TURREMI
Në dekadën e tretë,
të shekullit njëzet e një,
në petalet të botës së rreme,
sythe të fjetur në degë peme!
Në dekadën e tretë,
të shekullit njëzet e një,
akoma turremi pas fjalimeve,
pastaj heshtje dhe mërmëritje!
Koha vrapon në shtegun e vet,
jeta jonë është e shkurtër,
shekulli njëzet e një,dekada e tretë,
akoma turremi pas fjalimeve rrugë humbur!
@Xhavit Gasa