk eshte se nuk dija,nga shpjegimi e kisha te pervetsume jo pak lenden. (profesionalisht ishte mesuse shume e mire). kur ne provim i zbertheva gjithe ate analizen e fjalise se perbere,me fjali bashkerendeditese dhe nenrenditese,ca kane qene qujt ato,e maj men si sot,gjithe surratin ja mbuloi nje yndyre kenaqesie.kishte ate egon qe nxensit e saj te dilnin sa me mire ne provime para komisionit. - me vjen keq,po ti nuk ke mesu gjate viti,me tha.
ja kshu,keto lloj mesuesish kane qene plehra,pa per te rrahur,sic na rrihnin ne,rrihnin dhe femijet e vet.njelloj.

1 Like

Eshte rrahur edhe ne Europe, te mos e harrojme kete. Ndoshta jo ne ate menyre drastike si ne Shqiperi po per ceshtje edukative eshte rrahur qe c’ke me te. Fqinja ime 94 vjece gjermane tregonte per te atin qe rrihte shume rralle po kur i tekeshe ama ta bente kurrizin me te bute se barkun.

Druri per tipat e veshtire ka qene mjet edukimi ne mijera vjet dhe vazhdon te jete ne pjesen me te madhe te botes. Perendimi ka ca dekada ku nga mireqenia dhe rehatia, edhe burrave u bie te fiket kur shohin qe dikujt po i del gjak nga gishti, por prit sa te nderrojne pak gjerat dhe do e shikoni se si do fluturojne prape flakerimat korrektuese neper shtepi dhe shkolla. Sic e tha dhe ajo vajza me siper, vertet i kam ngrene ca shpulla, por tani shkruaj me doren e djathte. Lol!

Po po, aty mbahu ti, New World Order.

e ardhmja i perket Edukates Katrore

Kur shikon filmin “cinema paradiso” ngjarjet e Te cilit zhvillohen ne italine e paslufte sistemi yne shkollor ishte I ngjashem .una kam pasur shume Te aferm mesuese ne rrethin tim familjar dhe ndeshkimi trupor ka qene I ndaluar zyrtarisht si praktike .nashi si shqiperi hesapi ku rregullat mbeten ne leter eshte hesap tjater .

terrorria,terrorrista! sidomos terrorri i ushtruar ndaj albës,kapos dhe tikut :joy: u kanë borxh dërrasën mangut!
ai i punës me dru do e ketë bërë zararin,:rofl: