Urbanistika Shqiptare e trasheguar nga komunizmi, nje histori e bukur

tema si kjo jane te lezecme per faktin se pertej politikes ato te ballafaqojne me veten.
E veshtire per dike te ushqyer me tollona te kuptoje demin qe shkakton babezija ne te ngrene.

me duket se shkrimi kerkon te thote te kunderten, qe ka vlere (ekologjike) te ushqehesh me tallona. :slightly_smiling_face:

Muzeu ne Kruje.

1 Like

Ia mbyt kot ketu se subdivisions kane vende per te ecur e rruget e te cilave jane me te gjera se rruget nacionale te kohes se dulle djegesit.te mos flasim pastaj per gjelberimin ,bari si qilim,pemet etj qe jane leme o zot Te rroj.nashi keto I krahasojme me urbanizmin e Dulles ku njerezia rronin bythembebythe ne ato lagje plot tym e pelhure ku hante pula strall.pas lufte WWII ne amerike u zhvillua jeta ne rrethina si pasoje e perhapjes se automobilit dhe permiresoit Te infrastruktures .njerezia iken nga stresi zhurma e qytetit ne qetesine e pastertine e rrethinave .e njejta gje po ndodhi dhe shqiperi mesa degjoj ku Paria Po zhvendosen sauk surrel farke e petrele.

2 Likes

image

1 Like

Ky zotnia flet per qytet pedestrianesh n’sensin qe asht ma pozitiv nga ana mjedisore nji qytet i tille, po m’duket nuk paska vu re nji nr ma t’madh se normalja t’pallateve mbas komuniste neper qytetet shqiptare, pa harru faktin se nuk kane zona t’gjelbra. Kurse ne New York, po t’marrim vetem Manhattan, e ka nji park prej kater km katrore ku mundesh me e praktiku t’ecunen n’tana llojet e menyrave qe t’i don zemra. Pervec ksaj cdo borough ka parqet e veta. Kurse te na, edhe njat park qe ka Tirana kane ardhe tu e zvoglu, si me e pas’ hanger qente, me ndertime nga ma t’ndryshmet.

Infrastruktura kulturore e planifikimit urban

Ne Shqiperi degjon te thuhet:

  • Me duhet hapesire per dyqanin, do marr vend nga trotuari ta ndertoj
  • Ky sheshi public eshte fantastik per nje kioske per biznes
  • Keto trotuaret rrine kot, na duhet vend per makinat ndaj do i zeme per parkim
  • S’ka me vend te ndertohet afer plazhit, s’ke c’ben, do ndertuar tek plazhi

Ok, nuk eshte se I degjon keshtu fjale per fjale, por zere se I degjon po te hedhesh veshtrimin perrreth dhe permbledh cfare iu shkonte ne mendje kur vajten ndertuan ne mes te parkut. Keto fraza jane gjuha e pafolur e Shqiperise postkomuniste.

Te jetuarit ne Shqiperi si nje planifikues urban (kam nje master ne planifikim urban dhe rajonal), te ben te qeshesh, te qash, e deshperohesh. Nje sy i stervitur shpejt e ve re se mjedisi ndertimor kaotik urban egzistues dikur ka qene product i nje vizioni urban profesionist.

Nje veshtrim ne fotot e vjetra te zbulon se Shqiperia komuniste i ndertonte ndertesat ne rreshta, me tipare si distanca uniforme nga rruga dhe ndertesa nga ndertesa, hapesira te blerta, hapesira te bollshme per kalimtaret, etc. Shkurt, ishte e kunderta e cfare shohim sot.

Atehere si ndodhi qe kemi nje situate tille ndertimi ku nje kaos i paster t’i mbivendoset nje ambienti te nje rregulli total? Pergjigja e thjeshte eshte se qeveria komuniste ishte me mire sa I takon planifikimit urban sesa qeveria egzistuese demokratike. Por arsyeja e vertete eshte me e nderlikuar, dhe mund t’na beje ta shohim planifikimin urban ne vendet e zhvilluara me sy tjeter.

Pjese e pergjigjes ka te beje me kuptimin e frazes ‘planifikim urban’.

Edhe pse mund t’a perdorim kete fraze si per qeveri autoritare/komuniste, si per qeveri demokratike/kapitaliste, dy sistemet ne fakt sillen krejt ndryshe ne formimin e ambientit te ndertesave.

Ne modelin autoritar/komunist, shteti eshte i vetmi aktor. Ai vendos ku do vendoset cdo gje, si do te duket dhe si do shkojne gjerat se bashku. Ne modelin demokratik/kapitalist, qeveria lokale ben ‘zonimin’ e siperfaqeve ne nje kufi te caktuar dhe udhezon c’mund te bejne individet me ate siperfaqe.

Ndryshimi kryesor eshte se ne nje rast ka nje aktor te gjithfuqishem qe imponon vizionin e tij, ne tjetrin ne kemi shume individe, si dhe trupa qeveritare, ku te gjithe duan te promovojne interesat e tyre, por te gjithe te kufizuar nga ligji. Liria qe gezojne pronaret e tokave varion ne interval te gjere, nga Houston ku s’egziston ‘zonimi’, tek New York City a San Francisco ku procesi rregullator i zhvillimit mund te marre vite kohe.

