«Valë e Re» franceze apo maverick-ë të vetmuar ? (3 filma te rinj francezë të 2018-s)

besoj se ajo eshte aspekti (‘fasada’) realiste e filmit. Besoj e ben per te thene se e ka serizisht me subjektin (temen) e filmit. Po mos ishin aq konkrete (siç thua ti me shume te drejte!!) referencat nga fizika apo matematika, filmi do ishte hollywoodian, pra i pademshem, i lehte, “tra-la-la”, si filmat hollywoodiane xhanem.

Biles po mendoja:
kur shkruajta qe “Madame Hyde” eshte opozita (e kunderta) e “The Class” (film natyralist), me sakt do duhet te shprehesha :

  • Filmat hollywoodiane (ne sensin: 90% e prurjeve boterore) jane teza.
  • “The class” (filmat natyraliste) jane antiteza (bere “si prej verteti”)
  • “Madame Hyde” eshte sinteza

(teza, antiteza, sinteza - ne sensin hegelian te konceptit)

1 Like

Ma evokoi Il Vangelo secondo Matteo ne menyren sesi ndalet tek secili nxenes i periferise kuadruar me te njejten ide qe Passolini inkuadron njerezit e jerusalemit nen fjalen e Jezusit te ri… psh ne fund fare (Interaction). Por edhe ne mjaft momente te tjera pergjate filmit.

Por e perseris: ti ke jashtezakonisht te drejte: nuk mbaj mend une te kem pare ndonje film ku lënda (mesimi, lesson) te shfaqet (te jete filmuar) me aq precizion dhe seriozitet!

Dhe kur them se filmi eviton te jete hollywoodian, me kete dua te them qe filmi, po aq sa i jep rendesi permbajtjes se mesimit (the lesson: konkretisht: nderveprimit midis geneve tona dhe mjedisit ku jetojme, qarkullimit elektrik, logjikes etj etj, sepse ato hyjne ne rezonance me historine e filmit), aq edhe synon qe nepermjet tij, pra mesimit, ti drejtohet edhe spektatoreve, po aq sa dhe nxenesve.
Thene ndryshe, inteligjenca jone mbahet ne tension (request) po aq sa dhe ajo e nxenesve (fabula e filmit). Ne si spektatore kalojme po aq në anen e mesimdhenesit sa edhe në ate te nxenesit dhe eshte fiks kjo qe eviton qe ne si spektatorë të perqafojme kendveshtrimin e inspektorit te akademise apo prindit te nxenesit. Spektatori rri gjithe kohen me mesuesen ose me nxenesit.

Qe mund te thuhet ndryshe: nese “Madame Hyde” eshte, in fine, nje film i vertete politik, eshte sepse jo vetem qe i jep vend (vemendje) secilit personazh, por mbi te gjitha i ofron atyre mundesine te ndryshojne, te evoluojne, tu ikin determinizmit (kunder-shembull: “The Class”). Dhe kete e realizon nepermjet luhatjeve te imagjinares (imaginary) te tij (ne fakt, kinemaja e vertete nuk ka te beje me imagjinatën, por pikerisht me imagjinaren – imaginary) si dhe frymezimeve romaneske (skenarit - si te thuash)

1 Like

:pray: :pray:

:pray: :pray:

Thank you !!

I pashe dy trajlerat dhe eshte mjaft i evidentueshem ndryshimi qe thua. Flm per kete, ishte nje zbulim.

1 Like