Tmerri i vërtetë i "Rrëfenjës së shërbëtores"

Drama televizive tregon sesi një e tashme e vetëkënaqur mund të na çojë tek një e ardhme e tmerrshme

Përshtatja televizive nga Hulu i romanit distopik të Margaret Atwood, “Rrëfenja e shërbëtores”, i botuar në Atwood Atwood itin 1985, është pa dyshim drama televizive më e ftohtë dhe më mizorja deri më sot.

E treguar nga një grua e quajtur Efrediti (“e Fredit”, burrit të cilit i përket tani), shfaqet një botë, në të cilën, pas një krize masive të lindshmërisë, një pjesë të Amerikës është uzurpuar nga një lëvizje fondamentaliste e krishterë duke e quajtur atë Gilead dhe ka kthyer Biblën në ligjin e së drejtës.

Rrëfenja e shërbëtores - Margret Atwood, përkthyer nga Engjëllushe Shqarri

Efreditit, të cilës më parë i kanë vrarë bashkëshortin dhe i kanë marrë fëmijën, është një nga shërbëtoret, gratë pjellore të detyruara të mbeten shtatëzëna me forcë nga liderët e lartë të regjimit të ri. Çdo episod ka qenë jashtëzakonisht i frikshëm, me kthesa të papritura e të përgjakshme: gra të cilave u ndalohet të flasin, gra të ndëshkuara për “tradhti gjinore” ose akte homoseksuale, gra të cilave u privohet çdo e drejtë mbi trupin dhe mendjen e tyre.

Historia e shkrimtares kanadeze Margret Atwood merr kuptim veçanërisht në kohët e sotme. Seksizmi anakronik i disa prej shfaqjeve gjatë fushatës së Donald Trump, rriti mundësinë e një kthimi tek zakonet e vjetra; ndaj dhe fuqia e këtij seriali qëndron në përshkrimin e rrëshqitjes së situatës nga keq në akoma më keq.

Seriali televiziv sidoqoftë ka një ndryshim të dukshëm nga materiali origjinal. Në roman, Efrediti (Elisabeth Moss) tregon historinë duke u kthyer pas në kohë, nëpërmjet kujtimeve, duke kaluar midis të tashmes ku ajo është skllavëruar si një shërbëtore, dhe të kaluarës, një distopi e hiper-seksualizuar, ku burrat dhe gratë vizitojnë “Pornomarkete”, “Pornoqoshe” dhe furgonët që ofronin “Xhiro dhe qejf” (emërtime origjinale lozonjare janë tipike në prozën e Atwood).

Në këtë përshtatje televizive, e kaluara është më afër botës sonë, është një epokë e trazuar dhe në tranzicion.

Kur personazhi i Moss dhe shoqja e saj kanë dalë për të vrapuar veshur me rroba ku duket dekolteja, ato hasin në vështrimin me përçmim të një gruaje të veshur me një rrobë të mbyllur deri në grykë; më vonë, në kafenenë e lagjes, një barist mashkull i quan ato “zuska” me ndjesinë e një të drejte (për të kërkuar llogari) të fituar rishtazi.

Ato qeshin pa e besuar se ky është fillimi i ndryshimit të gjithçkaje, me të njëjtën shastisje reagojnë edhe kur kuptojnë pasi kthehen në shtëpi, se llogaritë e tyre bankare tashmë janë mbyllur. “Asgjë nuk ndryshon menjëherë,” vëren Efrediti, "Në një vaskë me ngrohje të ngadaltë ju do të zieni për vdekje pa e kuptuar”

Seriali është veçanërisht i arritur në portretizimin e mosbesimit - ndjenjës se kjo nuk mund të ndodhë këtu tek ne – që në fakt nis të ndërsa vaska fillon të nxehet. Epoka revolucionare gjeorgjiane e sjellë përmes skenave dhe kostumeve (grupe shërbëtoresh në të kuqe të ndezur dhe të bardhë, pamje të brigjeve e lumit ku në mure varen kufomat) janë një triumf i këtij prodhimi televiziv që arrin të mishërojë rrënjët e kodit historik që seriali të portretizon.

Por distopi si kjo, sado imponuese, kanë efektin e tyre distancues. Ndërsa bota e imagjinuar e Republikës së Gileadit (që ka zëvendësuar Shtetet e Bashkuara) është e tmerrshme, ajo është gjithashtu e shkëputur nga realiteti ku jetojmë.
Tmerret e tij mund të na shkaktojnë ankth, por gjithashtu kujtojmë se edhe nëse nuk i kemi arritur ende kulmet e feminizmit, të paktën nuk po i veshim gratë me çarçafë pelegrinësh apo t’i shndërrojmë në lodra përdhunimesh për komandantët që në shtirësinë e tyre ngjajnë si imitatorë të Abraham Linkolnit.