Ajo qe kurre nuk kuptova para se te vija ne Shqiperi mbi modelin kapitalist/demokratik te planifikimit urban ishte cfare e ben ate te funksionoje. Nuk e kuptova sepse kerkesat dhe rregullat e tij thjesht nuk vihen ne pyetje (taken for granted) ne Amerike. Per shembull, per te bere planifikimin urban kapitalist/demokratik, nevojitet nje qeveri qe jo thjesht ben ligjet, por edhe i zbaton ato. Gjithashtu keto ligje duhet te zbatohen uniformisht dhe barabar per periudha te gjata kohe, pavaresisht kush i fiton zgjedhjet. Kjo kerkon njerez profesionale ne qeverisjen lokale, qe nuk jane thjesht te emeruar politikisht.

Te nevojitet gjithashtu ligje e avokate mbi perdorimin e tokes, planifikuesë e zhvilluesë qe i njohin ato. Kjo e gjitha mund te quhet “Infrastruktura kulturore e planifikimit urban demokratik”.

Po te me pyesje para se te vija ne Shqiperi se cfare nevojitet per te bere planifikim urban ne Amerike, thjesht do thoja qeveri lokale dhe ligjet per ‘zonimin’. Nuk e kisha vene ne pikepyetje ndonjehere kete ‘infrastrukture kulturore’.

Perse Shqiperia nuk mund te beje planifikim urban capitalist/demokratik? Epo sepse ligjet nuk imponohen rregullisht dhe barabar ketu. E para. Shqiptareve iu mungon njohuria sepse s’e kane bere ket pune me pare. E dyta. Qeverisja lokale emerohet thuajse teresisht permes nepotizmit dhe i vetmi qellim i punonjesve bashkiake eshte te mbajne ne pushtet partine. E treta.
Shkurt, nuk eshte vetem nje arsye qe i pengon por nje grup arsyesh.

Me lejoni ta mbyll me nje barcalete. Shtepia e familjes sime ne Amerike duhet te zevendesonte nje mur mbajtes. Bashke me gjithe rregullat dhe kerkesat ligjore, projekti do aprovohej perfundimisht nga inspektoret e bashkise lokale vetem pasi te shihnin te dilte bari te rritej ne vendin e ndertimit te projektuar. Per disa nje kerkese si kjo pas gjithe atyre kerkesave te tjera ligjore mund te duket budallallek dhe ilustrim i egzagjerimit me rregullat qeveritare. Sidoqofte, pasi jetova ne kaosin urban Shqiptar per 2 vjet, kur mesova per kete kerkese te fundit mbi barin, s’kam qene kurre me mirenjohes qe isha qytetar i nje vendi qe imponon ligje te tilla.

jam dakort 100% me shkrimin…gjithmone e bej krahasimin midis dy vendeve kulturave e jeteses…mendoja se edhe mund te isha gabim ehde shkeputja nga profesioni me bente te dyshoja, por shkrimi i mesiperm me favorizon dhe me jep edhe mua pak te drejte. psh puna ku punoj tani me ben te mendoj se akoma qendra e qytetit - quhet loop - akoma vazhdon te ndertohet qe nuk e di ku i gjjne hapesirat …biles edhe vertikalisht prap eshte ngucur. te ngasesh makine brenada qytetiti eshte si ne tirane…por edhe jashte ne kohe trafiku. ecja ne kembe ne loop eshte kenaqesi deri ne njefare moshe…hahaha…pastaj drita kufizohet, zhurma ndihet me shume…pastaj edhe drita dhe ngohtesdie dilellit zhduket…tirana kishte mundesi te rrinte me ate fizionomi urbanistike patjeter me riparime te shumta…por qe te duash te besh tiranen sic po e bejne me kulla e me urbanistike i thencin eshte krim i papare…besoj qe edhe ne tirane ehhste bere e veshtire ecja ne kembe…shkrimi me pelqeu shume…

1 Like

mendoj edhe une se urbanistika e rremujes ne vendet e botes se trete po e tejhuazon njeriun nga tjetri, ne te njejten menyre si teknologjia e interneti.
Ne vend qe te perdoret per te kunderten.

Tani rruget jane mbytur nga makina me qera sepse transporti publik eshte rremuje totale

kush ka mundur te ndertoje ne tiranen e pas 90es (te cilen s’ta nxe goja ta quash Kryeqytet) - dhe keta jane me dhjetera e nemos qindra - ka shtuar godina banimi me dizenjo ‘arkitekture’ lajle-lule, gjithe e me te kursyera ne hapesira te brendshme, duke mbjelle me shume kacurrela te pabindur ne xhunglen ndertimore atje, duke dendesuar pyllin e larte ndertimor pa forme qe vazhdon te zaptoje cdo cm kub hapesire te lire.

Praktika e keqe e zaptimit ndertimor (se s’mund ta quash me ‘ndertim pa kriter’) e lene e pa ndeshkuar, ne kulmin e gjallimit te saj, e sheh te influencoje edhe ne komshijte e rajonit, dikur indiferente apo percmues ndaj sjelljeve driteshkurtera, e grykesise, e mungeses se imagjinates se shqiptareve.
Natyra jone me malet dhe lumenjte, cdo 2-3 min udhetim te prezanton me gurore te medha e te vogla, gerryesa te thelle te shpateve te maleve e shtrateve te lumenjve, plage shemtira te shumta, plage thikash qe shqiptari i ngul gjithandej ne trupin e vendit te vet dikur aq te bukur.
Nuk numurohen dot sa shume gurore te larta e te thella, sa shume eskavatore zhavorresh neper lumenjte. Nuk ka asnje pushtet shteteror, nuk egziston asnje pushtet i tille ta zhbeje kete masaker.