Në anën tjetër, sekuencat bashkëkohore të serialit përqëndrohen në pikat kyçe të ngjarjes, kur kuptojmë se situata ka dalë nga kontrolli dhe ka shkuar papritur tepër larg, dhe është tepër vonë. Momenti kur një polic hap zjarr mbi një grup protestuesish. Çasti ku njerëz të armatosur hyjnë në zyrën e një shtëpie botuese dhe urdhërojnë të gjitha gratë të largohen. Momenti kur kupton se nuk të lejohet më të kesh pronën tënde. Dhe reagimet - sidomos nga ana e meshkujve - janë të kapura mirë.

Episodi i tretë portretizon ditën e grushtit të shtetit, kur personazhi i luajtur nga Elizabeth Moss, pasi është pushuar nga vendi i saj i punës, kthehet në shtëpi dhe kupton se gjithë pasuria e saj është transferuar me ligj në emër të bashkëshortit të saj. “ti e di që unë do të kujdesem për ty,” thotë ai. Por, burrat që “kujdesen” për gratë janë modeli mbi të cilin do të ndërtohet regjimi i ri.

Këto momente të vogla dhe të tjera si to – komandanti që shkruan gjithçka me dorë dhe ankohet se ai “nuk ka asgjë në dorë”, koleget që nuk guxojnë ta shohin në sy tek e marrin për ta nxjerrë nga ndërtesa - ndihmojnë për të ngushtuar hendekun midis rehatisë sonë sot dhe të ardhmes së egër, imagjinuar si produkt pasivitetit tonë. “Kjo mund të ngjajë e pazakontë për ju tani”, thotë teto Lidia, kujdestarja që i trajnon shërbëtoret duke përdorur një shkop elektrizues. "Por pas pak kohësh, po. Do të jetë bërë diçka e zakonshme. "

Tim Martin 1843Mag
perktheu T.A. për peshkupauje.com

1 Like

qeka film futurist per fashizmin.

un as librin nuk kam lexuar e as filmin nuk kam pare se s’kam nge te merrem me gjera te tilla. Por nga shkrimi shof qe filmi ka bere nje çensurim fashist mbi librin, i ka heq dialektiken marksiste qe e tregon kohen historike si alternim i dy feleve qe ne fakt jane e njejta fele:

Seriali televiziv sidoqoftë ka një ndryshim të dukshëm nga materiali origjinal. Në roman, Efrediti (Elisabeth Moss) tregon historinë duke u kthyer pas në kohë, nëpërmjet kujtimeve, duke kaluar midis të tashmes ku ajo është skllavëruar si një shërbëtore, dhe të kaluarës, një distopi e hiper-seksualizuar, ku burrat dhe gratë vizitojnë “Pornomarkete”, “Pornoqoshe” dhe furgonët që ofronin “Xhiro dhe qejf” (emërtime origjinale lozonjare janë tipike në prozën e Atwood).

Dmth: ajo që do të ndodhë tashmë ka ndodhur!

nisa ta shikoj, por te tjereve ju duk slow, e me detyruan ta nderpres

duhet pare pa tjeter

Nuk kam lexuar novelen, por kam pare ndonje episod te serise. Me pelqeu dhe si gjithnje eshte e kendshme dhe e afte Moss (meqe ra fjala, rekomandoj fort “Top of the Lake” ).

“Seriali televiziv sidoqoftë ka një ndryshim të dukshëm nga materiali origjinal. Në roman, Efrediti (Elisabeth Moss) tregon historinë duke u kthyer pas në kohë, nëpërmjet kujtimeve, duke kaluar midis të tashmes ku ajo është skllavëruar si një shërbëtore, dhe të kaluarës, një distopi e hiper-seksualizuar, ku burrat dhe gratë vizitojnë “Pornomarkete”, “Pornoqoshe” dhe furgonët që ofronin “Xhiro dhe qejf” (emërtime origjinale lozonjare janë tipike në prozën e Atwood).”

Per ta bere te qarte, meqe permendet libri dhe qe eshte shkruar ne vitet '80, nepermjet dy situatave kohore, njera e hiperseksualizuar dhe tjetra fondamentaliste, shkrimtarja ben kritike feministe apo konservatore sipas teje, Ceres?

po me pyet mu?

Ncuk tiku.

po cilin po pyt, se nuk shoh njeri tjeter te kete shkruar te njejtin citim? S’ka tjeter perveç ne te dyve dhe atij tjetrit me lart vari organin konservator.

Apo po pyet ndonje personazh te metodes Mozhe per te ushtruar shqipen?